Opozita kërkon Ramën në Kuvend/ Zvërneci bëhet temë dite në seancën plenare, Berisha: Rama u vuri protestuesve topat e ujit. Balla: Projekti do bëhet
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
FOTO/ Ja kush është polici që u vra në krye të detyrës në Maliq 4 Qershor, 09:06 Vrasja e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
• Deputetët e Partisë Demokratike Bledion Nallbati dhe Lefter Gështenja janë shprehur për mediat se 276 anëtarë të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike janë kundër zgjedhjeve për kryetar të ri. • Ata kanë njoftuar edhe Sekretarin e Përgjithshëm të partisë për të ushtruar kompetencat që i njeh statuti. • Pas kësaj kërkese, Bardhi ka deklaruar se do të mbledhë Këshillin Kombëtar, ku pjesë e diskutimeve pritet të jetë dhe anullimi i zgjedhjeve. • Por Basha duket se nuk do pengesa në rrugën e tij të rikthimit, pasi konsiderohet si favoriti në garën përballë me Gjergj Hanin, ndaj edhe mblodhi Kryesinë për të firmosur shkarkimin e Bardhit nga detyra si Sekretar i Përgjishëm. Por nga entuziazmi për shkarkimin e tij, Oriola Pampuri firmosi dy herë, me stilolaps dhe me shkrim të ndryshim, duke ngritur dyshime lidhur me vlerën e fletës së firmosur. • Ndërsa Indrit Sefa e nisi "detyrën e re" duke mbajtur një konferencë për media, gjatë së cilës u shpreh se pjesa tjetër e PD (ata që nuk e mbështesin Bashën), janë kthyer në një patericë për pushtetin e kryeministrit Edi Rama. • Megjithatë zhvillimet e fundit duket se nuk kanë ndryshuar asgjë, pasi Bardhi edhe njëherë ka paralajmëruar se Këshilli Kombëtar do të mblidhet, me apo pa aprovimin e Bashës. • Ndërsa fraksionet e PD luftojnë mes tyre, deri më tani nuk ka asnjë ndërhyrje nga ana e Sali Berishës. • Ende ka kohë pasi zgjedhjet për kryetar të PD janë planifikuar të zhvillohen në datën 29 korrik.
12 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula ka reaguar lidhur me firmosjen dy herë të deputetes Oriola Pampuri në vendimin e Kryesisë për t’i kaluar vulën e partisë Indrit Sefës, duke ia hequr kështu Sekretarit të Përgjithshëm, Gazment Bardhi.
Në një reagim të bërë në Facebook, ai shprehet se një akt i tillë është për të ardhur keq.
“Sa e turpshme dhe për të ardhur keq të shohësh akte të tilla. ‘Lideri Evropian’ që tmerrohet nga Këshilli Kombëtar kërkon të privatizojë vulën e PD sikur të jetë prona e tijë e paluajtshme. E turpshme dhe qesharake kur shikon sesi për të dhënë përshtypje sikur ka shumicën, dokumenti firmoset me shume se njehere nga nje ligjvenes. Që këtu kuptohet se në “çfarë nivelesh jemi. Disponimi i vules eshte çeshtje e statutit, jo vullnet i individëve personalë. Sa për patericën, akuzat për Portin e Durrësit dhe të tjera s’kanë qenë për ne që kemi bërë dhe i shkonim pas edhe “opozitarizmit” të atij që nuk iku asnjë ditë por bën sikur po rikthehet me mision ushtarak,”- shkruan ai në rrjetet e tij sociale.
Lulzim Basha duket se ka vendosur që të heqë nga rruga e tij çdo pengesë për rizgjedhjen në krye të Partisë Demokratike. Ndaj, kur Gazment Bardhi paralajmëroi një mbledhje të Këshillit Kombëtar të PD-së, Basha vendosi që t'i heqë Bardhin nga posti i sekretarit të Përgjithshëm, duke vendosur në vendin e tij, Indrit Sefën. Madje dhe dokumenti i firmosur dhe i vulosur u publikua kudo në media. Me propozim të 1/5 së anëtarëve, Kryesia ka vendosur që të ngarkohet sekretari për çështjet Ligjore dhe Zgjedhore, Indrit Sefa për prodhimin dhe administrimin e vulës së partisë. Lulzim Basha pritet të rizgjidhet kryetar i PD në 29 Korrik, sipas një procesi që ka ngritur shumë pikëpyetje dhe është kundërshtuar nga një pjesë e mirë e kryesisë dhe deputetëve të PD-së së vulës.
TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Oriola Pampuri ka pranuar se ka firmosur dy herë në vendimin për kalimin e "vulës" së sekretarit të Përgjithshëm nga Gazment Bardhi tek Indrit Sefa. Me anë të një statusi në Facebook, Oriola Pampuri tha u justifikua se kishte firmosur gabim pasi atë ditë kishte hedhur firmën edhe në dokumente të tjera.
"Firma ime, e perseritur gabimisht per shkak te nje keqkuptimi mbi shkresat e ndryshme qe u nenshkruan ate dite, eshte gjethja e fikut pas te ciles disa kerkojne te fshehin disfaten e radhes te revolucionit, me kosto te madhe per opoziten, e disa te tjere kerkojne te fshehin futjen nga dritarja ne foltore, permes proces skutash, ku flitet çdo dite per statutin dhe veprohet ne shkelje te tij. Per kedo qe eshte i interesar per aktet e kryesise, le t’i drejtohet institucioneve, nga te cilat doni titujt qe mbani, por jo peshen e pergjegjesise, te ciles i ikni kur duhen marre vendime te veshtira,"-shkroi ajo ndër të tjera.
Lulzim Basha duket se ka vendosur që të heqë nga rruga e tij çdo pengesë për rizgjedhjen në krye të Partisë Demokratike. Ndaj, kur Gazment Bardhi paralajmëroi një mbledhje të Këshillit Kombëtar të PD-së, Basha vendosi që t'i heqë Bardhin nga posti i sekretarit të Përgjithshëm, duke vendosur në vendin e tij, Indrit Sefën. Madje dhe dokumenti i firmosur dhe i vulosur u publikua kudo në media. Me propozim të 1/5 së anëtarëve, Kryesia ka vendosur që të ngarkohet sekretari për çështjet Ligjore dhe Zgjedhore, Indrit Sefa për prodhimin dhe administrimin e vulës së partisë. Lulzim Basha pritet të rizgjidhet kryetar i PD në 29 Korrik, sipas një procesi që ka ngritur shumë pikëpyetje dhe është kundërshtuar nga një pjesë e mirë e kryesisë dhe deputetëve të PD-së së vulës.
POSTIMI I PLOTË:
Një sqarim i detyruar:
Shoh reagimet dhe spinet mbi foton qe qarkullon ne rrjet me firmen time, ndaj dua te sqaroj ata qe mund te jene keqkuptuar: PO, eshte firmosur dy here, JO, nuk ka vlere te shtuar apo nuk ploteson ndonje numer te nevojshem ne kryesi, pasi vendimet dhe votimet zbardhen nepermjet regjistimit te mbledhjes, qe nuk lejon askend nga ne te gaboje. Firma ime, e perseritur gabimisht per shkak te nje keqkuptimi mbi shkresat e ndryshme qe u nenshkruan ate dite, eshte gjethja e fikut pas te ciles disa kerkojne te fshehin disfaten e radhes te revolucionit, me kosto te madhe per opoziten, e disa te tjere kerkojne te fshehin futjen nga dritarja ne foltore, permes proces skutash, ku flitet çdo dite per statutin dhe veprohet ne shkelje te tij. Per kedo qe eshte i interesar per aktet e kryesise, le t’i drejtohet institucioneve, nga te cilat doni titujt qe mbani, por jo peshen e pergjegjesise, te ciles i ikni kur duhen marre vendime te veshtira.
U jam mirenjohese demokrateve dhe u kerkoj ndjese per shfaqjen e radhes qe u gatua per te kapur ndonje titull lajmesh apo per te bere pis procesin e zgjedhjeve te 29 korrikut. E di qe jeni lodhur, e ndjej merzine tuaj dhe deshiren per te dale nga kjo gjendje amullie, nga e cila perfiton vetem Rama. Ndaj ju ftoj t’i leme menjane kotesite dhe sherret e atyre qe kane hallin e listave dhe vendet e tyre ne to, e te qendrojme me vendosmeri ne mbrojtje te vlerave per te cilat kemi sakrifikuar te gjithe bashke, te bindur se PD do te jete alternativa më e mire vetem ne partneritet te ngushte me ShBA, BE dhe GB, dhe ne beteje frontale me korrupsionin dhe metastazat e tij te pangjyra. Për vendime, që mbrojnë sakrificën e demokratëve, orientimin e qartë Euroatlantik, dhe ne koherence te plote me qendrimet e mia publike do firmos pa nguruar.
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka reaguar pas lajmit se Lulzim Basha ka falsifikuar vulën e Partisë Demokratike, duke ia marrë Gazment Bardhin. Me dy rreshta në Facebook, Korreshi ironizon Bashën me "gafat" e tij, por edhe Indrit Sefën me termat e përdorura gjatë konferencës së tij për shtyp.
"Deklarate per Shtyp! 7x7 = 276. Na rrufshit patericen!,"- shkruan Saimir Korreshi në postimin e tij në Facebook.
Lulzim Basha duket se ka vendosur që të heqë nga rruga e tij çdo pengesë për rizgjedhjen në krye të Partisë Demokratike. Ndaj, kur Gazment Bardhi paralajmëroi një mbledhje të Këshillit Kombëtar të PD-së, Basha vendosi që t'i heqë Bardhin nga posti i sekretarit të Përgjithshëm, duke vendosur në vendin e tij, Indrit Sefën. Madje dhe dokumenti i firmosur dhe i vulosur u publikua kudo në media. Me propozim të 1/5 së anëtarëve, Kryesia ka vendosur që të ngarkohet sekretari për çështjet Ligjore dhe Zgjedhore, Indrit Sefa për prodhimin dhe administrimin e vulës së partisë. Lulzim Basha pritet të rizgjidhet kryetar i PD në 29 Korrik, sipas një procesi që ka ngritur shumë pikëpyetje dhe është kundërshtuar nga një pjesë e mirë e kryesisë dhe deputetëve të PD-së së vulës.
TIRANË- Ish-kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha vazhdon takimet e tij me qytetarët, ku sot është ndalur në Gjirokastër. Edhe pse jo drejtpërdrejt, sërish ka folur për selinë blu, kur vetëm pak orë më parë u zbulua vendimi për të marrë vulën e Gazment Bardhit si Sekretar i Përgjithshëm, e për t'ja kaluar Indrit Sefës.
Gjatë takimit të tij, Basha tha: Partia Demokratike do modernizohet, do ripërtërijë radhët e saj e do hapet ndaj të gjithë atyre që kanë të njëjtat vlera me ne, për të ndërtuar së bashku alternativën që duan dhe presin shqiptarët.
REAGIMI I PLOTË:
Ne duhet të bëjmë gjithçka që t’u japim forcë dhe pushtet qytetarëve që ata të vendosin për të ardhmen e tyre, duke u kthyer atyre besimin te vota dhe politika! Për kthimin e besimit tek politika është e rëndësishme ndarja e politikanëve të korruptuar dhe inkriminuar nga politikanët e pastër dhe kjo mundësohet përmes vetting-ut. Nuk ka rrugë tjetër për Shqipërinë dhe shqiptarët përveç asaj që dikton pastrimi i politikës nga të gjithë ata që kanë shpërdoruar besimin e qytetarëve, duke i shërbyer interesave korruptive dhe klienteliste. Mjafton dosja e Inceneratorëve për të kuptuar se si kjo qeveri vepron si një organizatë e strukturuar kriminale. Në kulmi e emigrimit qeveria shqetësohet për t’u shërbyer bandave kriminale duke legalizuar kanabisin, apo duke u vrarë shpresat studentëve me ligje anti-kushtetuese.
Prandaj bëhet gjithnjë e më e domosdoshme rritja e mekanizmave të kontrollit dhe llogaridhënies së qeverisë, pavarësisht kush e drejton atë. Për këtë arsye: Duhet të ndryshojmë formulimin e Mocionit të besimit dhe atë të mosbesimit; Numri i ministrive dhe rritja e Borxhit Publik të bëhen me ligj nga Parlamenti; Heqjen e kontrollit politik ndaj punonjësve të administratës, duke u dhënë atyre siguri në punë; Zgjedhjen e drejpërdrejt të Presidentit nga populli, si mbartës dhe balancues i pushteve. Aleanca Qytetare për Demokracinë do të jetë koalicioni ynë për të çliruar ekonominë dhe për të çuar përpara ndryshimet kushtetuese që do të zhbëjnë ato të 2008-ës, duke mundësuar: Listat e hapura; Vetting-un e politikanëve; Votën e diasporës; Kufizimin e mandateteve. Partia Demokratike do modernizohet, do ripërtërijë rradhët e saj e do hapet ndaj të gjithë atyre që kanë të njëjtat vlera me ne, për të ndërtuar së bashku alternativën që duan dhe presin shqiptarët.
Teksa vazhdon takimet e tij nëpër Shqipëri, Lulzim Basha duket se ka vendosur që të heqë nga rruga e tij çdo pengesë për rizgjedhjen në krye të Partisë Demokratike. Ndaj, kur Gazment Bardhi paralajmëroi një mbledhje të Këshillit Kombëtar të PD-së, Basha vendosi që t'i heqë Bardhin nga posti i sekretarit të Përgjithshëm, duke vendosur në vendin e tij, Indrit Sefën. Madje dhe dokumenti i firmosur dhe i vulosur u publikua kudo në media. Me propozim të 1/5 së anëtarëve, Kryesia ka vendosur që të ngarkohet sekretari për çështjet Ligjore dhe Zgjedhore, Indrit Sefa për prodhimin dhe administrimin e vulës së partisë. Lulzim Basha pritet të rizgjidhet kryetar i PD në 29 Korrik, sipas një procesi që ka ngritur shumë pikëpyetje dhe është kundërshtuar nga një pjesë e mirë e kryesisë dhe deputetëve të PD-së së vulës.
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu ka reaguar pas vendimit të marrë nga Kryesia e Partisë Demokratike për heqjen e vulës së partisë, sekretarit të Përgjithshëm Gazment Bardhi. Vendin e të cilit e mori Indrit Sefa. Në një postim në Facebook, Shehu ironizon vendimin e marrë nga Kryesia e PD-së.
POSTIMI I PLOTË:
Per ata mjerane, qe kujtojne se PD eshte nje vule! Dhe me qesharakja cfare po lexoj tashti, mjeranet do te prodhokan nje “vule” te re, kopje te shemtuar te origjinales! O mjerane! Vula e PD eshte shume e vjeter tashme, prej dhjetorit 1990! Ajo eshte emblematike, e gjere, shume e gjere e gjithe perfshirese. Aq e rende ne peshen e saj sa qafa juaj nuk mund ta mbaje te varur ate.. As dhe ju nuk mundeni, qofte edhe si paterice e Rames! Eshte aq e madhe sa xhepi juaj, nuk mund ta nxere…
Sa dhe trasta juaj eshte shume e vogel ne krahasaim me ate. Sepse ajo “permban brenda saj” ata dhjetra mijra demokrate, qe kane luftuar per demokraci, perendim! Permban aq shume vlera, vlera per te cilat jo pak demokrate nuk jane me, sepse i dedikuan gjitheshka luftes me antivlerat. Me ato antivlera, te cilat po “prodhojne” per ju me nxitim ate “vule te re”. Por kjo eshte bosh brenda saj, si pupel e lehte, se antivlerat nuk peshojne e as zene dot hapesira ne histori. Eshte thjesht e mbushur plot me ato, sepse po jua pregatisin te tille…sepse rregjimit i duhen vetem antivlerat! Kete po, mund ta varni reth qafes suaj, ta fusni ne xhep, ne traste, ku tjua vendosin. Por kjo nuk perfaqeson PD, nuk eshte PD, ajo e Dhjetorit, e idealeve demokratike e as e aq shume demokrateve.
Eshte thjesht nje “kopje e shemtuar” simbas shembelltyres se Regjimit… Qe i duhet vetem Rames e askujt tjeter….per te zezen e shqiptareve! Prandaj kushdo, qe ka akoma sado pak liri ne vetvehte, aspirata nga te dhejtorit e te PD ne terresi, duhet te kuptoje se ajo “vule”, qe po i pregatisin eshte “vula” e helmuar per demokracine tone, integrimin, te ardhmen!
Lulzim Basha duket se ka vendosur që të heqë nga rruga e tij çdo pengesë për rizgjedhjen në krye të Partisë Demokratike. Ndaj, kur Gazment Bardhi paralajmëroi një mbledhje të Këshillit Kombëtar të PD-së, Basha vendosi që t'i heqë Bardhin nga posti i sekretarit të Përgjithshëm, duke vendosur në vendin e tij, Indrit Sefën. Madje dhe dokumenti i firmosur dhe i vulosur u publikua kudo në media.
Me propozim të 1/5 së anëtarëve, Kryesia ka vendosur që të ngarkohet sekretari për çështjet Ligjore dhe Zgjedhore, Indrit Sefa për prodhimin dhe administrimin e vulës së partisë. Lulzim Basha pritet të rizgjidhet kryetar i PD në 29 Korrik, sipas një procesi që ka ngritur shumë pikëpyetje dhe është kundërshtuar nga një pjesë e mirë e kryesisë dhe deputetëve të PD-së së vulës.
TIRANË- Lulzim Basha ka vendosur që të falsifikojë vulën e Partisë Demokratike, vetëm për të shkarkuar nga detyra Sekretarin e Përgjithshëm, Gazment Bardhi. Vendimi për falsifikimin e vulës është marrë në datën 18 Korrik, me propozim të 1/5 të anëtarëve të Kryesisë dhe me firmat e 16 prej tyre. Por edhe tek firmat ka shkelje, pasi Oriola Pampuri ka firmosur 2 herë, gjë që hedh dyshime edhe mbi firmat e tjera të hedhura në fletë.
Megjithatë problem është edhe vula. Ku u gjet vula për të vulosur dhe firmosur pasimin e detyrës nga Bardhi tek Indrit Sefa?
Në vend të Bardhit, theksohet se administrimi i vulës i takon Sekretarit të Përgjithshëm dhe vendimi i Kryesisë së PD praktikisht është nul pasi përbën shkelje në statutin e partisë.
"Vula administrohet sipas nenit 8 të Statutit dhe urdhrit nr. 218, datë 07.11.2019 të Kryetarit të Partisë; ndërsa dokumentimi, arkivimi, dhe protokollimi behet sipas nenit 21 të Statutit të Partisë dhe rregullave të miratuara me udhëzimin nr. 8, datë 19.01.2020 të Sekretarit të Përgjithshëm,"-u shpreh ai.
Pra vula origjinale është në "duart" e Bardhit! Po ajo që u përdor ku u gjet? Përfundimi i vetëm që mund të dalë është që Bardhi t'ja ketë lënë në duar Lulzim Bashës, ose ky i fundit e ka falsifikuar për të hequr qafe të gjithë ata që i dalin kundër rikthimit të tij në krye të PD-së së vulës?
Vendimi për shkarkimin e Bardhit vjen pasi një grup deputetësh janë shprehur kundër zgjedhjeve për kryetarin e ri më 29 Korrik, ku kandidon Lulzim Basha dhe Gjergji Hani dhe kërkuan nga Bardhi mbledhjen e Këshillit Kombëtar. Por edhe pas shkarkimit, Bardhi ka "premtuar" se takimi do të bëhet për të mos rrezikuar më shumë përçarjen brenda PD-së.
TIRANË- Sekretari për Çështjet Ligjore në Partinë Demokratike, Indrit Stefa tha në një deklaratë për mediat se sekretari i Përgjithshëm, në këtë rast Gazment Bardhi, nuk ka të drejtë të thërrasë mbledhjen e Këshillit Kombëtar. Sipas tij, mbledhjen e kërkon vetëm Kryesia ose kryetari i Partisë Demokratike, ndaj edhe kërkoi që demokratët të bëhen pjesë aktive e riorganizimit, ndërsa shtoi se çdo vonesë që dëmton këtë proces i shkon në ndihmë kryeministrit Edi Rama.
DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, SEKRETARI PËR ÇËSHTJET LIGJORE, INDRIT SEFA
Pasi u njohëm me deklaratën e 7 deputetëve që kërkojnë bllokimin e procesit për zgjedhjen e kryetarit të PD, me keqardhje konstatoj se kërkesa e tyre është antistatuore. U kujtoj deputetëve, se Anëtarët e Këshillit Kombëtar dhe vetë Këshilli Kombëtar, shprehen vetëm me vendime. Pretendimi për konstatim të vullnetit të anëtarëve të Këshillit Kombëtar jashtë instrumenteve statutore të Mbledhjes së Këshillit Kombëtar, është në kundërshtim me dispozitat e Statutit. - Anëtar legitim i Këshillit Kombëtar është: Çdo person që gëzon cilësitë e anëtarit të Partisë Demokratike. Asnjë person që militon në një grupim tjetër politik, bën fushatë për kandidatë të ndryshëm nga ata të Partisë Demokratike apo për subjekte të ndryshme nga Partia Demokratike, nuk është më Anëtar i saj e për pasojë as Anëtar i forumeve. E bëj këtë sqarim për t'i kujtuar deputetëve se ndoshta rastësisht kanë harruar që në grupin më sipër bëjnë pjesë dhe personat që militojnë me Foltoren dhe Sali Berishën. Njeriu që për interesat e tij personale, prej më shumë se dy vitesh po përdor gjithçka për të penguar PD-në në rrugëtimin normal të saj. Të interesuarve direkt për t'i shërbyer Sali Berishës dhe interesave të tij, u kujtoj gjithashtu se në bazë të statutit, Sekretari i Përgjithshëm ka kompetenca vetëm për organzimin e brendshëm të Partisë e në asnjë rast për përfaqësimin e saj në raport me të tretët. Sekretari i Përgjithshëm nuk ka të drejtë të thërrasë mbledhjen e KëshillitKombëtar. Këtë të drejtë e ka vetëm: 1- Kryesia; 2- Kryetari. Në zgjedhjet e brendshme në Parti, Sekretari i Përgjithshëm nuk ka asnjë kompetencë statutore. I ftoj dhe njëherë demokratët të bëhen pjesë aktive e riorganizimit sa më të shpejtë, si mënyra e vetme për t’u bërë gati në përballjet me Edi Ramën. Çdo vonesë apo kleçkë që dëmton këtë proces, është sot një largim i vëmendjes për humbjen e rradhës që Sali Berisha koleksionoi në Rrogozhinë. Dhe në vazhdim është shërbimi i rradhës ndaj interesave personale të familjes Berisha. Statuti i PD është përmbledhja e rregullave mbi të cilën vepron partia dhe anëtarët e saj. Respektimi i tij dhe jo perdorja në funksion të atyre që kanë përgjegjësinë për situatën ku ndodhet PD, mbetet detyra dhe misioni ynë.
Lulzim Basha duket se ka vendosur që të heqë nga rruga e tij çdo pengesë për rizgjedhjen në krye të Partisë Demokratike. Ndaj, kur Gazment Bardhi paralajmëroi një mbledhje të Këshillit Kombëtar të PD-së, Basha vendosi që t'i heqë Bardhin nga posti i sekretarit të Përgjithshëm, duke vendosur në vendin e tij, Indrit Sefën. Madje dhe dokumenti i firmosur dhe i vulosur u publikua kudo në media.
Me propozim të 1/5 së anëtarëve, Kryesia ka vendosur që të ngarkohet sekretari për çështjet Ligjore dhe Zgjedhore, Indrit Sefa për prodhimin dhe administrimin e vulës së partisë. Lulzim Basha pritet të rizgjidhet kryetar i PD në 29 Korrik, sipas një procesi që ka ngritur shumë pikëpyetje dhe është kundërshtuar nga një pjesë e mirë e kryesisë dhe deputetëve të PD-së së vulës.
TIRANË- Lulzim Basha duket se ka vendosur që të heqë nga rruga e tij çdo pengesë për rizgjedhjen në krye të Partisë Demokratike. Ndaj, kur Gazment Bardhi paralajmëroi një mbledhje të Këshillit Kombëtar të PD-së, Basha vendosi që t'i heqë Bardhin nga posti i sekretarit të Përgjithshëm, duke vendosur në vendin e tij, Indrit Sefën. Madje dhe dokumenti i firmosur dhe i vulosur u publikua kudo në media.
Me propozim të 1/5 së anëtarëve, Kryesia ka vendosur që të ngarkohet sekretari për çështjet Ligjore dhe Zgjedhore, Indrit Sefa për prodhimin dhe administrimin e vulës së partisë. Por kishte një gabim!

Deputetja e Partisë Demokratike, Oriola Pampuri ka firmosur 2 herë në fletë, me shkrim ndryshe. Madje ishte përdorur edhe një bojë e ndryshme stilolapsi. Lulzim Basha pritet të rizgjidhet kryetar i PD në 29 Korrik, sipas një procesi që ka ngritur shumë pikëpyetje dhe është kundërshtuar nga një pjesë e mirë e kryesisë dhe deputetëve të PD-së së vulës.
TIRANË- Gazment Bardhi ka reaguar pas vendimit të Kryesisë së Partisë Demokratike, për ta shkarkuar nga posti i Sekretarit të Përgjishëm të PD-së. Për A2CNN, Gazment Bardhi ka reaguar duke u shprehur se: Nuk e kam zakon të komentoj veprime dhe akte qesharake dhe nën efektin e dëshpërimit.
Më tej, Bardhi shton se administrimi i Vulës i takon Sekretarit të Përgjithshëm dhe vendimi i Kryesisë së PD praktikisht është nul pasi përbën shkelje në Statutin e partisë, madje me ironi shton se me këtë ritëm mund të merret ndonjë vendim për t'i hequr kurorën edhe mbretit të Anglisë.
“Vula administrohet sipas nenit 8 të Statutit dhe urdhrit nr. 218, datë 07.11.2019 të Kryetarit të Partisë; ndërsa dokumentimi, arkivimi, dhe protokollimi behet sipas nenit 21 të Statutit të Partisë dhe rregullave të miratuara me udhëzimin nr. 8, datë 19.01.2020 të Sekretarit të Përgjithshëm. Statuti i Partisë nuk ndryshohet me vendim të Kryesisë, e aq me pak me vendim pa kuorum të kryesisë! Statuti është vullnet i përbashkët i rreth 7000 anëtarëve të Kuvendit Kombëtar të PD. Për këtë arsye, për zhvillimet në PD referojuni vetëm dispozitave të Statutit, se me letra me firma mund t’ju vij këto ditë edhe ndonjë vendim për sekuestrimin nga “Kryesia e PD” e kurorës së mbretit të Anglisë!,”- sqaron Bardhi.
Në fund, Bardhi duket se nuk ka hequr dorë nga vendimi i tij dhe paralajmëron edhe njëherë se do të thërrasë Këshillin Kombëtar.
“Po kam marrë një relacion të detajuar dhe kërkesë mbi situatën dhe vlerësimin e Këshillit Kombëtar dhe pasi i kam shqyrtuar kam ushtruar menjëherë kompetencat që më njeh Statuti i Partisë. Kam vendosur të thërras mbledhjen e Këshillit Kombëtar. Ju falënderoj,”- e mbylli ai.
Me propozim të 1/5 së anëtarëve, Kryesia ka vendosur që të ngarkohet Sekretari për Çështjet Ligjore dhe Zgjedhore, Indrit Sefa për prodhimin dhe administrimin e vulës së partisë. Sefa është përfaqësuesi i PD-së në Komisionin Qendor të Zgjedhjeve; ka garuar i vendosur nga Basha për Bashkinë e Lushnjes, e po ashtu njihet si një person "i besuar" nga ish-kryedemokrati që me shumë gjasa do ta anulojë mbledhjen e Këshillit Kombëtar. Lulzim Basha pritet të rizgjidhet kryetar i PD në 29 Korrik, sipas një procesi që ka ngritur shumë pikëpyetje dhe është kundërshtuar nga një pjesë e mirë e kryesisë dhe deputetëve të PD-së së vulës.
TIRANË- Për shkak se doli kundër zgjedhjes së Lulzim Bashës sërish në krye të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi duket e ka "paguar" me detyrën e tij. Disa orë pasi Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi iu përgjig pozitivisht kërkesës për mbledhjen e Këshillit Kombëtar për të penguar mbajtjen e zgjedhjeve për kryetar në 29 korrik, menjëherë ka reaguar Kryesia e PD-së duke e hequr nga posti.

Me propozim të 1/5 së anëtarëve, Kryesia ka vendosur që të ngarkohet Sekretari për Çështjet Ligjore dhe Zgjedhore, Indrit Sefa për prodhimin dhe administrimin e vulës së partisë. Sefa është përfaqësuesi i PD-së në Komisionin Qendor të Zgjedhjeve; ka garuar i vendosur nga Basha për Bashkinë e Lushnjes, e po ashtu njihet si një person "i besuar" nga ish-kryedemokrati që me shumë gjasa do ta anulojë mbledhjen e Këshillit Kombëtar.
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi do të mbledhë Këshillin Kombëtar. Ai ka dhënë edhe një prenoncim për 'Report Tv', ku thotë se ka marrë një relacion të detajuar për situatën dhe vlerësimin e Këshillit Kombëtar.
“Po kam marrë një relacion të detajuar dhe kërkesë mbi situatën dhe vlerësimin e Këshillit Kombëtar dhe pasi i kam shqyrtuar kam ushtruar menjëherë kompetencat që më njeh Statuti i Partisë. Kam vendosur të thërras mbledhjen e Këshillit Kombëtar.”- tha Bardhi.
Sot, 7 deputetë demokratë të cilët nuk e mbështesin procesin e zgjedhjes së kryetarit të ri, kërkuan nga Sekretari i Përgjithshëm, Gazmend Bardhi që të ndërmarrë hapat në të mirë të partisë./Dosja.al
TIRANË- Kundër zgjedhjeve të 29 korrikut në Partinë Demokratike janë shprehur 276 anëtarë të Këshillit Kombëtar. Deputetë dhe anëtarë të Këshillit Kombëtar të PD-së, i kanë kërkuar sekretarit të përgjithshëm, Gazment Bardhi të ndërhyjë dhe të frenojë përçarjen e partisë që mund të vijë nga zgjedhjet e 29 korrikut.
Në një letër dërguar Bardhit, deputetët shprehen se kanë kontaktuar të gjithë anëtarët e Këshillit Kombëtar, ku një pjesë e tyre deklaruan se ishin përjashtuar nga mbledhja që vendosi mbajtjen e zgjedhjeve këtë fundjavë.

Deklarata e plotë e deputetëve Bledion Nallbati dhe Lefter Gështenja
"Ne, deputetët, anëtarët e Kryesisë dhe anëtarët e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike;
Të shqetësuar nga aktet e njëanshme dhe përçarëse të një pjese të vogël të Partisë Demokratike;
Me përgjegjësinë për të ardhmen e demokratëve dhe të Partisë Demokratike;
Me bindjen e plotë se thellimi i përçarjes e dëmton në mënyrë përfundimtare PD dhe se forcimi i partisë është i vetmi objektiv që duhet të na bëjë bashkë të gjithë;
Të ndërgjegjshëm se shumica dërrmuese e anëtarëve të PD janë të lodhur nga konflikti i brendshëm dhe kërkojnë zgjidhje nga përfaqësuesit e tyre, për shkak se përçarja po forcon regjimin e korruptuar të Edi Ramës;
ndërmorëm iniciativën për të kontaktuar individualisht dhe vlerësuar vullnetin e secilit anëtar legjitim të Këshillit Kombëtar, si organi më i lart drejtues i partisë në periudhën mes dy Kuvendeve.
Nga kontakti dhe vlerësimi i vullnetit të anëtarëve të Këshillit Kombëtar sipas listës së anëtarësisë së Këshillit Kombëtar të PD të depozituar dhe regjistruar në Zyrën e Regjistrit të Partive Politike pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe të konfirmuar zyrtarish nga organet përgjegjëse statutore, rezultoi se 276 anëtarë të Këshillit Kombëtar nga 453 anëtarë gjithsej në detyrë, një pjesë prej tyre:
- ishin përjashtuar pa vendim nga mbledhja e Këshillit Kombëtar;
- ishin njohur por nuk kishin marrë pjesë në mbledhje; ose
- ishin në mbledhje por nuk e konsideronin atë legjitime, duke mos qenë dakort me “vendimmarrjet pa kuorum”.
Me përgjegjësinë për të mbrojtur interesin e demokratëve dhe Partisë Demokratike, si dhe me shqetësimin se aktet e njëanshme nuk e ndihmojnë PD, anëtarët e Këshillit Kombëtar shprehën vullnetin dhe kërkojnë nga Sekretari i Përgjithshëm i PD që të ushtrojë kompetencat që i njeh Statuti i Partisë Demokratike.
Ditën e premte, më datë 21 Korrik 2023, i kemi dorëzuar zyrtarisht Sekretarit të Përgjtihshëm një relacion të detajuar, sëbashku me kërkesën për të ushtruar kompetencat e tij statutore. Të bindur se aktet përçarëse, përjashtimet, njëanshmëria dhe nxitimi, nuk ndihmon në ringritjen e PD, ne gjejmë rastin të kërkojmë nga Sekretari i Përgjithshëm që të ushtrojë kompetencat që i njeh Statuti dhe të ndërmarrë çdo iniciativë statutore për të frenuar përçarjen e mëtejshme të Partisë Demokratike."
DEPUTETËT DHE ANËTARËT E KËSHILLIT KOMBËTAR:
LEFTER GËSHTENJA
BLEDION NALLBATI
RAMADAN LIKAJ
DASHNOR SULA
XHELAL MZIU
HELIDON BUSHATI
SAIMIR KORRESHI