EMRI/ Qëlloi me armë drejt Policisë, kush është i riu i arrestuar në Rinas
13 Shkurt, 21:17
...
Bota
LSDM- BDI: Parimisht kemi arritur marrëveshje për qeverinë
16 Gusht 2020, 15:00Nga DOSJA
MAQEDONI E VERIUT-Ashtu si ditëve të kaluara, pa shpalosur më shumë detaje, dy partitë konfirmojnë se po vazhdojnë takimet konstruktive të punës në nivelin e sekretarëve të përgjithshëm për të siguruar një qeveri të qëndrueshme me mandat 4 vjeçar. Përmes një komunikate të përbashkët thonë se shpërndarja e përgjegjësive sipas departamenteve në koalicionin e ardhshëm është duke u zhvilluar dhe se ky është një proces në të cilin është bërë përparim i mirë dhe është arritur marrëveshje parimisht.
Përsërisin se do të propozojnë drejtues të përshtatshëm të institucioneve që do të zbatojnë programin në mënyrë të suksesshme. Ndërsa paralelisht palët po punojnë në harmonizimin e programit të qeverisë së ardhshme, e cila sipas tyre, do të fokusohet në ekonominë, drejtësinë, barazinë dhe integrimin.
Ndonëse socialdemokratët dhe integristët tashmë i kanë vendosur parimet e koalicionit, nuk tregojnë në çfarë drejtimi janë negociatat për atë se kush do të jetë kryeministri i ardhshëm, nëse dhe si do ta ndajnë mes vete këtë post.
Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev të enjten mori mandatin për formim të Qeverisë dhe shumicës parlamentare. Nëse nuk arrin që ta bëjë këtë brenda afatit 20 ditësh, mandati do t’i kalojë liderit të VMRO DPMNE-së, Hristijan Mickoski.
ITALI– Italia është bërë një prej shteteve më të goditura nga pandemia e koronavirusit, pasi ditë pas dite po shënohen raste të reja të personave të infe...
FRANCË– Franca ka regjistruar një rekord të ri të rasteve të reja brenda 24 orëve të fundit, që nga fundi i bllokimit në muajin maj. Mësohet se në or...
GJENEVË– Organizata Botërore e Shëndetësisë ditën e sotme ka njoftuar se në botë është shënuar një tjetër rekord, sa i përket rasteve të reja ditore me kor...
MAQEDONI E VERIUT- Në 24 orët e fundit kanë vdekur pesë të infektuar me Covid-19 dhe janë infektuar 87 të tjerë në 24 orët e fundit.Prej fillimit të shpërthimi...
TURQI – Konflikti mes Greqisë fqinje dhe Turqisë duket se nuk do të qetësohet edhe për një kohë të gjatë. Së fundmi mediat vendase kanë shkruar se Turqia ka njo...
GJERMANI– Pandemia e Covid-19 ka shkaktuar një situatë të vështirë në mbarë botën, pasi masat e kufizimit kanë krijuar një kaos në çdo pikë doganore teks...
KOSOVË- Kuvendi i Kosovës dështoi të miratojë Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike, me ç’rast do të mundësohej tërheqja deri në 10 për qind e kursimeve n...
KOSOVË– Kosova po përballet me një situatë të vështirë të pandemisë së koronavirusit, ku ditë pas dite po shënon një shifër të lartë të të sëmurëve dhe vik...
ITALI– Një avion luftarak rus Su-27, ka përgjuar një aeroplan patrullimi të marinës italiane. Ky njoftim vjen direkt nga Ministria e Mbrojtjes Ruse dhe agjensia...
BRITANI E MADHE- Mes situatës së vështirë të pandemisë Covid-19, kryeministri britanik Boris Johnson ka bërë me dije pak javë më parë se shkollat duket të rihap...