LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

"14 maji"/ Yuri Kim takon Gjiknurin, Alibeajn dhe Metën. Përjashtohet Berisha, politikanët: Folëm për zgjedhjet! Ambasada: Duam kandidatë 'të pastër'

• Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim ka zhvilluar disa takime me krerët e forcave kryesore politike në vendin tonë. • Fillimisht shkoi në selinë rozë ku u takua me sekretarin e Përgjithshëm të Partisë Socialiste Damian Gjiknuri. • Pas takimit, Gjiknuri, në rrjetet e tij sociale tha se në fokus të diskutimit ishin zgjedhjet e ardhshme vendore të 14 Majit, situata aktuale politike në vend si dhe rekomandimet e ODIHR-it pas procesit të fundit elektoral. • Nga selia e PS, Yuri Kim shkoi në Kryesinë e Kuvendit të Shqipërisë, ku u takua me Enkelejd Alibeaj. •Për takimin, Alibeaj e ka cilësuar si te frytshëm dhe miqësor, duke shtuar gjithashtu se u fol për zhvillimet më të fundit në vend si dhe për zgjedhjet vendore të 14 majit. • Në fund, Kim qëndroi për 40 minuta në zyrën e Ilir Metës në selinë e Partisë së Lirisë. • Pas luleve që Meta i dhuroi në kuadër te Ditës së Gruas, i nënvizoi në mënyrë të veçantë situatën shumë të rëndë të krijuar në Parlamentin e Shqipërisë, por edhe për zgjedhjet. • Për takimet, Ambasada Amerikane bëri me dije dhe të gjitha temat e diskutuara, ku theksuan parandalimin e presionit për blerjen e votave. Por kërkuan edhe "kandidatë të pastër". • Për takimet, sot Berisha nga Mallakastra se Yuri Kim u bë e gjallë sot pas 2 muajsh dhe kërkon votën e lirë.• E ndërkohë që sot ambasadorja zhvillonte takimet, 49 parti politike kanë dorëzuar në KQZ kërkesën për garuar në zgjedhjet lokale të 14 majit 2023. Komisioni qendror i zgjedhjeve miratoi sot kërkesa për 42 parti dhe nesër për 7 parti, përfshi 2 kampet e PD. • Nesër do të vendoset fati i Partisë Demokratike, nëse do të regjistrohet dhe cila; Sali Berisha apo Enkelejd Alibeaj. • Pas këtij regjistrimi paraprak, në 15 mars aplikohet për koalicionet dhe në 27 mars depozitohet lista e kandidatëve për kryetar bashkie dhe lista shumë-emërore e kandidatëve për këshillat bashkiak.

7 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Takimet Gjiknurin, Metën dhe Alibeajn, Yuri Kim zbardh "PIKETAT": Parandaloni presionet për votën, kujdes me kandidatët, duhen "të pastër"

"14 maji"/ Yuri Kim takon Gjiknurin, Alibeajn dhe Metën.
Yuri Kim

TIRANË- Ambasada amerikane në Tiranë ka reaguar për takimet e Yuri Kim me zyrtarë të 3 forcave politike në vend. Në faqen zyrtare të Ambasadës Amerikane, bëhen me dije edhe pikat e diskutimeve gjatë të tre takimeve. Mesa duket ambasadorja amerikane në Shqipëri, ka nënvizuar rëndësinë e zhvillimit të aktiviteteve në mënyrë të ndershme, transparente dhe të rregullt, në përputhje me ligjin shqiptar dhe standardet ndërkombëtare. Po ashtu, kërkon respektimin e ligjeve dhe parandalimin e presionit për votën që qytetarët do të japin në zgjedhjet lokale të 14 majit. 

Po ashtu, u kërkuan edhe kandidatë "të pastër".

"Ndërsa Shqipëria përgatitet për zgjedhjet vendore të 14 majit, ambasadorja Kim u takua sot me drejtues të Partisë Socialiste, Partisë Demokratike dhe Partisë së Lirisë për të nënvizuar rëndësinë e zhvillimit të aktiviteteve në mënyrë të ndershme, transparente dhe të rregullt, në përputhje me ligjin shqiptar dhe standardet ndërkombëtare. Ajo iu kujtoi atyre vëzhgimet dhe rekomandimet e raporteve të mëparshme e ODIHR-it. Për shembull, në raportin përfundimtar për zgjedhjet parlamentare të prillit 2021, rekomandimet e ODIHR përfshinin si më poshtë: • Shteti duhet të garantojë të drejtën për të zgjedhur lirisht dhe në fshehtësi. Çdo formë presioni për të zbuluar nëse dhe si kanë votuar njerëzit duhet të parandalohet; • Agjencitë ligjzbatuese duhet të intensifikojnë përpjekjet për të identifikuar, hetuar dhe ndjekur penalisht rastet e blerjes së votës. Qytetarët duhet të nxiten të raportojnë dhe të japin fakte për çfarëdo blerje votash apo presioni; • Shqipëria duhet të garantojë sigurinë e të dhënave personale të qytetarëve. Institucionet përkatëse duhet të hetojnë tërësisht dhe të ndëshkojnë çdo shkelje që ndikon në besimin e publikut në procesin zgjedhor; • Legjislacioni duhet të ndryshohet për të siguruar që mediat të jenë në gjendje të mbulojnë në mënyrë të pavarur aktivitetet e konkurruesve në zgjedhje me synimin për të kufizuar përdorimin në lajme të materialeve të prodhuara nga partitë; Drejtuesit e partive konfirmuan gjithashtu se do të shqyrtojnë kandidatët përkatës për t'u siguruar që ata përmbushin kërkesat e ligjit si dhe pritshmëritë e votuesve shqiptarë për kandidatë të pastër. Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të punojnë ngushtë me votuesit, autoritetet, partitë, shoqërinë civile, median dhe të tjerë në mbështetje të një procesi zgjedhor që pasqyron statusin e Shqipërisë si aleate në NATO dhe aspirante për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian,"-shkruan Ambasada amerikane. 

3 VITE ME PARE

Takimi me Yuri Kim, Meta zbardh detaje: Angazhimi i DEA-së në Shqipëri është i shumëpritur

"14 maji"/ Yuri Kim takon Gjiknurin, Alibeajn dhe Metën.
Takimi Kim dhe Meta

TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta priti në një takim Ambasadoren e SHBA-ve, Yuri Kim. Në takim, Meta nënvizoi në mënyrë të veçantë situatën shumë të rëndë të krijuar në Parlamentin e Shqipërisë, për shkak të bllokimit antikushtetues dhe të paligjshëm nga ana e qeverisë.

Bllokimi i Komisioneve Hetimore, interpelancave dhe një serie projektligjesh të propozuara nga Partia e Lirisë, por edhe nga partitë e tjera të opozites, do të thotë rrëmbimi defakto i Parlamentit nga Qeveria, duke synuar asgjësimin e kontrollit mbi qeverisjen si dhe bllokim i adresimit në Kuvend të shqetësimeve shumë të mëdha të qytetarëve në lidhje me qeverisjen, e veçanërisht më korrupsionin. Meta theksoi gjithashtu shqetësimet e shumta, të ngritura edhe nga organizata jofitimprurëse, mbi përdorimin skandaloz të administratës shtetërore, financimeve të buxhetit të shtetit, por dhe veprimtari të tjera klienteliste, në funksion të manipulimit dhe shitblerjes së votës, që lidhet drejtpërdrejtë me zgjedhjet e 14 Majit.

Meta përshëndeti në mënyrë të veçantë angazhimin e fokusuar të DEA-s në Shqipëri, lidhur me veprimtarinë e narkotrafikut dhe problemet kritike që lidhen me të, si një hap i duhur dhe i shumëpritur. Gjithashtu ai vuri në dukje se korrupsioni galopant dhe endemik vetëm se po thellohet dhe nuk ka asnjë përmirësim apo ndryshim të situatës, se ka një rëndim të mëtejshëm të gjendjes lidhur me pastrimin e parave, narkotrafiqeve dhe veprimtarisë kriminale në vend, gjë e cila ka sjellë një rëndim të situatës së rendit publik dhe të qetësisë së qytetarëve.

Meta konfirmoi vullnetin e palëkundur të Partisë së Lirisë për të kontribuar për zgjedhje të lira, të ndershme dhe brenda standardeve europiane, që do t'i jepnin fund monizmit në pushtetin lokal, si dhe këmbënguljen e Partisë së Lirisë për denoncimin në të gjitha nivelet, të korrupsionit qeveritar dhe lokal.

3 VITE ME PARE

Pas Gjiknurit dhe Alibeajt, ambasadorja Kim takohet me Ilir Metën

"14 maji"/ Yuri Kim takon Gjiknurin, Alibeajn dhe Metën.
Yuri Kim

TIRANË- Pas takimit me Gjiknurin dhe Alibeajn, ambasadorja Yuri Kim po takohet kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

Armbasadoja ka bërë këto takime në kuadër të zgjedhjeve lokale në 14 maj ku është diskutuar mbi ecurinë dhe situatën aktuale politike. Ende nuk dihet nëse Kim do të zhvillojë takime edhe me përfaqesusit e forcave të tjera politike/Dosja.al

3 VITE ME PARE

Takimi me Yuri Kim, Alibeaj: U ndalëm te zgjedhjet, e garantova për përfaqësimin tonë të denjë në 14 Maj

 
"14 maji"/ Yuri Kim takon Gjiknurin, Alibeajn dhe Metën.
Yuri Kim dhe Enkelejd Alibeaj

TIRANË- Deputeti Enkelejd Alibeaj ka zbardhur takimin që pati ditën e sotme me ambasadoren amerikane Yuri Kim. Me anë të një postimi në Facebook, Alibeaj shkruan se fokusi i takimit ishin zgjedhjet e 14 Majit si dhe zhvillimet e fundit në vend. Po ashtu Alibeaj shkruan se në emër të PD-së ka garantuar Kim për vullnetin e tyre për tu përfaqësuar denjësisht zgjedhje.   

Postimi i Plotë:

Gjatë një takimi të frytshëm dhe miqësor me ambasadoren e SHBA në Tiranë prekem temat që lidhen me zhvillimet më të fundit në vend për t’u ndalur më gjatë tek ato të zgjedhjeve vendore të 14 Majit. Diskutuam për rekomandimet e ODIHR, shqetësimet mbi përdorimin e administratës dhe pastërtinë e kandidatëve. Shqetësime këto të ngritura dhe më parë nga opozita dhe që kanë shoqëruar problematikën e proceseve të fundit zgjedhore në Shqipëri. Në emër të PD garantova ambasadoren e SHBA për vullnetin e mirë tonin për t’u përfaqësuar denjësisht në këto zgjedhje duke zbatuar rekomandimet e ODIHR, duke ndarë me të shqetesime të ndryshme përfshirë dhe rolin e medias, para dhe gjatë fushatës elektorale. Në fund të bisedës e falenderova për mbështetjen e vazhdueshme që SHBA i kanë dhënë Shqipërisë dhe shqiptarëve në rrugëtimin e gjatë dhe të vështirë të zhvillimeve demokratike.

3 VITE ME PARE

Takimi me Yuri Kim, Gjiknuri: Zgjedhjet e 14 Majit dhe rekomandimet e OSBE ishin në fokus të diskutimit

"14 maji"/ Yuri Kim takon Gjiknurin, Alibeajn dhe Metën.

TIRANË- Ambasadorja e SHBA-ve Yur Kim ishte sot në selinë e PS. Sekretari i përgjithshëm Damian Gjiknuri zbuloi se në qendër të diskutimit ishin zgjedhjet e ardhshme vendore të 14 Majit, situata aktuale politike në vend dhe rekomandimet e ODIHR-it. 

'Pata kënaqësinë të mikprisja në selinë e Partisë Socialiste ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë zonjën Yuri Kim. Zgjedhjet e ardhshme vendore të 14 Majit, situata aktuale politike në vend dhe rekomandimet e ODIHR-it pas procesit të fundit elektoral ishin në qendër të diskutimit. E garantova ambasadoren për vendosmërinë e Partisë Socialiste për të kontribuar aktivisht për një proces zgjedhor në përputhje me standardet më të mira ndërkombëtare. Si gjithnjë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten në krah të Shqipërisë në përpjekjen për të garantuar zgjedhje të lira e të ndershme.'- shkruan Gjiknuri. 

3 VITE ME PARE

Pas takimit në PS me Gjiknurin, ambasadorja Yuri Kim do takojë Alibeajn në Kryesinë e Kuvendit

"14 maji"/ Yuri Kim takon Gjiknurin, Alibeajn dhe Metën.
Yuri Kim

TIRANË- Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim ka mbyllkur sot një takim me sekretarin e Përgjithshëm të Partisë Socialiste, Damian Gjiknurin. Fill pasi mbaroi takimin me të në selinë rozë, takoi edhe deputetin e Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeajt në kryesinë e Kuvendit.

Takimi vjen vetëm pasi si Enkelejd Alibeaj, edhe Sali Berisha kanë bërë kërkesë në KQZ për regjistrimin në zgjedhjet lokale të 14 majit, kjo pasi të dyja palët pretendojnë se mbajnë vulën e partisë. Por do jetë KQZ e cila do të vendosë nesër për fatin e Partisë Demokratike, se cili prej dy kampeve do të regjistrohet për të marrë pjesë në zgjedhjet lokale të 14 majit.

3 VITE ME PARE

Ambasadorja amerikane Yuri Kim në selinë e PS, takohet me Gjiknurin (VIDEO)

"14 maji"/ Yuri Kim takon Gjiknurin, Alibeajn dhe Metën.
Yuri Kim

TIRANË- Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Yuri Kim ishte e pranishme ditën e sotme në selinë e Partisë Socialiste. Ajo u prit nga sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Damian Gjiknuri, me takimi me të zgjati për gati gjysmë ore. Ende nuk dihet motivi i këtij takimi, pasi dyshja nuk dha asnjë koment për mediat.

Kjo vizitë vjen dy ditë pasi përfundoi afati ligjor në KQZ për regjistrimin e partive në zgjedhjet e 14 majit./Dosja.al

 

 

yuri kim

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet