LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Vrasja e të moshuarve në Dropull/ Vihet në pranga autori, policia zbardh motivin: Kishin konflikte të mëparshme (FOTO+EMRI)

• Është zbardhur ngjarja e rëndë e ndodhur dy ditë më parë në fshatin Bodrishtë të Dropullit, ku çifti i të moshuarve Kosta dhe Kleoniqi Ilia u gjetën të pajetë në banesën e tyre. • Ky krim tashmë ka një autor të arrestuar, të cilin policia e identifikoi i Thoma Mastora, 69 vjeç, banues në të njëjtin fshat me viktimat. • Ai akuzohet për kryerjen e veprave penale "vrasje në rrethana të tjera cilësuese" dhe "mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe municioneve”. • Thoma Mastora ishte banor i të njëjtit fshat ku jetonin të moshuarit dhe njiheshin me njëri-tjetrin prej disa vitesh. • Ai ishte personi i fundit që i kishte takuar para se t'i vriste, ndërsa një nga provat që çoi në identifikimin e tij si vrasësin e tyre ishte gota e rakisë që ishte në tavolinën e ndodhur në oborrin e shtëpisë, ku u gjend i pajetë edhe 84-vjeçari Kosta Ilia. • Ngjarja e rëndë dyshohet të ketë ndodhur në orët e vona të drekës ose të pasdites së 30 prillit. • Policia tha në deklaratën e tyre se shkaqet e vrasjes kanë qenë për motive të dobëta dhe konflikte çasti dhe të mëparshme mes autorit dhe viktimave. • Ka qenë një telefonate nga Greqia te një nga komshinjtë e çiftit që ka zbuluar ngjarjen tragjike. • E motra e Kleoniqit që u bë merak për të pasi dje në darke nuk kishin folur sikur bënin gjithmonë. • Kjo ngjalli dyshime te ajo se diçka do kishte ndodhur. • Pas telefonatës fqinja ka shkuar tek shtepia e çiftit në orën 6 të mëngjesit ku ka gjetur në fillim të pajetë Kostën të shtrirë në pragun e shtëpisë pranë tryezës me një shenjë goditje në pjesën anësore të kokës. • Më pas në brendësi të dhomës gjeti dhe Kleoniqin e pajetë me shenja dhune. • Çifti jetonin të vetëm dhe nuk kishin fëmijë.

4 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

Gota e rakisë në oborr zbuloi autorin e krimit, detaje të reja nga vrasja e të moshuarve në Dropull

Vrasja e të moshuarve në Dropull/ Vihet në pranga autori, policia
banesa e te moshuarve

DROPULL- Ngjarja që tronditi Dropullin dy ditë më parë është zbardhur ndërsa është vënë në pranga edhe autori i vrasjes së çiftit të të moshuarve, Kosta dhe Kleoniqi Ilia. Detaje të reja janë zbardhur nga kjo vrasje, ku raportohet se kanë qenë ekzaminimet daktiloskopike dhe biologjike ato që kanë zbuluar veprimet e autorit.

Thoma Mastora ishte banor i të njëjtit fshat ku jetonin të moshuarit dhe njiheshin me njëri-tjetrin prej disa vitesh. Ai ishte personi i fundit që i kishte takuar para se t'i vriste, ndërsa një nga provat që çoi në identifikimin e tij si vrasësin e tyre ishte gota e rakisë që ishte në tavolinën e ndodhur në oborrin e shtëpisë, ku u gjend i pajetë edhe 84-vjeçari Kosta Ilia. 

Ngjarja e rëndë dyshohet të ketë ndodhur në orët e vona të drekës ose të pasdites së 30 prillit. Policia tha në deklaratën e tyre se shkaqet e vrasjes kanë qenë për motive të dobëta dhe konflikte çasti dhe të mëparshme mes autorit dhe viktimave.  

Kleoniqi Alia, 88 vjeç, kishte disa kohë që ankohej te të afërmit e saj se 69-vjeçari i shqetësonte me praninë e tij. Sipas policisë të moshuarit u gjetën me shenja plage të shkaktuara nga mjet i fortë prerës në kokë dhe në trup. Burime policore pohojnë se arma e krimit është një sëpatë e vogël.

Drejtuesit e Komisariatit të Gjirokastrës thanë po ashtu në deklaratën e tyre se Thoma Mastora njihej si një njeri problematik në fshat. Ai ishte dënuar më herët për vjedhje. Për sqarimin e ngjarjes dhe identifikimin e autorëve u shoqëruan, u dhe pyetën për rrethanat e hetimit 35 shtetas. 

2 VITE ME PARE

Vrau me sende të forta çiftin e të moshuarve në Dropull, del FOTOJA e autorit

Vrasja e të moshuarve në Dropull/ Vihet në pranga autori, policia
thoma mastora

GJIROKASTËR- Është publikuar fotoja e 69-vjeçarit, Thoma Mastora, autorit të vrasjes së çiftit të të moshuarve në Dropull, Kosta dhe Kleoniqi Ilia.

Mastora është arrestuar nga policia, dhe akuzohet për veprat penale "vrasje në rrethana të tjera cilësuese" dhe "mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe municioneve”. 

Sipas policisë ngjarja ka ndodhur për shkaqe të dobëta, konflikte të çastit dhe mosmarrëveshje të mëparshme mes autorit dhe viktimës. 

2 VITE ME PARE

Vrasja e të moshuarve në Dropull/ Policia zbardh emrin e autorit, çfarë u gjet në banesën e viktimave

Vrasja e të moshuarve në Dropull/ Vihet në pranga autori, policia
drejtues te komisariatit te gjirokastres

GJIROKASTËR- Drejtues të komisariatit të Gjirokastrës kanë dhënë detaje mbi ngjarjen e rëndë në Dropull, ku çifti i të moshuarve Kosta dhe Kleoniqi Ilia u gjetën të pajetë në banesën e tyre.  Ky krim tashmë ka një autor të arrestuar, të cilin policia e identifikoi i Thoma Mastora, 69 vjeç, banues në të njëjtin fshat me viktimat. 

Ai akuzohet për kryerjen e veprave penale "vrasje në rrethana të tjera cilësuese" dhe "mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe municioneve”. Sipas policisë ngjarja ka ndodhur për shkaqe të dobëta, konflikte të çastit dhe mosmarrëveshje të mëparshme mes autorit dhe viktimës.

“Nga veprimet hetimore të kryera u arrit në konkluzionin se viktimat ishin goditur me sende të forta dhe prerëse. Nga kontrolli i ushtruar në banesë u gjet dhe u sekuestrua dhe një vlerë rreth 5 milionë lekë të reja që çifti kishte në banesë. U shoqëruan 35 persona, u kryen kontrolle, u bë eksperiment hetimor.

Nga provat e siguruara rezulton se autor i këtij krimi është Thoma Mastora 69 vjeç, banues po në këtë fshat (Bodrishtë). Në vijim të hetimeve u bë ekzekutimi i urdhrit për ndalimin e këtij shtetasi, me gjendje gjyqësore i dënuar më parë. Ndalimi u bë për veprën penale "vrasje në rrethana të tjera cilësuese" dhe "mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe municioneve”.

Motivi i krimit ishte për shkaqe të dobëta, konflikte të çastit dhe mosmarrëveshje të mëparshme mes autorit dhe viktimës. Janë sekuestruar disa prova mes tyre edhe arma e dyshuar e krimit, për të cilat pritet ekspertiza."  tha policia.

2 VITE ME PARE

Zbardhet ngjarja/ Çifti i të moshuarve u gjetën të vdekur në banesën e tyre në Dropull, arrestohet autori

Vrasja e të moshuarve në Dropull/ Vihet në pranga autori, policia
pamje nga vendngjarja

DROPULL- Është zbardhur ngjarja e rëndë e ndodhur dy ditë më parë në fshatin Bodrishtë të Dropullit, ku një çift të moshuarish u gjetën të pajetë në banesën e tyre. 

Mësohet se policia ka identifikuar dhe arrestuar autorin e vrasjes së tyre. Dyshohet se shkaku i vrasjes janë bërë pronat që kishte çifti Kosta Ilia 84 vjeç dhe Kleoniqi Ilia 88 vjeçe, të cilat autori donte t'jua merrte.

Ka qenë një telefonate nga Greqia te një nga komshinjtë e çiftit që ka zbuluar ngjarjen tragjike. E motra e Kleoniqit që u bë merak për të pasi dje në darke nuk kishin folur sikur bëningjithmonë. Kjo ngjalli dyshime te ajo se diçka do kishte ndodhur.  Pas telefonatës fqinja ka shkuar tek shtepia e çiftit në orën 6 të mëngjesit ku ka gjetur në fillim të pajetë Kostën të shtrirë në pragun e shtëpisë pranë tryezës me një shenjë goditje në pjesën anësore të kokës. Më pas në brendësi të dhomës gjeti dhe Kleoniqin e pajetë me shenja dhune. Çifti jetonin të vetëm dhe nuk kishin fëmijë.

kleoniqi ilia kosta ilia vrasje ne dropull thoma mastora

Sondazh

Poll

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën