LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Vrasja e Arben Lleshit/ Gjykata jep sot vendimin për Mjacajn dhe 12 të arrestuarit, zbardhen dëshmitë e drejtorit të burgut të Peqinit dhe Indrit Shaqjas

• Gjykata ka dhënë vendimin për të akuzuarit e ngjarjes së Peqinit, 11 zyrtarë bashkë me drejtorin e IEVP Peqin janë lënë në masën "Arrest burg" dhe një nga të akzurit me "Detyrim paraqitje". të japë ditën e sotme masën e sigurisë ndaj Sokol Mjacajt dhe 12 të ndaluarve të tjerë, gardianë dhe civilë, të cilët dyshohet se bashkëpunuan me autorin e vrasjes për futjen e armës brenda ambienteve të burgut të Peqinit. • I arrestuar është edhe drejtori i burgut të Peqinit, Kamer Hoxha. • Sipas prokurorisë, pista kryesore e hetimit mbi ngjarjen mbetetr vrasja me pagesë. • Vetë Mjacaj ka deklaruar se armën e ka marrë rreth 20 ditë më parë nga hyrja, pra në rrugë tokësore. • Ndërkohë sot janë zbardhur edhe dy dëshmi të reja, ajo e drejtorit të burgut, Kamer Hoxha dhe e të burgosurit që mbeti i plagosur, Indrit Shaqja. • Hoxha ka thënë se çdo monitorim i të burgosurve është bërë i filmuar dhe nën mbikqyrjen e kamerave. • Sipas tij Mjacaj e ka pasur pistoletën në kutinë e qumështit. • Nga ana tjetër, Shaqja ka treguar momentin si ka ndodhur vrasja. • Ai ka deklaruar se ka marrë dy herë letra anonime brenda në burg, ku premtohej se për vrasjen e Lleshit, do paguheshin 200 mijë euro. • Kujtojmë se ngjarja ka ndodhur pak ditë më parë, ku pas një konflikti mes të burgosurve të dënuar me burgim të përjetshëm, Sokol Mjacaj ka qëlluar për vdekje me armë zjarrin Arben Lleshin dhe ka plagosur rëndë, Indrit Shaqjan.

6 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

Zbardhet dëshmia e shefit të regjimit të posaçëm: Mjacaj kishte katër ditë që ishte transferuar, sendet personale i ka pasur vetë në dorë

Vrasja e Arben Lleshit/ Gjykata jep sot vendimin për Mjacajn dhe 12 të
sokol mjacaj

ELBASAN- Një tjetër dëshmi është zbardhur lidhur me vrasjen e ndodhur në burgun e Peqinit, ku Sokol Mjacaj qëlloi për vdekje me armë zjarri Arben Lleshin.  Shefi i regjimit të godinës B në burgun e Peqinit, ku vuante dënimin me burgim të përjetshëm, Sokol Mjaçaj, ka dhënë deklaratën e tij mbi procedurën që u ndoq për trasferimin e Mjaçajt në sektorin ku kreu vrasjen.

Në dosjen e siguruar nga Top Channel, Vilson Shima, ka deklaruar se Mjaçaj kishte vetëm katër ditë që ishte transferuar në dhomën tjetër, ndërsa sendet personale i ka pasur vetë në dorë i dënuari me burgim të përjetshëm. Ai gjithashtu ka deklaruar se ditën e ngjarjes nuk ishte në punë dhe se lajmin e ka marrë vesh nga mediat.

“Unë jam njohur me ngjarjen napërmjet mediave, gjatë kohës që unë kam qënë në banes me familjarët e mi dhe duke festuar lindjen e djalit tim. Dua të them se shtetasi Sokol Mjaçaj është i sistemuar në dhomën nr.9 në katin e 2 (dytë) sektori nr.1, në këtë dhomë ai ka rreth 4 ditë që është akomoduar dhe qëndron në dhomë me shtetasin Ëngjëll Ucaj, të dy këtë shtetas janë të dënuar me burgim të përjetshëm.

Dua të them se para 4 (katër) ditësh kur është akomoduar i dënuar në dhomën nr.9 në katin e 2 (dytë) sektori nr.1, është shoqëruar me një punonjës grup sigurie dhe sendet e tija nga dhoma e parë i ka marrë vetë në dorë dhe është kaluar të dhoma nr. 9, unë nuk kam qënë i pranishëm në transferimin e shtetasit Sokol Mjaçaj, pasi kam qënë me shefin e policisë dhe shefin e regjimit godinës A dhe punonjësit e tjerë për sistemin e të dënuarve të tjerë, pasi kishim urdhër për të boshatisur të gjithë hyrjen nr.2, pasi do hapet sistem (41 biz). Dua të them se kontrolli i dhomës dhe fizik i shtetasit Sokol Mjaçaj është bërë rreth para 1 (një) muaj e 15 (pesëmbëdhjetë) ditësh, nga kontrolli nuk është konstatuar asnjë send i kundraligjshëm.

Dua të them se shtetasi i ndjerë Arben Lleshi ka qënë i akomoduar në katin e par Sektori nr.2, godinën nr.B, dhoma nuk më kujtohet, shtetasi Arben Lleshi ka qëndruar në dhomë gjatë gjithë kohës i vetëm. Në lidhje me sa po më pyesni dua të them se sektorët në ajrim dalin të ndarë veç e veç, dhe nuk bashkohen në ambientet e ajrimit dhe ambiente e përbashkëta mbyllen që mos të kenë kontakt apo konflikte. Nuk kam dijeni që shtetasi i ndjerë të ishte me plan masash, si dhe nuk më është komunikuar ndonjë gjë e tillë verbalisht. Dua të them se shtetasi i ndjerë Arben Lleshi është i evidentuar në listën e personave të përfshirë në konflikt, por jo më shtetasin Sokol Mjaçaj”, ka deklaruar Shima.

Kujtojmë se sot pritet që gjykata të japë vendimin mbi masat e sigurisë për Sokol Mjacajn dhe 12 të ndaluarve të tjerë, gardianë dhe civilë, të cilët dyshohet se bashkëpunuan me autorin e vrasjes për futjen e armës brenda ambienteve të burgut të Peqinit. Pas hekurave është edhe drejtori i burgut, Kamer Hoxha. 

2 VITE ME PARE

Zbulohen detaje të reja nga dosja/ Çfarë u gjet brenda qelisë së Sokol Mjaçajt në burgun e Peqinit?

Vrasja e Arben Lleshit/ Gjykata jep sot vendimin për Mjacajn dhe 12 të
burgu i peqinit

PEQIN- Detaje të reja vijojnë të zbardhen nga vrasja e ndodhur pak ditë më parë në burgun e Peqinit, ku Sokol Mjacaj qëlloi për vdekje, Arben Lleshin dhe plagosi Indrit Shaqjan.

Në dosjen hetimore të publikuar nga mediat,  thuhet se arma e zjarrit që përdori Sokoli u gjet në ambientet e takimeve me familjarët. Po ashtu janë gjetur dy pjesë metalike si ato të predhave të fishekëve dhe 5 gëzhoja me kapsollë të goditur.

PJESË NGA DOSJA: 

Gjatë këqyrjes së dhomës në pjesën ballore të derës hyrëse ndodhet dritarja e cila në pjesën e sipërme ka të varur një perde e cila ka një vrimë tejshkuese me përmasa 4×4.5 cm. Pasi hapim perden vihet re dritarja me dy kanate metalike dhe prej xhami ku xhami në krahun e djathtë të dritares ka një vrimë tejshkuese me përmasa 3.5×5.5 Cm. Poshtë dritares afër një stoli u gjetën dy pjesë metalike të shtypura të ngjashme si ato të predhave të fishekëve luftarake. Më pas këqyrja vazhdoj në ambientet e godinës së takimeve të seksionit B në sigurinë e lartë ku në hyrjen e godinës në distancë 150 cm. Në ambientet e cila është e përshtatur për takimet me familjarët është gjetur një armë zjarri me numër J 132766 ku brenda në fole ju gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 5 gëzhoja me kapsollë të goditur. Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes janë marrë me tampon steril njolla me ngjyrë të kuqe të cilat janë të ngjashme si ato të gjakut njerëzor. Lidhur me provat materiale u përpilua vendimet për kryerje ekspertimi daktiloskopik, balestik si dhe biologjik.

Në dosje thuhet më tej se janë sekuestruar 7 hard disqe me regjistrimet e kamerave të brendshme dhe të jashtme të burgut. Kujtojmë se sot pritet që gjykata të japë vendimin mbi masat e sigurisë për Sokol Mjacajn dhe 12 të ndaluarve të tjerë, gardianë dhe civilë, të cilët dyshohet se bashkëpunuan me autorin e vrasjes për futjen e armës brenda ambienteve të burgut të Peqinit. Pas hekurave është edhe drejtori i burgut, Kamer Hoxha. 

2 VITE ME PARE

Kushërirë apo mikeshë? Kush është Ilda që i sillte 'ushqime' Sokol Mjacajt brenda burgut të Peqinit

Vrasja e Arben Lleshit/ Gjykata jep sot vendimin për Mjacajn dhe 12 të
Sokol Mjacaj

TIRANË- Zbulohen të tjera detaje nga vrasja që ndodhi pak ditë më parë brenda burgut te Peqinit. Sokol Mjacaj rezulton se ka bërë 5 takime për vitin 2023.

I fundit ka qenë më 25 Gusht. Sa i përket futjes së ushqimeve kjo ka ndodhur nga dy persona. Vetëm një herë, më 1 Shtator, i ka dërguar i vëllai Paulin Mjacaj. Ndërsa në 4 raste të tjera ia ka dërguar një grua. Ajo është prezantuar si kushërirë e Mjacajt, ndërsa më 16 Nëntor, që rezulton edhe hera e fundit, është prezantuar si mikeshë. Sipas Kamber Hoxhës, gruaja në fjalë quhet Ilda Rapo.

“Nga verifikimi për futjen e ushqimeve, nga data 01.09.2023 deri sot ka futur ushqime në datën 01.09.2023, 14.09.2023, 22.09.2023, 03.10.2023 dhe 16.11.2023. Në datën 01.09.2023, i ka sjellë i vëllai Paulin Mjacaj, kurse në rastet e tjera i ka sjellë kushërira e tij me emrin Ilda Rapo. Kjo shtetase në katër raste është prezantuar si kushërirë dhe në datën 16.11.2023 është prezantuar si mikeshë. Personi që sjell ushqimet regjistrohet nëpërmjet kartës së identitetit dhe pyetet i burgosuri nëse është dakord që t’i pranojë ose jo ushqimet. Për rastin konkret, për periudhën që unë jam në detyrë nuk ka pasur rast të tillë, duke u bazuar në informacionin paraprak që kam marrë. Në dijeninë time për këtë periudhë nuk ka pasur asnjë konflikt”, tha drejtori i burgut.

12 persona janë vënë në pranga pas rastit të rëndë në burgun e Peqinit ku i dënuari Sokol Mjacaj vrau me armë zjarri të dënuarin tjetër Arben Lleshin dhe plagosi Indrit Shaqjen. Një ndër të arrestuarit është edhe drejtori i komanduar i burgut, Kamber Hoxha.

/Dosja.al

2 VITE ME PARE

Si ndodhi vrasja në burgun e Peqinit? Zbardhet DËSHMIA e Indrit Shaqjas: Na kanë ofruar 200 mijë euro për kokën e Arben Lleshit

Vrasja e Arben Lleshit/ Gjykata jep sot vendimin për Mjacajn dhe 12 të
indrit shaqja, sokol mjacaj, arben lleshi

PEQIN- Burgu i Peqinit u trondit pak ditë më parë nga një vrasje me armë zjarri ku viktimë mbeti Arben Lleshi dhe u plagos rëndë Indrit Shaqja. Ndërkohë është zbardhur edhe dëshmia e këtij të fundit. 

Në dosjen e publikuar në media, Shaqja ka rrëfyer për prokurorët se si u krye vrasja e Arben Lleshit nga Mjacaj. Ai tregon se ka gjetur letra, ku premtohej se për vrasjen e Lleshit, do paguheshin 200 mijë euro.

Gjithashtu në dëshminë e tij Shaqja ka thënë se me viktimën kishin pasur marrëdhënie të mira, por që ishin prishur së fundmi. 

DËSHMIA E PLOTË

Në cilësinë e personit që ka dijeni për rrethanat e ngjarjes është pyetur viktima Indrit Shaqja, i cili ka shpjeguar se ka qenë duke qëndruar në ambientet e dhomës duke gatuar.

Polici i kolonës ka thërritur dhe i ka thënë: ‘Indrit, të kërkojnë tek zgara e kolonës së sektorit’.

Ka dalë dhe është afruar se ‘kush më kërkon’ dhe aty ka parë se ishte shtetasi Sokol Mjacaj, i cili ka thënë se ‘O indrit, më njofto pak Ben Lleshin të dalë në dritare tek zgara se kam për t’i thënë diçka', kur është kthyer dhe ka parë në korridor të sektorit Arben Lleshin, e ka thërritur me fjalët se të kërkon Sokol Mjaca në dritare për të thënë diçka.

Ndërkohë aty është futur tek dhoma e Indrit Shaqes, shtetasi Arben Lleshi dhe është afruar tek dritarja dhe Indriti ka qenë duke parë ushqimin që ishte në sobë.

Ka dëgjuar fillimisht një krismë si kapsollë dhe aty ka kthyer kokën nga dritarja dhe ka parë se Arben Lleshi po tërhiqej në thellësi të dhomës duke humbur ekuilibrin.

Ka parë nga dritarja Sokol Mjacën me pistoletë në dorë dhe aty është afruar tek dritarja dhe ka nisur të flasë me Sokolin dhe e ka sharë.

Ndërkohë, Sokoli është larguar në drejtim të daljes për jashtë ajrimit, doli në korridor vetë dhe ndoqi me vrap Sokolin.

Kur ka dalë për në ajrim jashtë, ka parë se Sokoli i kishte drejtuar pistoletën një polici, ndërkohë që polici i ajrimit hapi derën që të dilte në ajrim.

E ndoqi nga mbrapa dhe ndërkohë policët tentonin të pengonin Indritin për të mos e ndjekur se nuk e dinte ç’po ndodhte dhe Sokoli i thoshte mos u afro se do të të vras dhe ty. Sokoli me pas hyri tek dhoma e takimeve me familjarët e dhomës B.

Ka deklaruar gjithashtu se gjatë gjithë kohës që ka qenë në burg, dy herë në sportelin e derës së dhomës ka gjetur dy letra të shkrujtura me shkrim dore, një rreth katër vjet më parë dhe tjetrën rreth një viti e gjysëm më parë në burgun e Peqinit me të njëjtën përmbajtje se do të paguajmë 200 mijë euro, do të sigurojmë dhe helmin që ti ta kryesh vdekjen e atij Arben Lleshit, nëse je dakord me të dyja rastet, i kanë thënë se nëse je dakord, na kthe përgjigje me letër.

Është deklaruar gjithashtu se në të dyja rastet, letrat ia ka dhënë shtetasit Arben Lleshi, për të cilin deklaroj se ka dijeni gjithë burgu, kam pasur marrëdhënie të mira në Fushë Krujë, ndërsa më pas i ka prishur për shkak se i përbuzte fenë ky i dënuar.

Në Peqin ka qenë për 3 muaj në regjim të posaçëm se iu kap telefoni në dhomë. Në vijim ka deklaruar se një anonim i ka dërguar letër Arben Lleshit tek dhoma se e paralajmërojnë se për kokën tënde po paguajnë 200 mijë euro dhe për Xheladin Krujën 200 mijë euro.

2 VITE ME PARE

"Mjacaj i vendosi pistoletën në qafë punonjësit të policisë"/ DËSHMIA e plotë e drejtorit të burgut të Peqinit: Armën e fshehu në kutinë e qumështit

Vrasja e Arben Lleshit/ Gjykata jep sot vendimin për Mjacajn dhe 12 të
Burgu i Peqinit

PEQIN- Në dëshminë e tij të zbardhur Drejtori i Burgut të Peqinit Kamber Hoxha ka bërë të ditur rrethanat e ngjarjes së ndodhur disa ditë më parë në burgun që ai ka në administrim. Hoxha ka thënë në dëshminë e siguruar nga Ora News, se çdo monitorim i të burgosurve është bërë i filmuar dhe nën mbikqyrjen e kamerave.

Sipas tij Mjacaj e ka pasur pistoletën në kutinë e qumështit, sipas dëshmisë që vetë autori i kishte bërë pas ngjarjes. Midis të tjerash Hoxha tregon momentin e dorëzimit dhe kërkesën e tij për të pasur në prani një prokuror. 

Dëshmia e Drejtorit të burgut të Peqinit Kamber Hoxha : 

Me marrjen e detyrës më datë 22.11.2023 është marë me organizimin e punës dhe sistemin e disa të dënuarve që nuk ishin akomoduar për shkaqe të ndryshme në dhomat e akomodimit në sektor, situatë të cilën e ka mësuar nga struktura vartëse e policisë. Më datë 15.12.2023 rreth orës 13;52 minuta kam qënë në ambjentet e zyrës, ku kam dëgjuar në radio dhënse marrrëse se diçka po ndodhte në godinën B, ambjentet e ajërosjes.

Ka folur në radio se cfarë problemi ka dhe me raportuan në radio se ka ngjarje dhe duhet ambulanca menjëherë. Në moment ka dalë nga zyra dhe është nisur për në regjim të brendshëm. Aty ka parë se ishin dy të plagosur me armë zjari dhe ishin me gjak. Hypën të dy të plagosurit në ambulancë dhe i nisën për në spitalin e Peqinit për ndihmë mjekësore.

Pas kësaj u futa në ambjetet e brendshme midis dy godinave të akomodimit të dënuarve dhe ka shkuar tek vendi ku ishte i vendosur i burgosuri Sokol Mjaca. Objekti ishte ku bëhen takimet e familjarëve dhe kishte mbyllur derën nga brenda dhe po qëndronte aty. Mësova nga punonjësit e policisë të planizuar në ajrosje dhe takimet me familjarët se i dënuari Sokol Mjaca, ishte tek dhoma e takimeve dhe kishte armë me vete.

Afrohem tek dera dhe i burgosurime tha që dua prokurorin se do ta dorëzoj armën. Në keto momente, i thashe nje policit që të njoftonte oficerin e informacionit që të më sjelli telefonin brenda. Në orën 14:01 telefonova Drejtorin e Përgjithshëm, i cilit i raportova që kemi nje ngjarje, plagosje me armë të dy bashkëvujtësve të dënimit dhe pistoletën e ka me vete.

Pastaj kam qëndruar mbrapa derës, kurse Sokoli qëndronte nga brenda derës.

E vetmja kërkesë që kishte, ishte që kërkonte prokurorin. Thoshte që nëse vjen prokurori do të dorëzoj armën dhe do ti tregoj të gjitha.

Pas shumë negociatash bashkë me drejtorin e përgjithshëm shkuam, i dhamë një palë pranga, me të cilat u prangos vetë dhe e la armën në tokë sic i thamë neve. Hapi derën dhe e shoqëruam me sherbimet e policisë.

Procedura e akomodimit në dhomë të një të dënuari i cili në rastin e parë që vjen i trasferuar nga një IEVP tjetër, apo paraburgim bëhet duke u vedosur në godinën e observimit (ambientyet e pritjes), ku mësohet lidhur me konfliktet, njohjen e personalitetit të tij, njohjen me vendimin nga sektorët përkatës.

Më pas bëhet akomodimi në dhomë i tij, duke marrë parasysh se në sektorin e tij mos ketë konflite apo hasmërira. Në të gjitha rastet që bëhet sistemimi i të dënuarve nëpër dhoma, procedura është e tillë: Propozohet nga shefi i regjimit të brendshëm, në rastin konkret në IEVP Peqin është punonjësi me gradë nenkomisar, i quajtur Vilson Shima dhe përgjegjësi sektorit Shoqëror që është shtetasi Agim Haka dhe miratohet nga shefi policisë i IEVP-së, dhe më pas konfimohet nga Drejtori IEVP-së.

I dënuari Sokol Mjaca është në sektorin e sigurisë së lartë për shkak të vendimit gjyqësor ku caktimi i sigurisë vendoset me vendim gjykate. I dënuari Sokol Mjaca (i dënuar me burgim të përjetshëm), nga koha që unë erdha i komanduar në detyrën e drejtorit të IEVP Peqin në datën 22.11.2023, e kam gjetur të akomoduar në godinën e cilësuar si godina e 41-Biz, i cili aty ishte i akomoduar i vetëm në dhomë.

Për shkak se do të hapej 41-Biz, duhet të boshatisej sektorët ku ishin të akomoduar rreth 20 të burgosur, t ëcilët brenda ditës janë sistemuar nëpër sektorë të tjerë dhe janë marë masat për akomodimin e të burgosurit, i cili me urdhër të Ministrit të Drejtësisë do të kalonte në regjimine posacëm (41-Biz).

Për këtë arsye e kemi sistemuar në katin e dytë të godinës B. Në fillim të muajit hartohet grafiku nga shefi i regjimit të brendshëm dhe shefi i policisë, për daljen në ajërosje të burgosurve sipas sektorëve dhe miratohet nga drejtori i institucionit. Si në dalje për ajërosje dhe në hyrje për ajërosje bëhet kontroll nga punonjësit e policisë të ngarkuar për këtë detyrë.

Unë nuk e kam të qarte se si e ka kryer lëvisjen ky i burgosur. Nga komunikimet që unë pata me punonjësit e ajërosjes mu tha që Sokoli i kishte kërkuar që të shkonte të merrte kafe në dhomë.

Ka shkuar nga ajrosja që gjendet në katin e parë, për në katin e dytë ku ndodhej dhoma e tij, pastaj ka zbritur përsëri poshtë për të dalë për në shëshin e ajrosjes. Dhoma ku janë dy të dëmtuarit është dhoma e parë, majtas në katin e parë, në një distancë rreth 5 metër nga sheshet e ajërimit.

Aty nga dritarja pasi i foli në emër të dëmtuarve i ka qëlluar me armë. Pastaj ndërhyvën punonjësit e policisë dhe ecuan tek ambientet e takimit.

Në këtë kohë Sokoli i vendosi pistoletën në qafë punonjësit të policisë, emrin e të cilit nuk e di. Pas kësaj e futën në dhomat e takimit të familjarëve. Derën ku u fut Sokoli e mbylli me shul hekuri (lloz) nga brenda.

Siç u shpreha më lartë duhet të kontrollohej. Behet regjistrii i të dhënave të personit, i cili sjell ushqimet tek postoblloku ne hyrje të rrethimit të jashtëm të IEVP-së. Shoqërohet personi për në vendin e kontrollit që është para hyrjes në regjimin e brendshëm.

Atje bëhet kontrolli i të gjitha sendeve dhe i kalohen të burgosurit nga punonjës policie me detyrë kontrollor dhe i jepen të burgosurit. Po skanohen, por skaneri ka qënë me difekt që nga data 21.10.2023. Skaneri është rregulluar përpara 3-4 ditësh.

Monitorimi kryhet me kamera sigurie dhe me punonjes policie të cilët bejne vezhgimin nga sipër. Ambientet monitorohen me punonjës policie dhe me kamera. Kontrollet bëhen periodike, sipas informacioneve që kemi.

Shtetasi Sokol Mjaca kishte tre ditë. Unë kam komunikuar me Sokolin për rreth një orë e gjysëm, pasi ai u fut tek dhoma e takimit.

Në komukimin ishte shumë i qetë. Me tha se armën e kam futur para një muaji dhe e kam mbajtur të fshehur në kutinë e qumështit.

E bëra këtë kur mora lajmin nga mediat që u futa në 41-Biz. Nuk mund ta sqaroj se si ka nodhur, pasi kontrolli është kryer, por mund të këtë patur neglizhencë në ndonjë moment të caktuar nga punonjëist e policisë të cilët kanë kryer kontrollin. Kontrolli kryhet kryesisht me dorë duke i kontrolluar një për një sendet dhe me dedektor dore.

Nga verifikimet që bëra sot pas ngjarjes, për vitin 2023 ka bërë 5 (pesë) takime dhe i fundit ka qënë në datën 25 gusht 2023. Nga verifikimi për futjen e ushqimeve, nga data 01.09.2023 deri sot ka futur ushqime në datën 01.09.2023, 14.09.2023, 22.09.2023, 03.10.2023 dhe 16.11.2023.

Në datën 01.09.2023, i ka sjellë i vellai Paulin Mjaca, kurse në rastet e tjera i ka sjellë kushërira e tij me emrin Ilda Rapo.

Kjo shtetase në katër raste është prezantuar si kushërirë dhe në datën 16.11.2023 është prezantuar si mikëshë. Personi që sjell ushqimet regjistrohet nepermjet kartës së identitetit dhe pyetet i burgosuri nëse është dakort që ti pranojë ose jo ushqimet.

Për rastin konkret, për periudhën që unë jam në detyrë nuk ka pasur rast të tillë, duke u bazuar në informacionin paraprak që kam marrë. Në dijeninë time për këtë periudhë nuk ka pasur asnjë konflikt.

U kqyrë dhoma nr.12, sektori 2, kati 1, Godina B siguri e lartë në IEVP Peqin e cila ndodhet përball bokseve të ajrimit të godinës B. Gjatë kqyrjes së dhomës në pjesën ballore të derës hyrëse ndodhet dritarja e cila në pjesën e sipërme ka të varur një perde e cila ka një vrimë tejshkuese me përmasa 4x4.5 cm.

Pasi hapim perden vihet re dritarja me dy kanate metalike dhe prej xhami ku xhami në krahun e djathtë të dritares ka një vrimë tejshkuese me përmasa 3.5x5.5 Cm. Poshtë dritares afër një stoli u gjetën dy pjesë metalike të shtypura të ngjashme si ato të predhave të fishekëve luftarake.

Më pas kqyrja vazhdoj në ambjentet e godinës së takimeve të seksionit B në sigurinë e lartë ku në hyrjen e godinës në distacë 150 cm. Në ambjentet e cila është e përshtatur për takimet me familjarët është gjetur një armë zjari me numër J 132766 ku brenda në fole ju gjetën dhe sekuestruan në cilësin e provës materjale 5 gëzhoja me kapsollë të goditur.

Gjatë kqyrjes së vendit të ngjarjes janë marë me tampon steril njolla me ngjyrë të kuqe të cilat janë të ngjashme si ato tyë gjakut njerëzor.

Lidhur me provat materjale u përpilua vendimet për kryerje ekspertimi daktiloskopik, balestik si dhe biologjik.
Eshte kqyrur dhoma e akomodimit te shtetasit Sokol Mjaca i cili ishte i akomoduar me shtetasin e denuar Engjell Ucaj, ku u konstatua se tualeti ishte jo e montuar mire dhe kaseta ishte jashte funksionit.

2 VITE ME PARE

Vrau të burgosurin në Peqin, nis seanca për Sokol Mjacajn, shoqërohet nga forca të shumta police

Vrasja e Arben Lleshit/ Gjykata jep sot vendimin për Mjacajn dhe 12 të
Sokol Mjacaj

ELBASAN- Sot gjykata pritet të japë masën e sigurisë ndaj tij dhe 12 të ndaluarve të tjerë, gardianë dhe civilë, të cilët dyshohet se bashkëpunuan me Sokolin për futjen e armës brenda ambienteve të burgut. I arrestuar është edhe drejtori i burgut të Peqinit, Kamer Hoxha.


Prokuroria e Elbasanit po heton në pistën e vrasjes më pagesë, por Sokol Mjaçaj ka deklaruar se me viktimën ka pasur konflikte.

Sipas tij, Arben Lleshi nuk e ka pranuar në sektorin e tij, ndaj konflikti mes tyre ka degraduar në vrasje. Por sipas prokurorisë, dëshmia e tij është alibi dhe pista kryesore mbetet vrasja me pagesë. Për armën, ai ka deklaruar se e ka marrë rreth 20 ditë më parë nga hyrja, pra në rrugë tokësore.

Sokol Mjaçaj, i cili vuan dënimin me burgim të përjetshëm në burgun e sigurisë së lartë IEVP “Peqin”, qëlloi dje me armë zjarri ndaj të burgosurve Indrit Shaqja dhe Arben Lleshi Lleshi. Ky i fundit nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të marra, ndërsa Shaqja është jashtë rrezikut për jetën./Dosja.al

sokol mjacaj arben lleshi indrit shaqja

Sondazh

Poll

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend