LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Vrasja e shqiptarit në Selanik, shkak trafiku i drogës! Autori dorëzohet në polici. BISEDA mes shqiptarëve: Ti kam dhënë lekët, s'të kam borxh

• Shpëtim Bajrami është personi që ka vrarë 50-vjeçarin shqiptar dje në Selanik. • Shqiptari u ekzekutua me 3 plumba në afërsi të një karburanti në Selanik të Greqisë mesditën e së enjtes. • Identiteti i viktimës ende nuk është bërë me dije, ndërkohë që mediat greke i kanë publikuar foton autorit, duke shtuar se është nga Elbasani dhe dyshohet si anëtar i një grupi kriminal në qytet. • Por pas u shpërnda urdhërkërkimi për të, autori i ngjarjes së bashku me avokatin e tij është dorëzuar para policisë së Selanikut. • Në dëshminë e tij, Bajrami ka deklaruar se me viktimën ishin shokë. • Sipas dëshmitarëve, autori dhe viktima, para krimit, kishin konsumuar një kafe ku edhe debatonin për një borxh. • Dyshohet se viktima dhe autori janë përplasur për një trafik droge. • Viktima një ditë para vrasjes ishte kthyer në Selanik nga një udhëtim 2 ditor në atdhe, por si në Shqipëri ashtu edhe në Greqi rezulton i padënuar.

3 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

"Ishim shokë"/ Vetëdorëzohet shqiptari që vrau 50-vjeçarin në Greqi

Vrasja e shqiptarit në Selanik, shkak trafiku i drogës! Autori

GREQI- Autori i vrajes së 50-vjeçarit shqiptar në Greqi është dorëzuar para autoriteteve në Selanik. Protothema shkruan se shqiptari u dorëzua mesditën e së premtes. Bëhet fjalë për një 45-vjeçar, baba i tre fëmijëve, i cili u vetëdorëzua i shoqëruar nga avokati i tij.

Sipas informacioneve, 45-vjeçari pretendon se ishte shok me viktimën dhe se mes tyre kishte pasur një sherr. Shkak i përleshjes dyshohet se kanë qenë çështjet financiare që kanë të bëjnë me viktimën dhe autorin. Ndaj 45-vjeçarit është ngritur një dosje dhe pritet të dalë në prokurori dhe hetues. Policia greke thotë se autori ka qenë me precedent penalë ndërsa mjeti është në pronësi të bashkëjetueses së tij, edhe kjo nga Elbasani.

 

3 VITE ME PARE

“E kam bërë punën, më jep lekët”/ Shqiptari në Selanik dyshohet se u vra për trafik drogës, autori pjesë e një grupi kriminal në Elbasan

Vrasja e shqiptarit në Selanik, shkak trafiku i drogës! Autori
Shpëtim Bajrami

GREQI- Policia greke ka nisur hetimet për gjetjen dhe kapjen e autorit që mesditën e së enjtes qëlloi për vdekje një 50-vjeçar me origjinë shqiptare, në zonën e Analipsit, në lindje të Selanikut. Sipas dëshmive, autori dhe viktima dyshohet se janë njohur me njëri-tjetrin dhe pak kohë para vrasjes kanë qenë të ulur së bashku në një lokal të zonës.

Sipas informacioneve të iefimerida, viktima me origjinë nga Elbasani i Shqipërisë bënte udhëtime të shpeshta drejt vendit të tij, tre deri në katër herë në muaj. Një ditë para vrasjes së tij, në fakt, ai ishte kthyer nga një udhëtim i tillë dyditor. Sipas të njëjtave informacione ai ndiqte linjën Shkup-Pogradec-Shqipëri dhe po kthehej në Greqi nga Krystallopigi. Të njëjtat informacione thonë se në sistemin shqiptar viktima konsiderohet si i dyshuar për transport droge, edhe pse as në Shqipëri dhe as në Greqi nuk ka dënim.

Autori i vrasjes mizore, sipas të njëjtave informacione, edhe nga Elbasani, i lidhur me një nga familjet më të rrezikshme të qytetit shqiptar, është dënuar për drogë në Greqi. Por në Shqipëri, rekordi i tij  është i pastër. Personat që kanë qenë dëshmitarë të përleshjes mes dy burrave raportojnë se kanë dëgjuar dialogun e mëposhtëm:

Viktima: Unë e kam bërë punën, më jep lekët.

Autori: Të kam dhënë, nuk të kam borxh.

Sipas informacioneve të mbledhura nga punonjësit e policisë që trajtojnë rastin, autori konsiderohet i rrezikshëm dhe ka gjasa të drejtojë tre makina, njëra prej të cilave është e bashkëshortes së tij.

 

3 VITE ME PARE

FOTO- Ky është shqiptari që vrau bashkëkombësin e tij në Selanik, dyshohet se fshihet në Shqipëri

Vrasja e shqiptarit në Selanik, shkak trafiku i drogës! Autori

GREQI- Identifikohet autori i vrasjes së 51-vjeçarit shqiptar në Selanik, i cili është një shqiptar. Mediat greke shkruajnë se autori i vrasjes është i njohur për policinë, pasi ka precedentë të mëparshëm penalë.

Hetimet për zbardhjen e krimit po vijojnë, ndërsa policia ka nisur kontrollet për kapjen e autorit, pasi materialet vizuale nga kamera e sigurisë së karburantit kanë ndihmuar në identifikimin e autorit. Në të njëjtën kohë, policia ka dhënë urdhër për mbylljen e kufijve, pasi si sulmuesi ashtu edhe bashkëshortja e tij, që ndodheshin në makinën që ai drejtonte, vijnë nga Shqipëria dhe ekziston frika se do të ikin në shtetin fqinj.

Vrasja e shqiptarit në Selanik, shkak trafiku i drogës! Autori

Ai eshte Shpëtim Bajrami, i datëlindjes 1973. Automjeti i markës “Pegueot” me targë NKN 5671, është pronë e bashkëshortes së tij Elena Thanas Kurti e datëlindjes 1975 dhe për të cilën nuk dihet për momentin nëse është gjendur në banesë për t’u marrë në pyetje prej agjentëve apo është në kërkim së bashku me bashkëshortin e saj, i cili është edhe autor i dyshuar i vrasjes.

51-vjeçari shihet duke iu afruar një makine me ngjyrë të errët, makinë që është e palëvizshme dhe po debaton me shoferin. Teksa tenton të godasë me një send drejtuesin e mjetit, duke futur duart nga dritarja e hapur e mjetit, ai qëllohet dhe bie i vdekur në rrugë. Më pas shoferi largohet me shpejtësi dhe zhduket./Dosja.al

vritet shqiptari ne greqi greqi shpetim bajrami

Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë