LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

"Tekstet e tij përfaqësuan 2 herë Shqipërinë në Eurovision", ndërron jetë poeti i mirënjohur shqiptar Agim Doçi, reagojnë figurat publike: Vargjet e tua të arta do të jetojnë...

• Poeti i mirënjohur shqiptar Agim Doçi është ndarë nga jeta në moshën 76-vjeçare. • Ai pësoi të shtunën e 22 qershorit hemorragji celebrale dhe prej disa ditësh ndodhej në reanimacion.• Lajmin për humbjen e poetit e kanë dhënë familjarët e tij me anë të rrjeteve sociale. • Mësohet se homazhet në nder të Doçit do të mbahen ditën e nesërme në orën 11:00, si dhe ceremonia e varrimit. • Doçi ishte autor i shumë teksteve të këngëve shqiptare, fituesi i mbi 50 çmimeve, ndër to dhe dy herë perfaqësues me tekstet e tij në Eurovizion. • Pas ndarjes së tij nga jeta kanë reaguar edhe disa persona nga sfera të ndryshme duke nisur nga politika si dhe arti. • Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla ka reaguar me anë të një postimi në Facebook ku shprehet se artisti i poezisë do të jetojë në këngët, të cilave u dha jetë. • Një tjetër figurë politike, Lulzim Basha tha për Doçin se ishte shembull i artit që mbart vlera të vërteta artistike dhe kulturore.• Basha shprehu ngushëllimet për të afërmit, miqtë dhe kolegët e poetit të ndjerë. • Kantautori i njohur Elton Deda e ka cilësuar poetin si të shtrenjtë, duke thënë se ka lënë shumë për tu kujtuar. • Kompozitori shqiptar dhe miku i poetit Agim Doçi, Edmond Zhulali u shpreh se vargjet e arta të poetit do të jetojnë gjithmonë mes nesh, madje ka vënë theksin tek dashuria e Doçit për Kosovën. • Zhulali thotë se vargjet e Doçit janë një gjerdan i çmuar në piedestalin e lirisë. • Shkrimtarja dhe politikania e njohur Flutura Açka e cilësoi Doçin në reagimin e saj si një poet të rafinuar dhe të mbindjeshëm. • Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në reagimin e tij tha se Doçi ishte mjeshtër i penës, i vargut të papërsëritshëm poetik dhe i këngëve që do të këndohen në breza. • Gjithashtu Meta thot se kujtimi i artistit të madh e shumëdimensional do të mbetet i paharruar.

3 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

Ndarja nga jeta e poetit Agim Doçi/ Reagojnë figurat publike: Vargjet e tua të arta do të jetojnë përgjithmonë mes nesh...

"Tekstet e tij përfaqësuan 2 herë Shqipërinë
Agim Doçi

TIRANË- Poeti dhe tekstshkruesi i mirënjohur shqiptar Agim Doçi është ndarë nga jeta në moshën 76-vjeçare. Ai pësoi të shtunën e 22 qershorit hemorragji celebrale dhe prej disa ditësh ndodhej në reanimacion. 

Doçi ishte autor i shumë teksteve të këngëve shqiptare, fituesi i mbi 50 çmimeve, ndër to dhe dy herë perfaqësues me tekstet e tij në Eurovizion. Pas ndarjes së tij nga jeta kanë reaguar edhe disa persona nga sfera të ndryshme duke nisur nga politika si dhe arti.

Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla ka reaguar me anë të një postimi në Facebook ku shprehet se artisti i poezisë do të jetojë në këngët, të cilave u dha jetë.

“Zemra e Agim Doçit, poetit të talentuar, autorit të teksteve të shumë e shumë këngëve të ndjera kushtuar Shqipërisë dhe Kosovës, të dhjetra çmimeve të fituara në festivale, që i këndoi pa pushim jetës, atdheut, lirisë, dashurisë dhe njerëzve, pushoi së rrahuri. Por artisti i poezisë do të jetojë në këngët, të cilave u dha jetë. U prehsh në paqe, Mjeshtër.”

Një tjetër figurë politike, Lulzim Basha tha për Doçin se ishte shembull i artit që mbart vlera të vërteta artistike dhe kulturore. Basha shprehu ngushëllimet për të afërmit, miqtë dhe kolegët e poetit të ndjerë.

“I trishtuar nga lajmi për largimin e parakohshëm nga jeta i poetit të muzikës Agim Doçi! Një personalitet i apasionuar, një shpirt i pasur dhe një tekstshkrues këngësh brilante, Doçi ishte shembull i artit që mbart vlera të vërteta artistike dhe kulturore. Ngushëllimet e mia më të sinqerta! Mendimet dhe lutjet për familjen Doçi, të afërmit, miqtë dhe kolegët! Le të prehet në paqen e merituar!”

Kantautori i njohur Elton Deda e ka cilësuar poetin si të shtrenjtë, duke thënë se ka lënë shumë për tu kujtuar.

“Lamtumirë, Gim i shtrenjtë. Ke lënë plot për tu kujtuar. Ngushëllime familjarëve.”

Kompozitori shqiptar dhe miku i poetit Agim Doçi, Edmond Zhulali u shpreh se vargjet e arta të poetit do të jetojnë gjithmonë mes nesh, madje ka vënë theksin tek dashuria e Doçit për Kosovën. Zhulali thotë se vargjet e Doçit janë një gjerdan i çmuar në piedestalin e lirisë.

“Lamtumire AGIM DOÇI poeti i shquar i artit shqiptar, miku im i paharruar bashkepunetori,im me i ngushte e me i suksesshem,krijues i kengeve pafund me sa e sa kompozitore e kengetare nga gjithe trevat shqiptare. Sot u ndave nga ne per te mos u larguar kurre me vargjet e tua te arta qe do te jetojne pergjithmone mes nesh. Inxhinier, poet, njeri publik,antikonformist,gazetar,publicist,njeri me kurajo e humor te gjitha ne nje talent te rralle njerezor. Ti e doje aq shume Kosoven e vargjet tua te arta jane nje gjerdan i cmuar ne  piedestalin e lirise se saj e per kete u perjetesove e u njehsove si nje luftetar i UÇK me titullin “Veteran” i luftes se Kosoves. Mirenjohje per kontrubutin tend te madh.”

Shkrimtarja dhe politikania e njohur Flutura Açka e cilësoi Doçin në reagimin e saj si një poet të rafinuar dhe të mbindjeshëm.

“Askush nuk bëri sarkazëm me veten, sa ai. “Unë jam tekstshkrues”, thoshte, por ishte poet i rafinuar, i mbindjeshëm. Pusho në paqe, Agim Doçi. Ngushëllime tē thella familjes e të njohurve e miqve!”

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në reagimin e tij tha se Doçi ishte mjeshtër i penës, i vargut të papërsëritshëm poetik dhe i këngëve që do të këndohen në breza. Gjithashtu Meta thot se kujtimi i artistit të madh e shumëdimensional do të mbetet i paharruar.

“Lajmi i trishtë për ndarjen nga jeta të poetit tonë të madh Agim Doçi është ende i pabesueshëm për mua dhe për të gjithë ata, që patën fatin ta njohin nga afër, të ndanin miqësi me të, të lexonin poezitë e jashtëzakonshme emocionuese apo të dëgjonin tekstet e këngëve frymëzuese të shkruara prej tij. Mjeshtër i penës, i vargut të papërsëritshëm poetik dhe i këngëve që do të këndohen në breza, ai trokiti çdo zemër artdashësi për t'u përjetësuar me krijimtarinë e pasur artistike që na la trashëgim. Me karakter dhe personalitet të fortë si bir i denjë i Mirditës fisnike, besnik i vlerave të Lirisë, mendje e ndritur dhe kritike, patriot frymëzues, që aq shumë e deshi Shqipërinë e Kosovën, kujtimi i këtij artisti të madh e shumëdimensional do të mbetet i paharruar. "Marshi i UÇK" i Agim Doçit do të jetë gjithmonë frymëzim i përpjekjet tona për mbrojtjen e vlerave të Lirisë dhe kombit shqiptar! Ngushëllimet më të ndjera për familjen e dashur Doçi, bashkëpunëtorët, komunitetin e nderuar të artistëve dhe të gjithë të apasionuarit pas letërsisë e këngës! Të prehet në paqen e merituar!”

2 VITE ME PARE

"Tekstet e tij përfaqësuan 2 herë Shqipërinë në Eurovision", kush ishte Agim Doçi, poeti i madh shqiptar që u nda nga jeta?

"Tekstet e tij përfaqësuan 2 herë Shqipërinë
Agim Doçi

TIRANA- Mëngjesin e sotëm u dha lajmi për ndarjen nga jeta të poetit të mirënjohur shqiptar Agim Doçi. Ai ndërroi jetë pas disa ditës "luftë" me gjenden e rënduar shëndetësore. Doçi pësoi të shtunën e 22 qershorit hemorragji celebrale dhe prej disa ditësh ndodhej në reanimacion.

Kush ishte Agim Doçi dhe çfarë la pas?

Agim Doçi lindi më 9 maj 1948 dhe ishte një poet dhe autor këngësh shumë i njohur shqiptar. Doçi u në Shkodër deri në gjimnaz dhe ka vazhduar më pas studimet e larta në Universitetin Shtetëror të Tiranës në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike.

Ai ka punuar si inxhinier në Montimet Industriale duke marrë pjesë në shumë objekte të rëndësishme si Fabrika çimentosh, Metalurgjik, Superfosfat Laç, Poligrafik Tiranë etj. Në vitet e fundit të ’80 ka punuar pranë Kombinatit të Drurit “Misto Mame” si kryeinxhinier për energjinë.

Në 1989 dënohet duke u caktuar të punojë me tre turne në fabriken e letër-kartonit. Përfshihet në lëvizjet e dhjetorit 1990. Doçi ishte autor i shumë teksteve të këngëve shqiptare, fituesi i mbi 50 çmimeve, ndër to dhe dy herë perfaqësues me tekstet e tij në Eurovizion.

Veçohet bashkëpunimi me kompozitorin Edmond Zhulali në shumë këngë të festivaleve në Shqipëri dhe me mbi 100 këngë për luftën e Kosovës ku mund të përmenden këngë shumë të njohura si “Marrshi i UÇK-së”, “A vritet pafajsia”. Gjithashtu ai pati botuar disa libra me poezi si "Hajde dru me pre", "Rrëzuar mbi vetminë", "Rituali i kryqëzimit".

2 VITE ME PARE

Pësoi hemorragji celebrale dhe qëndroi prej disa ditësh në reanimacion, ndërron jetë poeti Agim Doçi

"Tekstet e tij përfaqësuan 2 herë Shqipërinë
Agim Doçi

TIRANA- Poeti i mirënjohur shqiptar Agim Doçi është ndarë nga jeta në moshën 76-vjeçare. Ai pësoi të shtunën e 22 qershorit hemorragji celebrale dhe prej disa ditësh ndodhej në reanimacion. Lajmin për humbjen e poetit e kanë dhënë familjarët e tij me anë të rrjeteve sociale. Mësohet se homazhet në nder të Doçit do të mbahen ditën e nesërme në orën 11:00, si dhe ceremonia e varrimit. Po ashtu në lidhje me lajmin e hidhur ka reaguar dhe këngëtarja Myfarete Laze.

Postimi:

Lamtumir. Lamtumir , Agim Doçi.
O pendë artë i vargut poetik e të kënduar në breza.
Te kjoftë dheu i lehtë ashtu si të lehtë , të bukur,e bëre jetën tonë, plot shpres, mençuri, dashuri, patriotizëm, vlera , duke skalite në mos harresë emrin Agim Doçi.
Ashtu si trokite në çdo zemër me vargun tënd të kënduar.
Lamtumir Agim Doçi.
Ngushëllime, Ngushëllime, se sot të gjithë me dashuri. Respekt, të thonë:
"Pushofsh në paqe me Zotin tënd’’

Agim Doçi ka lindur më 9 maj 1948 dhe ishte një poet dhe autor këngësh shumë i njohur shqiptar. Doçi u në Shkodër deri në gjimnaz dhe ka vazhduar më pas studimet e larta në Universitetin Shtetëror të Tiranës në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike.

Ai ka punuar si inxhinier në Montimet Industriale duke marrë pjesë në shumë objekte të rëndësishme si Fabrika çimentosh, Metalurgjik, Superfosfat Laç, Poligrafik Tiranë etj. Në vitet e fundit të ’80 ka punuar pranë Kombinatit të Drurit “Misto Mame” si kryeinxhinier për energjinë. Në 1989 dënohet duke u caktuar të punojë me tre turne në fabriken e letër-kartonit. Përfshihet në lëvizjet e dhjetorit 1990.

Doçi ishte autor i shumë teksteve të këngëve shqiptare, fituesi i mbi 50 çmimeve, ndër to dhe dy herë perfaqësues me tekstet e tij në Eurovizion. Veçohet bashkëpunimi me kompozitorin Edmond Zhulali në shumë këngë të festivaleve në Shqipëri dhe me mbi 100 këngë për luftën e Kosovës ku mund të përmenden këngë shumë të njohura si “Marrshi i UÇK-së”, “A vritet pafajsia”. Gjithashtu ai pati botuar disa libra me poezi si "Hajde dru me pre", "Rrëzuar mbi vetminë", "Rituali i kryqëzimit".

agim doci

Sondazh

Poll

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri