LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Zgjedhjet në veri të Kosovës mbahen të dielën, SHBA: Do i njohim. Vuçiç: As 100 serbë nuk do marrin pjesë. Qytetarët serbë: Nuk do votojmë

• Zgjedhjet e së dielës në veri të Kosovës do të sjellin fytyra të reja në drejtim të 4 bashkive me shumicë serbe. • Kjo pasi partitë serbe kanë vendosur që t'i bojkotojnë këto zgjedhje. • Fillimisht ishte Lista Serbe që vendosi mos të marrë pjesë në zgjedhje dhe më pas Partia Serbe e Kosovës vendosi po të njëjtën gjë. • Kryeministri i Kosovës Albin Kurti është ka bërë sot thirrje për pjesëmarrje në zgjedhje. • Po ashtu SHBA ka bërë të njëjtën thirrje, duke theksuar se do i njohë këto zgjedhje pavarësisht vendimit të serbëve për të marrë pjesë apo jo. • Ndërsa nga Serbia, si presidenti Aleksandër Vuçiç por dhe kryeminstrja Ana Brnabiç kanë deklaruar se në Kosovë po shembet demokracia, pasi në zgjedhje nuk do të marrin pjesë as 100 qytetarë serbë. • Subjektet në garë janë: Iniciativa qytetare Mitrovica, Partia Demokratike e Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje, si dhe një kandidate e pavarur.

7 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Zgjedhjet në veri të Kosovës, serbët: Nuk do votojmë, në asnjë mënyrë

Zgjedhjet në veri të Kosovës mbahen të dielën, SHBA: Do
Qytetaret serb

KOSOVË- Zgjedhjet lokale do të mbahen këtë të diel në veri të Kosovës. Por ka shumë mundësi që do të ketë shumë pak votues pasi partia kryesore e serbëve të Kosovës do bojkotojë votimet. Euronews Serbia kreu një sondazh në rrugë dhe shumica e serbëve në katër në veri të Kosovës nuk do të shkojnë në zgjedhje.

Gazetarja: A do të votoni?

Qytetarja serbe: Jo jo, në asnjë mënyrë

Nuk votoj, nuk e di pse po nuk votoj” shprehet një tjetër qytetar.

Qytetarja serbe: Askush nuk do të votoj. Përse të votoj unë

Gazetarja: Mendoni se serbët do të votojnë?

Qytetarja serbe: Sigurisht jo. Ndoshta në fund nuk do të ketë as votim, për shkak të parregullsisë, paligjshmërisë. Ndoshta mund të prisnin një ditë më të mirë. Më të sigurt.

Zgjedhjet në katër komunat në veri të vendit do të mbahen të dielën, më 23 prill. 

3 VITE ME PARE

"Turp për BE-në", Daçiç: Serbia u mashtrua sepse Kosova refuzon të formojë Asosacionin e Komunave me Shumicë Serbe

Zgjedhjet në veri të Kosovës mbahen të dielën, SHBA: Do
Ivica Daçiç

SERBI- Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç, tha sot se lidhjet e ngushta të Beogradit me Rusinë dhe Kinën lidhen me marrëdhëniet mes Moskës dhe Pekinit ndaj Kosovës dhe se vendimi i Serbisë për të vendosur sanksione ndaj Rusisë nuk do të ndikojë në ndryshimin e qëndrimit të Parisi dhe Uashingtoni drejt Prishtinës.

“Beogradi ndihet i mashtruar për shkak të refuzimit të Prishtinës për të formuar Unionin e Komunave Serbe në Kosovë, por ky nuk është turp për Serbinë, por për Bashkimin Evropian, sepse Prishtina i dikton Brukselit se çfarë mund të bëjë”, tha Daçiç.

Ai ka thënë se bashkësia ndërkombëtare duke e toleruar shpalljen e pavarësisë së Kosovës ka humbur rastin për të parandaluar situatën me aneksimin rus të Krimesë. Sa i përket luftës në Ukrainë, komuniteti ndërkombëtar nuk ishte aq i zëshëm në apel për integritetin territorial dhe sovranitetin e Serbisë kur Kosova shpalli pavarësinë.

Ai deklaroi se e drejta për vetëvendosje u takon popujve që nuk kanë shtetin e tyre. Daçiç tha se shqiptarët kanë vendin e tyre, Shqipërinë.

"Nuk do të ishte e mundur të krijohej një shtet si Kosova në territorin e BE-së", tha Daçiç.

Ai tha se në BE nuk ka shumë entuziazëm për pritjen e anëtarëve të rinj. Në të njëjtën kohë, në vendet e Ballkanit Perëndimor ka lodhje për shkak të premtimeve të rreme për pranim në BE.

3 VITE ME PARE

Aleksandër Vuçiç: Në zgjedhjet në veri nuk do të marrin pjesë më shumë se 100 serbë

Zgjedhjet në veri të Kosovës mbahen të dielën, SHBA: Do
Aleksandar Vuçiç

SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, vlerësoi se në zgjedhjet e 23 prillit në veri të Kosovës nuk do të marrin pjesë më shumë se “100 serbë”.

Ai tha se “njerëzit nga Perëndimi” po bëjnë “cirk”, sepse mendojnë se mund t’i bëjnë me forcë serbët që ta duan Kosovën e pavarur, duke i detyruar ata të marrin pjesë në zgjedhje. Sipas tij, askush nuk do të dalë “në kontejnerët e policisë” për të votuar.

Ai tha se “serbët do të mbijetojnë në Kosovë” dhe se “do të vazhdojnë ta duan të vetmin shtet që kanë, e që është Serbia”. Të dielën e 23 prillit, zgjedhjet e parakohshme lokale mbahen në komunat: Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviç të gjitha të banuara me shumicë serbe.

Lista Serbe - partia më e madhe e serbëve të Kosovës ka refuzuar të marrë pjesë në to dhe u ka bërë thirrje qytetarëve në veri që ta bojkotojnë procesin. Lista Serbe ka thënë se ka marrë vendimin, pasi Kosova nuk i ka plotësuar dy kushtet e saj: formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe tërheqjen e njësisë speciale të Policisë së Kosovës nga pjesa veriore e vendit.

Në këtë qëndrim, ajo ka pasur edhe mbështetjen e Beogradit zyrtar. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u ka bërë thirrje qytetarëve me të drejtë vote, që të votojnë. Në një deklaratë dhënë Radios Evropa e Lirë, ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka tërhequr vërejtjen se “të gjitha përpjekjet për të penguar mbajtjen e zgjedhjeve përmes kërcënimeve apo përdorimit të dhunës, do të përballen me dënimin e fuqishëm të komunitetit ndërkombëtar”.

Në garë për kryetarë të komunave në veri janë 10 kandidatë - prej tyre vetëm një e komunitetit serb. Alleksandar Jabllonoviq, nga Partia e Serbëve të Kosovës, është tërhequr nga gara vetëm tri ditë përpara zgjedhjeve, edhe pse kandidatura e tij është certifikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Komunat në veri janë pa kryetarë qysh nga nëntori i vitit të kaluar, kur zyrtarët serbë të kësaj zone kanë dhënë dorëheqje nga institucionet e Kosovës, për shkak të një vendimi të Qeverisë në Prishtinë për t’i riregjistruar makinat me targa të paligjshme serbe. Shumica e 19 qendrave të votimit që do të hapen në veri, do të jenë të vendosura në kontejnerë, pasi struktura të mbështetura nga Beogradi nuk kanë lejuar hapjen e shkollave.

Marrë nga REL

3 VITE ME PARE

Ambasadori amerikan në Kosovë: Pozicioni i SHBA-së për zgjedhjet nuk ka ndryshuar, do i njohim ato

Zgjedhjet në veri të Kosovës mbahen të dielën, SHBA: Do
Jeffrey Hovenier

KOSOVË- Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka thënë sot se qëndrimi amerikan është i qartë dhe nuk ka ndryshuar lidhur me procesin zgjedhor në veri të Kosovës.

Në një përgjigje me shkrim për Radion Evropa e Lirë, ambasadori Hovenier ka rikujtuar se në pajtueshmëri me predispozitat ligjore, Kosova do të mbajë më 23 prill zgjedhjet për kryetarë komunash dhe kuvende komunale në katër komunat e banuara me shumicë serbe, në veri të vendit.

Duke u bërë thirrje të gjithë kandidatëve nga të gjitha partitë politike që të marrin pjesë “në këtë proces demokratik”, ambasadori amerikan Hovenier ka tërhequr vërejtjen se “të gjitha përpjekjet për të penguar mbajtjen e zgjedhjeve përmes kërcënimeve apo përdorimit të dhunës, do të përballen me dënimin e fuqishëm të komunitetit ndërkombëtar”.

“Shtetet e Bashkuara dhe partnerët tanë do ta vëzhgojnë këtë proces nga afër”, ka thënë zoti Hovenier, duke kërkuar njëkohësisht nga Qeveria e Kosovës të dëshmojë ndjeshmëri ndaj shqetësimeve të qytetarëve që jetojnë në veri të Kosovës.

Për këta të fundit ndërkaq dhe për partitë politike, ambasadori amerikan ka nënvizuar rëndësinë e “përgjegjësisë që kanë për të respektuar proceset demokratike”, duke ua rikujtuar mundësinë që e kanë pasur të gjithë për t’u regjistruar dhe për të marrë pjesë.

Më 23 prill, pritet të mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetarë të komunave të Mitrovicës së Veriut, Zveçanit, Zubin Potokut dhe Leposaviqit, si dhe zgjedhjet e parakohshme për dy kuvendet komunale, në Zveçan dhe Leposaviq.

Në garë për kryetar të këtyre komunave janë 10 kandidatë nga tri subjekte politike, prej të cilëve vetëm një nga komunitetit serb. Tri ditë para zgjedhjeve, nga gara është tërhequr Alleksandar Jabllanoviç, kandidat i Partisë së Serbëve të Kosovës për kryetar të Leposaviqit, me arsyetimin se “nuk ka kushte adekuate” për mbajtjen e tyre.

Mirëpo, Valmir Elezi nga Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ), ka thënë për Radion Evropa e Lirë se ky institucion tashmë i ka shtypur fletëvotimet. I pyetur nëse do të numërohen votat për Partinë e Serbëve të Kosovës, ai ka thënë se “KQZ-ja do t’i publikojë rezultatet për kandidatët e certifikuar."

Lista Serbe, partia kryesore e serbëve në Kosovë, nuk ka aplikuar për të marrë pjesë në këto zgjedhje, me arsyetimin se nuk i janë përmbushur dy kërkesa: formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe, dhe tërheqja e njësiteve speciale të Policisë së Kosovës nga veriu.

Zgjedhjet e jashtëzakonshme po organizohen pasi kryetarët e këtyre komunave – nga radhët e Listës Serbe, partisë më të madhe të serbëve në Kosovë – kanë dhënë dorëheqje në nëntor të vitit të kaluar, si shenjë kundërshtimi ndaj vendimit të Qeverisë së Kosovës për riregjistrim të makinave me targa ilegale serbe në RKS – Republika e Kosovës.

Marrë nga REL

3 VITE ME PARE

Bërnabiç flet për zgjedhjet në Kosovë: Demokracia ka mbaruar, ndihmohen nga bashkësia ndërkombëtare

Zgjedhjet në veri të Kosovës mbahen të dielën, SHBA: Do
Ana Bërnabiç

SERBI- Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç, është pyetur për mbajtjen e zgjedhjeve në katër komunat veriore të Kosovës. Brnabiç tha se po vajton demokracinë në Kosovë ndërkohë që tha se ato po mbahen me ndihmën e bashkësisë ndërkombëtare.

“Zgjedhjet janë muzgu i fundit i demokracisë dhe çdo pamje të sundimit të ligjit në territorin e Kosovës dhe Metohisë pasi që janë drejtuar nga institucionet e përkohshme në Prishtinë, me ndihmën e përzemërt të bashkësisë ndërkombëtare. Madje jam disi e lumtur, sepse më në fund është fundi i një sharade që ne e kemi parë për disa vite më herët”, tha Bërnabiç. 

3 VITE ME PARE

Zgjedhjet në veri të Kosovës, Policia: Kemi ndërmarrë masa për ofrimin e sigurisë dhe mbarëvajtjen e procesit zgjedhor

Zgjedhjet në veri të Kosovës mbahen të dielën, SHBA: Do
Policia e Kosoves

KOSOVË- Policia e Kosovës bën të ditur se bazuar në planifikimet e saj operacionale dhe në bashkërendim me përfaqësues të institucioneve kompetente, përfshirë Komisionin Qendror Zgjedhor (KQZ), ka ndërmarr të gjitha veprimet dhe masat në kuadër të mandatit dhe autorizimeve ligjore për koordinimin e aktiviteteve, me qëllim të ofrimit të sigurisë dhe mbarëvajtjes së procesit zgjedhor në komunat veriore të Kosovës.

Në njoftimin për media bëhet e ditur se qëllimi i këtyre planifikimeve dhe koordinimeve është implementimi i planit operativ policor.

“Qëllimi i këtyre planifikimeve dhe koordinimeve është implementimi i planit operativ policor, ku Policia e Kosovës synon krijimin e një ambienti të sigurt dhe të qetë për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, para, gjatë dhe pas procesit të zgjedhjeve. Garantimi i së drejtës së votës, mbrojtja e jetës dhe pronës, parandalimi i dukurive negative dhe aktiviteteve kriminale që në çfarëdo mase do të rrezikonin sigurinë, qetësinë dhe stabilitetin, si dhe ndërmarrja e masave ligjore ndaj veprimeve të kundërligjshme, etj. Ky plan parasheh që Policia e Kosovës të angazhohet në realizimin e detyrave dhe përgjegjësive ligjore në mënyrë profesionale, transparente dhe të paanshme për qytetarët dhe vendin, për t’u mundësuar ushtrimin e lirë të së drejtës së votës të gjithë pjesëmarrësve në zgjedhje”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Raportimet do të trajtohen në mënyrë konfidenciale dhe të njëjtat mund t’i adresoni te Prokuroria e Shtetit, KQZ-ja dhe te Policia e Kosovës. Zgjedhjet në katër komunat në veri të vendit do të mbahen të dielën, më 23 prill. 

3 VITE ME PARE

Lista Serbe bën thirrje për bojkotim të zgjedhjeve në veri: Mos bini në provokimet e Kurtit

Zgjedhjet në veri të Kosovës mbahen të dielën, SHBA: Do

KOSOVË- Lista Serbe - partia më e madhe e serbëve të Kosovës - u bëri thirrje serbëve nga veriu i vendit që t’i “bojkotojnë plotësisht” zgjedhjet lokale, të planifikuara për të dielën, më 23 prill.

Në deklaratë thuhet se kjo parti i bën thirrje “të gjithë popullit serb” që të qëndrojë i qetë të dielën dhe të mos bjerë në “provokimet e regjimit të [kryeministrit të Kosovës] Albin Kurti”, qëllim i vetëm i të cilit, siç tha, është “dëbimi i serbëve nga veriu”.

Në deklaratën e saj, po ashtu, thuhet se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, “dëshiron t’i pushtojë komunat e veriut të Kosovës” përmes “kryetarëve pushtues”.

Për asnjërin prej këtyre pretendimeve, Lista Serbe nuk solli ndonjë provë që do t’i mbështeste ato.

“Serbët duhet t’i shikojnë me përbuzje të gjithë ata që planifikojnë të dalin dhe të marrin pjesë në këtë proces të paligjshëm zgjedhor, që është kundër interesave të popullit serb”, tha Lista Serbe.

Të dielën e 23 prillit, zgjedhjet e parakohshme lokale mbahen në komunat: Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviq - të gjitha të banuara me shumicë serbe.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u ka bërë thirrje qytetarëve me të drejtë vote, që të votojnë.

Në një deklaratë dhënë Radios Evropa e Lirë, ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka tërhequr vërejtjen se “të gjitha përpjekjet për të penguar mbajtjen e zgjedhjeve përmes kërcënimeve apo përdorimit të dhunës, do të përballen me dënimin e fuqishëm të komunitetit ndërkombëtar”.

Lista Serbe e ka bojkotuar pjesëmarrjen në zgjedhje, me arsyetimin se Kosova nuk i ka plotësuar dy kushtet e saj: formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe tërheqjen e njësisë speciale të Policisë së Kosovës nga pjesa veriore e vendit.

Në këtë qëndrim, Lista Serbe ka pasur edhe mbështetjen e Beogradit zyrtar.

Në garë për kryetarë të komunave në veri janë 10 kandidatë - prej tyre vetëm një e komunitetit serb. Alleksandar Jabllonoviq, nga Partia e Serbëve të Kosovës, është tërhequr nga gara vetëm tri ditë përpara zgjedhjeve, edhe pse kandidatura e tij është certifikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Komunat në veri janë pa kryetarë qysh nga nëntori i vitit të kaluar, kur zyrtarët serbë të kësaj zone kanë dhënë dorëheqje nga institucionet e Kosovës, për shkak të një vendimi të Qeverisë në Prishtinë për t’i riregjistruar makinat me targa të paligjshme serbe. Shumica e 19 qendrave të votimit që do të hapen në veri, do të jenë të vendosura në kontejnerë, pasi struktura të mbështetura nga Beogradi nuk kanë lejuar hapjen e shkollave.

Marrë nga REL

zgjedhjet ne veri te kosoves

Sondazh

Poll

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen