LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Tritol në hotelin e Vangjush Dakos në Durrës/ Turistët largohen të tmerruar, policia bën shpërthim të kontrolluar

• Një sasi lënde plasëse është konstatuar pak më parë nga kalimtarët e rastit në qytetin e Durrësit. • Lënda plasëse ishte vendosur, pranë hotelit të ish-kryebashkiakut Vangjush Dako. • Konkretisht tritoli ishte vendosur në një nga vazot e luleve, e cila është lënë pranë hyrjes së hotelit, duke shkaktuar panik mes qytetarëve dhe turistëve të shumtë që ndodheshin aty pranë. • Menëherë pas sinjalizimit, forcat e rendit kanë mbërritur në vendngjarje, duke rrethuar zonën dhe duke evakuuar njerëzit përreth. • Ndërkohë policia ka bërë një shpërthim të kontrolluar dhe fatmirësisht nga kjo ngjarje nuk raportohet për persona të lënduar. • Sakaq autoritetet kanë nisur hetimet për të zbuluar autorët dhe shkakun e vendosjes së lëndës plasëse. 

4 artikuj për këtë temë.

10 MUAJ ME PARE

Tritoli në hotelin e Vangjush Dakos/ Reagon policia: Lënda plasëse u gjet në vazot e luleve

Tritol në hotelin e Vangjush Dakos në Durrës/ Turistët
foto ilustruese

DURRËS- Policia ka dalë në një njoftim zyrtar lidhur me gjetjen e tritolit në hotelin e ish-kryebashkiakut Vangjush Dako. Blutë bëjnë me dije se lënda plasëse ishte vendosur në një nga vazot e luleve. Ndërkohë grupi hetimor, në bashkëpunim me Njësinë Antieksploziv të RENEA-s, po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave, përcaktimin e llojit të lëndës së gjetur si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit. 

Njoftimi i Policisë: 

Durrës/ Informacione paraprake. Në lagjen nr. 1, Durrës, në hyrje të një ndërtese (ish-hotel, jashtë funksionit), në një nga vazot e luleve është gjetur një sasi e dyshuar lëndë plasëse, dyshohet artizanale. Grupi hetimor, në bashkëpunim me Njësinë Antieksploziv të RENEA-s, po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave, përcaktimin e llojit të lëndës së gjetur, si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

10 MUAJ ME PARE

Tritoli në Durrës/ Lënda shpërthyese e lidhur me celular, hoteli i Vangjush Dakos ishte jashtë funksionit

Tritol në hotelin e Vangjush Dakos në Durrës/ Turistët
pamje nga vendngjarja

DURRËS- Detaje të reja vijojnë të dalin ngja ngjarja e raportuar pak më parë në qytetin e Durrësit në lagjen 1. Bëhet me dije se hoteli i ish-kreut të Bashkisë, Vangjush Dako ku ishte vendosur lëndë plasëse është jashtë funksionit. 

Lënda shpërthyese ishte lidhur me një telefon celular për tu aktivizuar në distancë, por policia ka kërkuar ndihmën e forcave xheniere nga Tirana dhe është kryer një shpërthim i kontrolluar. Gjithashtu zona rreth hotelit është bllokuar dhe janë larguar të gjithë qytetarër dhe turitët për siguri.

10 MUAJ ME PARE

DETAJE/ Tritoli në Durrës në hotelin e Vangjush Dakos, policia shpërthim të kontrolluar

Tritol në hotelin e Vangjush Dakos në Durrës/ Turistët
pamje nga vendngjarja

DURRËS- Detaje të reja janë zbuluar lidhur me raportimin e një sasie tritoli në Durrës. Bëhet me dije se lënda plasëse ishte vendosur rreth një orë më parë, pranë një hoteli të ish-kryebashkiakut Vangjush Dako.

Konkretisht tritoli ishte vendosur brenda një çante të dyshimtë, e cila është lënë pranë hyrjes së hotelit, duke shkaktuar panik mes qytetarëve dhe turistëve të shumtë që ndodheshin aty pranë. 

Ndërkohë policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka bërë një shpërthim të kontrolluar. Siç raportohet sasia e eksplozivit dyshohet se ishte lidhur me telefon celular, për tu aktivizuar në distancë.

Fatmirësisht nga kjo ngjarje nuk raportohet për persona të lënduar. Sakaq autoritetet kanë nisur hetimet për të zbuluar autorët dhe shkakun e vendosjes së lëndës plasëse. 

 

 

 

 

10 MUAJ ME PARE

Panik në Durrës/ Zbulohet lëndë plasëse, policia drejt vendngjarjes

Tritol në hotelin e Vangjush Dakos në Durrës/ Turistët
foto ilustruese

DURRË- Një sasi lënde plasëse është gjetur nga kalimtarët në Durrës, pranë një hoteli. Bëhet me dije se drejt vendit të ngjarjes është nisur policia, ndërkohë janë larmëruar edhe specialistët e njësisë antieksploziv.

Fatmirësisht nga kjo ngjarje nuk raportohet për persona të lënduar apo dëme materiale. Gjithashtu Policia ka evakuar banorët e zonës dhe turistët që ndodheshin aty pranë. 

tritol ne durres vangjush dako

Sondazh

Poll

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri