LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Luftë me flakët për 1 orë/ Shuhet zjarri në banesën pranë Pazarit të Ri, nuk ka persona të lënduar, ja çfarë mbeti pas (PAMJE)

• Një banesë është përfshirë nga flakët mbasditen e sotme pranë rrugës Tefta Tashko-Koço tek Pazari i ri. • Siç shihet edhe në pamjet e siguruara nga Dosja.al, flakët duket se kanë përfshirë gjithë banesën dhe po rrezikojnë edhe disa shtëpi të tjera dhe biznese. • Gjithashtu bëhet me dije se forca të shumta zjarrfikëse kanë shkuar në vendngjarje për të shuar flakët. • Po ashtu forcat zjarrfikëse po punojnë që zjarri mos të kalojë të një pallat biblioteke që është pranë banesës. • Mësohet paraprakisht se shtëpia i përket Nermin Stërmasit, por fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar nga vatra e rënë në banesë. Megjithatë ende nuk dihen shkaqet e këtij zjarri, ndërsa dëmet të shumta materiale janë shkaktuar. • Sipas informacioneve për Dosja.al, pranë banesës që është përfshirë nga zjarri, ndodhet edhe Kisha e Perëndisë, ku shkon çdo të dielë, kreu i SPAK, Altin Dumani. • Nuk dihet ende nëse flakët rrezikojnë Kishën, po më herët u raportua se zjarrfikëset po punojnë për vënien nën kontroll të situatës dhe po mundohen që zjarri mos të kalojë të një pallat biblioteke që është shumë pranë banesës. 

8 artikuj për këtë temë.

10 MUAJ ME PARE

VIDEO/ Shuhet plotësisht zjarri tek Pazari i Ri, çatia e banesës u kthye në hi në pak minuta

Luftë me flakët për 1 orë/ Shuhet zjarri në
pamje nga vendngjarja

TIRANË- Janë shuar plotësisht flakët e zjarrit në banesën pranë Pazarit të Ri në Tiranë. Siç shihet në pamjet e siguruar nga Dosja.al çatia e banesës është shkrumbuar e gjitha dhe banorët familjarët po i hedhin sërish ujë.  Flakët shpërthyen pasditen e sotme, brenda banesës së  Nermin Stërmasit dhe zjarrfikësit luftuan me flakët për rreth 1 orë.

 

Tani në zonë ka vetëm tym, prej zjarrit që ra në shtëpinë dy-katëshe. Nuk dihen ende arsyet e rënies së zjarrit, por bëhet me dije se asnjë person nuk ka mbetur i lënduar nga flakët. Shtëpia ishte një nga banesat e vjetra të mbetura në Tiranë, gjë që ka bërë më të lehtë përhapjen e flakëve, së bashku me erën që ka fryrë sot gjatë gjithë ditës.

10 MUAJ ME PARE

Zjarri te Pazari i Ri/ Ngjitur me banesën e djegur ndodhej monumenti i kulturës, asnjë reagim nga policia apo deputetët e Tiranës (FOTO)

Luftë me flakët për 1 orë/ Shuhet zjarri në
pamje nga vendngjarja

TIRANË- Një zjarr masiv ka përfshirë pasditen e sotme banesën e Nermin Stermasit pranë Pazarit të Ri në Tiranë. Flakët shpërthyen brenda banesës, ndërsa pas rreth një ore, zjarrfikësit arritën të vënë situatën nën kontroll. 

Shumë pranë banesës që u përfshi nga flakët ishte edhe një banesë që është monument kulture, e cila gjithashtu rrezikohej të përfshihej nga zjarri. Ndërkohë lidhur me ngjarjen, ende nuk ka asnjë reagim zyrtar nga policia. Po ashtu reagim nuk ka pasur edhe nga deputetët e qarkut të Tiranës.

Flakët rrezikuar të përhapen edhe në banesa dhe biznese të tjera, por fatmirësisht zjarri u shua përpara se të ndodhte një katastrofë më e madhe.  Sakaq, nuk dihen ende arsyet e rënies së zjarrit, por bëhet me dije se asnjë person nuk ka mbetur i lënduar nga flakët.

Gjithashtu bëhet me dije se shtëpia ishte një nga banesat e vjetra të mbetura në Tiranë, çatia e së cilës ishte me qerpiç, gjë që ka bërë më të lehtë përhapjen e flakëve, së bashku me erën e fortë.

10 MUAJ ME PARE

VIDEO/ Shuhen flakët në banesën pranë Pazarit të Ri, ja çfarë mbeti pas zjarrit në banesën dy-katëshe

Luftë me flakët për 1 orë/ Shuhet zjarri në
pamje nga vendngjarja

TIRANË- Janë shuar flakët e zjarrit në banesën pranë Pazarit të Ri në Tiranë. Flakët përfshinë pasditen e sotme,  banesës Nermin Stermasit, nërkohë zjarrfikësit luftuan me flakët për rreth 1 orë.


Tani në zonë ka vetëm tym, prej zjarrit që ra në shtëpinë dy-katëshe. Megjithatë ende nuk dihen ende arsyet e rënies së zjarrit, por bëhet me dije se asnjë person nuk ka mbetur i lënduar nga flakët.

Shtëpia ishte një nga banesat e vjetra të mbetura në Tiranë, çatia e së cilës ishte me qerpiç, gjë që ka bërë më të lehtë përhapjen e flakëve, së bashku me erën e fortë, e cila ka fryrë sot gjatë gjithë ditës.

 

10 MUAJ ME PARE

VIDEO/ Pas një ore luftë me flakët, vihet nën kontroll zjarri që përfshiu banesën te Pazari i Ri

Luftë me flakët për 1 orë/ Shuhet zjarri në
banesa e djegur

TIRANË- Zjarrfikëset kanë vënë nën kontroll zjarrin që përfshiu rreth një orë më parë banesën të Pazari i Ri në kryeqytet. Siç shihet në pamjet e siguruara nga Dosja.al, flakët janë shuar, ndërsa ka mbetur vetëm tym. 

 
 

Zjarri ka shkaktuar dëme të shumta materiale, por fatmirësisht nuk është raportuar për persona të lënduar. Banesa e djegur bëhet me dije se i përket shtetasit Nermin Stërmasi. 

Ndërkohë banesat dhe bizneset aty pranë nuk janë rrezikuar nga zjarri që u shua para se të përhapej më tej.

10 MUAJ ME PARE

Zjarri te Pazari i Ri/ Kisha ku shkon çdo të dielë Altin Dumani, pranë banesës që u përfshi nga flakët

Luftë me flakët për 1 orë/ Shuhet zjarri në
pamje nga zjarri

TIRANË- Një zjarr masiv ka përfshirë sot një banesë dy katëshe në zonën e Pazarit të Ri në kryeqytet. Flakët kanë përfshirë gati gjithçka, ndërsa deri më tani nuk është raportuar për ndonjë person të lënduar. 

Sipas informacioneve për Dosja.al, pranë banesës që është përfshirë nga zjarri, ndodhet edhe Kisha e Perëndisë, ku shkon çdo të dielë, kreu i SPAK, Altin Dumani. 

Nuk dihet ende nëse flakët rrezikojnë Kishën, po më herët u raportua se zjarrfikëset po punojnë për vënien nën kontroll të situatës dhe po mundohen që zjarri mos të kalojë të një pallat biblioteke që është shumë pranë banesës. 

10 MUAJ ME PARE

Zjarri përfshin banesën te Pazari i Ri, zjarrfikëset po punojnë për shpëtuar nga flakët pallatin e bibliotekës aty pranë

Luftë me flakët për 1 orë/ Shuhet zjarri në
zjarri ne tirane

TIRANË- Një zjarr masiv ka përshirë sot një banesë në zonën e Pazarit të Ri në kryeqytet. Sipas informacioneve flakët kanë përfshirë gati gjithçka, ndërsa deri më tani nuk është raportuar për ndonjë person të lënduar. 

Forcat zjarrfikësë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për vënien nën kontroll të situatës. Gjithashtu po punojnë që zjarri mos të kalojë të një pallat biblioteke që është pranë banesës. 

Ndërkohë ende nuk dihen dhe shkaqet që shkaktuan zjarrin masiv. 

10 MUAJ ME PARE

VIDEO/ Zjarri te Pazari i Ri, në rrezik edhe disa banesa të tjera, forca të shumta në aksion për shuarjen e flakëve 

Luftë me flakët për 1 orë/ Shuhet zjarri në
pamje nga vendngjarja

TIRANË- Një zjarr i madh ka rënë te disa banesa në zonën e Pazarit të Ri në Tiranë. Në pamje shihet se flakët kanë përfshirë gjithë banesën dhe po rrezikojnë edhe disa shtëpi të tjera dhe biznese. Gjithashtu bëhet me dije se forca të shumta zjarrfikëse kanë shkuar në vendngjarje për të shuar flakët.

 

Mësohet paraprakisht se shtëpia i përket Nermin Stërmasit, por fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar nga vatra e rënë në banesë. Megjithatë ende nuk dihen shkaqet e këtij zjarri, ndërsa dëmet të shumta materiale janë shkaktuar.

 
10 MUAJ ME PARE

VIDEO/ Përfshihet nga flakët banesa te Pazari i Ri, tymi “pushton” zonën

Luftë me flakët për 1 orë/ Shuhet zjarri në
pamje nga vendngjarja

TIRANË- Një banesë është përfshirë nga flakët pak minuta më parë pranë rrugës Tefta Tashko-Koço tek Pazari i ri. Siç shihet edhe në pamjet e siguruara nga Dosja.al, flakët duket se kanë përfshirë gjithë banesën. 

 

Megjithatë ende nuk dihet nëse ka pasur familjarë brenda banesës apo jo, por nga pamjet duket se banesa po shkrumbohet totalisht. Gjithashtu nuk dihen ende pasojat e kësaj ngjarjeje, ndërkohë forcat zjarrfikëse janë nisur drejt vendngjarjes.

zjarri te pazari i ri

Sondazh

Poll

Rama flet nga Mali i Zi për Zvërnecin: Nuk ka projekt ende, por kjo është dhuratë për Shqipërinë

Rama flet nga Mali i Zi për Zvërnecin: Nuk ka projekt ende, por kjo është dhuratë për Shqipërinë

Berisha: Dosjen e Lindave të AKSHI-t e ka mbyllur përfundimisht Rama

Berisha: Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk marrim pjesë

Ngushëllimet/ Berisha: Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore

Vrasja e Enea Mekollit/ Berisha: Do hetojë edhe Komisioni i Sigurisë...

Nisin homazhet për policin që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq, kolegët e tij në lot

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve