LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Zbërthehet motra e Dan Hutrës: Hante mish me policët në burg, t'i japin dënimin maksimal. Jemi frikësuar se mund të na marrin peng

• Motra e Dan Hutrës, personit që kreu masakrën e Paskuqanit pasi vrau tre gra dhe plagosi tre të tjera e ka cilësuar të vëllanë si një njeri me rrezikshmëri shumë të lartë, por që mbrohej nga Policia e Shtetit. • Asija thotë se gjatë kohës që e vizitonte të vëllanë në burg, kishte vënë re që Hutra ushqehej shumë mirë dhe madje hante në një tavolinë me policët e burgut. • Asija ka treguar edhe se ndjehet e frikësuar për jetën e saj, pasi ka dëgjuar që në protestën e zhvilluar më 2 mars është thënë që mund të merret peng. Ajo shprehu ngushëllimet për familjet e viktimave dhe theksuar se e gjithë familja e saj është e tronditur për këto ngjarje makabre dhe bëri thirrje që të ndalohet dhuna ndaj grave. • Motra e Dan Hutrës ka rrëfyer detaje nga marrëdhënia mes të vëllait që kreu masakrën e Paskuqanit dhe bashkëshortes së tij. Ajo tha se Dan Hutra i kishte kërkuar gruas së tij që t’ia bënte testin e ADN-së që në momentin që lindi fëmijën, por që ajo nuk kishte pranuar. Asija tha gjithashtu se pas largimit të gruas së Dan Hutrës nga shtëpia, kishte shkëputur çdo lidhje me të vëllanë dhe se pas vrasjeve të 3 grave nga vëllai i saj, e gjithë familja është distancuar prej tij.

8 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Dan Hutra i vrau bashkëshorten shtatzënë dhe motrën, Erion Hysa: Çfarë kuptimi ka 8 Marsi…!? (VIDEO)

Zbërthehet motra e Dan Hutrës: Hante mish me policët në
Erjon Hysa

TIRANË- Dyert e mortit janë hapur me 2 mars në familjen Hysa në Kodër-Kamëz. Familjarët zgjedhin të mos flasin pasi janë ende të shokuar nga kjo ngjarje e rëndë që ju ka ndodhur.

Vdekjet e grave janë njoftuar tashmë në shtyllë dhe të afërm e fqinjë shkojnë e vijnë nga shtëpia ku ndodhi masakra e parë me autor Dan Hutrën.

Të dëshpëruar nga ngjarja që ju ka ndodhur por edhe të frikësuar se ndoshta vrasësi është pjesë e grupeve kriminale ata shprehen se nuk jetojnë më dot në këtë shtëpi.

Ndihma që kërkojnë nga shteti të dy vëllezërit lidhet me fatin e fëmijëve të mitur që gjenden në dyert e institucioneve shtetërore. Erjoni pyet me dëshpërim se çfarë kuptimi ka 8 marsi për gratë kur ato vriten barbarisht.

Marrë nga TOPCHANNEL

3 VITE ME PARE

Djali i familjes Hysa: Dan Hutra të pushkatohet! Si mund të ushqehet me taksat tona në burg ai

Zbërthehet motra e Dan Hutrës: Hante mish me policët në
I riu Hysa

TIRANË- Një nga djemtë e familjes Hysa ku bëri masakrën Dan Hutra kërkon hakmarrje. Në një prononcim për "Inside Story", ai shprehet se Hutra duhet të pushkatohet. Sipas të riut, Hutra s'mund të jeojë në burg me paratë e taksapaguasve shqiptarë.

“Drejtësia është me pushkatim. Si të paguajmë ne një kriminel me taksat tona, që ai të vazhdojë të jetojë, ndërkohë që ka bërë masakër?"- thotë ai.

Si ndodhi masakra më 1 mars?

Dan Hutra plagosi fillimisht 40-vjeçaren Marjana Gurakuqi në zonën e Astirit, pasi ajo nuk pranoi t’i jepte një shumë parash që ai i kërkoi. Më pas, me makinën që kishte marrë me qira, shkoi në Paskuqan, aty ku jetonte familja e ish-partneres së tij Elena Hysa. Hapi zjarr duke vrarë motrën dhe kunatën e saj, Mevlute Hysa dhe Hasime Dafku si dhe plagosi vetë Elenën e nënën e saj, Kujtime. Më pas shkoi në Kamëz, në shtëpinë e Etleva Kurtit, duke e qëlluar edhe këtë të fundit për vdekje.

Arratia e Dan Hutrës mori fund pas  7 orëve kërkime. Ai u arrestua nga policia në zonën e Sharrës ku kishte shkuar për të ekzekutuar një person të katërt, Rrahman Sela, por që nuk e realizoi dot. 40-vjeçari është dënuar më parë për përdhunim, vrasje e dhunë në familje. Në gjyq, ai nuk ka shprehur asnjë lloj pendese për krimet e kryera./Dosja.al

3 VITE ME PARE

VIDEO/ Babai i Elena Hysës: Dan Hutra më mori në telefon kur doli nga burgu

Zbërthehet motra e Dan Hutrës: Hante mish me policët në
Zaim dhe Erjon Hysa

TIRANË- Zaim Hysa, babai i Elena Hysës, gruas së Dan Hutrës ka treguar se autori i masakrës së Paskuqanit e ka marrë në telefon në momentin që ka dalë nga burgu. Në një intervistë për emisionin 'Uniko', Zaim Hysa thotë se Hutra e telefonoi dhe i kërkoi që t'i kthente borxhin prej 3300 Euro.

Pjesë nga intervista:

Spartak Koka: E more vesh kë të kishin vrarë, kë të kishin plagosur, kush ta kishte bërë?

Spartak Koka: Ta thanë që kush e ka bërë krimin?

Spartak Koka: Ta tha pastaj policia kur erdhe këtu?

Zaim Hysa: Jo. Policia s’e dinte për vete.

Spartak Koka: Ty ku të shkoi mendja?

Zaim Hysa: Unë e dija që ky e ka bërë këtë.. Edhe më pyetën mua këta, a ke folur me të? Kur ka dalë prej burgu? S’di gjë unë thashë kur ka dalë, po për të folur kam folur.

Spartak Koka: Kishe folur ti pasi ka dalë nga data 16 Shkurt? Kishe folur në telefon me Dan Hutrën?

Zaim Hysa: Po. Ka marrë ai në telefon. Më tha mua, kur t’i bie ato lekët që të kam borxh. 3300 Euro. Gjoja sipas atij.

Si ndodhi masakra më 1 mars?

Dan Hutra plagosi fillimisht 40-vjeçaren Marjana Gurakuqi në zonën e Astirit, pasi ajo nuk pranoi t’i jepte një shumë parash që ai i kërkoi. Më pas, me makinën që kishte marrë me qira, shkoi në Paskuqan, aty ku jetonte familja e ish-partneres së tij Elena Hysa. Hapi zjarr duke vrarë motrën dhe kunatën e saj, Mevlute Hysa dhe Hasime Dafku si dhe plagosi vetë Elenën e nënën e saj, Kujtime. Më pas shkoi në Kamëz, në shtëpinë e Etleva Kurtit, duke e qëlluar edhe këtë të fundit për vdekje.

Arratia e Dan Hutrës mori fund pas  7 orëve kërkime. Ai u arrestua nga policia në zonën e Sharrës ku kishte shkuar për të ekzekutuar një person të katërt, Rrahman Sela, por që nuk e realizoi dot. 40-vjeçari është dënuar më parë për përdhunim, vrasje e dhunë në familje. Në gjyq, ai nuk ka shprehur asnjë lloj pendese për krimet e kryera./Dosja.al

3 VITE ME PARE

Mevlutja u vra nga Dan Hutra, vëllai i saj kërkon ndihmë për mbesën jetime: Babai vuan nga probleme të shëndetit mendor, më dhimbset!

Zbërthehet motra e Dan Hutrës: Hante mish me policët në
Dan Hutra

TIRANË- Dan Hutra, një javë më parë vrau 3 gra dhe plagosi 3 të tjera në Paskuqan dhe Kodër-Kamëz, por këto nuk ishin dëmi i vetëm që shkaktoi. Pas la edhe një fëmijë jetim. Mevlute Hysa, motra e ish-bashkëjetueses së tij, kishte pak kohë që ishte bërë mama, vetëm 4 muaj më parë, por tanimë nuk e ka më nënën pranë saj.

Erjon Hysa, vëllai i Mevlutes ka kërkuar ndihmë nga "JOQ" dhe kërkon para për të rritur mbesën e tij. Ai thotë se mbesa e tij 4 muajshe tani është jetime pasi mamaja iu vra në mënyrë të pafajshme, ndërsa i ati ka probleme të shëndetit mendor dhe nuk mund të kujdeset për të. Hysa thotë se motra e tij para se të ndodhte ngjarja e rëndë ka jetuar te prindërit në Paskuqan. Por tani që ajo humbi jetën askush nuk mund të kujdeset për foshnjen 4 muajshe, pasi nëna dhe motra janë ende në spital.

Zbërthehet motra e Dan Hutrës: Hante mish me policët në

Për këtë arsye ai kërkon ndihmë nga shqiptarët për ta ndihmuar sado pak mbesën e tij dhe për këtë ka vendosur në dispozicion një kod bankar për të grumbulluar të ardhura sa më shumë për të ndihmuar të voglën që të mos i mungojë asgjë. 

Si ndodhi masakra më 1 mars?

Dan Hutra plagosi fillimisht 40-vjeçaren Marjana Gurakuqi në zonën e Astirit, pasi ajo nuk pranoi t’i jepte një shumë parash që ai i kërkoi. Më pas, me makinën që kishte marrë me qira, shkoi në Paskuqan, aty ku jetonte familja e ish-partneres së tij Elena Hysa. Hapi zjarr duke vrarë motrën dhe kunatën e saj, Mevlute Hysa dhe Hasime Dafku si dhe plagosi vetë Elenën e nënën e saj, Kujtime. Më pas shkoi në Kamëz, në shtëpinë e Etleva Kurtit, duke e qëlluar edhe këtë të fundit për vdekje.

Arratia e Dan Hutrës mori fund pas  7 orëve kërkime. Ai u arrestua nga policia në zonën e Sharrës ku kishte shkuar për të ekzekutuar një person të katërt, Rrahman Sela, por që nuk e realizoi dot. 40-vjeçari është dënuar më parë për përdhunim, vrasje e dhunë në familje. Në gjyq, ai nuk ka shprehur asnjë lloj pendese për krimet e kryera./Dosja.al

3 VITE ME PARE

Motra e Dan Hutrës: Kur doli nga burgu mori shtëpi me qira në Tiranë, donte patjetër të martohej

Zbërthehet motra e Dan Hutrës: Hante mish me policët në
Dan Hutra

TIRANË- Motra e Dan Hutrës, autorit të masakrës së Paskuqanit, u shpreh se pas ngjarjeve të ndodhura në Tiranë dhe vrasjeve të 3 grave nga vëllai i saj, e gjithë familja është distancuar prej tij. Në një intervistë në emisionin “Me Zemër të Hapur” në News24, Asija tha se situata ka qenë shumë e vështirë për ta. Kjo pasi, sipas saj, Dan Hutra kishte kërkuar të martohej që në momentin e parë që kishte dalë nga burgu.

“Ata që e kanë bërë këtë, nuk di çfarë të them. Nëse Dafina e ka tradhtuar Danin atëherë ai duhet ta linte Dafinën dhe të vazhdonte rrugën e tij. Por unë nuk besoj ta ketë tradhtuar. Dani është arrestuar dhe u fut në burg, unë i kam thënë fjalët e mia si motra më e madhe. I kam thënë përse nuk e vrarë vetën. Vëllezërit janë distancuar nga Dani. Nënën time Dani e ka varrosur për së gjalli, më pas ne të tjerëve, motra e vëllezër , nipër e mbesa. Doli nga burgu , mori shtëpi me qira dhe na thonte më gjeni një nuse që të vazhdojnë jetën përpara. Një ditë me merr në telefon dhe më thotë, motër do të fejohem. Më tregoi se duke ecur ajo me biçikletë iu gris qesja e ushqimeve dhe e ndihmova dhe aty vazhdoi lidhja jonë. Më pas u bëmë bashkë dhe ia kemi kaluar shumë mirë. Bëri një drekë të vogël. Në Tiranë mori një shtëpi me qira dhe kështu vazhdoi,”- tha Asija.

Si ndodhi masakra më 1 mars?

Dan Hutra plagosi fillimisht 40-vjeçaren Marjana Gurakuqi në zonën e Astirit, pasi ajo nuk pranoi t’i jepte një shumë parash që ai i kërkoi. Më pas, me makinën që kishte marrë me qira, shkoi në Paskuqan, aty ku jetonte familja e ish-partneres së tij Elena Hysa. Hapi zjarr duke vrarë motrën dhe kunatën e saj, Mevlute Hysa dhe Hasime Dafku si dhe plagosi vetë Elenën e nënën e saj, Kujtime. Më pas shkoi në Kamëz, në shtëpinë e Etleva Kurtit, duke e qëlluar edhe këtë të fundit për vdekje.

Arratia e Dan Hutrës mori fund pas  7 orëve kërkime. Ai u arrestua nga policia në zonën e Sharrës ku kishte shkuar për të ekzekutuar një person të katërt, Rrahman Sela, por që nuk e realizoi dot. 40-vjeçari është dënuar më parë për përdhunim, vrasje e dhunë në familje. Në gjyq, ai nuk ka shprehur asnjë lloj pendese për krimet e kryera./Dosja.al

3 VITE ME PARE

“U bë nami, s’do më shohësh më”, Asija tregon detaje nga jeta e Dan Hutrës: Nusja iku nga koteci kur debatuan për shtatzëninë

Zbërthehet motra e Dan Hutrës: Hante mish me policët në
Dan Hutra

TIRANË- Motra e Dan Hutrës ka rrëfyer detaje nga marrëdhënia mes të vëllait që kreu masakrën e Paskuqanit. Në një rrëfim për emisionin “Me Zemër të Hapur” në News24, ajo tha se Dan Hutra i kishte kërkuar gruas së tij që t’ia bënte testin e ADN-së që në momentin që lindi fëmijën, por që ajo nuk kishte pranuar. Asija tha gjithashtu se pas largimit të gruas së Dan Hutrës nga shtëpia, kishte shkëputur çdo lidhje me të vëllanë, por më vonë, ky i fundit e kishte telefonuar dhe e kishte ftuar për të pirë diçka me të. Ajo thotë se Dani i kishte rrëfyer se do të largohej drejt Francës dhe se ndodhta nuk do të takoheshin më.

"Kur shkova në Tiranë tek nënë, vëllai më tha e nusja është shtatzënë. Pashë Alketën që nuk ishte e qetë.  E pyeta kur ishte njohur me Danin sepse doja të kuptoja nëse e dinte se çfarë njeriu ishte dhe se çfarë kishte bërë më parë. Më tha se njiheshin prej 4 muajsh. Ajo më tha se është një vajzë 34-vjeçare dhe se nuk është kurrë vonë. Por ndërkohë jeta e tyre vazhdoi. Kur mora vesh se Alketa ka ikur nga shtëpia nëna më tha se ishte bërë nami. Nëna kishte dalë për të marrë bukë dhe kur ishte kthyer, i kanë thënë se nusja kishte dalë nga koteci dhe jo nga porta. Mund të ketë qenë orar drekë. Mendoj se Alketa ka ikur dhe dyshoj se ka qenë për shkak të nervozizmit e shtatzëninë. Unë i kam shkëputur më pas marrëdhëniet me Danin dhe i kam thënë se tani që ka dalë nga burgu duhet të vlerësojë jetën dhe lirinë. Atë ditë që Dani është arrestuar dhe Alketa ka ikur nga shtëpia kam shkëputur marrëdhëniet. Nëna më tha se ditën që ka bërë vizitën e shtatzënisë tek mjeku, janë revoltuar. Kam pirë kafe me Danin dhe më ka thënë;- Motër do të pish diçka sepse unë do të largohem për Francë dhe nuk do të shohësh më. Si motra për vëllanë unë i kam dërguar foto të nipërve, mbesave, t’i shohë dhe të mos largohet nga njerëzit. Por ai më ka thënë se Alketa nuk i jepte atësinë e djalit dhe kur Dani ka qenë në burg dhe unë në shtëpi, Alketa më ma ka marrë në telefon nga Tirana. Më ka thënë mund të vish në Tiranë dhe të pish kafe sepse kam respekt për ty. Unë e kam takuar dhe më ka shprehur edhe refuzimet që kishte me Danin, ndërsa Dani ishte në burg. Alketa ishte penduar. I thashë; Alketa do të jetosh prapë me Danin? Ajo më thotë ti jepja numrin Danin, por përgjigja ime ishte jo sepse unë isha betuar se nuk do t’i shkoja tek burgu. Alketës i kam thënë ‘kur të lindë fëmija do të marrin ADN e fëmijës dhe të Danit dhe fëmija del i Dan Hutrës, unë do të jem halla i këtij fëmije”. Ishte dakord dhe më tha se fëmija është i Danit. Erdhi koha dhe lindi. Kisha dëshirë ta shihja fëmijën tek spitali. Kam hyrë atë ditë tek fëmija kam parë edhe Alketën, kam qenë ditën e dytë kur ka lindur dhe pas disa ditësh Dani ka dalë nga burgu. Dhe nuk e di se si ka dalë nga burgu. Për Alketën më tha se nuk pranon të bëjë ADN e fëmijës,”- tha ajo.

Si ndodhi masakra më 1 mars?

Dan Hutra plagosi fillimisht 40-vjeçaren Marjana Gurakuqi në zonën e Astirit, pasi ajo nuk pranoi t’i jepte një shumë parash që ai i kërkoi. Më pas, me makinën që kishte marrë me qira, shkoi në Paskuqan, aty ku jetonte familja e ish-partneres së tij Elena Hysa. Hapi zjarr duke vrarë motrën dhe kunatën e saj, Mevlute Hysa dhe Hasime Dafku si dhe plagosi vetë Elenën e nënën e saj, Kujtime. Më pas shkoi në Kamëz, në shtëpinë e Etleva Kurtit, duke e qëlluar edhe këtë të fundit për vdekje.

Arratia e Dan Hutrës mori fund pas  7 orëve kërkime. Ai u arrestua nga policia në zonën e Sharrës ku kishte shkuar për të ekzekutuar një person të katërt, Rrahman Sela, por që nuk e realizoi dot. 40-vjeçari është dënuar më parë për përdhunim, vrasje e dhunë në familje. Në gjyq, ai nuk ka shprehur asnjë lloj pendese për krimet e kryera./Dosja.al

3 VITE ME PARE

Motra e Dan Hutrës: Jetoj me frikën se mund të merrem peng nga minuta në minutë, e dëgjova të thuhej në protestën e 2 marsit

Zbërthehet motra e Dan Hutrës: Hante mish me policët në
Dan Hutra

TIRANË- Motra e Dan Hutrës, Asija ka treguar se ndjehet e frikësuar për jetën e saj, pasi ka dëgjuar që në protestën e zhvilluar më 2 mars është thënë që mund të merret peng. Në një lidhje telefonike në studion e emisionit “Me zemër të hapur”, Asija shprehu ngushëllimet për familjet e viktimave dhe theksuar se e gjithë familja e saj është e tronditur për këto ngjarje makabre. Ajo bëri thirrje që të ndalohet dhuna ndaj grave, ndërsa shtoi se për momentin jeton me frikën që nga minuta në minutë mund t’i ndodhë diçka e keqe.

“Stop dhunës ndaj vajzave dhe grave. Ti thuhet STOP dhunës ndaj vajzave. Nuk të erdhi keq për nënat që ua more vajzat? Nuk të erdhi keq që ke motër vetë? Nuk të erdhi keq për nënën tënde që ka ngelur në qoshe?’ Më ka bërë përshtypje se në protestën e 2 marsit kam dëgjuar që ‘do marrim peng motrat e Dan Hutrës’. Asnjë motër nuk do donte të ndodhej në këtë pozitë. Çdo femër haset me dhunë në familje por nuk shprehet për shkak të mentalitetet. Që nga data 1 mars ushqehem sa për te jetuar nga minuta në minutë. I shpreh ngushëllimet më të sinqerta dhe bëj lutje që të bëjmë paqe,”- tha Asija.

Si ndodhi masakra më 1 mars?

Dan Hutra plagosi fillimisht 40-vjeçaren Marjana Gurakuqi në zonën e Astirit, pasi ajo nuk pranoi t’i jepte një shumë parash që ai i kërkoi. Më pas, me makinën që kishte marrë me qira, shkoi në Paskuqan, aty ku jetonte familja e ish-partneres së tij Elena Hysa. Hapi zjarr duke vrarë motrën dhe kunatën e saj, Mevlute Hysa dhe Hasime Dafku si dhe plagosi vetë Elenën e nënën e saj, Kujtime. Më pas shkoi në Kamëz, në shtëpinë e Etleva Kurtit, duke e qëlluar edhe këtë të fundit për vdekje.

Arratia e Dan Hutrës mori fund pas  7 orëve kërkime. Ai u arrestua nga policia në zonën e Sharrës ku kishte shkuar për të ekzekutuar një person të katërt, Rrahman Sela, por që nuk e realizoi dot. 40-vjeçari është dënuar më parë për përdhunim, vrasje e dhunë në familje. Në gjyq, ai nuk ka shprehur asnjë lloj pendese për krimet e kryera./Dosja.al

3 VITE ME PARE

Motra e Dan Hutrës: Ai hante mish qengji me policët e burgut! Turp të kenë, s’ia fal kurrë atë që bëri, por kam frikë për fëmijët

Zbërthehet motra e Dan Hutrës: Hante mish me policët në
Dan Hutra

TIRANË- Motra e Dan Hutrës, personit që kreu masakrën e Paskuqanit pasi vrau tre gra dhe plagosi tre të tjera e ka cilësuar të vëllanë si një njeri me rrezikshmëri shumë të lartë, por që mbrohej nga Policia e Shtetit. Në një rrëfim për “Me Zemër të Hapur” në News24, Asija tha se gjatë kohës që e vizitonte të vëllanë në burg, kishte vënë re që Hutra ushqehej shumë mirë dhe madje hante në një tavolinë me policët e burgut. Ajo shtoi gjithashtu se nuk do t’ia falë të vëllait për krimet e kryera dhe se ndjehet e frikësuar për bashkëshortin e fëmijët.

Pjesë nga intervista telefonike:

Asije Hutra: Dani ka qenë 12 vjeç, kur ka ardhur nga Greqia dhe ka kaluar totalisht jashtë logjikës duke parë babain duke u përcjellë drejt varrezës. Policia e Shtetit nuk ka marrë masa ndaj tij, e ndërkohë del e thotë që ka qenë më rrezikshmëri të lartë. Ndërkohë, janë ata policë që…do u them ‘turp të keni’, se Dani ka ngrënë mish qengji me ta. Unë nuk do ia fal kurrë Dan Hutrës. Ngushëllimet e mia ndaj familjes së viktimës. Më vjen të qaj se jam shumë e mërzitur dhe më vjen të qaj. Dani duhet të marrë dënimin e merituar. Të më dëgjojë Dani ‘vëlla i dashur nuk pate rrugë tjetër përveç se të vrisje vajza? Nuk mendove se ke motra? Turp nuk ke o vëlla? Nuk mendove për nënën? Nuk të erdhi turp që ia ktheve me kaq egërsi? Sikur i gjithë populli shqiptar ta falë, nuk do e bëj .

Pyetje: Keni frikë?

Asije Hutra: Kam frikë. Sepse kam fëmijë, bashkëshortë, motra, vëllezër të tjerë, nipër dhe mbesa.

Si ndodhi masakra më 1 mars?

Dan Hutra plagosi fillimisht 40-vjeçaren Marjana Gurakuqi në zonën e Astirit, pasi ajo nuk pranoi t’i jepte një shumë parash që ai i kërkoi. Më pas, me makinën që kishte marrë me qira, shkoi në Paskuqan, aty ku jetonte familja e ish-partneres së tij Elena Hysa. Hapi zjarr duke vrarë motrën dhe kunatën e saj, Mevlute Hysa dhe Hasime Dafku si dhe plagosi vetë Elenën e nënën e saj, Kujtime. Më pas shkoi në Kamëz, në shtëpinë e Etleva Kurtit, duke e qëlluar edhe këtë të fundit për vdekje.

Arratia e Dan Hutrës mori fund pas  7 orëve kërkime. Ai u arrestua nga policia në zonën e Sharrës ku kishte shkuar për të ekzekutuar një person të katërt, Rrahman Sela, por që nuk e realizoi dot. 40-vjeçari është dënuar më parë për përdhunim, vrasje e dhunë në familje. Në gjyq, ai nuk ka shprehur asnjë lloj pendese për krimet e kryera./Dosja.al

asije hutra dan hutra masakra e paskuqanit

Sondazh

Poll

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion