LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Vizita 2 ditore/ Steinmeier takon Begajn, fjalimi në Kuvend: Opozita dhe qeveria të punojnë përtej llogoreve politike

•Presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier ndodhet në Tiranë në vizitën e tij 2 ditore. •Kjo është hera e parë në 27 vite që një president gjerman viziton vendin tonë. •Steinmeier u prit me ceremoni zyrtare nga Presidenti Begaj. •Pas ceremonisë, dy liderët zhvilluan një konferencë për shtyp, aty ku përcollën mesazhe për bashkëpunim. • Pas saj, Steinmeier mbajti fjalim në Kuvendin e Shqipërisë, aty ku kërkoi bashkimin e politikës. •Steinmeier theksoi se opozitë e mazhorancë duhet të punojnë bashkë për rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian. •Presidenti gjerman u ndal edhe tek kriza që ka goditur botën pas sulmit që Rusia bëri mbi Ukrainë. Sipas tij kjo krizë padyshim që ka ndikuar shumë edhe në Shqipëri. •Ai tha se e përshëndet shpirtin evropian të shqiptarëve, madje i ka bërë thirrje të gjithëve atyre skeptikëve në Evropë që të vijnë në Shqipëri që të infektohen nga ky shpirt evropian.•Vizita e Steinmeier vjen në kuadër të turit që ai po zhvillon në Ballkanin Perëndimor, ndërsa dy ditë më parë ishte edhe në Maqedoninë e Veriut. 

8 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Ballkani i Hapur apo Procesi i Berlinit? Begajn vihet në siklet në prani të Presidentit gjerman

Vizita 2 ditore/ Steinmeier takon Begajn, fjalimi në Kuvend: Opozita dhe
Bajram Begaj dhe Steinmeier

TIRANË- Gjatë konferencës së përbashkët me homologun gjerman, Presidenti Bajram Begaj u pyet lidhur me Procesin e Berlinit, dhe nëse ka një këshillë për qeverinë shqiptare sa i takon Ballkanit të Hapur, duke qenë se në këtë të fundit Kosova nuk merr pjesë.

Një pyetje e gazetares lidhur me tensionet e fundit mes Kosovës e Serbisë, vuri në siklet Presidentin Begaj. Në prani të homologut gjerman, Begaj u pyet nëse do t’i kërkojë qeverisë shqiptare që të mbajë një qëndrim sa i takon Ballkanit të Hapur ku pjesë e saj është edhe Serbia, nisur nga zhvillimet e fundit.

“Është i mirëpritur propozimi franko-gjerman për dialogun Kosovë-Serbi. Çdo përpjekje për dialog dhe për gjetjen e zgjidhjes është i mirëpranuar nga ana jonë dhe kemi qenë pro dialogut. Procesi i Berlinit është shumë i rëndësishëm dhe marrëveshjet e para tre muajve krijojnë premisa edhe për në të ardhmen dhe nuk është se mund t’i jap ndonjë këshillë qeverisë për Ballkanin e Hapur apo procesin e Berlinit. Fakti që do të zhvillohet vitin e ardhshëm në Shqipëri tregon se jemi të angazhuar. Nëse do të ketë në fokus lirinë e lëvizjes dhe fokusin ekonomik është i mirëpranuar dhe në këtë aspekt them se çdo bashkëpunim rajonal është i mirëpritur.”- u shpreh Begaj,

Homologu i tij gjerman, ndërhyri duke thënë: Unë dëshiroj vetëm të plotësoj. Nuk është dërguesi i propozimeve i rëndësishëm. Çdo kontribut që ul konfliktet është i mirëpritur. Shumë respekt për kolegun tim Lajçak që e ka kthyer në një mision të tij.

3 VITE ME PARE

Presidenti gjerman: Shqipëria, model i besnikërisë ndaj vlerave evropiane për shumë njerëz në Evropë dhe Gjermani

Vizita 2 ditore/ Steinmeier takon Begajn, fjalimi në Kuvend: Opozita dhe
Frank Walter Steinmeier

TIRANE- Presidenti i Gjermanisë, Frank Walter Steinmeier tha sot se Shqipëria është një model pë shumë njerëz në Evropë dhe vendin e tij. Gjatë fjalës në Kuvendin e Shqipërisë ku mbajti një fjalim në foltore përpara deputetëve, Steinemeier tha se orientimi ynë drejt Evropës është i palëkundur. 

“Në Shqipëri nuk ka asnjë dyshim në orientimin e qartë drejt Bashkimit Europian dhe ankorimit të palëkundur në NATO. Qëndrueshmëria juaj, pozicionimi juaj në krah të vlerave tona europiane dhe transatlantike më emocionojnë dhe ju mund të jeni model për shumë njerëz kudo në Evropë edhe në vendin tim. Zonja dhe zotërinj ju falënderoj për durimin tuaj në rrugën drejt Europës dhe ju lutem të vazhdoni në këtë rrugë me këmbëngulje dhe durim të mëtejshëm derisa ky rrugëtim të përmbyllet në mënyrë të suksesshme me pranimin në Bashkimin Europian,” –tha presidenti gjerman.

Vizita dyditore e presidentit gjerman nisi dje dhe vjen për herë të parë pas 27 vitesh që një kryetar i shtetit gjerman viziton Shqipërinë./Dosja.al

3 VITE ME PARE

'Ndihet shpirti europian'/ Presidenti gjerman: I bëj thirrje të gjithë atyre skeptikëve në Evropë që të vijnë në Shqipëri

Vizita 2 ditore/ Steinmeier takon Begajn, fjalimi në Kuvend: Opozita dhe
Frank-Walter Steinmeier

TIRANË- Presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier në fjalën e tij në Kuvendin e Shqipërisë tha se e përshëndet shpirtin evropian të shqiptarëve. Madje i ka bërë thirrje të gjithëve atyre skeptikëve në Evropë që të vijnë në Shqipëri dhe me batutë tha ‘të infektohen nga ky shpirt evropian’.

Unë jam këtu disa pas hapjes së negociatave. 19 korriku ishte gur i rëndësishëm kilometrik në rrugëtimin tonë drejt BE.  Së shpejti do të mjaftojë vetëm letërnjoftimi për të kapërcyer kufijtë në Ballkanin Perëndimor, apo edhe do të nihen diplomat profesionale. Tregu i përbashkët do ta përmirësojë jetën e qytetarëve në të gjitha vendet. Më entuziazmon fakti se sa shumë ndihet shpirti evropian në vendin tuaj dhe dëshiroj që t’i bëj thirrje të gjithë njerëzve që kanë dyshime për shpirtin evropian që të vij në këtu dhe të infektohen në një fare mënyrë me shpirtin evropian”, tha ai.

3 VITE ME PARE

Steinmeier në Kuvendin e Shqipërisë: Ju kemi mbështetur prej dekadash, 70 mijë shqiptarë jetojnë në Gjermani

Vizita 2 ditore/ Steinmeier takon Begajn, fjalimi në Kuvend: Opozita dhe
Steinmeier

TIRANË- Presidenti i Gjermanisë, Frank ëalter Steinmeier, në kuadër të vizitës së tij në Shqipëri, ka mbajtur një fjalim në Parlament, teksa është përqendruar kryesisht te rrugëtimi evropian i vendin tonë. Ai u shpreh se Gjermania e ka mbështetur Shqipërinë prej dekadash. Ndërsa shtoi se në Gjermani jetojnë dhe veprojnë 70 mijë shqiptarë, volumi i të cilëve është rritur shumë në vitet e fundit.

'Kënaqësi të jem pranë jush në Tiranë, këtë qytet rinor, entuziast për të ardhmen, qytet të vërtetë europian. Kryeqyteti europian i rinisë 2022, çfarë do ti shkonte më shumë sesa ky titull që me çeljen e bisedimeve drejt BE-së nis një fazë e re . Vizitën e fundit e kam bërë para 6 vitesh, tani pas më shumë se dy vitesh pandemi dhe kur bota është një tjetër në shumë drejtime.

Qëndrimin tuaj të qartë pro euriopian kam mundur ta vëzhgoj gjatë periudhës sime të presidencës. Kam ndjerë gëzim, sa më shumë kur në këtë kohë gjetkë në Europë bëhet një politikë skeptike ndaj BE. Për mua është një nder i madh të flas këtu në këtë parlament.

Gjermania dhe Shqipëria janë të lidhura më njëria tjetrën, prej dekada. E kemi mbështetur vendin tuaj kur u çlirua prej izolimit të diktaturës, dhe iu mbështesim në ndërtimin ekonomik të vendit tuaj. Më shumë se 70 mijë jetojnë në Gjermani, volumi tregtar ka arritur 450 mln euro për 2021, vendi ynë është partneri i katër më i madh për Shqipërinë. Sipërmarrjet gjermane janë aktive. Edhe në dimensionin kulturor bashkëpunojmë.'- tha ai.

3 VITE ME PARE

Steinmeier 'mesazh' Ramës: Vijoni reformën në drejtësi, opozita dhe qeveria të punojnë përtej llogoreve politike

Vizita 2 ditore/ Steinmeier takon Begajn, fjalimi në Kuvend: Opozita dhe
Steinmeier

TIRANË- Presidenti gjerman Steinmeier gjatë fjalës së tij në Kuvendin e Shqipërisë e vuri edhe theksin tek reforma në drejtësi, ku tha se duhet të çojmë përpara këtë proces. Po ashtu, ai nuk la pa përmendur dhe diferencat politike. Ai kërkoi që opozita dhe maxhoranca të punojnë së bashku për anëtarësimin në BE përtej llogoreve politike.

'Entuziast për të ardhmen dinamike. Bota është në shumë drejtime. Këtu jemi në vizitë dhe po i përkushtohet Europës. Kam ndjerë gëzim këto kohë, gëzohem që mund të jem pranë jush e që mund ta përjetoj në vetë të parë. Për mua është një nder i madh të flas këtu në këtë parlament. Ne jemi të lidhura prej dekadash. E kemi mbështetur vendin tuaj kur u izoluat, ju mbështesim dhe në nivelin ekonomik. Vendi ynë është partneri i 4-të më i madh në Shqipëri. Ne bashkëpunojmë ngushtë me njëri tjetrin. Shkëmbimet mes nxënësve dhe studenteve, nuk janë vetëm shenjë e miqësisë por kanë sjellë dhe raporte miqësie mes njerëzve të veçante. Në futboll. Lojtarët shqiptarë e kanë pasuruar Bundesligën, Mërgim Mavraj.. Unë jam këtu pranë jush pak para se BE nisi anëtarësimin me Shqipërinë. Së shpejti do të njihen diplomat. 

Dua ti bëj thirrje atyre ejani në Shqipëri dhe infektohuni me shpirtin europian. Ju e keni reformuar vendin dhe sukseset janë të dukshme. është ngritur një prokurori speciale, kam një reformë voluminoze në drejtësi, shërben si shembull. Ju dëshironi një të ardhme të mirë për vendin. E di që rruga e Shqipërisë drejt BE do jetë ambicioze, vijoni reformën në drejtësi, punoni llogoreve mes opozitës dhe qeverisë. '-u shpreh ai. 

3 VITE ME PARE

"Duhen inkurajuar të 6 vendet e Ballkanit Perëndimor/ Steinmeier: Anëtarësimi në BE është rrugëtimi i duhur

Vizita 2 ditore/ Steinmeier takon Begajn, fjalimi në Kuvend: Opozita dhe
Frank-ëlater Steinmeir

TIRANË- Kreu i shtetit gjerman, Frank-Walter Steinmeier në konferencën për shtyp tha se Gjermania do të vazhdojë të jetë në krah të Shqipërisë dhe do ta mbështesë vendin tonë në rrugëtimin europian. Ndërsa theksoi se rrugëtimi drejt BE është procesi i duhur për të 6 vendet e Ballkanit Perëndimor.

"Nuk do të mund të shtoja diçka ndryshe nga ajo që tha Presidenti. Duhet të marrim në konsideratë që bëhet fjalë për një takim pune mes BE dhe Ballkanit Perëndimor. Nuk do të ketë vendimet por duhet dhënë inkurajimi i duhur për të gjashta vendet e Ballkanit Perëndimor.  Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut duhet duhet të shihen në krenari në procesin e integrimit evropian", tha Steinmeier. 

3 VITE ME PARE

Bajram Begaj: Mikpresim ndihmën e Gjermanisë në procesin e negociatave për anëtarësim në BE

Vizita 2 ditore/ Steinmeier takon Begajn, fjalimi në Kuvend: Opozita dhe
Bajram Begaj

TIRANË- Presidenti i Republikës së Shqipërisë Bajram Begaj u shpreh nga konferenca për shtyp me homologun gjerman Frank-Walter Steinmeier se mikpret ndihëmn e Gjermanisë për procesin e negociatave për anëtarësimin në BE. Begaj vlerësoi partneritetin e tij në këtë proces. 

"Procesi i negociatave për anëtarësim në BE është i gjatë. Hapja e negociatave është arritje historike për ne dhe natyrisht për rrugën që kemi përpara na duhet bashkëpunim që ne e kemi pasur. Gjermania ka qenë një partner sidomos në proceset integruese. Besoj fort që ndihma që do japë Gjermania sidomos me ekspertë të ndryshëm do ishte shumë e mirëpritur dhe shumë e dashuruar", tha Begaj. 

FJALIMI I PLOTË: 

Fjala e Presidentit të Republikës Sh.T.Z. Bajram Begaj mbi vizitën e Presidentit të Republikës Federale të Gjermanisë, Sh.T.Z Frank Walter-Steinmeier.

Përshëndetje të gjithëve,
I nderuar President Steinmeier – Mirëserdhët në Tiranë, ju dhe delegacioni që kryesoni!
Jemi të nderuar nga kjo vizitë dhe mbështetja e vendit tuaj.
Për shqiptarët Republika Federale e Gjermanisë është vendi mik dhe partneri i pazëvendësueshëm, që na ka mbështetur në të gjitha nivelet: politik, diplomatik, ekonomik, në rrugëtimin euro-atlantik, demokratizimin e vendit dhe stabilitetin e rajonit.
Vizita juaj dhe një varg vizitash të nivelit të lartë janë tregues të bashkëpunimit të shkëlqyer politik dhe vëmendjes gjermane ndaj vendit tonë.
Falënderime të sinqerta, zoti President, edhe për kontributin tuaj personal në forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve dhe popujve tanë.
Bashkëpunimi jonë është i gjerë dhe i gjithanshëm, - në nivel dypalësh, në kuadër të BE-së, NATO-s dhe organizma të tjerë.
Mbështetja e Bundestagut dhe Qeverisë Gjermane për reformat e integrimit evropian, reformën në drejtësi, në policinë e shtetit, reforma në sektorë të rëndësishëm, si energjia, ka qenë e pandërprerë dhe gjithmonë e mirëpritur.
Janë rreth 200 marrëveshje bashkëpunimi, të nënshkruara dhe në proces, që flasin më mirë se asgjë tjetër për bashkëpunimin e ngushtë, në 30 vitet e fundit.
E falënderoj Presidentin Steinmeier për rolin vendimtar që luajti Gjermania për mbajtjen e Konferencës Ndërqeveritare dhe hapjen e negociatave për anëtarësim me BE-në, në korrik të këtij viti.
Bisedimet për anëtarësim janë një proces kërkues në shumë aspekte.
E vlerësojmë të domosdoshme mbështetjen teknike, që po ofron pala gjermane për administratën dhe ekipet negociatore për një sërë kapitujsh të rëndësishëm.
Sektori ekonomik është shumë i rëndësishëm për ne.
Angazhimi i qeverisë gjermane, përmes KfW dhe GIZ, nëpërmjet suportit financiar dhe teknik, në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë, si: energjia, ujësjellës-kanalizime, mjedisi, klima, zhvillimi i qëndrueshëm ekonomik, menaxhimi i burimeve ujore, arsimimi, ka qenë thelbësor për krijimin e vendeve të reja të punës, përmirësimin e shërbimeve për qytetarët, mbështetjen e kategorive në nevojë dhe me impakt të drejtpërdrejtë, të ndjeshëm në ekonomi.
Mbështetja në sektorin e energjisë, për ndërtimin e disa linjave të interkonjeksionit, si ajo me Kosovën apo Maqedoninë e Veriut, ka fuqizuar këtë sektor strategjik, duke mundësuar krijimin e një tregu të integruar.
Gjermania është ndër investitorët më të mëdhenj të huaj, me 338 kompani gjermane që operojnë në vendin tonë.
Kjo na angazhon ne që të punojmë më shumë për përmirësimin e klimës së biznesit, sepse ne duam të shohim prezencë më të shtuar të biznesit gjerman në Shqipëri.
Jemi shumë mirënjohës për ndihmën dhe bashkëpunimin e shkëlqyer në luftën kundër krimit të organizuar, kundër korrupsionit dhe aktiviteteve të paligjshme. Ndihma dhe bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes, ka mundësuar kualifikimin e mijëra ushtarakëve tanë, në akademitë ushtarake gjermane, shumë prej të cilëve, janë pjesë e kontributit të vendit tonë në misionet ushtarake të NATO-s.
Falënderojmë për mbështetjen e rëndësishme financiare, për procesin e rindërtimit, përballimin e situatës së pandemisë COVID-19, si dhe mbështetjen pas sulmit kibernetik.
Bashkëpunimi në fushën e arsimit në të gjitha nivelet, ka bërë të mundur rritjen e cilësisë në strukturat tona arsimore, si dhe përafrimin kulturor të përbashkët.
Lufta në Ukrainë ka shtuar sfidat edhe për vendet e rajonit.

Largimi i vëmendjes nga Ballkani Perëndimor mund të bëjë që aktorë të tretë të shfrytëzojnë çdo hapësirë dhe të ndikojnë negativisht në vijimin e proceseve integruese të vendit dhe të rajonit.

Ne e mirëpresim rolin dhe kontributin e Gjermanisë në Ballkanin Perëndimor.

Procesi i Berlinit është shembulli më i mirë i angazhimit gjerman në rajon.

Marrja e presidencës së Procesit të Berlinit nga Shqipëria vitin e ardhshëm, dhe mbajtja e Samitit në Tiranë, janë ngjarje historike dhe domethënëse për Shqipërinë dhe rajonin, në rrugëtimin tonë drejt Bashkimit Evropian.
Me tre marrëveshjet e rëndësishme të nënshkruara muajin e kaluar, që kanë impakt imediat tek qytetarët e Ballkanit, Procesi i Berlinit tregoi rëndësinë e vullnetit politik e të gjithë aktorëve të angazhuar për rolin e pazëvendësueshëm të Gjermanisë dhe mbi të gjitha shtroi rrugën drejt fazës së zbatimit të këtyre marrëveshjeve dhe natyrisht përgatitjeve për marrëveshjet e radhës.
Ne vlerësojmë angazhimin dhe propozimin franko-gjerman, ose gjermano – francez, apo propozimin e Brukselit, për zgjidhjen e konfliktit mes Kosovës dhe Serbisë, dhe mbështesim vijimin e dialogut.
Shqipëria e përshëndet vendimin e djeshëm për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës dhe falënderojmë Gjermaninë për mbështetjen që i ka dhënë këtij procesi.
Vlerësojmë bashkëpunimin dhe bashkërendimin e qëndrimeve në organizata, si Kombet e Bashkuara, OSBE, Këshilli i Evropës, etj., dhe shpreh falënderimet për mbështetjen që Gjermania i ka dhënë aplikimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.
Zoti President, në emër të Republikës së Shqipërisë, shpreh sot mirënjohjen tonë të thellë, për mbështetjen e pandërprerë në këto 30 vite, për ekspertizën dhe bujarinë e qeverisë dhe popullit gjerman.
Ju garantoj se fryma e miqësisë dhe përkushtimi që marrëdhëniet tona të njohin vetëm zhvillime pozitive është e madhe dhe e sinqertë.
Zoti President, edhe një herë mirëserdhët në Shqipëri dhe Ju uroj një vizitë të suksesshme!

3 VITE ME PARE

Bajram Begaj pret me ceremoni shtetërore presidentin e Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier

Vizita 2 ditore/ Steinmeier takon Begajn, fjalimi në Kuvend: Opozita dhe
Bajram Begaj

TIRANË- Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj ka pritur me ceremoni shtetërore presidentin e Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier. 

Pas ceremonisë do të kenë edhe një konferencë të përbashkët për shtyp në 10:55. Sot do të mblidhet edhe Kuvendi, përrreth një orë ku presidenti gjerman do të mbajë një fjalë përshëndetëse. Vizita e Steinmeier vjen në kuadër të turit që ai po zhvillon në Ballkanin Perëndimor, ndërsa dy ditë më parë ishte edhe në Maqedoninë e Veriut. Ai do të qëndrojë në Tiranë sot dhe nesër./ Dosja.al

frank-walter steinmeier ne tirane frank-walter steinmeier

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje