LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Vrasja ‘aksidentale’ me grushte në Vlorë, dinamika dhe hetimet për rolin e sekserit të pronave, djalin e anëtares së KLP

• Rei Meta, autori i vrasjes me grushte të Armando Meshaut në Vlorë një ditë më parë, ka pohuar ngjarjen në Policinë e Shtetit, duke u shprehur se ngjarja ka qenë aksidentale. • Sipas tij, nuk ka pasur qëllim që ta vrarë 55-vjeçarin, por vetëm ta ndëshkonte pasi ai e kishte sharë në ambientin ku edhe ishin. • Ndërkohë veç të dyshuarit kryesor lidhur me ngjarjen, 10 persona janë shoqëruar në Polici, pasi besohet se kanë dijeni për gjithë çfarë ka ndodhur. • Deri më tani, i prangosuri pretendon se shkak për sherrin janë bërë ofendimet e viktimës, por një nga pistat e hetimit, është se djali i anëtares së KLP-së, Nurihan Meta, dyshohet se është sekser pronash dhe sherri mund të jetë përshkallëzuar për premtimin e pambajtur të një apartamenti mes palëve. • Viktima kishte dalë nga një zyrë noterie afër Gjykatës së Vlorës dhe ka hyrë brenda një qendre interneti për të printuar disa dokumente. • Aty ka shkuar edhe punonjësi i Doganave, Rei Meta, i cili fillimisht ka replikuar me viktimën për konflikin që kishin për një pronë dhe më pas e ka goditur me dy grushte që kanë rezultuar fatale për 55-vjeçarin. • I riu e ka qëlluar me një grusht në fytyrë dhe një në pjesën e pasme të kokës Armando Meshaun, i cili ka rënë në tokë dhe autori më pas është larguar nga vendngjarja. • Burime nga Policia e Vlorës konfirmojnë se Rei Meta ndërhynte shpeshherë si sekser për pronat në Vlorë. Gjithnjë sipas informacioneve, ai premtonte dhe mbante përgjegjësi në emër të së ëmës, Nurihan Meta, e cila është anëtare e Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

7 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

KUJDES! PAMJE TË RËNDA-Del videoja/ Inxhinieri nga Vlora vdiq nga goditjet me grushta, i riu e qëlloi pas koke

Vrasja ‘aksidentale’ me grushte në Vlorë, dinamika dhe
Momenti i vrasjes

VLORË- Dalin pamjet e rënda të vrasjes së Armando Meshaut, dje në Vlorë. "BoldNews" ka publikuar pamjet e vrasjes së regjistruar mesditën e djeshme, rreth orës 11:45, në ambientet e një kancelarie në lagjen “Hajro Cakërri” në Vlorë, ku humbi jetën 55-vjeçari, i cili u qëllua me grusht nga Rei Meta. 

Siç shihet dhe nga pamjet, Armand Meshau ndodhet i ulur para një kompjuteri në momentin kur nis debati me autorin 33-vjeçar, Rei Meta. Në një moment Armando Meshau çohet dhe godet me grusht Rei Metën. Më pas, ky i fundit e godet disa herë rresht me grushte në fytyrë dhe pas koke, goditje që kanë rezultuar fatale për 55-vjeçare.

Fillimisht, Meshau bie në karrike dhe duket që e ka të vështirë të mbajë kokën lart, derisa në një moment "këputet" dhe bie në kokë. Një djalë i afrohet t’i japë ndihmë, por viktima ka ndërruar jetë në vend për shkak të goditjeve. Pas ngjarjes, autori u largua nga vendi i ngjarjes, por u kap po dje. Gjatë rrëfimit të tij në Komisariatin e Vlorës, Rei Meta ka thënë para policisë, se shkak për sherrin është bërë një shumë parash, që Armando Meshau ia kishte për të dhënë.

2 VITE ME PARE

 “Mos më ngri zërin”, si nisi sherri brenda qendrës së internetit në Vlorë që përfundoi me një viktimë

Vrasja ‘aksidentale’ me grushte në Vlorë, dinamika dhe
Rei Meta dhe Armando Meshau

TIRANE- Detaje të reja janë mësuar në lidhje me ngjarjen e ndodhur të martën në lagjen “Hajri Çakërri” të Vlorës, ku si pasojë e një konflikti fizik mes dy personave, mbeti i vdekur Armando Meshau. Sherri për pronën në Vlorë i mori jetën 55-vjeçarit Armando Meshau. Sipas informacioneve, theksohet se viktima dhe autori Rei Meta kanë dalë nga një qendër noterie dhe më pas janë futur në qendrën e internetit, që dyshohet se do të printonin dokumentet. Më tej bisedimet kanë agravuar. Sipas deklaratave të autorit, viktima e ka ofenduar dhe më pas Rei Meta e ka goditur me grushte.

“Edhe viktima edhe autori së bashku kanë ecur në afërsi të gjykatës dhe kanë hyrë ne qendrën e internetit. Viktima i ka thënë se duhet të printonin një material, pasi kanë hyrë brenda kanë folur dhe debatuar për vendin dhe pjesën e printimit të dokumentit. Duket se viktima nuk kishte dokumentin me vete dhe këtu ka nisur konflikti. Në momentin që kanë qenë duke folur, viktima ka ngritur zërin dhe autori i është kundërpërgjigjur; ‘mos më ngri zërin’ dhe më pas situata ka agravuar. Duket se USB apo ndoshta dokumenti mungonte, dhe kjo ka sjellë.... Kanë mbërritur nga një zyrë noteri në këtë qendër dhe viktima i ka thënë autorit se nëpërmjet USB do t’i mundësonte dokumentin”, raportoi ndër të tjera gazetari për “News 24”.

Mësohet se Meta ka deklaruar në polici se nuk ka pasur motiv për ta vrarë 55-vjeçarin, teksa në qendrën e internetit janë takuar rastësisht, pasi të dy do të printonin disa dokumente. Sipas tij, vdekja e Meshaut ishte aksidentale. Policia ka pyetur dëshmitarë okularë të ngjarjes, por edhe të afërm të viktimës dhe autorit të ngjarjes. Hetimet janë përqendruar kryesisht për të vërtetuar dhe mbi ato që ka deklaruar 33-vjeçari Meta, nëse sherri nisi për shkak të një mosmarrëveshje për pronësinë e një apartamenti të një pallati të ndërtuar nga viktima. Autori është djali i anëtares së Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Nurihan Seiti.

2 VITE ME PARE

I biri i mori jetën ndërtuesit, PD kërkon largimin e anëtares së KLP-së: Pengesë për hetimin dhe zbardhjen e ngjarjes kriminale

Vrasja ‘aksidentale’ me grushte në Vlorë, dinamika dhe
Rei Meta, Nurihan Meta dhe Armando Meshau

TIRANE- Partia Demokratike ka kërkuar largimin e anëtares së KLP-së, Nurihan Meta, djali i të cilës një ditë më parë i mori jetën biznesmenit të ndërtimit, Armando Meshau. PD kërkon largimin e anëtares së Këshillit të Lartë Gjyqësor, nën argumentin se mund të pengojë hetimin për zbardhjen e ngjarjes. Sipas kësaj force politike, çdo ditë që Nurihan Meta do të mbajë detyrën e anëtares së KLP-së, do të përbëjë një cënim të rëndë të integritetit të KLP-së, si dhe pengesë për hetimin dhe zbardhjen e shpejtë të kësaj ngjarje kriminale.

Rei Meta, 33-vjeç, pretendon se nuk donte ta vriste ndërtuesin Armando Meshau, të cilin e goditi dy herë me grusht në fytyrë. Në dëshminë e tij, ai ka rrëfyer edhe konfliktin e hershëm që ka patur me Armandon, që sipas tij ka lindur për një tokë që viktima kishte blerë, por që vetë Meta kishte hyrë garant për një person të tretë për ta blerë, duke pranuar se po kryente rolin e një sekseri.

Deklarata

Për shkak të dhunës të ushtruar nga shtetasi Rei Meta, djali i anëtares së Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Nurihan Meta, humbi jetën shtetasi Armando Meshau; si dhe faktet e bëra publike nga hetimet paraprake, të cilat dëshmojnë se djali i anëtares së KLP-së vepronte si sekser duke përdorur emrin dhe prestigjin e postit të së ëmës, kërkojnë një hetim të thelluar jo vetëm të krimit të kryer nga Rei Meta, por edhe të këtyre akuzave publike që sot rëndojnë mbi znj. Nurihan Meta. Prandaj, në respekt të ligjit dhe për shkak të detyrës të lartë që mbulon, Partia Demokratike i bën thirrje znj. Nurihan Meta të japë dorëheqjen për t’i hapur rrugën drejtësisë.

Çdo ditë që zj.Nurihan Meta mban detyrën e anëtares së KLP-së, përbën një cënim të rëndë të integritetit të KLP-së, si edhe bëhet pengesë për hetimin dhe zbardhjen e shpejtë dhe të plotë nga ana e prokurorisë, të kësaj ngjarje kriminale. Prokuroria nuk mund të jetë nën presion për shkak të konfliktit të interesit që rëndon mbi të nga ana e anëtarëvë të KLP-së. Partia Demokratike mbështet prokurorinë për një hetim të gjithëanshëm të kësaj ngjarje të rëndë në të cilën humbi jetën z. Armando Meshau, dhe në këto orë të trishta, ne shprehim ngushëllimet tona për familjen e të ndjerit.

2 VITE ME PARE

FOTO pak para momentit FATAL! Si u vra inxhinieri në Vlorë? Rei Meta e goditi me dy grushta në qendër interneti

Vrasja ‘aksidentale’ me grushte në Vlorë, dinamika dhe
Armando Meshau

VLORË-  Dalin pamje të tjera, disa momente para vrasjes së Armando Meshau. JOQ ALBANIA ka siguruar një pamje ekskluzive nga sherri me një viktimë në Vlorë, ditën e djeshme. Siç shihet edhe nga fotoja, Rei Meta, djali i anëtares së KLP-së qëndron përballë me inxhinierin Armando Meshau (Meto). Bëhet me dije se ata janë takuar rastësisht në qendrën e internetit, ku inxhinieri, po printonte disa letra.

Vrasja ‘aksidentale’ me grushte në Vlorë, dinamika dhe
Armando Meshau dhe Rei Meta

Pas një debati me fjalë dhe sharjesh, Rei Meta ka goditur me grushta inxhinierin dhe ky ka rënë në tokë. Mësohet se shkak për vdekjen, mund të jetë bërë përplasja e kokës. Sipas burimeve, i riu e ka goditur me dy grushte inxhinierin, i cili gjeti vdekjen në vendngjarje.

2 VITE ME PARE

“Djali i anëtares së KLP-së i merr jetën inxhinierit”, Berisha: Krim i shëmtuar, soji i kriminelëve të pushtetit

Vrasja ‘aksidentale’ me grushte në Vlorë, dinamika dhe
Sali Berisha

VLORË-  Ish-kryeministri, Sali Berisha ka reaguar për ngjarjen në Vlorë.

“Krim i shëmtuar! Rei Meta djali i anëtares së KLP, Nurihan Meta sekser i merr jetën inxhinierit Armando Meshau. Miq, sot në Vlorë 33 vjeçari Rei Meta, një sekser gjobvënës me emër, në një akt të shëmtuar kriminal i mori jetën me grushte në një kancelari në Vlorë, inxhinierit Armando Meshau. Ky sekser që i kishte premtuar inxhinierit se do ti zgjidhte nëpërmjet nënës se tij një çeshtje pronësie kundrejt shpërblimit me një apartament. Vrasësi është djali i anëtares së KLP Nurihan Meta dhe përfaqëson sojin e kriminelëve të pushtetit për të cilët ligji nuk ekziston.Shpreh ngushëllimet më të ndjera familjes Meshau dhe dënoj me ashpërsinë më të madhe këtë akt kriminal të shëmtuar dhe kërkoj dënimin më të rreptë të vrasësit.”, shkruan Berisha.

2 VITE ME PARE

Grushtoi për vdekje 55-vjeçarin në Vlorë! Rei Meta tregon versionin e ngjarjes: Nuk kisha qëllim ta vrisja

Vrasja ‘aksidentale’ me grushte në Vlorë, dinamika dhe

VLORË- Autori i vrasjes së 55-vjeçarit Armando Meshau, Rei Meta, djali i anëtares së KLPS në dëshminë e tij ka treguar versionin e ngjarjes.

Sipas burimeve të policisë Meta ka thënë se nuk ka pasur motiv për ta vrarë teksa në qendrën e internetit janë takuar rastësisht sipas tij pasi të dy do të printonin disa dokumente.

Meta ka rrëfyer gjithashtu se viktima, Armando Meshau, e ka sharë i pari dhe e ka goditur ai kur konflikti është përshkallzuar. Meta gjithashtu ka treguar se ka goditur për vetëmbrojtje teksa pretendon se 55-vjecari e ka humbur jetën nga përplasja me tokën, ose ndonjë orendi të internet kafesë, në momentin kur është rrëzuar përtokë si rrjedhojë e grushtave. Sipas tij vdekja e 55-vjecarit pretendohet të jetë aksidentale. 

Në anën tjetër burimet e policisë së Vlorës konfirmojnë se Rei Mete fuste shpesh herë sekser për pronat në Vlorë. Sipas tyre ai mbante përgjegjësi në emër të së ëmës. Mete kërkonte që për lejet e pronave që jepeshin, apo zgjidhjen e marrëveshjeve të mbante dhe ai përfitime.

2 VITE ME PARE

Djali i anëtares së KLP vrau 55-vjeçarin! Dëshmitari zbulon DETAJE: Nuk ka patur përleshje, e goditi me dy grushte...

Vrasja ‘aksidentale’ me grushte në Vlorë, dinamika dhe
Rei Meta dhe Armando Meshau

VLORË- Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Vlorë, ku një ditë më parë djali i anëtares së Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Rei Meta goditi për vdekje me grushte 55-vjeçarin, Armando Meshau.

Mësohet se viktima kishte dalë nga një zyrë noterie afër Gjykatës së Vlorës dhe ka hyrë brenda një qendre internet për të printuar disa dokumente. Aty ka shkuar edhe punonjësi i Doganave, 33-vjeçari Rei Meta, i cili fillimisht ka debatuar me viktimën për konflikin që kishin për një pronë dhe më pas e ka goditur me 2 grushte që kanë rezultuar fatale për 55-vjeçarin.

Ndërkohë sipas dëshmisë së punëtorit të qendrës së internetit për News.24, nuk ka pasur përleshje mes tyre. 

“Nuk ka pasur përleshje mes tyre. Ishin vetëm dy goditje”,-tha punonjësi i qendrës së internetit.

33-vkeçari e ka qëlluar me një grusht në fytyrë dhe një në pjesën e pasme të kokës Armando Meshaun, i cili ka rënë në tokë, dhe Rei Meta më pas është larguar nga vendngjarja.

nurihan meta armando meshani rei meta

Sondazh

Poll

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri