LIVE UPDATES
Aktualitet

Lleshaj dorë të hekurt mbi kryepolicët: Kanabisi, krimi, zgjedhjet, janë përgjegjësia juaj (5 urdhrat)

9 Maj 2019, 07:48 Nga DOSJA
Lleshaj dorë të hekurt mbi kryepolicët: Kanabisi, krimi,

TIRANË–Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, ka mbledhur sot drejtuesit e policisë në rrethe. Lleshaj dha 5 objektiva të prerë, të cilat siç tha vetë, janë shtyllat ku duhet të bazohet puna e policisë së Shtetit.

5 urdhrat e Lleshajt për Kryepolicët: 

Lufta kundër kanabisit

Lufta kundër krimit të organizuar

Mbarëvajtja e zgjedhjeve lokale

Ulja e numrit të personave të shpallur në kërkim

Goditja e grupeve që trafikojnë klandestinë dhe emigrantë

Lufta kundër kanabisit

Ministri u ka bërë ultimatum të gjithë drejtuesve të policisë. lidhur me menaxhimin e luftës kundër mbjelljes dhe kultivimit të kanabisit. “Çdo fidan që kapet në Shqipëri deri në 15 qershor është meritë e juaja, drejtuesve të policisë, çfarë kapet pas 15 qershorit, është përgjegjësi e secilit prej jush e drejtpërdrejtë. Kjo datë ndanë përgjegjësinë dhe në funksion të kësaj detyre duhet të organizohet puna në nivel vendor dhe qendror. Taks Forca drejtohet nga Rovena Voda.  Nga Sot e në vijim duhet ritëm i lartë pune, takimesh dhe kontrollesh,”-tha Lleshaj. 

Lufta kundër Krimit

Ministri i Brendshëm u ndal edhe në luftën kundër krimit, ku tha se policia duhet të luftojë krimin për të garantuar sigurinë në rajon.

“Lufta kundër krimit të organizuar, kërkohet angazhimi i të gjitha strukturave për të thelluar punën që vendi të plotësojë të gjitha parametrat e sigurisë, që janë detyrim i joni.  Janë edhe detyrim edhe në kuadër të integrimit europian. “-tha Lleshaj.

Mbarëvajtja e zgjedhjeve

Ministri Lleshaj deklaroi gjithashtu se se Prefektët dhe Policia e Shtetit në cdo qark kanë detyrë mbarëvajtjen për organizimin e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit. Ai u shpreh gjithashtu se nuk ka asnjë shans që të anulohen zgjedhjet.

Vendi është pothuajse i futur në fushatë, të gjitha agjencitë ligjzbatuese kanë detyra për një proces zgjedhor sikur e kërkon ligji. Zhvillimi i zgjedhjeve në prag të vendimmarrjeve së rëndësishme për vendin. Ka përpjekje për të krijuar vështirësi për zhvillimin e procesit. Të gjitha strukturat, prefektët të koordinojnë institucionet me qëllim që të ofrohen të gjitha mundësitë që qytetarët të kenë mundësi të shprehin të drejtën për të votuar. Lista e plotë e përgjegjësive që ligji u jep prefektëve me hartimin, publikimin e listave, njoftimin e qytetarëve që procesi të zhvillohet sikur e kërkon ligji, i drejtë i barabartë dhe pa asnjë problem dhe asnjë incident. Përgjegjësi ka edhe policia, që duhet të krijojë mjedis të sigurt, që të realizohet kjo cdo drejtues i policisë duhet të jetë i angazhuar dhe i motivuar që procesi të zhvillohet si duhet. Policia është jashtë palëve. Janë disa detyra, policia është aty për të bërë detyrën e pa përfshirë me partitë dhe diskutimin politik. Askush nuk mund të cënojë procesin, janë e drejtë e qytetarëve. Dita e zgjedhjeve, askush nuk duhet të ketë të drejtë, mundësi apo shans që të prekë integritetin e një procesi që është thelbi i demokracisë së vendit.

Ulja e numrit të personave të shpallur në kërkim

“Në fushën e krimit të organizuar janë prioritete të rëndësishme, kapja e personave në kërkim, trashëgojmë një listë të gjatë të personave që i janë shmnagur drejtësisë, janë qindra persona në harkun e 2-3 dekadave. Lista e kalon rendin e treshifrorëve, prioritet i madh është ulja e kësaj liste, që ju e keni në dorë me emra konkretë, që kërkohet të ulet me ritëm të lartë. Puna juaj matet me emra konkretë sa zbret kjo listë. Përgjegjësia është ulja e kësaj liste. Keni në listë, e cila kërkohet të ulet. Të merremi emër me emër për të gjitha ata që i janë shmangur drejtësisë. “-tha ministri.

Goditja e grupeve që trafikojnë klandestinë dhe emigrantë

Ministri theksoi gjithashtu se goditja e grupeve që trafikojnë emigrantët nga lindja drejt vendeve të BE-së nëpërmjet Shqipërisë, do të tregojë rezultate konkrete në lidhje me punën e efektivëve të policisë.

“Një tjetër cështje e rëndësishme është menaxhimi i kufirit. Shqipëria është bërë adresë për një fluks emigrantësh që lëviznin drejt BE-së. Pas fluksese funksionojnë rrjete kriminale. Nuk na vlejnë emigrantët e kapur, por drejtuesit e grupeve kriminale.  Nuk e masim suksesin sa emigrantë u kapën në Babrru apo tjetër, por numri i personave të përfshirë në këtë fenomen.Edhe fluksi i qytetarëve në dalje. Numri i azilkërkuesve është ulur. Kjo cështje është me pasoja për integrimit e vendit nëse kjo cështje nuk shkon në zero.”-u shpreh ai.

(f.m.f.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet lleshaj ultimatum drjetoreve sander lleshaj lleshaj ultimatum drjetoreve sander lleshaj

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet