LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Tokat u preken nga aksi Thumanë-Kashar, banorët e Bërxullës në protestë, tensione me policinë (ZHVILLIMET)

•Banorët e Bërxullës kanë dalë në protestë pasi kërkojnë që qeveria të plotësojnë kërkesat e tyre dhë më pas të vijojnë me ndërtimin e rrugës Thumanë-Kashar. •Një nga banorët paralajmëroi se pronat e tyre “do ti marrin vetëm të vdekur”, ndërsa shtoi se ajo rrugë do të bëhet “lapidar para se të ndërtohet”. •Disa prej tyre tentuan që të bllokonin rrugën e Rinasit mirëpo u përballën me Policinë. 

10 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Me pankarta dhe thirrje kundër qeverisë, banorët e Bërxullës nisen drejt autostradës Tiranë-Durrës

Tokat u preken nga aksi Thumanë-Kashar, banorët e Bërxullës
Qytetaret

TIRANË- Banorët e Bërxullës, të cilët kanë nisur protestën e tyre kundër ndërtimit të aksit Thumanë-Kashar kanë përshkallëzuar tubimin e tyre duke nisur një marshim. Protestuesit janë vendosur në anë të rrugës kryesore dhe kanë nisur marshimin drejt Qafë-Kasharit, teksa deri në këto momente kanë përshkuar rreth 1 kilometër.

Do shkojmë deri aty ku bëhen punimet, deri te gjurma e rrugës ku po punon kompania private”, është shprehur një nga protestueset.

Ata kanë vijuar me thirrjet për institucionet shtetërore për t’i dhënë zgjidhje situatës së tyre dhe të zhvillojnë një komunikim të drejtpërdrejtë me ta.

3 VITE ME PARE

Banorët e Berxullës: Tokën do ta mbrojmë me gjak, Qeveria mbron oligarkët

Tokat u preken nga aksi Thumanë-Kashar, banorët e Bërxullës
Qytetari

TIRANË- Banorët e Bërxullës kanë dalë edhe një herë në protestë sot dhe kërkojnë që të kenë më shumë informacion se çfarë do të bëhet me pronat e tyre në gjurmën e rrugës Thumanë-Kashar. Ata shprehen të acaruar dhe thonë se do ta mbrojnë me gjak pronën.

Askush nuk ka ardhur të na thotë se ku kalon rruga e çfarë do të bëhet. Si mund të mos ikin shqiptarët nga këtu”, shprehet një banore.

Këtu po vidhet tokat hapur fare. Kujdes këta që mendojnë se mund të ndërtojnë këtu pa na pyetur. Do ta mbrojmë me gjak deri në fund të jetës. Nuk mund të vidhet e ardhmja e fëmijëve tanë për disa oligarkë hajdutë. Ne japim jetën dhe pronën nuk e lëshojmë’, thotë një tjetër banor.  

“Kjo tokë është shitur 50 euro metri katror i tokës, këta duan ta vlerësojnë 4 euro. Ligji i thotë qartë se duhet marrë mesatarja e aktit të shitjes së 3 muajve të fundit. ARRSH nuk ka sjellë shkresë, por ka sjellë këtu 2 persona që na kanë thënë se vlera e tokës nuk ndryshon se është me VKM ndërsa për shtëpitë do të merret mesatarja e 3 muajve të fundit.  Ndërkohë që ARRSH na ka thënë se nuk ështaë ajo përgjegjëse për rrugën se nuk e ndërton ajo.  Projekti e shkatërron fshatin, nuk ka as mbikalime, as nënkalime dhe asgjë. Na i ndan tokat në mes. Duhen patjetër rrugë dytësore sepse na i bën pronat të pa aksesueshme. Askush s’na ka kthyer përgjigje”, deklaron një tjetër.

Kjo nuk është protesta e parë që ndodh nga banorët e kësaj zonë lidhur me këtë shqetësim, pasi mësohet se ata nuk janë dakord me skemën e shpronësimit të pronave të tyre që preken nga projekti i rrugës. Sipas tyre çmimi i tregut për pronat e tyre është rreth 50 euro për metër katror, ndërsa atyre u është ofruar një kompensim me rreth 4 euro për metër katror, gjë që ata e kanë refuzuar kategorikisht.

3 VITE ME PARE

'Po luajnë me ne'/ Banori i Bërxullës: Me çmimin e 1 kile vaj po shpronësojnë tokat tona

Tokat u preken nga aksi Thumanë-Kashar, banorët e Bërxullës
Banori

TIRANË- Tallje e quajnë banorët e Bërxullës shpronësimet e tokës dhe vlerësimit që iu është bërë. Sot, gjatë protestës kundër projektit të aksit Thumanë- Kasharë i cili prek pronat dhe banesat e tyre, banorët janë shprehur se çmimi i tregut për pronat e tyre është rreth 50 euro për metër katror, ndërsa atyre u është ofruar një kompensim me rreth 4 euro për metër katror, gjë që ata e kanë refuzuar kategorikisht.

'Beteja jonë mos të duket çudi, vetëm të vdekur i lëmë, nuk ka shans të merren pa marrëveshjen me ne. Kjo rrugë do ketë lapidar pa fillimin e ndërtimit. Do ndërtohet ditën e do shembet natën, do ketë fatin e kalasë së Shkodrës. Ligji thotë që 1 vit përpara duhet bërë inventarizimi i pronave. Do vijojmë me masat ekstreme, kemi 4 muaj që bëjmë thirrje”, tha banori.

'Mua nuk më preket toka, më vihet tensioni i lartë në shtëpi. Këta luajnë me ne, për një cmim sa 1 kile vaj shpronësojnë tokën.'- tha qytetari.

Kjo nuk është protesta e parë që ndodh nga banorët e kësaj zonë lidhur me këtë shqetësim, pasi mësohet se ata nuk janë dakord me skemën e shpronësimit të pronave të tyre që preken nga projekti i rrugës. Sipas tyre çmimi i tregut për pronat e tyre është rreth 50 euro për metër katror, ndërsa atyre u është ofruar një kompensim me rreth 4 euro për metër katror, gjë që ata e kanë refuzuar kategorikisht.

3 VITE ME PARE

“Kjo rrugë do të bëhet me lapidarë para se të ndërtohet”/ Banorët e Bërxullës: Vetëm të vdekur i marrin pronat tona

Tokat u preken nga aksi Thumanë-Kashar, banorët e Bërxullës
Protesta

TIRANË- Banorët e Bërxullës kanë dalë në protestë pasi kërkojnë që qeveria të plotësojnë kërkesat e tyre dhë më pas të vijojnë me ndërtimin e aksit rrugor Thumanë-Kashar. Një nga banorët paralajmëroi se pronat e tyre “do t’i marrin vetëm të vdekur”, ndërsa shtoi se ajo rrugë do të bëhet “me lapidarë para se të ndërtohet”.

“Kërkesat tona janë të panegociueshme, përmes pronave tona do të shkojnë në aeroport. Në shenjë proteste tubimi jonë është paqësor për të sensibilizuar pushtetarët sepse si e shihni dhe se ka ndodh një problem me atë agjentin e FBI dhe bllokohet parlamenti duke u marrë me atë dhe duhet ta gjejmë ne të drejtën a u lidh me rusët apo jo parlamenti jonë është për të zgjidhur hallet tona këtu jo me zgjidhë hallet e Amerikës. Edi Rama po pat bo gjë të shkojë si i pandehur se kolltukun se kanë prone të vetëm po këtu shkelet ligji ditën me diell ne po na shkelen të drejtat në mënyrë brutale dhe nuk merret askush. Halli jonë është ky dhe na duhet zgjidhe se janë 97 familjarë pushtetarët bëhen sikur nuk shohin ku ta kërkojë zgjidhjen ne. Beteja jonë mos t’ju duket çudi se vetëm të vdekur pronat tona nuk kanë shans ti marrin pa ra në marrëveshje me ne kjo rrugë do të bëhet lapidar para me me u ndërtu si në rastin e Kalasë së Shkodrës sepse janë kushte bazë nuk po kërkojnë salltanet. Nuk kanë nxjerrë akoma një vendim për vlerën e pronës se vetë i ndërtojnë pallatet ato dhe i dinë mirë çmimet dhe në mes të dimrit thonë dil përjashta ti po ku është ministria e Financave ca bëjnë këto ja kërkesat tona jemi njerëz me këmbë në tokë dhe logjikë. Të lëmë fshatin e të ikim të gjithë prandaj bëj thirrje sa më shpejt se thone projekti është madhor po për ata që do ta shfrytëzojnë”, tha banori.

Kjo nuk është protesta e parë që ndodh nga banorët e kësaj zonë lidhur me këtë shqetësim, pasi mësohet se ata nuk janë dakord me skemën e shpronësimit të pronave të tyre që preken nga projekti i rrugës. Sipas tyre çmimi i tregut për pronat e tyre është rreth 50 euro për metër katror, ndërsa atyre u është ofruar një kompensim me rreth 4 euro për metër katror, gjë që ata e kanë refuzuar kategorikisht.

3 VITE ME PARE

'Gjaku në gju të shkojë ne nuk dorëzohemi'/ Banorja e Bërxullës: Edi Rama po bën pushime, ky shtet me banorët nuk 'hahet' dot

Tokat u preken nga aksi Thumanë-Kashar, banorët e Bërxullës
banorja

TIRANË- Banorët e Bërxullës kanë paralajmëruar se protestat kundër projektit Thumanë-Kashar do të vijojnë, duke u shprehur se do të mbrojnë tokat e tyre me çdo kusht. Një nga banoret është shprehur se punimi i kësaj rruge është i paligjshëm, ndërsa ka theksuar se protesta do të përshkallëzohet derisa kërkesat e tyre të plotësohen. 

"Ja ka dhënë koncensionarit për të vënë mjetet në rrugë. para tre katër ditësh ka nxjerre makineritë aty në rrugë. Kemi bërë thirrje edhe javën tjetër, a ka ardhur ndonjë përgjigje? Asnjë gjë. Edi Rama ka dalë të bëjë pushime. Nuk dimë nga të shkojmë. Kjo rrugë është bërë pa u  planifikuar. Vetëm një leje zhvillimi ka marrë leje ndërtimi nuk ka marrë. Edhe atë e ka marrë në 14 dhjetor. Rruga ka filluar që në tetor. Kush ja dha lejën atij koncensionarit të bëjë punimet?", tha banorja. 

'Kemi 4 muaj që protestojmë, gjaku në gju të shkojë ne nuk dorëzohemi. Ky shtet nuk hahet dot me banorët', shtoi banorja. 

Kjo nuk është protesta e parë që ndodh nga banorët e kësaj zonë lidhur me këtë shqetësim, pasi mësohet se ata nuk janë dakord me skemën e shpronësimit të pronave të tyre që preken nga projekti i rrugës. Sipas tyre çmimi i tregut për pronat e tyre është rreth 50 euro për metër katror, ndërsa atyre u është ofruar një kompensim me rreth 4 euro për metër katror, gjë që ata e kanë refuzuar kategorikisht.

3 VITE ME PARE

'Mbrojmë pronat tona'/ Banorët e Bërxullës rrethohen nga policia: Mos më shty

Tokat u preken nga aksi Thumanë-Kashar, banorët e Bërxullës

TIRANË- Në thirrjet 'mbrojmë pronat tona' ka vijuar sot protesta e banorëve të Bërxullës të cilët preken nga projekti i ndërtimit të rrugës Thumanë-Kashar. Ata kanë tentuar të bllokojnë rrugën e Rinasit por janë përballur me policinë. Këta të fundit kanë rrethuar banorët të cilët ishin ulur në rrugë për t'i zhvendosur në anë të rrugës. Ndërsa banorët fillimisht kanë bërë rezistencë duke i kërkuar policisë që të mos shtyjnë e të mos përplasen me ta.

Kjo nuk është protesta e parë që ndodh nga banorët e kësaj zone lidhur me këtë shqetësim, pasi mësohet se ata nuk janë dakord me skemën e shpronësimit të pronave të tyre që preken nga projekti i rrugës. Sipas tyre çmimi i tregut për pronat e tyre është rreth 50 euro për metër katror, ndërsa atyre u është ofruar një kompensim me rreth 4 euro për metër katror, gjë që ata e kanë refuzuar kategorikisht.

3 VITE ME PARE

E moshuara bllokon rrugën e Rinasit, Policia e rrethon, vajza: Mos e prek nënën me dorë

Tokat u preken nga aksi Thumanë-Kashar, banorët e Bërxullës
Policia

TIRANË- Një prej të moshuarave, banesa e së cilës preket nga aksi rrugor Thumanë-Kashar, bllokoi për pak minuta rrugën e Rinasit. Ajo kaloi bllokadën e krijuar nga Policia e për pasojë, forcat blu tentuan që ta largonin. Në mbrojtje të së moshuarës, doli një vajzë e cila kërkoi që të mos ushtrohej dhunë ndaj saj.

'Mos guxo ta prekësh nënën me dorë.- thotë vajza.

Kjo nuk është protesta e parë që ndodh nga banorët e kësaj zonë lidhur me këtë shqetësim, pasi mësohet se ata nuk janë dakord me skemën e shpronësimit të pronave të tyre që preken nga projekti i rrugës. Sipas tyre çmimi i tregut për pronat e tyre është rreth 50 euro për metër katror, ndërsa atyre u është ofruar një kompensim me rreth 4 euro për metër katror, gjë që ata e kanë refuzuar kategorikisht.

3 VITE ME PARE

FOTO- Banorët e Bërxullës thyejnë kordonin e Policisë, dalin në mes të rrugës

Tokat u preken nga aksi Thumanë-Kashar, banorët e Bërxullës
Banoret

TIRANË- Banorët e zonës së Bërxullës kanë protestuar mëngjesin e sotëm për projektin e aksit rrugor Thumanë-Kashar. Për të qetësuar protestuesit kanë qenë prezente në zonën përreth edhe forcat e policisë duke formuar një barrikadë. Ata thyen kordonin e Policisë, duke kaluar në mes të rrugës së Rinasit. Bllokimi i rrugës ende vijon.

Kjo nuk është protesta e parë që ndodh nga banorët e kësaj zonë lidhur me këtë shqetësim, pasi mësohet se ata nuk janë dakord me skemën e shpronësimit të pronave të tyre që preken nga projekti i rrugës. Sipas tyre çmimi i tregut për pronat e tyre është rreth 50 euro për metër katror, ndërsa atyre u është ofruar një kompensim me rreth 4 euro për metër katror, gjë që ata e kanë refuzuar kategorikisht.

3 VITE ME PARE

Banorët e Bërxullës tentojnë të bllokojnë rrugën e Rinasit, efektivët krijojnë bllokadë për të mos i lejuar

Tokat u preken nga aksi Thumanë-Kashar, banorët e Bërxullës
Protesta

TIRANË- Banorët e Bërxullës, pronat e të cilëve preken nga ndërtimi i aksit Thumanë-Kashar, janë ngritur sërish në protestë dhe kanë tentuar të bllokojnë rrugën e Rinasit. Efektivët janë vendosur bllokadë për të mos i lejuar që të pengojnë qarkullimin e mjeteve tek rruga e Rinasit, por banorët arritën që të çanin kordonin dhe bllokuan aksin për disa minuta.

Pas përplasjes me efektivët, ata u tërhoqën sërish në rrugën dytësore. Policia tentoi të shoqërojë një nga prej tyre, por banorët janë bërë bashkë duke mos e lejuar.

3 VITE ME PARE

Protesta për aksin Kashar-Thumanë, banori: Parlamenti bllokohet për agjentin e FBI-së, të merret me hallet tona, Rama të shkojë i pandehur

Tokat u preken nga aksi Thumanë-Kashar, banorët e Bërxullës
Banori

TIRANË- Banorët e Bërxullës, që preken nga shpronësimet në kuadër të projektit të rrugës Thumanë-Kashar, kanë protestuar për pronat e tyre. Me thirrjet ‘Do t’i mbrojmë shtëpitë tona me gjak’ banorët e Bërxullës, banesat dhe pronat e të cilëve preken nga ndërtimi autostradës Thumanë-Kashar, bënë thirrje për një bashkëbisedim me institucionet përkatesë. Një prej tyre u shpreh se Parlamenti nuk duhet të kishte mbyllur punimet për ish agjentin e FBI-së por duhet të kishte vijuar dhe të merret me problemet e qytetarëve.

'Tubimi jonë është paqësor, ka ndodh një problem me agjentin e FBI, bllokohet parlamenti. Ai eshtë për hallet tona jo për ato të SHBA. Rama nëse ka bërë gjë, të shkojë si i pandehur, kolltukun nuk e ka gjithmonë pas vetes. Halli jon është ky, se janë 97 kryefamiljarë, merren tokë dhe pushtetarët bëjnë sikur janë të vdekur, nuk shohin. '- tha një prej banorëve.

banoret e berxulles ne proteste

Sondazh

Poll

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri