LIVE UPDATES
Bota

Llambë, gjirafë dhe drithëra! Çfarë mori me vete familja ukrainase kur u largua nga banesa

9 Prill 2022, 07:25 Nga DOSJA
Llambë, gjirafë dhe drithëra! Çfarë mori me vete

Kur bombardimet ruse iu afruan shumë shtëpisë së tyre pranë Kievit, familja Pavlenko vendosi të largohet nga Ukraina.

Me nxitimin për të dalë jashtë përveç disa veshjeve kjo familje mori me vete tri gjëra të zakonshme: një zinxhir për çelësa me një gjirafë të varur, një pako me drithëra dhe një llambë tavoline.

Tani, si refugjatë të vendosur në Poloni, anëtarët e familjes Pavlenko janë lidhur pas këtyre tri kujtimeve dhe të tjera që lanë pas. Jeta e tyre u shkatërrua kur udhëheqësi rus, Vladimir Putin, urdhëroi pushtimin e atdheut të tyre më 24 shkurt, duke shkaktuar eksodin më të madh të refugjatëve që nga Lufta e Dytë Botërore.

Alyona 45-vjeçe dhe bashkëshorti i saj 48-vjeçar, Viktori, kanë pesë fëmijë: Nadia, Vika, Yana, Andriy dhe Myroslava – nga mosha shtatë deri në 24 vjeç.

Para pushtimit, Viktori punonte punë të ndryshme dhe Alyona pastronte dhe menaxhonte shtëpinë, me një lopë, pula, një mace, një qen, si dhe një kopsht me fruta.

Nadia, 24 vjeçe, jepte mësim të gjuhës ukrainase në një shkollë private në Kiev. Vika, 22 vjeçe, punonte si infermiere në Zhytomyr.

Por, kur sulmet ruse po i afroheshin shtëpisë së tyre, Alyona Pavlenko tha se jeta u bë e pamundur për familjen e saj në qytetin e tyre të lindjes, Vysoke, në juglindje të kryeqytetit Kiev.

“Që kur dëgjuam për herë të parë shpërthimet në autostradën Kiev-Zhytomyr, ne filluam të flinim me rroba veshur”, i tha ajo Radios Evropa e Lirë.

“Shtëpia po dridhej. Isha e frikësuar. Frikësohesha edhe për fëmijët tanë: një ishte në Kiev, një në Zhytomyr dhe tre në shtëpi me mua. Burri im ishte duke mbrojtur vendin bashkë me ushtarët. Nëse ne do të ishim në shtëpi në atë kohë, do të vrapoja në bodrum, ose do të fshihesha nën dritare ose në vaskë. Duart më dridheshin”.

Në orët e para të 2 marsit, nën zhurmën e fortë të raketave dhe shumë afër shtëpisë, Alyona doli jashtë dhe vrapoi te fqinjët, të cilët po përgatiteshin të largoheshin dhe kishin hapësirë për familjen Pavlenko në rast se ata dëshironin të largoheshin.

Ata pranuan ofertën dhe shpejt e gjetën veten duke u larguar nga shtëpitë e tyre, duke mos qenë të sigurt se kur do të ktheheshin dhe ku saktësisht po shkonin.

Sipas Alyonës, ata vendosën shpejt të niseshin drejt Polonisë, duke pasur parasysh afërsinë e saj, një vendim i marrë nga më shumë se 1 milion ukrainas të tjerë që ikën nga pushtimi rus.

Në total, më shumë se 4 milionë ukrainas janë larguar nga vendi.

Ata përfundimisht arritën të kalonin kufirin ndërmjet Ukrainës dhe Polonisë në Medyka në Poloninë juglindore, ku rojet kufitare polake janë përballur me numër të madh të refugjatëve që po largohen nga Ukraina.

Alyona tha se derisa ishin lehtësuar që kanë arritur te streha e ofruar në Poloni, ishin të shqetësuar, duke dëgjuar histori që disa persona i kishin shfrytëzuar refugjatët në vend se t’iu ndihmonin.

Ka pasur raporte se gra dhe vajza ukrainase janë përdhunuar pasi kanë ikur nga Ukraina.

“Na u tha se jo të gjithë njerëzve u besohet. Dy vajza humbën në stacion dhe të gjithë po i kërkonin”, rrëfen Alyona.

Dy ditë pas kalimit në Poloni, udhëtimi i familjes përfundoi në Komorov, një qytet në periferi të Varshavës me shumë shtëpi të mëdha.

Ata u pritën nga Aneta Stremazalska në shtëpinë e saj trekatëshe, ku jeton me partnerin, dy fëmijët dhe nënën.

“Në fillim mendova se këtu jetonin njerëz shumë të pasur. Por, tani e kuptoj se kjo është një familje e klasës së mesme”, tha Alyona.

“Ne jemi shumë të mirëpritur prej tyre. Është e qartë se ne jemi barrë për ta. Kjo nuk mund të vazhdojë përgjithmonë”, tha Alyona, derisa kërkonte nëpër dokumente dhe gjëra tjera të marra nga shtëpia.

“Unë i kam fëmijët. Kjo është gjithçka që ka rëndësi, asgjë tjerë nuk është e rëndësishme”.

Ajo e kupton se dokumentet e marra nga shtëpia janë të nevojshme për të siguruar punë në Poloni, ndonëse shpreson që nuk do t’i nevojiten, pasi ëndërron të kthehet në shtëpi së shpejti.

“Çdo ditë, mendoj të kthehem. Shikojmë lajmet dhe mendojmë të kthehemi, por të nesërmen është gjithçka ndryshe. Gjithashtu, e kuptoj se nuk mund të vazhdoj kështu. Më duhet një vendim. Nëse nuk do t’i kisha fëmijët do të kthehesha”, tha ajo.

Alyona po përpiqet, gjithashtu, të bindë babanë e saj që jeton në Rusi për vrasjet e njerëzve dhe shkatërrimin që ka shkaktuar pushtimi i Putinit në Ukrainë – një histori e ngjashme e treguar nga ukrainas të tjerë me të afërm në Rusi – ku mediat e kontrolluara nga Moska, flasin vetëm për një “operacion special ushtarak” ose të shkatërrimit të shkaktuar nga “nacionalistët ukrainas” ose “nazistët”.

“Pavarësisht faktit se vajza dhe nipërit e tij kanë ikur nga bombardimet, ai thotë: Është faji juaj, ju (ukrainasit) e filluat të gjithën”, tha Alyona.

Derisa Alyona gërmon nëpër dokumente dhe gjëra tjera të tjera familjare, mësuesja Nadia (vajza) po përfundon një tjetër orë mësimore online.

Disa nga studentët e saj mbeten në Kiev, por shumica janë të shpërndarë nëpër Evropë, refugjatë si ajo, disa në Greqi e disa në Norvegji.

Nadia shpjegoi se studentët e saj po përshtaten shpejt me mjedisin e tyre të ri, duke përmendur se një student “tashmë di të numërojë deri në 10 në greqisht”.

Nadia, e cila jep mësim në gjuhën ukrainase, thotë se nxënësit e saj duken veçanërisht të etur me mësimet e tyre të gjuhës tani.

“Ata janë të lumtur që kanë orë të mësimit dhe gjithmonë i kryejnë detyrat e shtëpisë. Gjuha ukrainase është tani është një fije shumë e rëndësishme që i lidh ata me vendlindjen”, tha Nadia, duke shtuar se deri më tani nuk ka arritur të gjejë punë si mësuese në Poloni.

“Ka shumë mësues si unë këtu”.

E pyetur për të realizuar një foto me një gjë me vlerë që arriti të merrte nga shtëpia, Nadia nxori një pako me drithëra – bazë ushqimore për shumë ukrainas.

“I dashuri im, Artem, e paketoi këtë për mua kur u largova nga Kievi, për të ma kujtuar shtëpinë. Nuk po mendoj të hap ende. Megjithatë, më pëlqejnë drithërat”, tha ajo duke qeshur.

Nadia tha që i vjen keq është i dashuri i saj nuk është me të. Ai tani është pjesë e një njësie të ushtrisë në Kiev.

“Duket kaq e padrejtë, pasi që e gjitha jeta ime që e kam planifikuar është në dyshim tani. Në fund, vendosa që aftësitë e mia si mësimdhënëse janë të dobishme për fëmijët tani. Kështu që jap mësim online falas çdo ditë”, tha ajo.

Yana 12-vjeçare, Andriy 10-vjeçar dhe Myroslava shtatëvjeçare po përballen me sfidat tjera, shkolla e re, mësuesja e re dhe nxënës që flasin një gjuhë të huaj.

“Shkolla nuk më pëlqen as në shtëpi”, bëri shaka Andriy.

Edhe pse në humor të mirë tani, Andriy vuajti shumë gjatë konfliktit në Ukrainë, shpjegoi nëna e tij Alyona, duke vjellë gati gjithçka që hante.

Përkeqësimi i shëndetit të tij fizik dhe mendor, ishte shtysë kryesore që Alyona të bindej që familja duhet të largohej.

Derisa përpiqeshin të paketonin atë që mundën, Andriy rrëmbeu një kujtim të vogël – një gjirafë me zinxhir që ia dha motrës së tij Vikës. Që atëherë ajo e ka mbajtur atë kudo.

Nuk është vetë Andriy që nuk i pëlqen shkolla. Njëjtë mendon edhe Yana.

“Është e mërzitshme, nuk mund të hyj aty. Unë po vizatoj, shiko”, tha ajo, duke treguar zemrat dhe yjeve në fletoren e saj.

E pyetur nëse ka marrë ndonjë gjë nga shtëpia që është e rëndësishme për të, Yana përgjigjet me kënaqësi “po”, një llambë familjare dhe vrapoi jashtë për ta marrë.

“Unë e di se për cilën llambë po flet”, tha Nadia. “Është një hajmali fati e familjes sonë”.

Gjatë atyre netëve të ftohta, derisa binin bombat, anëtarët e familjes Pavlenko u fshehën në bodrumin e tyre të lagësht të grumbulluar rreth llambës.

Yana tregon me krenari atë që duket të jetë një llambë tavoline shumë e zakonshme.

Por, kur fëmijët mblidhen rreth llambës në errësirën e banesës së tyre të përkohshme, fytyrat e tyre shkëlqejnë në ndriçimin e ngrohtë të llambës, një kujtim nga jeta e tyre nga shtëpia para fillimit të luftës.

Marrë nga REL.

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje