LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Rrjedhja e dokumenteve sekrete të Pentagonit/ Identifikohet 21-vjeçari që publikoi të dhënat sensitive, arrestohet nga FBI

• FBI ka arrestuar një të dyshuar - të quajtur Jack Teixeira - i cili mendohet se ka nxjerrë dokumentat konfidenciale të mbrojtjes dhe inteligjencës amerikane. • Jack Teixiera, edhe pse 21 vjeç, është anëtar i inteligjencës të Gardës Kombëtare Ajrore të Massachusetts. • Pentagoni tha në një konferencë për shtyp se hetimet zbuluan se e publikimi i të dhënave ishte një akt kriminal i qëllimshëm. • Rrjedhja e dosjeve të mbrojtjes dhe inteligjencës ndodhi në platformën "Discord", duke shkaktuar panik tek zyrtarët e lartë amerikanë. • Të paktën 50, por ndoshta më shumë se 100 dokumente sekrete u postuan në platformë dhe më pas u shpërndanë kudo. • Dokumentet e zbuluara përfshijnë informacione të ndjeshme në lidhje me luftën në Ukrainë, si dhe për Kinën dhe aleatët e SHBA-së.

18 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

FOTO/ Pjesë e Gardës Ajrore të SHBA, kush është Jack Teixeira, 21-vjeçari që dyshohet se publikoi dokumentet sekrete të PENTAGONIT

Rrjedhja e dokumenteve sekrete të Pentagonit/ Identifikohet
Jack Teixerira

SHBA- I dyshuari kryesor për publikimin e dokumenteve sekrete të Pentagonit, 21-vjeçari Jack Teixeira i cili sot është vënë në pranga nga policia dhe do të përballet me disa akuza, është një anëtar i krahut të inteligjencës të Gardës Kombëtare Ajrore të Massachusetts dhe është i lidhur me një grup në internet ku dokumentet e zbuluara u shfaqën për herë të parë. 

Teixeira ishte udhëheqësi i një grupi të quajtur Thug Shaker Central, ku rreth 20 deri në 30 njerëz, kryesisht të rinj dhe adoleshentë, ndanin një dashuri të përbashkët për armët, racizmin dhe videolojërat.

Sipas Washington Post, 21-vjeçari që bëri rrjedhjen u shfaq me inicialet OG, të cilat i referohen origjinalit Gangster. 

Ai është në formë. Ai ka armë. Ai është i trajnuar. Gjithçka që dikush pret të hasë në një mjedis të tillë si filmi" tha një anëtar i grupit, nën moshën 18 vjeç, i cili foli me gazetarët e ëashington Post me lejen e nënës së tij.

Të enjten pasdite, agjentët e FBI mbërritën në shtëpinë e Teixeira në Massachusetts dhe i vunë prangat.  Dy zyrtarë amerikanë konfirmuan se hetuesit e FBI-së duan të flasin me 21-vjeçarin për rrjedhjen e dokumenteve qeveritare në grupin e tij privat online.  

3 VITE ME PARE

U arrestua për publikimin e dokumenteve sekrete të Pentagon, për çfarë akuzohet 21-vjeçari Jack Teixeira

Rrjedhja e dokumenteve sekrete të Pentagonit/ Identifikohet
Jack Teixeira

SHBA- Jack Teixeira 21-vjeç, një anëtar i Gardës Kombëtare Ajrore të Massachusetts, është arrestuar në lidhje me dokumentet e zbuluara. Megjithatë, ende nuk e dimë saktësisht se për çfarë akuzohet ai.

Pak më parë, Prokurori i Përgjithshëm Merrick Garland ndau një deklaratë të shkurtër duke thënë vetëm se Teixeira u arrestua në lidhje me pretendimin se " heqja, mbajtja dhe transmetimi i paautorizuar" i informacionit të klasifikuar të mbrojtjes, shkruan BBC. 

Në konferencën e mëparshme të Pentagonit, gjenerali Pat Ryder tha se rrjedhja ishte një "veprim kriminal i qëllimshëm" dhe shkelje e protokolleve që rregullojnë trajtimin e materialeve të klasifikuara. Do të mësojmë më shumë pasi Teixeira të dalë në gjykatë.

3 VITE ME PARE

ME VIDEO/ Me bluzë gri dhe pantallona të kuqe, momenti i arrestimit të 21-vjeçarit Jack Teixeira, i dyshuar për publikimin e 'sekreteve' të Pentagon

Rrjedhja e dokumenteve sekrete të Pentagonit/ Identifikohet
Momenti i arrestimit të Jack Teixeira

SHBA- Me bluzë gri dhe pantallona të shkurtra ngjyrë të kuqe, i rrethuar nga forca të armatosura, ky është momenti i arrestimit të 21-vjeçarit Jack Teixeira në banesën e tij në Dighton, Massachusetss ditën e sotme, si i dyshuar kryesor për publikimin e informacioneve nga dokumentet sekrete të Pentagon. 

Zëdhënësi i Pentagonit, gjeneral brigade Pat Ryder, pak më parë e cilësoi këtë rrjedhje si një “vepër kriminale të paramenduar” dhe i referoi gazetarët, për më shumë sqarime, në Ministrinë e Drejtësisë. Prokurori i Përgjithshëm i Massachusetts Merrick Garland më vonë tha se Teixeira u arrestua "pa incidente", shkruajnë mediat e huaja. 

21-vjeçari i identifikuar fillimisht nga The New York Times është një anëtar i krahut të inteligjencës të Gardës Kombëtare Ajrore të Massachusetts dhe është i lidhur me një grup në internet ku dokumentet e zbuluara u shfaqën për herë të parë. Teixeira ishte udhëheqësi i një grupi të quajtur Thug Shaker Central, ku rreth 20 deri në 30 njerëz, kryesisht të rinj dhe adoleshentë, ndanin një dashuri të përbashkët për armët, racizmin dhe videolojërat. 

3 VITE ME PARE

REL: Çfarë dihet dhe çfarë nuk dihet për eksportin e armëve serbe në Ukrainë?

Rrjedhja e dokumenteve sekrete të Pentagonit/ Identifikohet
Foto ilustruese

Informacione sporadike dhe të pjesshme rreth armëve të prodhuara në Serbi që përdoren nga forcat ukrainase u konfirmuan nga një raport i Pentagonit ku thuhej se Serbia është pajtuar të armatosë Ukrainën. 

“Serbia nuk i ka shitur dhe as nuk do t’i shesë armë palës ukrainase apo ruse”, ishte reagimi i parë nga ana e ministrit të Mbrojtjes të Serbisë, Millosh Vuçeviç.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Beograd i tha Radios Evropa e Lirë (REL) se ata nuk kanë njohuri që Serbia i shet armë Ukrainës. Megjithatë, nuk përjashtoi mundësinë që armët nga Serbia janë gjetur në luftën në Ukrainë. Agjencia Reuters njoftoi më 12 prill se Serbia ka pranuar të dërgojë armë në Kiev ose i ka dërguar tashmë ato. Reuters e publikoi informacionin bazuar në atë që ka parë në një dokument konfidencial të Pentagonit. Ai është pjesë e dhjetëra dokumenteve të klasifikuara, të publikuara në internet javët e fundit.

Mediat thonë se mund të jetë zbulimi më serioz i sekreteve amerikane në vitet e fundit. Reuters nuk mundi të konfirmonte në mënyrë të pavarur autenticitetin e dokumentit. Sipas BBC-së, zyrtarët e Pentagonit kanë theksuar se ekziston mundësia që disa dokumente të jenë “ndryshuar”.

I titulluar “Evropa – Përgjigjja ndaj konfliktit aktual Rusi-Ukrainë”, dokumenti në formën e grafikut rendit “qëndrimet e vlerësuara” të 38 qeverive evropiane, si përgjigje ndaj kërkesave të Ukrainës për ndihmë ushtarake.

Në grafikë thuhej se Serbia refuzoi të ofronte trajnime për forcat ukrainase, por u zotua të dërgonte ndihmë vdekjeprurëse ose e kishte dërguar tashmë atë. Gjithashtu, aty theksohet se Serbia ka vullnet politik dhe aftësi ushtarake për t’i ofruar armë Ukrainës në të ardhmen.

Çfarë dihet – reagimet nga Serbia?

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, më 13 prill, deklaroi se “Serbia nuk ka eksportuar dhe nuk do të eksportojë armë në Ukrainë”, si dhe se “nuk ka eksportuar dhe nuk do të eksportojë” municione as në atë vend dhe as në Rusi.

“Nuk ekziston asnjë letër që do të tregonte diçka të tillë”, tha Vuçiç .

Presidenti Vuçiç  theksoi se është “krejtësisht e sigurt” se municionet serbe do të shfaqen “në njërën apo tjetrën anë të fushëbetejës” në Ukrainë, ndonëse ato janë eksportuar në Turqi, Spanjë apo në Republikën Çeke.

Presidenti serb tha se fabrikat e industrisë së armatimit të Serbisë kanë kontrata qindra milionë euro për eksportin e armëve dhe municionit dhe se nuk do të heqin dorë nga to.

“Ne do të vazhdojmë të investojmë në prodhim dhe në fabrika, si dhe do të vazhdojmë të eksportojmë aty ku lejohet. Ata shohin një granatë (në Ukrainë), një plumb. Dhe çfarë, ku të paraqiten? Ka disa zona lufte në botë. Municioni përdoret në luftëra për të vrarë njerëz”, tha Vuçiç .

Ai përsëriti se Serbia është ushtarakisht neutrale dhe nuk do ta ndryshojë këtë qëndrim. Më herët, ministri serb i Mbrojtjes, Millosh Vuçeviç, gjithashtu deklaroi se “Serbia nuk i ka shitur dhe as nuk do t’i shesë armë palës ukrainase apo ruse, as vendeve që janë përreth atij konflikti”.

“Qëllimi i dukshëm i dikujt është që të destabilizojë vendin tonë dhe ta tërheq atë në një konflikt, në të cilin ne nuk duam të marrim pjesë”, tha Vuçeviç në një deklaratë me shkrim, më 12 prill. Vuçeviç, megjithatë, nuk e përjashtoi mundësinë që disa armë, siç tha ai, “në një mënyrë magjike”, mund të gjenden në territorin e konfliktit.

Ministria e Punëve të Jashtme e Serbisë, gjithashtu hodhi poshtë pohimet për dërgimin e armëve në Ukrainë. Zëvendëskryeministri i parë dhe shefi i diplomacisë, Ivica Daçiç, në një deklaratë me shkrim, përsëriti se që nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë, asnjë armë nuk është eksportuar nga Serbia për asnjërën nga palët në konflikt.

Nga Ambasada amerikane në Serbi thanë për Radion Evropa e Lirë se nuk mund t’i komentojnë informacionet e supozuara konfidenciale, por shtuan se “sipas njohurive tona, Serbia nuk i shet armë Ukrainës”. Ambasada e Ukrainës në Serbi i tha Radios Evropa e Lirë se nuk ka informacione për dërgimin e armëve nga Serbia në Ukrainë. Ata thanë se bazohen në deklaratat e deritashme publike të zyrtarëve serbë për këtë temë. Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç e informoi publikun, pas pushtimit të Ukrainës në shkurt të vitit 2022, se Serbia nuk do të eksportojë armë për asnjërën nga palët në konflikt.

Vendet ku Serbia eksporton më së shumti armë

Gjithashtu, ai shpesh përkujtonte se Serbia e dënon pushtimin, por nuk do të vendosë sanksione ndaj Rusisë.

Në deklaratat e tij, Vuçiç ka lënë hapësirë që kjo, megjithatë, të ndodhë për shkak të presionit perëndimor ndaj Serbisë, e cila tradicionalisht mban marrëdhënie të mira me Rusinë.

Nga ana tjetër, Kremlini tashmë ka drejtuar vëmendjen kah Beogradi zyrtar, për shkak të akuzave të mëparshme për armët serbe.

Që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës, në shkurt të vitit të kaluar, Vuçiç është përpjekur të balancojë lidhjet e ngushta me Moskën, me synimin për t’u bashkuar me Bashkimin Evropian.

Serbia është e vetmja, në mesin e 44 vendeve në Evropë, që refuzon vendosjen e sanksioneve kundër Rusisë.

Çfarë dihet për pretendimet e mëparshme?

Më 27 shkurt, portali rus Mash publikoi një video, ku pretendonte se në të shihen 3.500 raketa serbe Grad, në një depo armësh në Bratisllavë të Sllovakisë.

Portali tha se Sllovakia është vend transit për raketat dhe se ato përfunduan në Ukrainë.

Portali publikoi edhe dokumente, autenticitetin e të cilave REL-i nuk ka mundur ta konfirmojë, e të cilat pretendohet se tregojnë që kompania kanadeze “JNJ Export Import” ka porositur raketa nga kompania e armëve “Krushik” nga Serbia.

Media ruse theksoi se arkat kanë fluturuar nga Serbia në Turqi, ku kompania turke “Arca Savunma Sanayi Ticaret”, si ndërmjetëse ka kryer transitin dhe përmes saj, ngarkesa ka shkuar në Sllovaki, e më pas në Ukrainë.

Më pas, pamjet dhe fotografitë u përhapën në rrjetet sociale dhe arritën në mediat në Serbi.

Po atë ditë, ministri serb i Mbrojtjes, Millosh Vuçeviç, mohoi se Serbia eksporton armë në Ukrainë dhe Rusi.

Megjithatë, ai gjithashtu tha se nëse kompanitë private blejnë në tregjet e treta dhe u shesin kompanive në vende të tjera, kjo nuk është çështje për Serbinë.

“Është tregti ndërkombëtare”, deklaroi Vuçeviç asokohe.

Ai, po ashtu, tha se Serbinë nuk mund ta ndëshkojë askush që të mos eksportojë, vetëm për shkak se ekziston dyshimi se ku, çfarë dhe si do të përfundojë. Deklarata që hedhin poshtë eksportin e armëve serbe në Ukrainë, asokohe patën bërë presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe ministri i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiç, si dhe fabrika vendore e armëve “Krushik”.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, më 2 mars, tha se informacionet për armët serbe në arsenalin e ushtrisë ukrainase shkaktojnë “shqetësimin më të thellë”. Ajo tha se Moska i kërkoi Beogradit një qëndrim zyrtar për informacionet se Ukrainës i ishin dërguar armët nga Serbia. Zakharova tha gjithashtu se Kremlini “po e ndjek nga afër këtë histori”.

Pesë muaj më parë, një ngjarje tjetër shkaktoi spekulime për eksportin e armëve serbe në Ukrainë. Më 16 korrik, aeroplani “Antonov An-12” u ngrit nga aeroporti i Nishit, në jug të Serbisë dhe u rrëzua në afërsi të Kavallës, në veri të Greqisë. Me atë rast u vranë të tetë anëtarët e ekuipazhit dhe shumë shpejt u mor vesh se bëhej fjalë për një aeroplan ukrainas, i cili bartte 11.5 tonë municione të industrisë serbe të armatimit. Asokohe, autoritetet në Serbi sqaruan se dërgesa ishte në pronësi të kompanisë private serbe “Valir” dhe se të gjitha armët ishin prodhuar dhe ishin të blera nga fabrika shtetërore e armëve “Krushik”. Gjithashtu u tha se ndërmjetësi ishte një kompani nga Bosnje e Hercegovina – kompania “BA-Metalexport”.

Në sqarim thuhej se përdoruesi përfundimtar i armëve, pra minave për stërvitje, duhet të ishte Ministria e Mbrojtjes e Bangladeshit dhe jo Ukraina. Një situatë e ngjashme ndodhi edhe në mars të vitit 2022, kur në rrjetet sociale dhe në disa media ruse u shfaqën foto që pretendohej se tregonin që armët e prodhuara në Serbi, po përdoreshin në Ukrainë.

Autoritetet në Beograd edhe atëherë mohuan, në një përgjigje për REL-in, se Serbia kishte eksportuar armë në atë vend, në tetë vitet e fundit. Në Ministrinë e Tregtisë së Serbisë, e cila është përgjegjëse për dhënien e licencave të eksportit të armëve dhe pajisjeve ushtarake, po ashtu deklaruan se gjatë së njëjtës periudhë nuk janë eksportuar armë nga Serbia në ndonjë shtet tjetër, ku përdoruesi përfundimtar do të ishte Ukraina.

Deklarata e ministrit të Mbrojtjes së Serbisë, se ekziston mundësia që armët serbe, megjithatë, të përfundojnë në Ukrainë, ka të bëjë me çështjen e respektimi të certifikatës së përdoruesit përfundimtar.

Në atë dokument, çdo blerës i armës së prodhuara në Serbi duhet të deklarojë se kush është përdoruesi përfundimtar i asaj arme.

Sipas rregullave ndërkombëtare, respektimi i certifikatës së përdoruesit përfundimtar është e obligueshme.

“Kjo është çështje për ato vende që nuk i respektojnë normat ndërkombëtare, klauzolat e kontratës dhe praktikat e biznesit”, tha ministri i Mbrojtjes i Serbisë, në reagimin e tij më 12 prill.

Megjithatë, ai nuk e specifikoi më tej përgjigjen e tij, ndërkaq Ministria e Mbrojtjes nuk iu përgjigj kërkesës së REL-it për sqarime shtesë.

Gazetarët hulumtues nga Rrjeti Ballkanik për Gazetari Hulumtuese (BIRN), zbuluan në gusht të vitit 2022 se një tregtar serb i armëve, Sllobodan Teshiç, i cili gjendet në listën e zezë të SHBA-së, po eksportonte armë në atë vend përmes dy kompanive të lidhura. Asokohe, BIRN-i theksoi se në mesin e blerësve është edhe një kompani amerikane që punon për Pentagonin. Teshiç ishte në listën e zezë të SHBA-së qysh në vitin 2017, ndërkaq në fund të vitit 2019, në atë listë u vendosën edhe bashkëpunëtorët e tij dhe disa kompani të lidhura me ta.

SHBA-ja deklaroi se Teshiç ishte sanksionuar për ryshfet dhe shkelje të embargos së armëve. Edhe Britania e Madhe e futi Teshiqin në listën e zezë me një vendim të datës 9 dhjetor 2022.

“Sllobodan Teshiç, tregtar armësh i rëndësishëm nga Serbia, i akuzuar për ryshfet ndaj kryeprokurorit të shtetit të një vendi tjetër”, thuhet në deklaratën e Britanisë së Madhe.

Megjithatë, gazetarët e BIRN-it zbuluan se kompanitë e lidhura me Teshiçin eksportonin armë në gjashtë kompani amerikane, duke përfshirë një që bashkëpunon me Pentagonin.

Në mesin e dy kompanive që janë të lidhura me Teshiçin dhe që kanë eksportuar në SHBA, BIRN-i përmend kompaninë “Valir”. Tjetra quhet “Zenitprom”.

Lidhur me këto pretendime, Teshiç nuk ka dhënë asnjëherë publikisht sqarime. Pentagoni nuk iu përgjigj gazetarëve të BIRN-it.

Përfaqësuesi i kompanisë “Valir”, i cili nuk deshi t’i prezantohej gazetarit të BIRN-it, tha se pretendimet për lidhjet me Teshiçin, janë “trillime”.

Në faqen e internetit të Ministrisë së Tregtisë të Serbisë, raporti i fundit për lejet e dhëna për eksportin e armëve dhe pajisjeve ushtarake, është publikuar në vitin 2020.
Aty thuhet se atë vit janë lëshuar 308 licenca, me një vlerë totale prej rreth 836 milionë dollarësh amerikanë. Sipas atij raporti, licencat e eksportit janë lëshuar për blerësit në 59 vende.

Ministria e Tregtisë nuk iu përgjigj pyetjes së REL-it nëse ka lëshuar leje për eksportimin e armëve në Ukrainë, si dhe nëse do të ishte e mundur që armët e prodhuara në Serbi të eksportoheshin në Ukrainë pa lejen e Beogradit zyrtar/REL

3 VITE ME PARE

Ekspertët: Rrjedhjet e dokumentave të Pentagonit nuk ka gjasa të ndikojnë Ukrainën

Rrjedhja e dokumenteve sekrete të Pentagonit/ Identifikohet
Foto ilustruese

Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin thotë se Ukraina vazhdon të ketë besim tek planet e saj për një kundërsulm ndaj e forcave pushtuese ruse, pavarësisht shfaqjes së dokumenteve sekrete të zbulimit amerikan me të dhëna mbi luftën. Korrespondentja e e Zërit të Amerikës, Cindy Saine njofton.

Ndërsa lufta vazhdon në Ukrainë, zyrtarët e lartë amerikanë po kërkojnë të minimizojnë dëmin e shkaktuar nga shfaqja e dokumenteve ushtarake mbi luftën, të klasifikuara si tepër sekrete. Dokumentet përfshijnë tabela me të dhëna që tregojnë pozicionet ushtarake ukrainase dhe vlerësimet amerikane për mbështetjen e aleatëve të saj për Kievin.

Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin u tha gazetarëve të martën se aktualisht askush nuk e di me siguri nga kanë rrjedhur këto dokumente.

“Po e shqyrtojmë me shumë seriozisht dhe do të vazhdojmë të hetojmë dhe nuk do të lëmë gjë pa gërmuar, derisa të gjejmë burimin dhe shtrirjen e tij”.

I pyetur nëse presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy duhet të ndryshojë planet e tij për një kundërofensivë të pritshme pranverore kundër Rusisë, zoti Austin u përgjigj.

“Ata do të luftojnë armikun dhe nuk do të udhëhiqen nga një plan specifik. Kanë një plan të mire për të filluar, por vetëm presidenti Zelenskyy dhe udhëheqësit e tjerë të vendit i dinë realisht, detajet e plota të atij plani”.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken u pyet për dëmin që rrjedhjet mund të shkaktojnë në besimin e aleatëve të SHBA-së për të shkëmbyer informacione zbulimi në të ardhmen.

“Ne jemi angazhuar me aleatët dhe partnerët në nivele të larta gjatë ditëve të fundit për këto dokumente, për t'i siguruar ata për angazhimin tonë për të mbrojtur inteligjencën dhe natyrisht, angazhimin ndaj partneriteteve tona të sigurisë”.

Një nga rrjedhjet më të dëmshme ka të bëjë me Shtetet e Bashkuara dhe aleaten e saj, Korenë e Jugut.

“Një nga rrjedhjet ishte se SHBA me sa duket po dëgjonin bisedat brenda qeverisë së Koresë së Jugut, duke u përpjekur të kuptonin nëse Koreja e Jugut do të pranonte përfundimisht të na shesë municion që mund t'ia jepnim drejtpërdrejt Ukrainës ose mund ta përdornim për të zëvendësuar atë që i dhamë Ukrainës. Vetëm në atë rast, besoj se ishim ne që dëgjonim qeverinë e Koresë së Jugut duke u përpjekur të kuptonim se çfarë po mendonin”, thotë Ben Hodges, ish komandant i ushtrisë amerikane në Evropë.

Një tjetër ekspert i tha Zërit të Amerikës se rrjedhja e informacionit nuk është aq e dëmshme sa në të kaluarën, por ka një aspekt për të cilin ai është i shqetësuar.

“I vetmi rrezik që do të përmendja është përdorimi i kësaj inteligjence për operacione informimi apo edhe dezinformimi. Pra, ne kemi parë tashmë shembuj të materialeve të caktuara në PowerPoint me numra dhe shifra të caktuar dhe më pas kemi parë materiale të ngjashme, me numra të ndryshuar për t'iu përshtatur një narrative të caktuar. Pra, do të këtë pikëpyetje të madhe në lidhje me vërtetësinë, jo të rrjedhjes fillestare, por të të gjitha dokumenteve që do të qarkullojnë”, thotë Luke Coffey me Institutin Hudson.

Ministria ukrainase e Mbrojtjes ka akuzuar Rusinë se qëndron pas rrjedhjes së informacionit. Ekspertët e inteligjencës thonë se dokumenti i zbuluar me numrat e viktimave u ndryshua për të ulur numrin e ushtarëve rusë të vrarë me më shumë se gjysmën, përpara se të shfaqej në kanalet pro-ruse Telegram. Një zëdhënës i Kremlinit tha se Moska ishte e mirinformuar se Shtetet e Bashkuara dhe NATO ishin të përfshira në "konfliktin" midis Rusisë dhe Ukrainës përpara se të dilnin informacionet në sipërfaqe./VOA

3 VITE ME PARE

Zbulohet kush i nxorri dokumentet e inteligjencës amerikane

Rrjedhja e dokumenteve sekrete të Pentagonit/ Identifikohet
Foto ilustruese

SHBA- I dyshuari kryesor për rrjedhjen e dokumenteve shumë të ndjeshme të mbrojtjes dhe inteligjencës amerikane quhet Jack Teixeira. Lajmin e konfirmuan 3 zyrtarët amerikanë për CBS News. New York Times zbuloi se ai është një 21-vjeçar, pjesë e inteligjencës të Gardës Kombëtare Ajrore të Massachusetts.

Të paktën 50, por ndoshta më shumë se 100 dokumente sekrete u postuan në Discord - një platformë e mediave sociale. Në fillim "rrjedhjet" u mbajtën brenda dhomës së vogël të bisedës, por në fillim të marsit anëtarët filluan t'i postonin në serverë të tjerë Discord, duke përfshirë ata të dedikuar për lojën Minecraft dhe nga një YouTuber filipinas./BBC

3 VITE ME PARE

Rredhja e dokumenteve sekrete nga Pentagoni, Putin i sëmurë me kancer

Rrjedhja e dokumenteve sekrete të Pentagonit/ Identifikohet
Vladimir Putin

RUSI- Informacione të reja janë publikuar nga dokumentet e Pentagonit për luftën në Ukrainë. Siç raportojnë mediat e huaja, presidenti rus, Vladimir Putin dyshohet se i është nënshtruar kimioterapisë dhe rrethi i tij i brendshëm mund të shfrytëzojë rastin për të komplotuar kundër tij.

Sipas “The Sun” lideri rus ka kancer pankreatik dhe sëmundjen e Parkinsonit në fazën e hershme. Burimet gjithashtu pohuan se ai kishte kryer një operacion urgjent vitin e kaluar dhe ishte nën përkujdesjen e një ekipi mjekësh të specializuar.

Rrjedhja e dokumenteve sekrete të Pentagonit/ Identifikohet
dokumenti

Çfarë ka ndodhur në Pentagon?

Disa dokumente të klasifikuara të SHBA-së u shfaqën në internet muajin e kaluar në platformën e mediave sociale Discord. Në total janë zbuluar 53 dokumente dhe të gjitha janë prodhuar midis mesit të shkurtit dhe fillimit të marsit. Ato përmbajnë një gamë të gjerë informacionesh shumë të klasifikuara, duke ofruar një pikëpamje se si SHBA spiunon aleatët dhe kundërshtarët e saj. Disa nga dokumentet, për të cilat zyrtarët amerikanë thonë se janë autentike, ekspozojnë shkallën e përgjimit të SHBA-së mbi aleatët kryesorë, duke përfshirë Korenë e Jugut, Izraelin dhe Ukrainën. Të tjera dokumente zbulojnë shkallën në të cilën SHBA ka depërtuar në Ministrinë ruse të Mbrojtjes dhe organizatën mercenare ruse ëagner Group. Por ka dhe dokumente që zbulojnë dobësitë kryesore në armatimin, mbrojtjen ajrore dhe përmasat dhe gatishmërinë e batalioneve të Ukrainës në një pikë kritike të luftës.

3 VITE ME PARE

'Rusia fshehu numrin e të vrarëve në luftë'/ ZBULIMET e reja nga dokumentet e Pentagonit: Deri në shkurt janë shënuar mbi 100 mijë viktima

Rrjedhja e dokumenteve sekrete të Pentagonit/ Identifikohet
Foto ilustruese

UKRAINË- Dokumentet amerikane kanë zbuluar se Rusia nuk ka raportuar publikisht për shkallën e vdekjeve të saj në luftë. Detajet vërtetojnë atë që tashmë dihej gjerësisht, se grupet ushtarake dhe të sigurisë ruse kanë pasur mosmarrëveshje të shpeshta në lidhje me trajtimin e luftës në Ukrainë dhe se Rusia ka shmangur publikimin e numrit të të vdekurve dhe të plagosurve, shkruan BBC.

Llogaritja e raportuar e FSB-së për gati 110,000 viktima deri në shkurt është ende shumë më e ulët se shifrat e kësaj jave në dokumentet amerikane të zbuluara më parë, të cilat vlerësonin humbjet ruse në mes 189,500 dhe 223,000 viktima, me 35,500-43,000 burra të vrarë në aksion. Shifra më e fundit zyrtare e Rusisë daton në shtator të vitit të kaluar, kur u konfirmuan vdekjet e 5,937 ushtarakëve. 

Çfarë ka ndodhur në Pentagon?

Disa dokumente të klasifikuara të SHBA-së u shfaqën në internet muajin e kaluar në platformën e mediave sociale Discord. Në total janë zbuluar 53 dokumente dhe të gjitha janë prodhuar midis mesit të shkurtit dhe fillimit të marsit. Ato përmbajnë një gamë të gjerë informacionesh shumë të klasifikuara, duke ofruar një pikëpamje se si SHBA spiunon aleatët dhe kundërshtarët e saj. Disa nga dokumentet, për të cilat zyrtarët amerikanë thonë se janë autentike, ekspozojnë shkallën e përgjimit të SHBA-së mbi aleatët kryesorë, duke përfshirë Korenë e Jugut, Izraelin dhe Ukrainën. Të tjera dokumente zbulojnë shkallën në të cilën SHBA ka depërtuar në Ministrinë ruse të Mbrojtjes dhe organizatën mercenare ruse ëagner Group. Por ka dhe dokumente që zbulojnë dobësitë kryesore në armatimin, mbrojtjen ajrore dhe përmasat dhe gatishmërinë e batalioneve të Ukrainës në një pikë kritike të luftës.

3 VITE ME PARE

VIDEOJA që ngre dyshimet/ A po i vendos Kremlini pajisjet bërthamore pranë kufirit të Finlandës?

Rrjedhja e dokumenteve sekrete të Pentagonit/ Identifikohet
Pajisje Bërthamore

RUSI- Një çështje që është kthyer së fundmi në temë të rëndësihsme në politikën mbarëkombëtare, janë dyshimet se Rusia po vendos pajisjet bërthamore pranë kufirit të Finlandës. 

Kjo lidhet me anëtarësimin e Finlandës në NATO, ku si hakmarrje, Kremlini kërcënoi se do të merrte masa dhe do të rriste mbrojtjen e tij në 1300 kilometrat që ndan me shtetin fqinj, shkruajnë mediat e huaja. 

Kjo ka çuar në përhapjen e dezinformatave në mediat sociale, me videon e fundit virale që pretendon se tregon pajisje bërthamore që mbërrijnë në qytetin rus të Vyborg, pranë kufirit finlandez. Google Street Vieë tregon saktësisht të njëjtat ndërtesa dhe kryqëzime që përputhen me videon e postuar. Sipas faqes së internetit të forcave ruse, ekziston një bazë rreth 2 orë larg Kolchugino e cila mban sistemin raketor Yars në Finladë. 

3 VITE ME PARE

'SHBA ka nxitur luftën në Ukrainë'/ Ministri i Jashtëm Bjellorus: Stop vrasjes së njerëzve! Jemi për paqe

Rrjedhja e dokumenteve sekrete të Pentagonit/ Identifikohet
Sergei Aleinik

BJELLORUSI- Ministri i Jashtëm i Bjellorusisë, Sergei Aleinik ka propozuar armëpushim të menjëhershëm në Ukrainë dhe nisjen e negociatave. 

Qëndrimi i Bjellorusisë ndaj Ukrainës është i qartë: është e nevojshme të ndalet vdekja e njerëzve, të shpallet menjëherë një armëpushim dhe të fillojnë negociatat, dhe sa më shpejt, aq më mirë”, citon postimi Ministri i Jashtëm i vendit Sergei Aleinik. 

Aleinik shton se Bjellorusia dhe Hungaria janë në anën e paqes dhe pretendon se Minsku do të vazhdojë të përpiqet të de-përshkallëzojë konfliktin. Që nga fillimi i pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia, Bjellorusia e ka vënë territorin e saj në dispozicion të forcave ruse për të nisur sulmet e vazhdueshme në qytetet ukrainase. Ministri më pas tha se Shtetet e Bashkuara janë përgjegjëse për luftën në Ukrainë, shkruajnë mediat e huaja. 

Ne i konsiderojmë komplekse arsyet e fillimit të konfliktit në Ukrainë, por jemi të bindur se ai u provokua dhe u nxit nga Shtetet e Bashkuara dhe satelitët e saj”, tha zyrtari. 

Në shumë raste, presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy tha se negociatat me Moskën do të jenë të mundshme pasi trupat ruse të tërhiqen nga territori ukrainas. Uashingtoni vlerëson se diktatori rus Vladimir Putin nuk është i përgatitur të angazhohet në bisedime të konsiderueshme paqeje për momentin.

3 VITE ME PARE

Arrestimi i gazetarit amerikan i 'Wall Street Journal'/ Moska: Mund të negociojmë

Rrjedhja e dokumenteve sekrete të Pentagonit/ Identifikohet
Evan Gershkovich

RUSI- Zëvëndësministri i Jashtëm Sergei Ryabkov tha se Rusia mund të jetë e gatshme të diskutojë një shkëmbim të të burgosurve me SHBA-në që përfshin gazetarin e burgosur të Wall Street Journal Evan Gershkovich pas gjyqit të tij për akuzat për spiunazh. Gershkovich, 31 vjeç, punëdhënësi i tij dhe qeveria amerikane mohojnë se ai ishte i përfshirë në spiunazh dhe kanë kërkuar lirimin e tij.

“Ne kemi një kanal pune që është përdorur në të kaluarën për të arritur marrëveshje konkrete dhe këto marrëveshje janë përmbushur”, tha Ryabkov, duke shtuar se nuk ka nevojë për përfshirjen e ndonjë vendi të tretë.

Nuk është e qartë se sa mund të zgjasë hetimi, por rastet e tjera të spiunazhit kanë zgjatur për një vit ose më shumë. Në dhjetor, ylli amerikan i basketbollit Brittney Griner u këmbye me tregtarin rus të armëve Viktor Bout pas gjyqit dhe dënimit të saj për akuzat për posedim droge. Ajo ishte dënuar me nëntë vjet burg dhe përfundoi duke kaluar 10 muaj pas hekurave. 

3 VITE ME PARE

Rrjedhja e dokumenteve sekrete nga Pentagoni, Biden: Jam i vetëdijshëm për pasojat

Rrjedhja e dokumenteve sekrete të Pentagonit/ Identifikohet
Joe Biden

SHBA- Presidenti amerikan, Joe Biden deklaron se është i vetëdijshëm për pasojat e rrjedhjes së dokumenteve sekrete nga Pentagoni. 

"Jam i shqetësuar që ndodhi, por nuk ka asgjë të njëkohshme që jam i vetëdijshëm se kjo ka një pasojë të madhe," tha Biden, i cili është në Dublin për vizitë me udhëheqësit irlandezë të enjten.

Biden tha se Departamenti i Shtetit po heton rastin, shkruajnë mediat e huaja.  

Çfarë ka ndodhur në Pentagon?

Disa dokumente të klasifikuara të SHBA-së u shfaqën në internet muajin e kaluar në platformën e mediave sociale Discord. Në total janë zbuluar 53 dokumente dhe të gjitha janë prodhuar midis mesit të shkurtit dhe fillimit të marsit. Ato përmbajnë një gamë të gjerë informacionesh shumë të klasifikuara, duke ofruar një pikëpamje se si SHBA spiunon aleatët dhe kundërshtarët e saj. Disa nga dokumentet, për të cilat zyrtarët amerikanë thonë se janë autentike, ekspozojnë shkallën e përgjimit të SHBA-së mbi aleatët kryesorë, duke përfshirë Korenë e Jugut, Izraelin dhe Ukrainën. Të tjera dokumente zbulojnë shkallën në të cilën SHBA ka depërtuar në Ministrinë ruse të Mbrojtjes dhe organizatën mercenare ruse ëagner Group. Por ka dhe dokumente që zbulojnë dobësitë kryesore në armatimin, mbrojtjen ajrore dhe përmasat dhe gatishmërinë e batalioneve të Ukrainës në një pikë kritike të luftës.

3 VITE ME PARE

U sanksionua nga SHBA, Hungaria tërhiqet nga banka e lidhur me Rusinë

 

Rrjedhja e dokumenteve sekrete të Pentagonit/ Identifikohet
Hungari

 

HUNGARI- Hungaria po tërheq anëtarësimin e saj në një bankë investimi të kontrolluar nga Rusia një ditë pasi Shtetet e Bashkuara lëshuan sanksione kundër institucionit financiar me bazë në Budapest.

Vendimi, i shpallur të enjten nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik të Hungarisë, erdhi si përgjigje ndaj Departamentit të Thesarit të SHBA-së të mërkurën që vendosi sanksione ndaj Bankës Ndërkombëtare të Investimeve, e cila zhvendosi selinë e saj në kryeqytetin e Hungarisë nga Moska në vitin 2019, shkruajnë mediat e huaja. 

Në një deklaratë, ministria tha se megjithëse Banka Ndërkombëtare e Investimeve ka luajtur një rol të rëndësishëm zhvillimi në Evropën Qendrore dhe Lindore, sanksionet e SHBA i kanë bërë të pakuptimta operacionet e bankës.

Prandaj, qeveria tërheq delegatët e qeverisë hungareze në Bankën Ndërkombëtare të Investimeve dhe tërhiqet nga institucioni financiar ndërkombëtar”, thuhet në deklaratë.

Aksionet e Hungarisë në bankë dhe gatishmëria e qeverisë për të pritur selinë e saj në Budapest, kishin çuar në zhgënjim nga zyrtarët amerikanë në administratën e Bidenit dhe Trump, të cilët argumentuan se ajo mund të shërbente si një kanal për spiunazhin rus brenda Bashkimit Evropian dhe NATO-s. 

3 VITE ME PARE

Akuzohet për përhapjen e sekreteve ushtarake ruse, arrestohet 52-vjeçari në Suedi

Rrjedhja e dokumenteve sekrete të Pentagonit/ Identifikohet
Suedi

SUEDI- Një 52-vjeçar është akuzuar nga prokurorët suedezë për posedim dhe përhapje të paligjshme të informacioneve sekrete për një numër të madh instalimesh ushtarake, shkruajnë mediat e huaja. 

"Unë e konsideroj këtë një krim të rëndë pasi ka të bëjë me një numër të madh instalimesh që janë të rëndësishme për aftësinë e Suedisë për të mbrojtur veten në rast lufte", tha në një deklaratë prokurori i lartë Lars Hedvall. 

Sipas Hevdall, zbulimi i informacionit mund të dëmtojë sigurinë kombëtare. 

 

 

3 VITE ME PARE

'Shoh një lidhje të fortë në situatën mes vendeve'/ Kryeministri polak: Nëse Ukraina humbet në luftën me Rusinë, Kina mund të pushtojë Tajvanin

Rrjedhja e dokumenteve sekrete të Pentagonit/ Identifikohet
Mateusz Moraëiecki

POLONI- Kryeministrti polak, Mateusz Morawiecki deklaron se nëse Ukraina mposhtet në luftën e saj me Rusinë, Kina mund të vendosë të pushtojë Tajvanin menjëherë pas kësaj. 

"Zoti na ruajt, nëse Ukraina bie, nëse Ukraina pushtohet, të nesërmen Kina mund të sulmojë Tajvanin. Unë shoh shumë lidhje, shumë ndërvarësi midis situatës në Ukrainë dhe situatën në Tajvan" tha Mateusz Morawiecki në një fjalim në institutin e mendimit të Këshillit Atlantik në Uashington DC. 

Në një fjalim në institutin e mendimit të Këshillit Atlantik në Uashington D, ai tha se ka një lidhje të fortë midis situatës në Ukrainë dhe situatës në Tajvan, shkruajnë mediat e huaja. 

3 VITE ME PARE

U përpoq të bindte bashkëkombësit e tij në luftën kundër Rusisë, ukrainasi 63-vjeçar i vë flakën vetes para konsullatës së Kievit në Poloni

Rrjedhja e dokumenteve sekrete të Pentagonit/ Identifikohet
Foto nga vendi i ngjarjes

POLONI- Një 63-vjeçar ka tentuar vetëvrasje duke i vënë flakën veten para Konsullatës së Përgjithshme të Ukrainës në Krakov të Polonisë. Mediat e huaja raportojnë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:50.

Ai po u bënte thirrje bashkatdhetarëve të tij të ktheheshin në Ukrainë për të luftuar kundër rusëve. Më pas 63-vjeçari është lyer me lëndë djegëse dhe i ka vënë flakën vetes.

Burri ndodhet në spital dhe gjendja e tij është kritike. Policia po punon në vendngjarje dhe ngjarja është denoncuar në prokurori.

3 VITE ME PARE

Akuzohen për spinazh, Norvegjia dëbon 15 diplomatët rusë

Rrjedhja e dokumenteve sekrete të Pentagonit/ Identifikohet
Ministrja e Jashtme norvegjeze Anniken Huitfeldt

NORVEGJI- Norvegjia ka dëbuar 15 zyrtarë rusë të cilët akuzohen për spiunazh. Ministrja e Jashtme Anniken Huitfeldt tha se Norvegjia nuk do të lejojë Moskën të përdorë ambasadën e saj për të kryer aktivitete të fshehta të inteligjencës, shkruan BBC.

Ky është i fundit në një varg dëbimesh ruse që kur nisi pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës vitin e kaluar. Autoritetet norvegjeze i kishin monitoruar individët përpara se të shpalleshin persona non grata, të papranueshëm ose të padëshiruar. Në një deklaratë të qeverisë thuhet se ata duhet të largohen sa më shpejtë nga vendi, por detaje të tjera rreth aktiviteteve të tyre të supozuara nuk janë zbuluar.

Norvegjia ndan një kufi tokësor prej 197 km (122 milje) me Rusinë në Arktik dhe marrëdhëniet e tyre kanë vuajtur gjatë gjithë krizës në Ukrainë. Pavarësisht se nuk është anëtare e Bashkimit Evropian, Norvegjia ka imituar disa sanksione evropiane kundër Rusisë. 

3 VITE ME PARE

Kievi thirrje NATO-s: Siguroni rajonin e Detit të Zi, integroni mbrojtjen ajrore dhe raketore të Ukrainës

Rrjedhja e dokumenteve sekrete të Pentagonit/ Identifikohet
Dmytro Kuleba

UKRAINË- Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, i ka bërë thirrje NATO-s që ta luajë një rol më të madh për sigurimin e rajonit të Detit të Zi dhe ta integrojë mbrojtjen ajrore dhe raketore të Ukrainës me ato të anëtarëve të aleancës veri-atlantike. Deti i Zi dhe bregu i tij në Ukrainë kanë qenë pikë diskutimi për shkak të rëndësisë së këtyre zonave për luftën.

Deti i Zi është instrumental për ta bërë të gjithë Evropën paqësore dhe për ta orientuar drejt së ardhmes”, tha Kuleba, duke folur përmes video-lidhjes në një konferencë për sigurinë në Detin e Zi të mbajtur në Bukuresht.

“Mjerisht, ai është gjithashtu një vitrinë që tregon se sa shpejt gjërat mund të përkeqësohen nëse dikush i neglizhon kërcënimet. Është koha për ta shndërruar Detin e Zi në atë që është bërë tani Deti Baltik, një det i NATO-s”, shtoi ai.

Këto komente të Kulebas u hodhën poshtë në Moskë, ku zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha në një konferencë se “Deti i Zi nuk mund të jetë kurrë një det i NATO-s”.

Ky është një det i përbashkët, duhet të jetë një det bashkëpunimi, ndërveprimi dhe sigurie për të gjitha shtetet e tij bregdetare”, shtoi ai.

Si Moska, ashtu edhe Kievi mbështeten në Detin e Zi për tregti. Përmes tij, ata bëjnë furnizimin e tregjeve të drithërave si dy nga eksportuesit më të mëdhenj të ushqimit në botë. Një bllokadë ruse ndaj këtyre transporteve rrezikoi të shkaktonte një krizë globale ushqimore vitin e kaluar. Më vonë, Kombet e Bashkuara dhe Turqia ndërmjetësuan një marrëveshje për të mbajtur portet të hapura, ndërsa aktualisht po punohen për zgjatjen e kësaj marrëveshjeje./Dosja.al

dokumentet e pentagonit

Sondazh

Poll

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë