LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Vrasja në Shkozë, nëna e autorit: Djalin e pashë në korridor, më tha ‘e vrava’, s'ishte pjesë e FA-ve! Prindërit e 37-vjeçares hapin dyert e mortit

• Një natë më parë, një vrasje ndodhi në periferi të kryeqytetit. Në Shkozet, Migena Sineni u qëllua me armë zjarri nga kunati i saj, Rolandi, teksa ajo po flinte me vazjën e saj të vogël vetëm 2 vjeçe. • Sot kanë dhënë një intervistë prindërit e autorit të vrasjes, Ikbale dhe Gëzim Sinani. • Sipas tyre, i biri prej kohësh kishte marrë medikamente por së fundmi nuk i kishte konsumuar më, gjë që mund të ketë ndikuar në shëndetin e tyre mendor. Po ashtu, sqaruan se i biri nuk ka qenë kurrë pjesë e Forcave të Armatosura por punonte si gomist, ndërsa mohuan kategorikisht dijeninë se i biri kishte armë zjarri, të cilën e përdori edhe për krimin. • Familjarët e Rolandit, përfshirë të vëllain, Erjonin, dhe prindërit u thanë hetuesve se gjendja psikologjike e tij në ditët e fundit ishte rënduar së tepërmi, nuk duronte më as zhurmat dhe të qarat e fëmijëve nëpër shtëpi. • Ndaj paraprakisht, një shkak për vrasjen mendohet të ketë qenë e qara e vajzës së vogël 2-vjeçare, e cila në ditët e fundit ka qenë e sëmurë dhe me temperaturë. • Ndërkohë familja e viktimës, në Lundër, ka hapur dyert e mortit pasi presin ngushëllime për humbjen e vajzës së tyre. • Tani edhe pse Gëzim Sinani ka mohuar se e ka prekur armën e krimit, pistoleta është dërguar në laborator dhe po inspektohet për të zbuluar nëse Rolandi ka pasur bashkëpunëtor në vrasjen e nënës së dy fëmijëve të mitur, apo e gjitha ishte pasojë e shëndetit të tij mendor. 

4 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Babai i 43-vjeçarit që vrau kunatën dhe veten: S’e kam prekur armën, i di rregullat

Vrasja në Shkozë, nëna e autorit: Djalin e pashë në
Gëzim Sinani

TIRANË- Gëzim Sinani, babai i 43-vjeçarit Roland Sinani që vrau kunatën e më pas veten, ka treguar se nuk e ka ditur më herët djali i tij nuk kishte armë. Në një intervistë që ai dha për Euronews Albania, ai tregoi se nuk e ka lëvizur armën, e madje nuk e ka ditur më herët që djali i tij kishte një armë.

“Absolutisht jo, unë jam i vjetër, kam bërë ushtri, kam bërë zbor. Unë i di rregullat e ushtrisë nuk mund të lëvizja armën. Se dija që kishte armë. Unë nuk e kam prekur armën me dorë se i di rregullat aq mirë sa s’ka. Në raste të tilla duhen doreza,”- tha babai i Roland Sinanit.

Migena Sinani u vra rreth orës 04:00 teksa flinte me vajzën e saj vetëm dy vjeçe. Roland Sinani e qëlloi për vdekje në shtrat, ndërsa më pas doli në oborr dhe u vetëvra. 37-vjeçarja ishte nëna e dy fëmijëve të mitur, por djali në momentin që ndodhi krimi, po flinte me gjyshërit në dhomën tjetër. Bashkëshorti i 37-vjeçares punonte turn i tretë si taksist dhe në momentin që ndodhi ngjarja nuk ishte në banesë.

3 VITE ME PARE

"Prej kohësh nuk merrte ilaçet"/ Vrasja në Shkozet, e ëma e 43-vjeçarit: Landi ishte i qetë pasi qëlloi Migenën

Vrasja në Shkozë, nëna e autorit: Djalin e pashë në
Ikbale Sinani

TIRANË- Ikbale Sinani, e ëma e Roland Sinanit, 43-vjeçarit që vrau kunatën e më pas dhe veten ka treguar se në përditshmëri ishte i qetë, por në disa momente e humbte kontrollin. Në një intervistë që ka dhënë për Euroneës Albania, ajo tha se i biri ishte shumë i qetë pasi kishte qëlluar për vdekje kunatën, ndërsa veten e vrau në oborrin e shtëpisë.

Mes dhimbjes ajo rrëfeu se nuk ka asnjë person të tretë të përfshirë në ngjarje, ashtu siç u aludua në fillim, pasi krimi në familje ndodhi brenda pak minutash.

“Nuk e di se ku e ka marrë armën. Ishte shumë i qetë pasi kishte vrarë Migenën. Landi e ka vrarë vetën në korridor. Se di ku shkoi më pas pistoletën. Nuk e ka bërë askush tjetër, e bëri Landi. Nuk më shkonte kurrë mendja se Landi do të vriste Migenën,”- tha ajo.

Po ashtu, ajo shtoi se 43-vjeçari prej kohësh nuk merrte medikamente.

“Erjoni e donte shumë. Kishte kohë që nuk ishte vizituar. Refuzonte të merrte dhe medikamente. Ai punonte prej kohësh që punonte në gomisteri. Ikte në mëngjes dhe vinte në 7, pastaj rrinte në shtëpi. Të dielën dilte xhiro me biçikletë. Donte vetëm qetësi. Kishim dëshirë të bënim një shtëpi tamam. Erjonit i ka ardhur si bombë,”- theksoi ajo.

Migena Sinani u vra rreth orës 04:00 teksa flinte me vajzën e saj vetëm dy vjeçe. Roland Sinani e qëlloi për vdekje në shtrat, ndërsa më pas doli në oborr dhe u vetëvra. 37-vjeçarja ishte nëna e dy fëmijëve të mitur, por djali në momentin që ndodhi krimi, po flinte me gjyshërit në dhomën tjetër. Bashkëshorti i 37-vjeçares punonte turn i tretë si taksist dhe në momentin që ndodhi ngjarja nuk ishte në banesë.

3 VITE ME PARE

E ëma e 43-vjeçarit që vrau kunatën rrëfen ngjarjen: Unë s'pashë gjak. Landi më tregoi vetë për vrasjen, vajza po qante

Vrasja në Shkozë, nëna e autorit: Djalin e pashë në
Nëna e Roland Sinanit

TIRANË- E ëma e Roland Sinanit, 43-vjeçarit që vrau kunatën e më pas dhe veten tregoi me detaje ngjarjen e rëndë të ndodhur një ditë më parë në Shkozë, ku djali i tregoi se kishte vrarë gruan e vëllait. Në një intervistë ekskluzive për Euronews Albania, nëna e Sinanit tha se në darkë nuk kishin asnjë konflikt, ndërsa tregoi dhe planet që kishin lënë për ditën e djeshme, para se të ndodhte ngjarja.

"Darkën që u ndamë kaluam shumë mirë, nuk kishim asnjë konflikt. Po fliste,me Migenën, për me marrë një shtëpi. Ikëm pastaj me flet gjumë . U çova në tre të natës kur hapa derën pashë Landin gjumë. I thashë ça ke, më tha që nuk kishte gjumë. I thashë të shtrihet gjumë dhe të çohet nesër të blemë ca pula se kishte Erjoni dhe Migena ditëlindjen e ti festonim t të dy ditëlindjet së bashku. Mirë tha Rolandi. 11 e kishte Erjoni me 13 e kishte Migena. Sapo u shtriva, nuk zgjati gjysmë ore, dhe dëgjova një krismë. U çova shkova te dhoma e Migenës, po qante goca, Landi ishte në korridor. Nuk pashë as gjak as asgjë. Ma tha çuni me gojën e vet se e ka vrarë Migenën,”- tha ajo.

Migena Sinani u vra rreth orës 04:00 teksa flinte me vajzën e saj vetëm dy vjeçe. Roland Sinani e qëlloi për vdekje në shtrat, ndërsa më pas doli në oborr dhe u vetëvra. 37-vjeçarja ishte nëna e dy fëmijëve të mitur, por djali në momentin që ndodhi krimi, po flinte me gjyshërit në dhomën tjetër. Bashkëshorti i 37-vjeçares punonte turn i tretë si taksist dhe në momentin që ndodhi ngjarja nuk ishte në banesë.

3 VITE ME PARE

43-vjeçari vrau kunatën dhe veten/ Flet babai: Shkonin shumë mirë, se di si ndodhi kjo gjë

Vrasja në Shkozë, nëna e autorit: Djalin e pashë në
Pamje nga intervista

TIRANË- Babai i Roland Sinanit, 43-vjeçarit që vrau kunatën dhe më pas edhe veten ka thënë se mes tij dhe kunatës, Migenës, nuk ka pasur kurrë konflikte. Madje shtoi se të dy shkonin shumë mirë, si motër dhe vëlla.

“Ata kanë shkuar mirë, ajo i bënte kafen shkonin shumë mirë. Se di si e bëri këtë punë ai unë nuk e kuptoj. Që të qëllosh me armë zjarri mbi gruan e vëllait!,”-tha ai. 

Në një intervistë për Euroneës Albania, ai ka thënë gjithashtu se Rolandi nuk ka qenë kurrë pjesë e Forcave të Armatosura, ai kishte punuar si gomist por dy ditë para ngjarjes kishte lënë edhe punën. 

“Erdhi e më tha babi unë nuk shkoj më në punë. Pse i thashë, nuk shkoj më tha. Po mirë i thashë,”-tha babai i Roland Sinanit.

Migena Sinani u vra rreth orës 04:00 teksa flinte me vajzën e saj vetëm dy vjeçe. Roland Sinani e qëlloi për vdekje në shtrat, ndërsa më pas doli në oborr dhe u vetëvra. 37-vjeçarja ishte nëna e dy fëmijëve të mitur, por djali në momentin që ndodhi krimi, po flinte me gjyshërit në dhomën tjetër. Bashkëshorti i 37-vjeçares punonte turn i tretë si taksist dhe në momentin që ndodhi ngjarja nuk ishte në banesë.

migena sinani vrasje ne shkozet

Sondazh

Poll

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri