LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Vazhdojnë tensionet në ndeshjen Zvicër-Serbi, trajneri serb filmohet duke sharë nënat shqiptare! Xhaka shpjegon për fanellën ‘Jashari’: S'ishte politike

• Vazhdojnë reagimet dhe polemikat edhe pse kanë kaluar orë pas ndeshjes mes Serbisë dhe Zvicrës. • Sot kanë dalë pamje ku duket qartë se trajneri i Serbisë, Dragan Stojkoviç ka kryer veprime raciste në fushë, teksa është parë që pas golit të dytë të Serbisë të festojë duke sharë shqiptarët. • Ndërkohë mesfushori shqiptar Granit Xhaka, i cili u shpall edhe 'njeriu i ndeshjes', ka reaguar pasi festoi me një fanellë me numrin 26 që lexonte “Jashari”, pas fitores së Zvicrës ndaj Serbisë. • Sipas tij, nuk ka asgjë politike. • Numrin 26 që lexonte “Jashari”, pas fitores së Zvicrës ndaj Serbisë ishte dedikim për Ardonin, i cili është një i ri që po rritet shpejt. • Zvicra fitoi 2-3 me Serbinë në grupin G të Kupës së Botës, me helvetët që lënë jashtë kompeticionit serbët. • Tani Zvicra do të duhet që të përballet me Portugalinë në raundin tjetër.

10 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

FIFA mund ta hetojë, kapiteni Granit Xhaka rrezikon ndeshjen me Portugalinë…

Vazhdojnë tensionet në ndeshjen Zvicër-Serbi, trajneri serb

KATAR - Një lajm i keq mund të peshojë shumë për kombëtaren e Zvicrës, pasi kapiteni Granit Xhaka mund të vendoset në qëndër të hetimi disiplinor të FIFA-s për gjestet e tij në ndeshjen me Serbinë.

Sipas “Bild.de”, lojtari me origjinë shqiptare, që u vu në shënjestër të sulmeve serbe, mendohet se i provokoi ata, në lidhje me një ‘skandal seksual’ që ka plasur në kampin e skuadrës ballkanase, ku Vlahovic është akuzuar ka nisur një histori me bashkëshorten e portierit të dytë.

Në këtë mënyrë, kapiteni Granit Xhaka mendohet se i është referuar këtyre zërave duke ngjallur zemërimin e lojtarëve serbë që e sulmuan. Gjithsesi, është FIFA që duhet të thotë fjalën e fundit edhe për sjelljen e mesfushorit kosovar.
B.T (Dosja.al)

3 VITE ME PARE

“Vrite vrite shqiptarin!”/ Nuk u pikas gjatë ndeshjet, thirrjet në kor të serbëve kundër Xhakës dhe Shaqirit (ME VIDEO)

Vazhdojnë tensionet në ndeshjen Zvicër-Serbi, trajneri serb
Pamje nga ndeshja

KATAR- Përballja e djeshme mes Serbisë dhe Zvicrës pati dhe provokime që nuk u vunë re gjatë ndeshjes zyrtare, por tashmë rrjeti është mbushur me to. Ngacmimet verbale dhe provokimet fizike gjatë lojës nuk munguan nga futbollistët serb, të cilët nuk i lanë në asnjë moment të qetë, 2 shqiptarët e Zvicrës, Granit Xhakën dhe Xherdan Shaqirin.


Por kulmi arriti kur një grup tifozësh nisën të bërtisnin në kor: Vrite, vrite shqiptarin. Thirrje që duhen dënuar në një ndeshje të tillë.

Gjithashtu duket se ende nuk janë marrë në shqyrtim nga Fifa.

3 VITE ME PARE

Festoi fitoren me fanellën ku shkruhej “Jashari”, kapiteni Xhaka tregon arsyen...

Vazhdojnë tensionet në ndeshjen Zvicër-Serbi, trajneri serb

KATAR - Kapiteni kosovar i kombëtares helvete, Granit Xhaka ka sqaruar se nuk kishte asgjë politike në veprimin e tij dhe festimin e kualifikimit dje.

“Jo, nuk kishte asgjë politike brenda kësaj. Ishte një referim dhe dedikim për Ardonin, i cili është një i ri që po rritet shpejt, e të cilin e këshilloj shumë dhe që meriton shumë respekt për atë që është duke e bërë”,- ka thënë Xhaka.

Për të përforcuar atë që tha, Graniti ka botuar edhe një foto në Instagram me Aedon Jasharin, ku shprehu krenarinë për skuadrën e tij.

“Nuk mund ta përshkruaj sa e mirë është kjo ndjenjë. Shumë krenarë për djemtë e mi. Raundi i 1/16-ave të Kupës së Botës. Ia dolëm”,- ka shkruar Xhaka.

Vazhdojnë tensionet në ndeshjen Zvicër-Serbi, trajneri serb

B.T (Dosja.al)

3 VITE ME PARE

“Katar 2022”/ Turi 1/16-ve starton sot me Holandë-SHBA dhe Argjentinë-Australi… turi i 1/8

Vazhdojnë tensionet në ndeshjen Zvicër-Serbi, trajneri serb
Lionel Messi

KATAR- Pavarësisht prirjeve vetëvrasëse që të dy shfaqën në fazën e parë të turneut, veçanërisht Argjentina, ata ende kanë të gjitha arsyet të shpresojnë se do të vazhdojnë në garë. Mbrëmë Koreja e Jugut dhe Zvicra ishin skuadrat e fundit që kaluan nga grupet, pas ndeshjeve emocionuese dhe përmbysjeve epike. Skuadra nga Azia bëri një tjetër surprizë të madhe në turne, duke mposhtur Portugalinë (2-1) dhe duke lënë jashtë Uruguain, që mundi Ganën, por 2-0 nuk rezultatit mjaftoi dhe u skualifikuan.

Skuadra nga Afrika mori kështu, edhe pse në mënyrë indirekte, "hakmarrje" për eliminimin e tyre nga uruguaianët në Kupën e Botës 2010.

Në minutat e fundit të ndeshjes, ganezët dukej se po luanin pikërisht për këtë motib, për të penguar Uruguain të shënonte një goli i tretë, që do të jepte atë kualifikim dhe jo koreanëve. Zvicra, në një nga ndeshjet më tronditëse të grupeve, “pastroi” ftohtë dhe me saktësinë e një thike të ushtrisë zvicerane serbët dhe do të përballen me Portugalinë në 1/16.

Si i pari në grup, pavarësisht humbjes shokuese nga Kameruni, u kualifikua edhe Brazili, i cili do të përballet me Korenë e Jugut. Megjithatë, Seleção tregoi edhe një herë se janë një ekip tjetër pa Neymar, ndërsa trajneri Tite vendosi të lërë pushim lojtarët kryesorë. Interesi është fokusuar sot në mënyrën se si do të performojë Holanda (17:00) kundër Shteteve të Bashkuara luftarake, të cilët treguan një funksion shumë të mirë mbrojtës në grupin e tyre dhe Argjentinës që pati mjaft fat nga krosimet, pasi përballet (në orën 21:00) me Australinë dukshëm inferiore.

Fituesit e dy çifteve aktuale do të përballen në fazën tjetër dhe duke qenë se janë Argjentina dhe Holanda favorite, do të zgjojnë kujtimet e finales legjendare në Botërorin 1978, me Biancoceleste të Mario Kempes që fitoi në Buenos Aires. 

Kryqëzimet në raundin e 16-të

Sido që të jetë, për shumëkush pjesa kryesore dhe më interesante e Botërorit nis sot, të shtunë, me ndeshjet me eliminim direkt. 16 skuadra janë në garë për biletën e vazhdimit. 

E shtunë 12/3:

17:00: Holandë – SHBA

Ora 21.00: Argjentinë – Australi

– Fituesit e dy ndeshjeve do të takohen në fazën e 8-të të premten më 9 dhjetor.

E diel 4/12:

17.00: Francë – Poloni
21.00: Angli – Senegal

-Fituesit e dy ndeshjeve do të përballen me njëri-tjetrin në fazën e 8-të të shtunën më 10 dhjetor.

E hënë 12/5

ora 17:00: Japoni - Kroaci
21:00: Brazil - Kore e Jugut

- Fituesit e dy ndeshjeve do të takohen në fazën e 8-të të premten më 9 dhjetor.

E martë 6/12

17.00: Marok – Spanjë ora
21.00: Portugali – Zvicër

– Fituesit e dy ndeshjeve do të takohen në fazën e 8-të të shtunën më 10 dhjetor.

Në 48 ndeshje u shënuan gjithsej 120 gola (2.5 për ndeshje). Në ndeshjen e parë të grupeve, pra në 16 ndeshjet e para nga 32 skuadrat, kemi pasur 41 gola, në ndeshjen e dytë 40, ndërsa në ndeshjen e tretë dhe të fundit, gjatë së cilës kualifikueset për më shumë vende në “16-çe“.

3 VITE ME PARE

VIDEO/ Trajneri i Serbisë, shan në mënyrë skandaloze futbollistët kosovarë pas golit: Të qi**** nënën tënde shqiptare!

Vazhdojnë tensionet në ndeshjen Zvicër-Serbi, trajneri serb

KATAR - Ka ndodhur pas golit të dytë të Serbisë në epërsi 2:1 të minutës së 35-të, pas të cilit, ish-futbollisti dikur i madh, që tani drejton kombëtaren serbe, u pushtua nga emocionet duke fyer.

“Të qi**a nënën tënde shqiptare!”, - ka bërtitur Stojkovic, me sa duket duke aluduar për numrin e madh të lojtarëve me origjinë shqiptare që luajnë për Zvicrën.

Megjithatë, vetëm nëntë minuta më vonë, Embolo barazoi në 2-2 dhe i ktheu gjërat në rrugën e duhur, për të fiksuar fitoren 3-2. Kujtojmë se Serbisë i duhet një fitore për të t’u kualifikuar, ndërsa barazimi i mjaftonte Zvicrës.

B.T (Dosja.al)

3 VITE ME PARE

“Katar 2022”/ Turi 1/16-ve starton sot me Holandë-SHBA dhe Argjentinë-Australi…

Vazhdojnë tensionet në ndeshjen Zvicër-Serbi, trajneri serb

KATAR - Kjo është ‘fotografia’ e 1/16-tës së Botërorit “Katar 2022”. Ndeshjet mes gjashtëmbëdhjetë të kualifikuarve do të fillojnë të shtunën, më 3 dhjetor dhe do të përfundojnë të martën më 6 dhjetor, me dy takime në ditë. Ky është vijimi i ndeshjeve me ditën dhe orën: 

E shtunë, 3 dhjetor
Holandë-Shtetet e Bashkuara (16:00)

Argjentinë-Australi (20:00)

E diel, 4 dhjetor
Francë-Poloni (16:00)
Angli-Senegal (20:00)

E hënë, 5 dhjetor
Japoni-Kroaci (16:00)
Brazil-Koreja e Jugut (20:00)

E martë, 6 dhjetor
Marok-Spanjë (16:00)
Portugali-Zvicër (20:00).

 B.T (Dosja.al)

3 VITE ME PARE

Rekord i Shaqirit! Bashkohet me Cristiano Ronaldon dhe Leo Messin, të vetmit lojtarë që kanë shënuar në tri Botërorët e fundit…

Vazhdojnë tensionet në ndeshjen Zvicër-Serbi, trajneri serb

KATAR - Ylli i Zvicrës me prejardhje nga Kosova, sulmuesi anësor Xherdan Shaqiri, iu është bashkuar Cristiano Ronaldos dhe Leo Messit, si të vetmit lojtarë që kanë arritur të shënojnë gola në tri kampionatet e fundit Botërorë.

Shaqiri ka shënuar gol edhe në kampionatet botërore Brazil 2014, Rusi 2018 dhe Katar 2022, diçka që kanë mundur ta bëjnë vetëm edhe dy yjet e futbollit, Ronaldo dhe Messi.

Ylli me prejardhje nga Kosova e arriti këtë rekord sonte, kur në minutën e 20-të bombardoi portën e Serbisë, ndeshje e cila përfundoi 3-2 në favor të Zvicrës.

Në fazën tjetër helvetët do të përballen me Portugalinë e Cristiano Ronaldos.

B.T (Dosja.al)

3 VITE ME PARE

Serbët provokojnë përsëri Kosovën gjatë ndeshjes Zvicër-Serbi, FIFA mbyll sytë…

Vazhdojnë tensionet në ndeshjen Zvicër-Serbi, trajneri serb

KATAR - Një tifoz serb është fiksuar me një bluzë, ku shihet gjysma e hartës së Kosovës, ndërkohë që tifozëve shqiptarë nuk iu është lejuar nga FIFA të futen brenda stadiumit me simbole kombëtare.

"FIFA është duke i mbyllur sytë ndaj këtyre provokimeve",- është shprehur gazetari kosovar Venhar Isufi, i cili ka shpërndarë fotografinë demaskese.

“Edhe një provokim i hapur ndaj Kosovës, në ndeshjen Zvicër-Serbi. Tifozi serb mbi maicen e tij shihet vetëm gjysma e hartës së Kosovës. FIFA është duke i mbyllur sytë ndaj këtyre provokimeve,”- ka shkruar ai në rrjetet sociale.

Vazhdojnë tensionet në ndeshjen Zvicër-Serbi, trajneri serb

B.T (Dosja.al)

3 VITE ME PARE

Çfarë kuptimi kishte fanela me numrin 26, ku shkruhej mbiemri “Jashari” që kishte veshur Granit Xhaka?

Vazhdojnë tensionet në ndeshjen Zvicër-Serbi, trajneri serb

KATAR - Po çfarë kuptimi kishte fanela me numrin 26, ku shkruhej “Jashari”? Fanela në fjalë i përkiste shqiptarit tjetër, që luan me skuadrën e Zvicrës, Ardon Jashari. Granit Xhaka i kishte marrë bluzën shokut të skuadrës dhe e ka veshur atë me arsyen e vetme se kishte mbiemrin e heroit kosovar Adem Jashari.

Granit Xhaka ka reaguar pas fitores me Zvicrës ndaj Serbisë, ku festoi me një fanellë me numrin 26 që lexonte “Jashari. Xhaka ka sqaruar se nuk kishte asgjë politike në veprimin e tij dje.

“Jo, nuk kishte asgjë politike brenda kësaj. Ishte një referim dhe dedikim për Ardonin, i cili është një i ri që po rritet shpejt, e të cilin e këshilloj shumë dhe që meriton shumë respekt për atë që është duke e bërë,”- tha Xhaka.

Kjo ishte dhe një mënyrë e zgjuar për t’iu shpëtuar ndëshkimit të FIFA-s, pasi serbët nuk mund të ngrejnë asnjë akuzë, pasi në fund të fundit, Ardon Jashari, ishte një lojtar prezent në stolin e kombëtares së Zvicrës, pavarësisht se nuk luajti ndaj tyre.

B.T (Dosja.al)

3 VITE ME PARE

"Bravo shqipe!", Fitorja e Zvicrës ndaj Serbisë gëzon krerët politikë në Kosovë, Osmani dhe Kurti komplimentojnë Xhakën e Shaqirin

Vazhdojnë tensionet në ndeshjen Zvicër-Serbi, trajneri serb
Kurti, Xhaka dhe Shaqiri

KATAR- Të shumta kanë qenë reagimet pas fitores së Zvicrës ndaj Serbisë në ndeshje për kualifikimet në 1/8 e finales në Kupën e Botës. Xherdan Shaqiri, Breel Embolo dhe Remo Freuler shënuan golat e fitores për Zvicrën.

Fitorja e Zvicrës u festua jo vetëm nga sportdashësit dhe tifozët zviceran por dhe nga shqiptarët anë e mbanë, ku dhe në Kosovë nuk munguan urimet dhe nga krerët e shtetit. Kështu kryeministri Albin Kurti ka publikuar foton e Xhakës dhe Shaqirit në festimin e golit duke e shoqëruar me mbishkrimin: Serbia nuk kalon. Urime Zvicrës!.

Ndërkohë dhe presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka publikuar një foto të Xhakës dhe Shaqirit duke bërë simbolin e shqiponjës dhe e ka shoqëruar me mbishkrimin: Bravo shqipe!

Ka qenë një ndeshje ku pati shumë tensione, me Granit Xhakën protagonist duke iu treguar vendin serbëve. Por për të festuar fitoren, Xhaka veshi fanellën e Ardon Jasharit me numër 26 dhe duke u dukur mbiemri historik.

Zvicra fitoi me rezultatin 3-2 kundër Serbisë, duke e lënë këtë të fundit jashtë Kupës së Botës. Të gjithë shqiptarët kanë shpërthyer fishekzjarret për dy futbollistët që u kthyen në protagonistët e ndeshjes, Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka.

ndeshja zvicer-serbi kupa e botes katar 2022

Sondazh

Poll

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!