LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Zjarr në repartin e kirurgjisë në spitalin e Shkodrës/ Evakuohen pacientët dhe stafi, nis hetimi për ngjarjen

• Reparti i Krirugjisë në spitalin e Shkodrës është përfshirë nga zjarri mbrëmjen e sotme. • Për shkak të flakëve u boshatisën disa reparte dhe u evakuuan pacientët. • Dyshohet se shkak për zjarrin mund të jetë bërë një ngrohëse elektrike në dhomën e mjekut roje, e cila është lënë ndezur dhe ajo mund të ketë shkaktuar një shkëndijë.• Drejtori i spitalit të Shkodrës, Senad Halluni, dhe mjeku kirurg, Gëzim Galiqi, thanë në një deklaratë për mediat pas shuarjes së zjarrit, se stafi dhe pacientët janë evakuuar menjëherë pas zjarrit. • Fatmirësisht nuk ka pasur asnjë person të lënduar. • Për ngjarjen ka reaguar edhe Ministria e Shëndetësisë, ku deklaroi se spitali vijon me dhënien e shërbimit me kapacitet të plotë, dhe shkaqet e kësaj ngjarjeje ende po hetohen.

3 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

Zjarri në spitalin e Shkodrës/ MSH: Spitali vijon dhënien e shërbimit me kapacitet të plotë, po hetohen shkaqet

Zjarr në repartin e kirurgjisë në spitalin e Shkodrës/
foto nga spitali

SHKODËR- Pas zjarrit që ka rënë pasditen e sotme në pavionin e kirurgjisë në spitalin e Shkodrës, ka reaguar edhe Ministria e Shëndetësisë. 

Sipas deklaratës së MSH, spitali vijon me dhënien e shërbimit me kapacitet të plotë, dhe shkaqet e kësaj ngjarjeje ende po hetohen. Fatmirësisht nuk ka patur asnjë person të lënduar. 

“Në një nga dhomat e mjekut në repartin e Kirurgjisë së Spitalit të Shkodrës, sot ka rënë një zjarr në orët e pasdites së vonë, i cili është vënë nën kontroll menjëherë falë punës dhe bashkëpunimit mes stafit të spitalit dhe zjarrfikësve.

Shprehim një falënderim të veçantë për zjarrfikësit në detyrë dhe për të gjithë stafin e spitalit, të cilët janë mobilizuar në mënyrë të menjëhershme dhe kanë vepruar shumë shpejt për të transportuar pacientët në pjesën tjetër të repartit, për të marrë në garanci jetën dhe shëndetin e tyre. Fatmirësisht nuk ka patur asnjë të lënduar.

Edhe pse shkaqet e kësaj ngjarje janë ende duke u hetuar, spitali vijon me dhënien e shërbimit me kapacitet të plotë”, thuhet në deklaratën e Ministrisë.

2 VITE ME PARE

Zjarri në spitalin e Shkodrës/ Flet drejtori dhe mjeku kirurg: Nuk ka asnjë të lënduar, pacientët dhe stafi u evakuuan

Zjarr në repartin e kirurgjisë në spitalin e Shkodrës/
senad halluni

SHKODËR- Reparti i Krirugjisë në spitalin e Shkodrës është përfshirë nga zjarri mbrëmjen e sotme. dyshohet se shkak për zjarrin mund të jetë bërë një ngrohëse elektrike në dhomën e mjekut roje, e cila është lënë ndezur dhe ajo mund të ketë shkaktuar një shkëndijë.

Drejtori i spitalit të Shkodrës, Senad Halluni, dhe mjeku kirurg, Gëzim Galiqi, kanë dhënë një deklaratë për mediat pas shuarjes së zjarrit ku thanë se stafi dhe pacientët janë evkuuar menjëherë.

Ai shprehet se nuk ka asnjë pacientë të lënduar për shkak të flakëve ndërsa thekson se po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

“Zjarri ka rënë në dhomën e një mjeku. Zjarrfikësja ka ardhur menjëherë, dhe sipas procedurave të transportimin dhe të sigurimit të jetës së pacientëve, është bërë transportimi në pjesën tjetër të repartit. Janë marrë të gjitha masat, nuk ka asnjë lëndim të të sëmurëve, kanë ardhur të gjithë doktorët e kirurgjisë. Po punohet për zbardhjen e shkaqeve, situata është nën kontroll”, është shprehur ai.

Më tej, edhe mjeku kirurg, Gëzim Galiqi, ka theksuar se pacientët janë në gjendje të mirë, dhe se shërbimi i mjekut të rojës është në gatishmëri për 24 orët në vazhdim.

“Gjendja e pacientëve është e mirë. Pacientët janë transportuar në pjesën tjetër të repartit, nuk kemi ndonjë dëm. Çdo gjë është nën kontroll. Shërbimi i mjekut të rojës është në gatishmëri për 24 orët në vazhdim”, tha mjeku Galiqi.

2 VITE ME PARE

Dyshohet se nisi nga një ngrohëse elektrike, bie zjarr në repartin e Kirurgjisë në spitalin e Shkodrës

Zjarr në repartin e kirurgjisë në spitalin e Shkodrës/
foto nga spitali

SHKODËR- Reparti i Krirugjisë në spitalin e Shkodrës është përfshirë nga zjarri mbrëmjen e sotme. Mësohet se për shkak të flakëve janë boshatisur disa reparte dhe janë evakuuar pacientët. 

Fatmirësisht nuk raportohet për asnjë të lënduar, por vetëm dëme materiale. Dyshohet se shkak për zjarrin mund të jetë bërë një ngrohëse elektrike në dhomën e mjekut roje, e cila është lënë ndezur dhe ajo mund të ketë shkaktuar një shkëndijë.

Forcat zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje dhe kanë ndërhyrë për neutralizimin e flakëve.

NJOFTIMI I POLICISË:

Rreth orës 18:30, në Spitalin Rajonal Shkodër në katin e dytë, në repartin e kirurgjisë, ka rëne zjarr në një nga dhomat, dyshohet si pasojë e një shkëndije elektrike.

Zjarrfikësit kanë bërë të mundur shuarjen e plotë të zjarrit. Nga zjarri janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e plotë të shkakut të rënies së zjarrit dhe për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

 

zjarr ne shkoder

Sondazh

Poll

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen