All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
LIVE UPDATES

TRONDITET Vlora! Sapo ishte kthyer nga Belgjika, ekzekutohet djali i ish-anëtarit të bandës së ‘Gaxhait’, dyshohet për hakmarrje

•Vlora është tronditur mbrëmjen e kësaj të diele nga një atentat mafioz, ku një 22-vjecar i identifikuar me emrin Gëzim Sinomati është qëlluar për vdekje nga ballkoni i katit të tretë të banesës së tij. •Dyshohet se ngjarja ka ndodhur për motive hakmarrje, ndërsa i riu sapo ishte kthyer nga Belgjika. •Dy vite më parë më 3 janar, vëllait të viktimës, Bernard Sinomatit i kanë vendosur lëndë plasëse në automjetin që e kishte të parkuar në lagjen “Hajro Çakërri” në të njëjtin vend ku ka ndodhur ekzekutimi i 22 vjeçarit mbrëmjen e sotme. Bernard Sinomati është emër i njohur për policinë. •Në vitin 2015 është arrestuar nga policia në Vlorë për armëmbajtje pa leje. •Ndërsa rezulton i dënuar në Belgjikë, ku nga burgu ka dalë në vitin 2021. •Viktima Gëzim Sinomati është djali i Sokol Sinomatit ish-anëtar i bandës së Gaxhait në vitin 1997 në Vlorë. •I njohur ndryshe me pseudonimin “Buzëderri”. 

5 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

DETAJE/ Atentati mafioz në Vlorë, Sinomati djali i ish-anëtarit të bandës së ‘Gaxhait’, 2 vite më parë i vunë tritol në makinë

TRONDITET Vlora! Sapo ishte kthyer nga Belgjika, ekzekutohet djali i
Policia
All - Paragraf - 1

VLORË- Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja që tronditi Vlorën mbrëmjen e kësaj të diele.Dyshohet se ngjarja ka ndodhur për motive hakmarrje, ndërsa i riu sapo ishte kthyer nga Belgjika.

Dy vite më parë më 3 janar, vëllait të viktimës, Bernard Sinomatit i kanë vendosur lëndë plasëse në automjetin që e kishte të parkuar në lagjen “Hajro Çakërri” në të njëjtin vend ku ka ndodhur ekzekutimi i 22 vjeçarit mbrëmjen e sotme.

Bernard Sinomati është emër i njohur për policinë. Në vitin 2015 është arrestuar nga policia në Vlorë për armëmbajtje pa leje. Ndërsa rezulton i dënuar në Belgjikë, ku nga burgu ka dalë në vitin 2021.

Viktima Gëzim Sinomati është djali i Sokol Sinomatit ish-anëtar i bandës së Gaxhait në vitin 1997 në Vlorë. I njohur ndryshe me pseudonimin “Buzëderri”, Sokol Sinomati është i dënuar për vrasjen e ndodhur në 3 janar të vitit 2000, ku gjatë një tentative për të ekzekutuar Sokol Nuho, ka qëlluar gabimisht Luigj Xhafën, kalimtar të rastit.

2 VITE ME PARE

Ekzekutimi mafioz në Vlorë, Gëzim Sinomati u ruajt nga lart dhe u qëllua sapo doli në ballkon

TRONDITET Vlora! Sapo ishte kthyer nga Belgjika, ekzekutohet djali i
Policia

VLORË- Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja në Vlorë, e ndodhur mbrëmjen e djeshme ku viktimë mbeti një 22-vjecar i identifikuar me emrin, Gëzim Sinomati. 

Hetimet paraprake nga vendi i ngjarjes, shtojnë dyshimet se kemi të bëjmë me një atentat të mirëmenduar.

Mësohet se i riu është vëzhguar nga autorët nga larg e më pas është shënjestruar me snajper në momentin që i ka dalë nga ballkoni i katit të tretë të banesës së tij, ku u qëllua për vdekje.

 

2 VITE ME PARE

Vrasja në Vlorë, Policia: Viktima 22 vjeç, kontrolle në hyrje e dalje të qytetit

TRONDITET Vlora! Sapo ishte kthyer nga Belgjika, ekzekutohet djali i
Foto ilustruese

VLORË- Policia ka reaguar për vrasjen që tronditi Vlorën mbrëmjen e kësaj të diele. Sipas bluve, ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:00 në lagjen 'Hajro Çakërri', dhe vikitma është një 22-vjeçar i identifikuar me emrin Gëzim Sinomati.

"Rreth orës 22:00, në lagjen “Hajro Çakërri”, Vlorë, në rrethana ende të paqarta, është qëlluar dyshohet me armë zjarri shtetasi G. S., 22 vjeç, banues në Vlorë, i cili si pasojë ka ndërruar jetë.

Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën dhe janë ngritur pika kontrolli në hyrje dhe në dalje të qytetit, si dhe përgjatë rrugëve që lidhin njësitë administrative, me qëllim kapjen e autorit/ve.

Grupi hetimor po vijon punën për sekuestrimin e çdo prove materiale që do ti shërbejë zbardhjes së ngjarjes dhe identifikimit të autorit/ve", informon policia e Vlores. 

2 VITE ME PARE

EMRI/ Identifikohet viktima e atentatit në Vlorë

Gëzim Simonati është i riu i cili u ekzekutua pak minuta më parë në Vlorë. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Poliklinikës së qytetit.

Nga hetimet paraprake mësohet se i riu është qëlluar për vdekje me snajper në bqnesën e tij. 

Policia e Vlorës dhe Forca të ndërhyrjes së Shpejtë kanë mbërritur në vendin e ngjarjes.

2 VITE ME PARE

Vrasje në Vlorë, 23-vjeçari qëllohet me sniper nga larg

TRONDITET Vlora! Sapo ishte kthyer nga Belgjika, ekzekutohet djali i

VLORË- Një vrasje ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Vlorë. Mësohet se nga të shtënat, ka mbetur i vrarë një 23-vjeçar. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Hajro Cakërri”, ku i riu është qëlluar në banesën e tij.

23-vjeçari me iniciale B.S dyshohet se është qëlluar me sniper nga larg. Ndërkohë që policia po punon për identifikimin e autorit. Shkaqet e vrasjes ende nuk dihen. 

gezim sinomati

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri