LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Zgjedhjet e reja/ Pas grupit "pro-Basha", edhe Bardhi kërkon mbledhje të Kryesisë së PD-së së vulës: Po shkelet Statuti

• Nesër do të mblidhet Kryesia e Partisë Demokratike (ajo e vulës) për të nisur punën, për zgjedhjen e kryetarit të ri pasi "aplikimet" do të nisim më 20 qershor për të zhvilluar zgjedhjet në 29 korrik. • Mbledhja do të nisë në orën 17:00, ku do të miratohen grupet e punës për listat e anëtarëve. • Mbledhja është thirrur pas kërkesës së 7 anëtarëve të partisë, të cilët janë: Taulant Zeneli;  Endri Hasa; Gazmend Koduzi; Taulanda Jupi; Kreshnik Çollaku;  Xhemal Gjunkshi dhe Gentian Gaba. • Por po ashtu, paralelisht me kërkesën e 7 anëtarëve të kryesisë së PD-së mbështetës të Lulzim Bashës, një ndërhyrje e ka bërë edhe sekretari i Përgjithshëm dhe kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi. • Edhe Bardhi ka kërkuar një mbledhje jashtë radhe të kryesisë, edhe në anën tjetër ka kërkuar po mbledhje, por me tjetër axhendë. • Në kërkesën e tij, Gazment Bardhi argumenton se kërkon mbledhje (mundësisht që të premtën) të Këshillit Kombëtar që ta informojë lidhur mbi vendimin e fundit të Kryesisë që sipas tij ka parashikuar një procedurë që nuk njihet nga Statuti. • E po ashtu ka theksuar se me mbledhjen e kërkuar, Kryesia ka shkelur Statutin me vendimin për t’u dhënë kryetarëve të degëve zgjatimin e mandatit të tyre dhe zëvendësimin në degët që ka mungesa. • Sipas Statutit, të cilit i referohet edhe Bardhi, këtë të drejtë e kanë vetëm Sekretari i Degës, Kryesia e Degës dhe Sekretari i Përgjithshëm. • Pra ai vetë, si Sekretar i Përgjithshëm i PD së vulës. • Megjithatë reagimi i tij duket se ka përfunduar në "vesh të shurdhër" dhe ende nuk ka asnjë reagim. • Por edhe vetë ai ende nuk e ka një përgjigje për kryedemokratin Sali Berisha, i cili prej ditës publikisht nga selia blu i ka zgjatur dorën për bashkëpunim dhe bashkim të 2 PD-ve. • Por Berisha ka një kusht, bashkimi nuk mund të ndodhë edhe me Enkelejd Alibeaj dhe Lulzim Bashën. 

2 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Kryesia e PD mblidhet nesër! Kërkesa e Bardhit: Të mblidhet sot Këshilli Kombëtar, miraton hapjen e garës për kryetarin

Zgjedhjet e reja/ Pas grupit "pro-Basha", edhe Bardhi kërkon
Gazment Bardhi

TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i PD Gazment Bardhi i kërkon kryesisë të thërrasë ditën e sotme Këshillin Kombëtar për t’i hapur rrugë zgjedhjes së Kryetarit dhe zbatimit të Statutit.

Në kërkesën e tij, ai argumenton se do të informojë Këshillin mbi procesin sesi Statuti parashikon për certifikimin e anëtarësisë, ndërkohë që sipas tij vendimi i fundit i Kryesisë ka parashikuar një procedurë që nuk njihet nga Statuti, duke marrë kompetencat e Këshillit Kombëtar, të Sekretarit të Përgjithshëm dhe të kryesisë së degëve.

Kërkesa e Bardhit

1. Kryesia ka shkelur statutin me vendimin për t’u dhënë kryetarëve të degëve dhe grupit të punës të drejtën për evidentimin apo përditësimin e anëtarësisë. Sipas statutit, këtë të drejtë e kanë vetem Sekretari i Degës, Kryesia e Degës dhe Sekretari i Përgjithshëm.

2. Heqja e të drejtës së votës, siç thuhet në vendimin e kryesisë, nuk është kompetencë e kryetarit të degës, grupit të punës apo Komisionit Zgjedhor. Vendimi heq ketë të drejtë ekskluzive të përcaktuar në statut kryesisë së degës. Regjistri i degës përditësohet sipas rregullave që miratohen vetëm prej Sekretarit të Përgjithshëm.

3. Komisioni Zgjedhor funksionon vetem pas miratimit nga Këshilli Kombëtar. Pa u miratuar komisioni nga Këshilli Kombëtar nuk mund të nisë procesi zgjedhor.

Zgjedhjet e reja/ Pas grupit "pro-Basha", edhe Bardhi kërkon

Kjo kërkesë e Bardhit, vjen në të njëjtën kohë kur me kërkesë të 7 anëtarëve të PD-së, nesër do mblidhet Kryesia e Partisë Demokratike për të nisur punën, për zgjedhjen e kryetarit të ri. 

/Dosja.al

3 VITE ME PARE

Zgjedhja e kryetarit të ri! Mblidhet nesër Kryesia e Partisë Demokratike

Zgjedhjet e reja/ Pas grupit "pro-Basha", edhe Bardhi kërkon
Partia Demokratike

TIRANË- Nesër do të mblidhet Kryesia e Partisë Demokratike për të nisur punën, për zgjedhjen e kryetarit të ri. Mbledhja do të nisë në orën 17:00, ku do të miratohen grupet e punës për listat e anëtarëve. Mbledhja është thirrur pas kërkesës së 7 anëtarëve të partisë.

NJOFTIMI për mbledhjen e Kryesisë së Partisë Demokratike:

Te nderuar Anëtarë të Kryesisë. Në mbështetje dhe zbatim të nenit 45, pika 4, fjalia e parë, të Statutit të Partisë Demokratike të Shqipërisë, me kërkesë të 1/5 (një të pestës) së anëtarëve të Kryesisë së Partisë, njoftojmë mbledhjen e Kryesisë me rend dite si vijon:

1- Miratimin e grupeve të punës për mbikqyrjen e procesit të evidentimit të listave të anëtarësisë në Degët e PDSh;

2- Miratimin e rregullores së brendshme “Mbi modalitetet e procesit zgjedhor për Kryetar të Partisë Demokratike”;

3- Plotësimin e vakancave dhe emërimin e anëtarëve të Komisionit Zgjedhor;

Mbledhja e Kryesisë do të zhvillohet ditën e Enjte, datë 15 qershor 2023, ora 17:00 në Sallën e Mbledhjeve të Selisë së Partisë Demokratike në rrugën Donika Kastrioti, Tiranë.

Anëtarët Kërkues:

 Taulant Zeneli

 Endri Hasa

 Gazmend Koduzi

Taulanda Jupi

 Kreshnik Çollaku

 Xhemal Gjunkshi

Gentian Gaba

Në mbledhjen e fundit të Kryesisë, pati tensione dhe debate të forta. Aty u vendos që zgjedhjet për kryetar të mbaheshin më 29 korrik. Ndërkohë, një grup i anëtarësisë doli kundër kësaj date./Dosja.al

zgjedhjet e reja ne pd

Sondazh

Poll

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen