LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Trafik dhe pastrim parash/ SPAK godet grupin kriminal, lëshon 18 urdhër-arreste, mes tyre edhe ish-shoferin e Ardi Veliut

•Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka lëshuar 18 urdhërarreste për disa persona, të cilët dyshohet se janë pjesëtarë të dyshuar të një grupi kriminal. •Personat në fjalë akuzohen për pastrim të produkte të veprës penale e kontrabandë të mallrave në kuadër të grupit kriminal. •Mes të arrestuarve, ka edhe punonjës policie. •I arrestuar është edhe ish-shoferi i Ardi Veliut. •Sokol Idrizi u arrestua së bashku me bashkëshorten pasi dyshohet se sillnin nga jashtë ora të vjedhura e sende të tjera me vlerë, sillnin edhe para. •Policia po ushtron kontrolle në disa banesa dhe në një laborator analizash ku punonte bashkëshortja e ish-shoferit të Ardi Veliut, ish-drejtorit të policisë, aktualisht drejtor i AMP. •Operacioni i përbashkët me autoritetet franceze po kryhet në Tiranë, Dibër, Shkodër dhe Lezhë. •Pritet që në orët në vijim të ketë më shumë detaje. 

6 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

Bizhuteri floriri, diamante dhe para cash/ Arrestohet ish-shoferi i Ardi Veliut, bashkë me gruan dhe vajzën

Trafik dhe pastrim parash/ SPAK godet grupin kriminal, lëshon 18
Sokol Idrizaj

TIRANË- Ish-shoferi i drejtorit të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Ardi Veliu është arrestuar bashkë me gruan, ndërsa masë sigurisë është vendosur edhe për vajzat e tij, e gjitha si pasojë e një operacioni të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për disa akuza. 

Ish-shoferi, Sokol Idrizi, i cili mësohet se ka qenë nën hetim dhe i pezulluar nga detyra, është arrestuar me bashkëshorten dhe vajzën, një ish-studente në Francë. kjo e fundit është lënë në masën e sigurisë "detyrim paraqitje"; ndërsa për vajzën tjetër është caktuar “arrest shtëpie” pasi është shtatzënë.

Sipas informacioneve të para, dyshohet se ata kryenin trafik të sendeve me vlerë, si diamante, bizhuteri floriri dhe madje dhe para cash përmes portit të Durrësit.

2 VITE ME PARE

DETAJE/ Si u zbulua organizata kriminale në Francë, vidhnin flori dhe sende me vlerë t'i tregtonin në Tiranë

Trafik dhe pastrim parash/ SPAK godet grupin kriminal, lëshon 18
SPAK

TIRANË- Detaje të reja kanë dalë nga aksioni i SPAK ditën e sotme në vend. Mësohet se nga 17 urdhër-arrestet që janë prerë, 12 janë ekzekutuar deri më tani. Personat e arrestuar akuzohen për kontrabandë, pasi kanë zgjedhur sende me vlerë në Francë dhe i kanë shitur në Shqipëri. 

Ky operacion është zhvilluar edhe në Francë, ku janë arrestuar dy persona që dyshohet se janë pjesë të këtij grupi. Shumica e të dyshuarve janë anëtarë të një kompanie transporti ndërsa katër prej tyre ende nuk janë arrestuar dhe janë në kërkim. Ka një sërë akuzash i kontrabandë e trafik i sendeve me vlerë dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal.

2 VITE ME PARE

Dy grupe kriminale vidhnin në Francë dhe i sillnin në Shqipëri/ SPAK: Janë sjellë ilegalisht mbi 2 mln euro dhe mbi 4 kg flori

Trafik dhe pastrim parash/ SPAK godet grupin kriminal, lëshon 18
Foto ilustruese

TIRANË- Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dhënë detaje në lidhje me një hetim ku janë të përfshirë 17 persona. Bëhet fjalë për dy grupe kriminale, të cilët vepronin në Francë dhe Shqipëri. Në njoftimin e SPAK bëhet e ditur se për 15 persona është caktuar masa e sigurisë “arrest në burg”, për një person “arrest shtëpie” dhe për një tjetër “Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore”. Por me dije janë bërë vetëm inicialet e tyre dhe jo emrat e plotë. Po ashtu, SPAK ka listuar të gjithë sendet e vjedhura nga 2 grupet kriminale. Sipas SPAK, produktet e luksit të blera në territorin francez nga këta shtetas janë transportuar në Shqipëri nga vetë ata si dhe bashkëpunëtorët e tyre nëpërmjet kompanive të transportit Francë-Shqipëri. E pasi janë futur në territorin shqiptar duke i shitur për t'i "pastruar".

“Në lidhje me grupin e parë, rezulton se personat nën hetim pas grumbullimit të sendeve të vjedhura në territorin francez dhe shumave monetare që rridhnin nga veprimtaria kriminale, pasi i depozitonin në një hotel, ua jepnin ato në dorëzim për t’i transportuar në mënyrë të paligjshme në Shqipëri. Në lidhje me grupin e dytë, rezulton se, personat nën hetim, në bashkëpunim me anëtarët e grupit të parë, kanë ushtruar veprimtarinë e tyre kriminale duke transportuar shuma monetare në sasi të madhe, dhe të padeklaruara nga Shqipëria-Francë. Këto shuma të përdorura për blerjen e sendeve të luksit, kapin një shifër prej 724,386 euro, shifër kjo që i përket vetëm transaksioneve bankare, pa përfshirë këtu shumat në cash të cilat janë transportuar nëpërmjet kufirit shtetëror në mënyrë të paligjshme që kapin vlerën e 2.113.000 Euro dhe 35.000 Franga. Përveç këtyre shumave monetare personat nën hetim kanë transportuar në mënyrë të paligjshme edhe rreth 3.4 kg sende të çmuara (flori). Produktet e luksit të blera në territorin francez nga këta shtetas janë transportuar në Shqipëri nga vetë ata si dhe bashkëpunëtorët e tyre nëpërmjet kompanive të transportit Francë-Shqipëri. Këto sende më pas janë futur kontrabandë në territorin shqiptar, të cilët janë shitur tek persona të ndryshëm duke fshehur njëkohësisht edhe të ardhurat e fituara nga ky aktivitet i paligjshëm,”- thuhet në njoftimin e SPAK.

NJOFTIMI I PLOTË:

Mbi bazën e akteve të dërguara nga Drejtoria Hetimore në Departamentin e Policisë Kriminale, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Prokuroria e Posaçme ka regjistruar procedimin penal me Nr. 56/2022. Gjithashtu, bazuar në aktet e dërguara nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, Drejtoria Rajonale Durrës-Kavajë, Prokuroria e Posaçme ka regjistruar procedimin penal me Nr. 77/2022.

Pas regjistrimit të procedimeve penale objekt hetimi, janë kryer një sërë veprimesh hetimore me qëllim mbledhjen e provave, dhe identifikimin e autorëve të dyshuar që kanë marrë pjesë në këtë aktivitet të paligjshëm kriminal. Deri në këtë fazë është konkluduar se ekzistojnë dyshime të arsyeshme të bazuara në prova për konsumimin e elementëve të veprave penale: “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, të parashikuar nga nenet 287 dhe 28/4 të Kodit Penal; “Ushtrimi pa licencë i veprimtarisë bankare”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, të parashikuar nga nenet 170/c dhe 28/4 të Kodit Penal; “Kontrabanda me mallra të tjerë”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, të parashikuar nga nenet 174 dhe 28/4 të Kodit Penal; “Kontrabanda me mallra të tjerë”, kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga nenet 174/2 i Kodit Penal; “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, të parashikuar nga nenet 178 dhe 28/4 të Kodit Penal; “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, të parashikuar nga neni 179/a i Kodit Penal; “Fshehja e të ardhurave”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 180 dhe 28/4 të Kodit Penal; “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 244/1 i Kodit Penal; “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal; “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”, parashikuar nga nenet 298/2 dhe 298/2-22 të Kodit Penal; “Grupi i strukturuar kriminal” parashikuar nga neni 333/a dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal” të parashikuar nga neni 334 i Kodit Penal, në ngarkim të personave nën hetim: A. M., A. D., F. B., S. I., El. I., Eg. I,. B. I., D. S., V. K., T. B., G.A., A. Sh., B. Mem., A. Xh., (alias U. Z.,), E. B., E. K., dhe N. B., sipas akuzave respektive. Për kryerjen e veprimeve hetimore është bashkëpunuar ngushtësisht me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore, Policinë e Shtetit dhe Byronë Kombëtare të Hetimit.

Hetimet rreth këtij procedimi penal janë kryer në kuadër të Skuadrës së parë të Përbashkët Hetimore me Autoritetet Franceze të Drejtësisë. Nga hetimet paraprake të kryer në territorin francez nga autoritetet gjyqësore të këtij vendi, është mundur të evidentohet veprimtaria kriminale e kryer nga shtetas me origjinë shqiptare, të cilët dyshohet se vidhnin sende të ndryshme dhe pastronin të ardhurat që rridhnin nga to brenda territorit francez dhe më pas atij shqiptar. Bazuar akteve të administruara rezulton se, grupet kriminale që kanë vepruar në kuadër të aktivitetit të paligjshëm kriminal, si në territorin francez, ashtu dhe atë shqiptar janë dy. Në lidhje me grupin e parë, rezulton se personat nën hetim pas grumbullimit të sendeve të vjedhura në territorin francez dhe shumave monetare që rridhnin nga veprimtaria kriminale, pasi i depozitonin në një hotel, ua jepnin ato në dorëzim për t’i transportuar në mënyrë të paligjshme në Shqipëri. Në lidhje me grupin e dytë, rezulton se, personat nën hetim, në bashkëpunim me anëtarët e grupit të parë, kanë ushtruar veprimtarinë e tyre kriminale duke transportuar shuma monetare në sasi të madhe, dhe të padeklaruara nga Shqipëria-Francë. Këto shuma të përdorura për blerjen e sendeve të luksit, kapin një shifër prej 724,386 euro, shifër kjo që i përket vetëm transaksioneve bankare, pa përfshirë këtu shumat në cash të cilat janë transportuar nëpërmjet kufirit shtetëror në mënyrë të paligjshme që kapin vlerën e 2.113.000 Euro dhe 35.000 Franga. Përveç këtyre shumave monetare personat nën hetim kanë transportuar në mënyrë të paligjshme edhe rreth 3.4 kg sende të çmuara (flori). Produktet e luksit të blera në territorin francez nga këta shtetas janë transportuar në Shqipëri nga vetë ata si dhe bashkëpunëtorët e tyre nëpërmjet kompanive të transportit Francë-Shqipëri. Këto sende më pas janë futur kontrabandë në territorin shqiptar, të cilët janë shitur tek persona të ndryshëm duke fshehur njëkohësisht edhe të ardhurat e fituara nga ky aktivitet i paligjshëm. Gjithashtu, në kuadër të aktivitetit të paligjshëm kriminal rezulton se personat nën hetim si dhe bashkëpunëtorët e tyre kishin mbështetjen dhe përkrahjen e disa punonjësve të policisë dhe doganës të planizuar me shërbim pranë PKK Port-Durrës. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në kuadër të hetimeve të zhvilluara për interesa të procedimit penal me nr. 56, të vitit 2022 (bashkuar me procedimin penal nr.77/2022) ka kërkuar në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, caktimin e masave të sigurimit personal për 17 persona në hetim, gjykatë e cila me vendimin e saj Nr.56, datë 12.06.2023 ka vendosur pas kërkesës tonë caktimin e masave të sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale për 15 persona nën hetim, caktimin e masës të sigurimit personal “Arrest në shtëpi” parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedurës Penale për 1 person nën hetim, dhe caktimin e masës të sigurimit personal “Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore” parashikuar nga neni 234 i Kodit të Procedurës Penale për 1 person nën hetim.

Gjatë kontrollit të ushtruar në territorin shqiptar, janë sekuestruar sendet e mëposhtme:

1 armë zjarri tip Pistoletë;
65.300 Euro;
9.900 USD kanadez;
60 ora dore (Hamilton, Omega, Rolex, Baume & Mercier, Cartier, Breitling, Hublot Geneve, Edifice etj);
1 (një) Aparat Fotografik;
9 Laptopë;
7 I-Pad;
3 Tablet;
28 Aparatë celularë;
2 kompjuter;
33 copë Bizhu;
2 monedha ari;
Sasi e konsiderueshme syze dielli të markave të ndryshme luksoze (DG, Louis Vuitton, Ray Ban, Giorgio Armani, Versace);
Sasi e konsiderueshme parfume dhe kremrash (Versace Dylon Blue, Dolce Gabbana, Hermes, Avon Glamour, Asabi; Channel Blue; Armani “Si”, Louis Vuitton; etj;
1 stilolaps Cartier;
2 Stilograf;
Karta të ndryshme bankare;
Veshje të markave të ndryshme si Dior, Christian Louboutin, Christian Dior, Hermes, Moncleir, Balenciaga, si edhe Canta apo Këpucë të firmave prestigjoze;
Autoritete Franceze të Drejtësisë kanë arrestuar 13 persona (në kuadër të Skuadrës së Përbashkët Hetimore).
Gjatë kontrollit të ushtruar nga autoritetet franceze janë sekuestruar:
215 569 Euro;
115 copë Bizhu të ndryshme;
50 orë dore të markave të ndryshme luksoze etj;
Nga ana e strukturave të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, janë ekzekutuar deri më tani 12 masa sigurimi personal për personat nën hetim:
–A. M., A. D., F. B., S. I., El. I., Eg. I,. B. I., D. S., V. K., T. B., G.A., A. Sh.,
Hetimet vazhdojnë në lidhje me ekzekutimin e masave të sigurimit për bashkëpunëtorët e personave të arrestuar, si dhe grumbullimin dhe sigurimin e provave për personat e tjerë që janë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

2 VITE ME PARE

Nga ish-shoferi i Ardi Veliut te biznesmeni i argjendarisë, zbardhen emrat që u janë prerë urdhër-arreste nga SPAK

Trafik dhe pastrim parash/ SPAK godet grupin kriminal, lëshon 18
SPAK

TIRANË- Emrat e personave që u janë prerë urdhër-arrestet nga SPAK ditën e sotme janë zbardhur. Mësohet se mes tyre janë; Sokol Idrizaj ish-shoferi i Ardi Veliut; Elda Idrizaj që është bashkëshortja e Sokol Idrizaj; Vangjush Kashari biznesmen i një argjendarie. Po ashtu urdhër-arreste janë prerë edhe për Agustin Mesuli, Altin Doda, Florjan Bakri si edhe T.Baruti.

Të arrestuarit me urdhër të SPAK akuzohen për kontrabandë mallrash dhe pastrim parash në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Grupi trafikonte sende me vlerë të vjedhura jashtë Shqipërisë, në Francë dhe vende të tjera të BE. Operacioni i SPAK është në vijim, teksa vijon ekzekutimi i masave./Dosja.al

2 VITE ME PARE

Operacioni i SPAK/ DETAJET- Mes të arrestuarve ish-shoferi i Ardi Veliut, bashkë me gruan sillte ora të vjedhura nga jashtë

Trafik dhe pastrim parash/ SPAK godet grupin kriminal, lëshon 18
Ardi Veliu dhe Sokol Idrizi

TIRANË- Prokuroria e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, ka ekzekutuar 18 urdhër-arreste për disa të dyshuar, pjesëtarë të një grupi kriminal. Mes personave të ndaluar është edhe ish-shoferi i Ardi Veliut, i cili ka qenë Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, ndërsa aktualisht mban postin e kreut të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore.

Sokol Idrizi, bashkë me gruan dhe vajzën e tij, dyshohet se merrnin ora të vjedhura nga jashtë vendit dhe i sillnin në Shqipëri. Operacioni i SPAK është ende në vijim dhe priten më shumë detaje./Dosja.al

2 VITE ME PARE

Pastrim parash e kontrabandë! SPAK 18 urdhër-arreste për punonjës policie, mes tyre ish-shoferi i Ardi Veliut

Trafik dhe pastrim parash/ SPAK godet grupin kriminal, lëshon 18
SPAK

TIRANË- Prokuroria e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit (SPAK) ka lëshuar 18 urdhër arreste për disa të dyshuar, pjesëtarë të një grupi kriminal. 

Raportohet se mes të arrestuarve ka dhe policë. 'Balkanweb' mëson se mes tyre është dhe ish-shoferi i Ardi Veliut, i cili ka qenë Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, i cili aktualisht mban postin e kreut të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore.

Të arrestuarit me urdhër të SPAK akuzohen për kontrabandë mallrash dhe pastrim parash në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Grupi trafikonte sende me vlerë të vjedhura jashtë Shqipërisë, në Francë dhe vende të tjera të BE.

Operacioni i SPAK është në vijim, teksa vijon ekzekutimi i masave./Dosja.al

ardi veli sokol idrizi operacioni i spak

Sondazh

Poll

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën