LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

“Tunel bari” në Krujë! 5 të arrestuar, mes tyre punonjës të OSHEE-së, kolegët ngrihen në protestë: Ndihemi të kërcënuar

•Operacioni “Tuneli” zbulon shtëpinë e barit në një ish-tunel të ushtrisë në Krujë. •Për pasojë 5 persona janë arrestuar, 3 autorë të dyshuar dhe 2 punonjës të OSHE-së, dy persona të tjerë janë shpallur në kërkim. •Të arrestuarit janë Haki Selimi, Rexhep Halili dhe Arlind Selimi. •Punonjësit e OSHEE-së janë Oltjan Farruku dhe Ervis Halili, ndërsa në kërkim u shpall Sokol Kullaj, përgjegjës grupi i OSHEE-së dhe Erald Kullaj, elektriçist i zonës.  •Për shkak të arrestimit të kolegëve të tyre, sot 70 punonjësit kanë vendosur të mos rifillojnë punën me pretendimin se kanë rënë pre e arrestimeve të policisë për të disatën herë pa të drejtë. •Punonjësit thonë se nuk kanë lidhje me ngjarjen, e se kanë kryer verifikimet mirëpo nuk kanë gjetur asgjë. •Shefi i ekipit të OSHEE, Bardhyl Sula dhe Migen Masha shef sektorit teknik thonë se në qarkun Krujë, sa herë që zbulohen shtëpi bari apo sera kanabisi, vihen para përgjegjësisë punonjësit e OSHEE-së. •Shefi i ekipit tha se kjo ndodh për arsyen se policia nuk vë dot para drejtësisë autorët e vërtetë të krimit por arreston punonjësit e OSHEE-së.

4 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Arrestimet e punonjësve të OSSHE-së, kolegët ngrihen në protestë, shefi i ekipit: Policia nuk kap dot bandat

“Tunel bari” në Krujë! 5 të arrestuar,  mes tyre
Bardhyl Sula dhe Migen Masha

KRUJË- Një ditë pas arrestimit të punonjësve të OSHEE-së në Krujë, 70 kolegë të tyre kanë dalë në protestë. Shefi i ekipit të OSHEE, Bardhyl Sula dhe Migen Masha shef sektorit teknik, kanë deklaruar për mediat se Policia e Shtetit ka kryer arrestime të padrejta. 

Ata thonë se në qarkun Krujë, sa herë që zbulohen shtëpi bari apo sera kanabisi, vihen para përgjegjësisë punonjësit e OSHEE-së. Shefi i ekipit thotë se kjo ndodh për arsyen se policia nuk vë dot para drejtësisë autorët e vërtetë të krimit por arreston punonjësit e OSHEE-së.

“Dje kanë arrestuar grupin e punonjës, 2 punonjës të OSHEE. Ne jemi 70 punonjës dhe ne po penalizohemi dita ditës. Arsyet janë shtëpitë e barit që i organizojnë njerëzit e krimit dhe arrestohen punonjësit e OSHEE. Ndihemi të kërcënuar. Kjo nuk është hera e parë, ne penalizohemi me argumentin që bashkëpunojmë me ta, por kjo nuk është e vërtetë. Ne vijmë në punë për të mbajtur familjen me bukë, për t’u ushqyer, ne çdo ditë jemi të kërcënuar kur vijmë në punë. Ne kërcënohemi kot, familjarët janë të indinjuar.”- tha ai.

Masha thotë se OSHEE ka qenë gjithnjë në bashkëpunim me policinë e shtetit.

“OSHEE ka qenë gjithnjë me policinë e shtetit. Nuk sulmon dhe nuk zbulon autorët e vërtetë të shtëpive të barit. Përveç abonentëve që kanë nevojë, të sëmurë, që kanë fatkeqësi ne nuk do bashkëpunojmë më me policinë dhe nuk do ofrojmë më ndihmë.”- tha Masha.

Një ditë më parë, Policia e Krujës vuri në pranga tre punonjës të OSHEE-së, të cilët i dyshon si persona që kaën marrë pjesë në fshehjen e tunelit që rriste bimë narkotike. 

3 VITE ME PARE

PAMJET- Brenda tunelit ku kultivohej kanabis në Krujë, dhomat e ndara me llamba dhe aspiratorë, sekuestrohen 390 bimë kanabis

“Tunel bari” në Krujë! 5 të arrestuar,  mes tyre
Tuneli

KRUJË- Ditën e djeshme në fshatin Halil, u zbulua një tunel i braktisur i ushtrisë e brenda saj u konstatuan fidanë kanabisi. Për pasojë janë arrestuar, Ervis Halili elektricist, Oltjon Farruku elektricist, Sokol Kullai shef ekipi dhe i shpallur në kërkim Ilir Karai.

E po ashtu, në pranga të dyshuar për kultivim kanabisi janë arrestuar Rexhep dhe Arlind Selimi.

'Dosja.al' ju sjell pamjet brenda tunelit, ku shihet se janë disa dhoma të ndara për të kryer proçese të ndryshme të kultivimit të lëndës narkotike. Policia, sekuestroi 390 bimë kanabis, llamba, aspiratorë dhe pajisje të tjera që shërbenin për kultivimin e bimëve narkotike. 

Në vijim të veprimeve hetimore u konstatua se tuneli furnizohej me energji elektrike të pandërprerë, nëpërmjet një lidhjeje të paligjshme të energjisë elektrike, në shtyllën e tensionit në fshatin Halil, Fushë Krujë, lidhje për të cilën ka qenë e nevojshme patjetër ndërhyrja e specializuar e punonjësve të OSHEE-së së zonës./Dosja.al

3 VITE ME PARE

Zbulohet tuneli i ushtrisë i transformuar në ‘shtëpi bari’ në Krujë! 5 të arrestuar, mes tyre 2 punonjës të OSHEE-së

“Tunel bari” në Krujë! 5 të arrestuar,  mes tyre
Tuneli

KRUJË- Zbulohet një tunel i ushtrisë, i transformuar për kultivim të lëndëve narkotike në Krujë. Operacioi policor i koduar 'Tuneli', zbuloi dhe sekuestroi 390 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, sistem ndriçimi me 30 llamba, 1 aspirator, 2 ventilatorë, 30 rritës të energjisë elektrike, si dhe pajisje të tjera që shërbejnë për kultivimin e bimëve narkotike.

Policia ka vënë në pranga personat me inicialet H. S., 61 vjeç dhe R. H., 58 vjeç, të dy banues në banues Halil, Krujë, si dhe A. S., 21 vjeç, banues Fushë Krujë. Nga hetimet rezultoi se A. S. ushtronte edhe veprimtrainë e paligjshme të lojërave të fatit.

Pas hetimeve, u zbulua se tuneli furnizohej me energji elektrike të pandërprerë, nëpërmjet një lidhjeje të paligjshme të energjisë elektrike, në shtyllën e tensionit në fshatin Halil, Fushë Krujë, lidhje për të cilën ka qenë e nevojshme patjetër ndërhyrja e specializuar e punonjësve të OSHEE-së së zonës.

Për këtë arsye u bë arrestimi i punonjëve së OSHEE-së, Ervis Halilit dhe Oltjon Farrukut, me detyrë punonjes të OSHEE-së Fushë Krujë, për veprën penale "Shpërdorimi i detyrës". Gjithashtu, u shpallën në kërkim 2 punonjës të tjerë të OSHEE-së, Sokol Kullai me detyrë përgjegjës i grupit të OSHEE-së (i arrestuar dhe më parë për këtë paligjshmëri) dhe shtetasi E. K., me detyrë elektricist i zonës.

Personat e arrestuar do të hetohen për veprat penale "Kultivimi i bimëve narkotike", "Vjedhja e energjisë elektike", "Organizimi i lojërave të fatit” dhe "Shpërdorimi i detyrës".

NJOFTIMI I POLICISË:

Krujë/Finalizohet operacioni policor antikanabis i koduar “Tuneli”.

Operacioni nga Policia e Krujës dhe strukturat operacionale të DVP Durës, mbështetur dhe në inteligjencën informative. Kontrollet e shtuara, në zbatim të porosive të dërguara nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, për kontrollin e ambienteve të mbyllura që shfrytëzohen për kultivim të kanabisit me anë të llambave.

Evidentohet një tunel i përshtatur me llamba, për kultivim të bimëve narkotike. Sekuestrohen 390 bimë kanabis, llamba, aspiratorë dhe pajisje të tjera që shërbenin për kultivimin e bimëve narkotike. Identifikohen dhe vihen në pranga 3 shtetas, autorë të dyshuar të kësaj veprimtarie kriminale. Në pranga dhe 2 punonjës të OSHEE-së, si dhe 2 të tjerë në kërkim, pasi kishin lejuar lidhjen e paligjshme të energjisë elektrike me të cilën furnizohej tuneli i përshtatur për kultivim të bimëve narkotike.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë dhe ato operacionale të DVP Durrës, në zbatim të porosive të dërguara nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, për intensifikimin e kontrolleve në ambiente të mbyllura, ish-magazina dhe tunele, me qëllim parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, me anë të llambave, bazuar dhe në inteligjencën informative policore, organizuan dhe finalizuan operacionin polior të koduar “Tuneli”.

Si rezultat, në zonën e mbrojtur mjedisore Krastë, u evidentua një tunel (ish-tunel i ushtrisë), në një zonë të vështirë kalimi, i përshtatur për kultivim të bimëve narkotike me anë të llambave.

Gjatë kontrollit u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 390 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, sistem ndriçimi me 30 llamba, 1 aspirator, 2 ventilatorë, 30 rritës të energjisë elektrike, si dhe pajisje të tjera që shërbejnë për kultivimin e bimëve narkotike.

Në vijim të operacionit, falë punës hetimore, mbështetur dhe në inteligjencën policore, u identifkuan dhe u arrestuan në flagrancë autorët e dyshuar, shtetasit:

H. S., 61 vjeç dhe R. H., 58 vjeç, të dy banues në banues Halil, Krujë, si dhe A. S., 21 vjeç, banues Fushë Krujë. Nga hetimet rezultoi se shtetasi A. S. ushtronte edhe veprimtrainë e paligjshme të lojërave të fatit.

Në vijim të veprimeve hetimore u konstatua se tuneli furnizohej me energji elektrike të pandërprerë, nëpërmjet një lidhjeje të paligjshme të energjisë elektrike, në shtyllën e tensionit në fshatin Halil, Fushë Krujë, lidhje për të cilën ka qenë e nevojshme patjetër ndërhyrja e specializuar e punonjësve të OSHEE-së së zonës.

Për këtë arsye u bë arrestimi i punonjëve së OSHEE-së, shtetasve O. F. dhe E. H., me detyrë punonjes të OSHEE-së Fushë Krujë, për veprën penale "Shpërdorimi i detyrës".

Gjithashtu, u shpallën në kërkim 2 punonjës të tjerë të OSHEE-së, shtetasi S. K., me detyrë përgjegjës i grupit të OSHEE-së (i arrestuar dhe më parë për këtë paligjshmëri) dhe shtetasi E. K., me detyrë elektricist i zonës.

Vijon puna hetimore për identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprat penale "Kultivimi i bimëve narkotike", "Vjedhja e energjisë elektike", "Organizimi i lojërave të fatit” dhe "Shpërdorimi i detyrës".

3 VITE ME PARE

"Po kryen arrestime tendencioze"/ 70 punonjës të OSSHE-së në Krujë e Fushë Krujë ngrihen në protestë, pezullojnë punën

“Tunel bari” në Krujë! 5 të arrestuar,  mes tyre
Foto ilustruese

KRUJË- Punonjësit e OSHEE-së në Krujë kanë pezulluar punën për një periudhë kohe të pacaktuar. Ky pezullim, vjen si shenjë proteste e punonjësve për arrestimet e kryera së fundmi. 

70 punonjësit, mëngjesin e sotëm vendosën të mos fillojnë punën pasi sipas tyre, është e disata herë që ata bien pre e arrestimeve tendencioze nga ana e policisë. Punonjësit e OSHEE thonë se kjo situatë është e përsëritur, madje ka ndodhur rreth 4 herë. Sipas tyre, kjo bëhet në mënyrë që policia të heqë përgjegjësinë dhe t’i ngarkojë barrën palës tjetër. Ata thonë se janë shoqëruar dhe arrestuar pa të drejtë ndërsa thonë se kanë qenë në përputhje të plotë me ligjin.

Një ditë më parë, në fshatin Halil nga një aksion antidroge i ndërmarrë nga policia u konstatua një tunel i braktisur i ushtrisë, aty ku u zbuluan fidanë kanabisi. Pas këtij aksioni, u kryen edhe arrestime, ku konkretisht u vunë në pranga: Ervis Halili elektricist, Oltjon Farruku elektricist, Sokol Kullai shef ekipi dhe i shpallur në kërkim Ilir Karai./Dosja.al

operacioni tuneli haki selimi arlind selimi oltjan farruku ervis halili sokol kullaj

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet