LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit në Kosovë! Partitë politike i "japin fund" fushatës sot, nis votimi në Diasporë: 19 mijë persona të regjistruar

• Sot ka nisur procesi i votimit jashtë Kosovës për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të planifikuara më 28 dhjetor. • Qytetarët kosovarë me të drejtë vote mund të ushtrojnë të drejtën e tyre në 29 përfaqësi diplomatike të vendit, të vendosura në 18 shtete të ndryshme të botës. • Qendra e parë e votimit jashtë vendit është Konsullata e Kosovës në Stamboll, ku procesi ka nisur në orën 07:00 dhe ku janë regjistruar 116 qytetarë me të drejtë vote. • Sipas Ligjit të ri për zgjedhjet, qytetarët jashtë vendit mund të votojnë përmes postës, dërgimit të pakos në KQZ në Kosovë dhe në mënyrë fizike në përfaqësitë diplomatike. • Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditura procedurat dhe udhëzimet për zhvillimin e procesit, duke sqaruar mënyrën se si qytetarët jashtë vendit duhet të kryejnë votimin. • Në total, përmes përfaqësive diplomatike jashtë vendit kanë të drejtë vote mbi 19,187 qytetarë të regjistruar. • Ndërkohë, sot përfundon edhe faza e fushatës elektorale për subjektet politike që do të garojnë në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin. • Lidhja Demokratike e Kosovës ishte e para që mbylli fushatën me tubimin përmbyllës mbrëmë, ndërsa sot Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do të mbajë tubimin e saj përmbyllës në një nga hotelet e Prishtinës, duke nisur nga ora 14:00. • Partia Demokratike e Kosovës ka parashikuar përmbylljen e fushatës për ora 17:30, ndërsa Lëvizja Vetëvendosje do të zhvillojë tubimin e saj përmbyllës në orën 18:00. • Sipas Ligjit të ri për zgjedhjet, subjektet politike mund të zhvillojnë fushatën deri në fillimin e procesit të votimit, i cili fillon nesër në orën 07:00 në Kosovë. • Më 28 dhjetor, ditën e diel, Kosova voton në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të cilat janë të dytat që mbahen brenda këtij viti.

3 artikuj për këtë temë.

6 MUAJ ME PARE

Zgjedhjet parlamentare në Kosovë/ Nis votimi në Diasporë, mbi 19 mijë persona kanë të drejtë vote

Zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit në Kosovë! Partitë
Foto ilustruse

KOSOVA- Ambasadat e Kosovës në Berlin, Paris dhe Bruksel kanë nisur procesin e votimit, në lidhje me zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit, të cilat do të mbahen në Kosovë. Përmes postimeve në rrjetin social Facebook, Ambasadat kanë lajmëruar se procesi i votimit ka nisur që në orën 07:00.

Votimi ka filluar në 29 përfaqësi diplomatike në 18 shtete të ndryshme të botës. Shtetasit e Republikës së Kosovës, të regjistruar për votim në Ambasadat jashtë vendit, kanë filluar tashmë të hedhin votat. Në këtë proces kanë të drejtë vote mbi 19, 187 votues.

"Shtetasit e Republikës së Kosovës, të regjistruar për votim në Ambasadën tonë në Bruksel, kanë filluar tashmë të hedhin votat! Votimi jashtë Kosovës për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit 2025 ka nisur këtë mëngjes nëpër ambasadat dhe misionet e Republikës së Kosovës në mbarë botën.
Demokracia në veprim  çdo votë çon peshë!"shkruan Ambasada e Brukselit.

"Në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Berlin, procesi i votimit ka filluar në orën 07:00 dhe do të zgjasë deri në orën 19:00. Ftojmë të gjithë votuesit e regjistruar me sukses që të marrin pjesë në votim, duke shfrytëzuar të drejtën e tyre për të votuar.

Sipas rregullave të përcaktuara nga KQZ-ja, çdo votues duhet të jetë i regjistruar për votim në misionet diplomatike dhe konsullore të Republikës së Kosovës, dhe të posedojë një nga dokumentet identifikuese të Republikës së Kosovës: letërnjoftim, pasaportë ose patentë shoferi." shkruan Amabsada e Berlinit./Dosja.al

6 MUAJ ME PARE

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit në Kosovë! Partitë politike përmbyllin sot fushatën zgjedhore

Zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit në Kosovë! Partitë
Foto ilustruese

KOSOVA- Sot përfundon edhe faza e fushatave elektorale për subjektet politike që do të garojnë në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës më 28 dhjetor.

Lidhja Demokratike e Kosovës ka qenë e para që mbylli fushatën me tubimin përmbyllës që zhvilloi mbrëmë. Sot, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do të mbajë tubimin e saj përmbyllës në një nga hotelet e Prishtinës, duke nisur nga ora 14:00.

Partia Demokratike e Kosovës ka paraparë përmbylljen e fushatës për ora 17:30, ndërsa Lëvizja Vetëvendosje do të zhvillojë tubimin e saj përmbyllës në orën 18:00.

Sipas Ligjit të ri për zgjedhjet, subjektet politike mund të zhvillojnë fushatën deri në fillimin e procesit të votimit, i cili nis nesër në orën 07:00.

Më 28 dhjetor, ditën e diel, Kosova voton në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të cilat janë të dytat që mbahen brenda këtij viti./ Dosja.al

6 MUAJ ME PARE

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit! Sot votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës

Zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit në Kosovë! Partitë
Foto ilustruese

KOSOVADitën e sotme nis votimi për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës edhe jashtë vendit, ku qytetarët kosovarë do të mund të ushtrojnë të drejtën e votës në përfaqësitë diplomatike të Kosovës.

Procesi do të zhvillohet në gjithsej 29 ambasada dhe konsullata, të shtrira në 18 shtete të ndryshme, ku votuesit janë regjistruar paraprakisht për të marrë pjesë në zgjedhje.

Përfaqësia e parë që do të hapë qendrat e votimit është Konsullata e Kosovës në Stamboll, ku votimi nis në orën 07:00, ndërsa në këtë konsullatë janë të regjistruar 116 qytetarë me të drejtë vote.

Sipas ligjit të ndryshuar për zgjedhjet, votimi nga jashtë realizohet; përmes postës, dërgimit të pakos në adresën e KQZ-së në Kosovë dhe votimit fizik në përfaqësi diplomatike.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditura procedurat dhe udhëzimet për zhvillimin e procesit, duke sqaruar mënyrën e votimit për qytetarët jashtë Kosovës.

“Qytetarët e Republikës së Kosovës që jetojnë jashtë vendit dhe janë regjistruar me sukses për votim në përfaqësi diplomatike mund të votojnë: Me letërnjoftim, pasaportë ose leje vozitjeje të Republikës së Kosovës, lejohen edhe dokumentet me afat të skaduar, sipas vendimit të KQZ-së. Zëri juaj ka rëndësi. Merrni pjesë në votim!”, thuhet në njoftimin e KQZ-së.

Më 28 dhjetor, ditën e diel, Kosova voton në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të cilat janë të dytat që mbahen brenda këtij viti./ Dosja.al

zgjedhjet e parakoshme ne kosove 28 dhjetor

Sondazh

Poll

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen