Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal
20 Korrik, 21:14
...
Aktualitet
Lojëra fati të paligjshme, arrestohet pronari e punonjësi i një fotokopjeje në Vlorë
15 Dhjetor 2021, 10:39Nga DOSJA
VLORË – Policia e Vlorës ka bërë të mundur goditjen e një tjetër rasti të ushtrimit të aktivitetit të lojërave të paligjshme të fatit, ku ka vënë në pranga dy persona, pronarin dhe punonjësin e një fotokopjeje dhe qendre interneti në qytet.
Sipas bluve të Vlorës, gjatë kontrollit në një ambient në lagjen “Pavarësia 3”, me pronar shtetasin B. S. dhe punonjës shtetasin E. F., u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 9 pajisje kompjuterike të cilat dyshohet se shërbenin për ushtrimin e lojërave të fatit. Gjithashtu, gjatë kontrollit në këtë ambient u gjetën dhe u sekuestruan një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa, 1 aparat celular dhe një shumë parash që dyshohet se është përfituar nga kjo veprimtari e kundërligjshme
Njoftimi i plotë i Policisë së Vlorës:
Vijojnë kontrollet për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë. Goditet një tjetër rast i aktivitetit të kundërligjshëm në fushën e lojërave të fatit. Arrestohen në flagrancë 2 shtetas. Sekuestrohen pajisje kompjuterike, lëndë e dyshuar narkotike dhe një shumë parash. Në vijim të punës për evidentimin dhe ndëshkimin e paligjshmërisë në fushën e lojërave të fatit, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve në DVP Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasit: -B. S., 35 vjeç dhe E. F., 22 vjeç, banues në lagjen “24 Maji”, Vlorë. Gjatë kontrollit në një ambient në lagjen “Pavarësia 3”, me pronar shtetasin B. S. dhe punonjës shtetasin E. F., u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 9 pajisje kompjuterike të cilat dyshohet se shërbenin për ushtrimin e lojërave të fatit. Gjithashtu, gjatë kontrollit në këtë ambient u gjetën dhe u sekuestruan një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa, 1 aparat celular dhe një shumë parash që dyshohet se është përfituar nga kjo veprimtari e kundërligjshme. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme.
TIRANË– Policia ka rrethuar filialin e “Postës Shqiptare” në Babrru, i cili ka rënë pre e grabitjes në orët e para të mëngjesit. Dosja.al ka siguruar...
TIRANË– Fotoja e mëposhtme tregon momentin kur dy të rinjtë që grabitën filialin e Postës Shqiptare në Babrru largohen nga vendi i ngjarjes. Imazhet ...
TIRANË– Nga dita e nesërme, shërbimi meteorologjik Ushtarak paralajmëron se ditën e nesërme në vend do të vijojë ndikimi i masave ajrore të ftohta të...
TIRANË – Policia e kryeqytetit ka kryer disa operacione për kapjen e personave të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale, që nga mbjellja dhe kult...