LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Tendera për "krimin"/ Gentian Sharra u hap "telashe", SPAK sekuestron celularët e "të besuarve" të Çuçit dhe Ballës

• Aksion në SPAK! • Dosja.al ka mësuar se tre zyrtarëve të lartë të shtetit dhe qeverisë iu janë sekuestruar telefonat. • Fillimisht telefoni i është sekuestruar edhe Endri Mullait, një person i afër me ministrin e Brendshëm, Bledi Çuçi. Por dy të lartpërmendurit nuk janë të vetmit. • I treti i përfshirë në këtë aksion është Eraldo Xhani, këshilltari historik i Taulant Ballës. • Akuza për të tre duket se është e përbashkët, janë nën hetim për korrupsion në tenderat publikë. • Prokurorët e SPAK dyshojnë se njeriu i Taulant Ballës dhe nëpunësi i Bledi Çuçit kanë bashkëpunuar për të favorizuar në tendera kompaninë e një personi të njohur të botës së krimit në Elbasan. •Konkretisht Gentian Sharrës, i cili me kompaninë në emër të gruas së tij ka marrë disa tendera ushqimesh për Drejtorinë e Burgjeve, të cilat zhvillohen nga Agjencia e Blerjeve të Përqendruara në Ministrinë e Brendshme. • Njëri prej tyre ka qenë ai i blerjes së mishit për të burgosurit, me vlerë 2.4 milionë dollarë. • Deri më tani nuk dihet ende se çfarë është gjendur në telefonat e sekuestruar të Xhanit, Dedës dhe Mullait. Ndërkohë që SPAK ende nuk ka dhënë asnjë informacion se çfarë po heton dhe në gjurmët e kujt ka rënë.

4 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

SPAK i sekuestroi celularin, babai i këshilltarit të Ballës i arrestuar për korrupsion, u lirua nga burgu pa VENDIM gjykate

Tendera për "krimin"/ Gentian Sharra u hap "telashe",
Eraldo Xhani

TIRANË- Prokuroria e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit (SPAK) ka sekuestruar celularin e "krahut të djathtë" të Taulant Ballës, Eraldo Xhani. Ky i fundit, rezulton të jetë nën hetim për korrupsion në tenderat publikë. Prokurorët e SPAK kanë dyshime njeriu i Ballës ka bashkëpunuar për të favorizuar në tendera kompaninë e një personi të njohur të botës së krimit në Elbasan. Bëhet fjalë për disa tendera ushqimesh për Drejtorinë e Burgjeve, të cilat zhvillohen nga Agjencia e Blerjeve të Përqendruara në Ministrinë e Brendshme. 

Po kush është Eraldo Xhani? 

Eraldo Xhani, njihet si këshilltari i kreut të grupit parlamentar i PS-së, Taulant Ballës. Në rrjetin e tij social, Xhani i cili numëron 5,8 mijë ndjekës, mban webin e Partisë Socialiste dhe është tepër i përkushtuar në shpërndarje ndaj çdo publikimi të kryeministrit apo vetë Ballës. Në fotot e bëra publike, Xhani shihet se ka marrë pjesë në aktivitete të ndryshme brenda vendit dhe jashtë, si përfaqësues i PS-së.

Tendera për "krimin"/ Gentian Sharra u hap "telashe",

Mirëpo, Dosja.al zbulon se këshilltari i Ballës, rezulton të jetë djali i efektivit të Policisë Rrugore, Fiqiri Xhani, i arrestuar më 23 korrik 2019-ën.

Tendera për "krimin"/ Gentian Sharra u hap "telashe",
Eraldo Xhani

Efektivi i Policisë Rrugore ishte pjesë e grupit të 5 policëve të Policisë Rrugore, që merrnin para në këmbim të ryshfetit. Dosja.al raportoi në atë kohë se ky grup favorizonin shoferët për të mos iu hequr patentën.

Lajmi u njoftua nga Policia më 23 korrik, ndërkohë që pak orë pas ndalimit, në mediat online Dosja.al vëreu se emri i Fiqiri Xhanit, në ndryshim nga efektivët e tjerë ishte “censuruar”.

Tendera për "krimin"/ Gentian Sharra u hap "telashe",

Dosja.al e ndoqi rastin e Fiqiri Xhanit në vitin 2019 dhe zbuloi se një ditë më pas ai u lirua nga burgu, pa një vendim gjykate.

Në atë kohë, Eraldo Xhani tha për Dosja.al se i gjithë informacioni i nevojshëm është botuar zyrtarisht, dhe nuk ka asnjë koment për lirimin e të atit. “Nuk kam asnjë koment. I gjithë informacioni i nevojshëm është publikuar nga institucionet”.

3 VITE ME PARE

Tendera për "krimin"/ SPAK sekuestron celularin e "krahut të djathtë" të Taulant Ballës, nën hetim Eraldo Xhani

Tendera për "krimin"/ Gentian Sharra u hap "telashe",
SPAK

TIRANË- Pak ditë më parë, oficerët e Policisë Gjyqësore, me urdhër të SPAK-ut, ndaluan në rrugë dhe i sekuestruan telefonin krahut të djathtë të Taulant Ballës. Në të njëjtën ditë, SPAK sekuestroi edhe telefonin e drejtorit të Prokurimeve në Ministrinë e Brendshme, Endri Mullai. Të dy ngjarjet janë të lidhura me njëra-tjetrën.

Eraldo Xhani, këshilltari historik i Taulant Ballës dhe Endri Mullai, njeri i afërt i Blendi Çuçit, janë nën hetim për korrupsion në tenderat publikë. Por backgroundi i aferës për të cilin po hetohen është edhe më i rëndë se thjesht korrupsion. Prokurorët e SPAK dyshojnë se njeriu i Taulant Ballës dhe nëpunësi i Bledi Çuçit kanë bashkëpunuar për të favorizuar në tendera kompaninë e një personi të njohur të botës së krimit në Elbasan. Bëhet fjalë për disa tendera ushqimesh për Drejtorinë e Burgjeve, të cilat zhvillohen nga Agjencia e Blerjeve të Përqendruara në Ministrinë e Brendshme. Njëri prej tyre ka qenë ai i blerjes së mishit për të burgosurit, me vlerë 2.4 milionë dollarë.

Kompania në fjalë aktualisht është e sekuestruar me urdhër gjykate, pas hetimeve të SPAK-ut. Por prokurorët kanë dyshime të forta se ajo ka qenë e lidhur me zyrtarë të lartë të Partisë Socialiste.

Nuk dihet ende se çfarë është gjendur në telefonat e sekuestruar të Xhanit dhe Mullait. A ka pasur në to porosi shefash për të orientuar tenderat në kompaninë e lidhur me një prej bandave më famëkeqe të Elbasanit? Por ajo që dihet me siguri është se me ardhjen e Rilindjes ne pushtet, përfshirja e krimit të organizuar në tenderat publikë është rritur në mënyrë eksponenciale.

Vetë Balla është një nga zyrtarët më të akuzuar nga opozita për lidhje me krimin e organizuar. Pak muaj më parë, në publik shpërtheu lajmi se telefoni i tij ishte vënë nën përgjim nga prokuroria për shkak të komunikimeve me bandat e Elbasanit. Por edhe pse telefoni u përgjua për mbi 50 euro, materialet u shkatërruan me urdhër gjykate, nën argumentin se zoti Balla ishte vënë gabimisht në përgjim.

Hetimet e SPAK vazhdojnë. A do te ndalen ato vetëm te telefonat e sekuestruar të dy nëpunësve të thjeshtë, apo do të shkojnë më lart deri te shefat e tyre? Kjo mbetet për t’u parë. Por ky hetim është një tjetër rast, që dëshmon se fija që ndan pushtetin me krimin sot është Shqipëri është shumë e hollë.

Marrë nga MCNTV

3 VITE ME PARE

Tenderat për Gent Sharrën, në hetim edhe zyrtari i afërt me Çuçin, SPAK verifikon Endri Mullain

Tendera për "krimin"/ Gentian Sharra u hap "telashe",
Endri Mullai, Gentian Sharra dhe Bledi Çuçi

TIRANË- Drejtori i Agjencisë së Blerjeve të Përqëndruara, dikur drejtor i Tenderëve në Ministrinë e Bujqësisë kur dikasteri drejtohej nga Bledi Çuçi, Endri Mullai po verifikohet nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Dosja.al ka mësuar se në SPAK janë depozituar disa kallëzime penale për Mullain nga disa firma private që pretendojnë se drejtori kishte abuzuar me dhënien e tenderave. 

Por njëra nga shkeljet duket se është edhe më flagrantja nga të gjitha. Endri Mullai në Ministrinë e Brendshme, më 22 maj 2022, dy muaj pas shpalljes në kërkim e sekuestrimit të pasurive të tij, i ka dhënë Gentian Sharrës (i cili akuzohet nga i penduari i dejtësisë Nuredin Dumani për vrasje dhe përfshirje në mega-grabitjen e Rinasit,) tender 2.5 milionë Euro për furnizimin me mish, nëpërmjet subjektit “Olta Sharra”. Subjekti firguron në emër të gruas së tij, e cila edhe më herët kishte marrë tendera për institucione të tjera, si psh. Psikiatrinë e Elbasanit.

Kush është Gentian Sharra?

Gentian Sharra nga Elbasani, i cili akuzohet nga SPAK për 5 grabitje, kryer në bashkëpunim me Talo Çelën dhe me Nuredin Dumanin, bashkëpuntorin e drejtësisë që ka rrëfyer krimet e tmerrshme të 10 viteve të fundit, të 8 grupeve kriminale në Shqipëri. Emri i Gentian Sharrës u bë i njohur për drejtësinë dhe mediat në hetimet e grabitjes së Rinasit. Ai mori me qira asokohe servisin ku u modifikua furgoni që u përdor më pas për grabitjen në aeroport. Nga dosja e SPAK mësohet se Gentian Sharra është akuzuar si organizator dhë bashkëpunëtor i disa grabitjeve të tjera. Por së fundmi ka qenë edhe shumë i përmendur nga politika, pasi shpeshherë kryedemokrati Sali Berisha e bashkangjit emrin e tij me atë të kryetarit të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla. Megjithatë ky i fundit asnjëherë nuk i ka pranuar akuzat e ngritura nga Berisha kundrejt tij. Aktualisht Sharra është në prangat e Policisë së Shtetit, ndërkohë që i janë sekuestruar 5 milion euro pasuri dhe një vilë në fshatin Katund i Ri./Dosja.al

3 VITE ME PARE

Tenderi me probleme/ SPAK sekuestron telefonin e drejtoreshës së AKU, Jeta Deda

Tendera për "krimin"/ Gentian Sharra u hap "telashe",
Jeta Deda

TIRANË- Një tender me shkelje të hapura ka vënë në lëvizje Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion (SPAK), që ka nisur verifikimet. Çështja është duke u hetuar nga vetë kreu i SPAK, Altin Dumani.

Burime për "Dosja" bëjnë me dije se mes të verifikuarve është edhe drejtoresha e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, (AKU), Jeta Deda. Dedajt i është kërkuar të dorëzojë telefonin personal bashkë me disa dokumente për të verifikuar rolin dhe veprimet e saj në dhënien e tenderit.

Ende nuk dihet për cilin tender bëhet fjalë, por hetimi që ka nisur përfshin edhe disa zyrtarë të tjerë të Ministrisë së Bujqësisë dhe institucioneve në varësi./Dosja.al

jeta deda ne spak endri mullai ne spak eraldo xhani ne spak

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet