Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas hetimeve, u zbulua se tuneli furnizohej me energji elektrike të pandërprerë, nëpërmjet një lidhjeje të paligjshme të energjisë elektrike, në shtyllën e tensionit në fshatin Halil, Fushë Krujë, lidhje për të cilën ka qenë e nevojshme patjetër ndërhyrja e specializuar e punonjësve të OSHEE-së së zonës.
KRUJË- Zbulohet një tunel i ushtrisë, i transformuar për kultivim të lëndëve narkotike në Krujë. Operacioi policor i koduar 'Tuneli', zbuloi dhe sekuestroi 390 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, sistem ndriçimi me 30 llamba, 1 aspirator, 2 ventilatorë, 30 rritës të energjisë elektrike, si dhe pajisje të tjera që shërbejnë për kultivimin e bimëve narkotike.
Policia ka vënë në pranga personat me inicialet H. S., 61 vjeç dhe R. H., 58 vjeç, të dy banues në banues Halil, Krujë, si dhe A. S., 21 vjeç, banues Fushë Krujë. Nga hetimet rezultoi se A. S. ushtronte edhe veprimtrainë e paligjshme të lojërave të fatit.
Pas hetimeve, u zbulua se tuneli furnizohej me energji elektrike të pandërprerë, nëpërmjet një lidhjeje të paligjshme të energjisë elektrike, në shtyllën e tensionit në fshatin Halil, Fushë Krujë, lidhje për të cilën ka qenë e nevojshme patjetër ndërhyrja e specializuar e punonjësve të OSHEE-së së zonës.
Për këtë arsye u bë arrestimi i punonjëve së OSHEE-së, Ervis Halilit dhe Oltjon Farrukut, me detyrë punonjes të OSHEE-së Fushë Krujë, për veprën penale "Shpërdorimi i detyrës". Gjithashtu, u shpallën në kërkim 2 punonjës të tjerë të OSHEE-së, Sokol Kullai me detyrë përgjegjës i grupit të OSHEE-së (i arrestuar dhe më parë për këtë paligjshmëri) dhe shtetasi E. K., me detyrë elektricist i zonës.
Personat e arrestuar do të hetohen për veprat penale "Kultivimi i bimëve narkotike", "Vjedhja e energjisë elektike", "Organizimi i lojërave të fatit” dhe "Shpërdorimi i detyrës".
NJOFTIMI I POLICISË:
Krujë/Finalizohet operacioni policor antikanabis i koduar “Tuneli”.
Operacioni nga Policia e Krujës dhe strukturat operacionale të DVP Durës, mbështetur dhe në inteligjencën informative. Kontrollet e shtuara, në zbatim të porosive të dërguara nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, për kontrollin e ambienteve të mbyllura që shfrytëzohen për kultivim të kanabisit me anë të llambave.
Evidentohet një tunel i përshtatur me llamba, për kultivim të bimëve narkotike. Sekuestrohen 390 bimë kanabis, llamba, aspiratorë dhe pajisje të tjera që shërbenin për kultivimin e bimëve narkotike. Identifikohen dhe vihen në pranga 3 shtetas, autorë të dyshuar të kësaj veprimtarie kriminale. Në pranga dhe 2 punonjës të OSHEE-së, si dhe 2 të tjerë në kërkim, pasi kishin lejuar lidhjen e paligjshme të energjisë elektrike me të cilën furnizohej tuneli i përshtatur për kultivim të bimëve narkotike.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë dhe ato operacionale të DVP Durrës, në zbatim të porosive të dërguara nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, për intensifikimin e kontrolleve në ambiente të mbyllura, ish-magazina dhe tunele, me qëllim parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, me anë të llambave, bazuar dhe në inteligjencën informative policore, organizuan dhe finalizuan operacionin polior të koduar “Tuneli”.
Si rezultat, në zonën e mbrojtur mjedisore Krastë, u evidentua një tunel (ish-tunel i ushtrisë), në një zonë të vështirë kalimi, i përshtatur për kultivim të bimëve narkotike me anë të llambave.
Gjatë kontrollit u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 390 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, sistem ndriçimi me 30 llamba, 1 aspirator, 2 ventilatorë, 30 rritës të energjisë elektrike, si dhe pajisje të tjera që shërbejnë për kultivimin e bimëve narkotike.
Në vijim të operacionit, falë punës hetimore, mbështetur dhe në inteligjencën policore, u identifkuan dhe u arrestuan në flagrancë autorët e dyshuar, shtetasit:
H. S., 61 vjeç dhe R. H., 58 vjeç, të dy banues në banues Halil, Krujë, si dhe A. S., 21 vjeç, banues Fushë Krujë. Nga hetimet rezultoi se shtetasi A. S. ushtronte edhe veprimtrainë e paligjshme të lojërave të fatit.
Në vijim të veprimeve hetimore u konstatua se tuneli furnizohej me energji elektrike të pandërprerë, nëpërmjet një lidhjeje të paligjshme të energjisë elektrike, në shtyllën e tensionit në fshatin Halil, Fushë Krujë, lidhje për të cilën ka qenë e nevojshme patjetër ndërhyrja e specializuar e punonjësve të OSHEE-së së zonës.
Për këtë arsye u bë arrestimi i punonjëve së OSHEE-së, shtetasve O. F. dhe E. H., me detyrë punonjes të OSHEE-së Fushë Krujë, për veprën penale "Shpërdorimi i detyrës".
Gjithashtu, u shpallën në kërkim 2 punonjës të tjerë të OSHEE-së, shtetasi S. K., me detyrë përgjegjës i grupit të OSHEE-së (i arrestuar dhe më parë për këtë paligjshmëri) dhe shtetasi E. K., me detyrë elektricist i zonës.
Vijon puna hetimore për identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprat penale "Kultivimi i bimëve narkotike", "Vjedhja e energjisë elektike", "Organizimi i lojërave të fatit” dhe "Shpërdorimi i detyrës".
Foto ilustruese KRUJË- Punonjësit e OSHEE-së në Krujë kanë pezulluar punën për një periudhë kohe të ...
Ambulance TIRANË- Një aksident me disa të lënduar ka ndodhur në orët e para të mëgjesit. Në orën 07:...
Perplasja TIRANË- Mbrëmja e kaluar nuk kaloi qetë. Gjatë orës 23:37, u regjistrua një aksident automobilistik në zon&eum...
Foto ilustruese TIRANË-Ndryshojnë rregullat në Kodin Rrugor! Parlamenti miratoi një ditë më parë me 102 vota ndrysh...
Moti TIRANË- Dita e premte do të përfshihet nga masat ajrore të qëndrueshme, duke bërë që përgjatë gjith&...
“Raporti global i Kokainës 2023”, një publikim i fundit i Zyrës së Kombeve të Bashkuara për drogën dhe krimin (...
Foto ilustruese ITALI- E liruar për vetëmbrojtje, Gjykata italiane ka dënuar me burg një vajzë 27-vjeçare nga Ovada u d&eum...
Pamje nga momenti i ngjarjes GREQI- Një taksist shqiptar me tre mbiemra dhe katër emra të ndryshëm, me një asistent një barma...
Artan Hoxha TIRANË- Gazetari Artan Hoxha e konsideron thirrjen e DEA-s ndaj qytetarëve shqiptarë që të informojnë për dr...
Klodiana Lala TIRANË- DEA amerikane (Drug Enforcement Administration) u ka bërë thirrje qytetarëve shqiptarë të dërgojn&...