LIVE UPDATES
Art&Argëtim

Luana Vjollca stratege në karrierë dhe jetë private, pas kontratës fitimprurëse cakton dasmën në shtator me biznesmenin

20 Qershor 2021, 08:16 Nga DOSJA
Luana Vjollca stratege në karrierë dhe jetë private, pas

TIRANË– Një mijë vjet” titullohet kjo këngë e punuar nga Rzon dhe Pëllumb, me melodi e tekst të Yll Limanit, që u publikua të premten dhe ku Luana shfaqet e veshur me të bardha, për t’i paraprirë datës së celebrimit.

Ky projekt rikthen Luanën në muzikë pas thuajse një viti shkëputjeje. Në fakt, kënga u lançua më parë në “Spotify” e më pas në kanalin e “YouTube” të Luanës.

Si çdo krijim i tij, edhe kjo këngë është një dedikim i ndjerë, këtë herë për të gjithë zemërthyerit. Mirëpo, për t’iu përshtatur edhe sezonit në të cilin jemi dhe që kërkon ritëm, ata e kanë kombinuar fabulën me muzikën ritmike, ideale për ditët e verës.

Videoklipi është realizuar në bregdetin shqiptar, me protagoniste Luanën, e cila shfaqet e veshur me të bardha gjatë gjithë klipit dhe me flokë të shkurtër, herë biondë e herë të zinj, teksa shoqërohet edhe nga dy ballerina, që duken edhe si shpërueset e nuses në një festë beqarie. Kjo është kënga e parë që Luana sjell pasi u bë pjesë e “Sony Music”.

E pas disa bashkëpunimesh ndërkombëtare në të gjitha fushat, autorja dhe moderatorja ka realizuar një ëndërr të saj në industrinë e muzikës duke u bërë zyrtarisht pjesë e njërës prej kompanive më të mëdha muzikore në botë “Sony Music”. Nga Berlini, Luana dha lajmin e madh duke publikuar një foto në “Instagram”.

Ndër të tjera, ajo përmendi nënë e saj duke u shprehur se këtë ëndërr e realizoi për të dhe për vete. “Më në fund mund të ndaj me ju këtë ëndërr. Shumë e lumtur t’ju lajmëroj se tani jam pjesë e industrisë ‘Sony Music’. Mama ia dola për të dyja ne”, shkruan Luana.

E natyrisht pas gjithë këtyre arritjeve fshihet i fejuari i saj, Krenar Çoçaj, me të cilin ka vendosur të martohet në muajin shtator. Lajmin e parë e dha vetë në emisionin “Shiko kush luan”.

Ndërsa po bënte një bisedë me Amarda Toskën lidhur me dasmat, ajo foli për planin e saj për dasmë dhe se tashmë e ka vendosur. “Mos u habit se vitin tjetër do të martohem”, tha Luana pa përfunduar mirë fjalinë gjatë sezonit të kaluar.

Më pas, nga burime të afërta të Luanës u fol se ajo ka nisur përgatitjet për një ceremony madhështore VIP që do të organizojë në Shqipëri në fund të shtatorit. Kujtojmë se Luana Vjollca ka tashmë disa vite që është e lidhur me biznesmenin kosovar Krenar Çoçaj.

Çifti asnjëherë nuk e ka pranuar, por që shpeshherë janë kapur mat së bashku në publik, edhe pse kënga “Ti amo” (Të dua) u tha se i dedikohej Krenarit. Gjithçka është bërë me plan nga Luana, pasi ka vendosur që 30-vjetori do ta gjejë me status të ndryshuar. Showgirl-i dhe menaxheri i VIP-ave janë duke organizuar dasmën e tyre pikërisht në shtator.

Pasi të lënë pas një sezon të ngarkuar me projekte dhe shfaqje, ajo dhe Krenari do t’i thonë “Po” njëri-tjetrit në një ceremoni shumë intime, duke mos preferuar që të kenë shumë të ftuar në ditën e tyre më të rëndësishme. Qëkur lidhja e tyre u bë zyrtare, ata kanë jetuar mes Tiranës dhe Prishtinës, duke gjetur të mesmen e artë për të shijuar dashurinë mes shumë angazhimesh për të qëndruar pranë njëri-tjetrit, ndërkohë që bashkëjetojnë në shtëpinë e tyre në Tiranë.

Duke njohur natyrën diskrete të Luanës, vështirë se ajo do të pranojë të ndajë detaje me fansat e shumtë që ka, por sigurisht që nuk do të kursehet në fotot si nuse, ashtu siç bëri motra e saj, Marina Vjollca, me Getoar Selimin.

PESË VITET E LUANA VJOLLCËS NË KRAH TË KRENARIT

E si kanë qenë këto pesë vite të Luana Vjollcës në çift me Krenar Çoçajn? Ashtu si në skenat e një prej klipeve të saj, ku Luana shfaqej si Hirushja e përrallave, ajo arriti ta bënte kështu jetën e saj përtej televizionit. Miqtë e afërt konfirmojnë vazhdimisht se Luana ia ka dalë, pasi angazhimet e saj larg televizionit janë mjaftueshëm fitimprurëse, siç është muzika.

Gati tri vite më parë, ajo i hyri seriozisht muzikës për të fituar para edhe prej saj, ndërkohë që i dashuri, Krenar Çoçaj, e mori nën menaxhim për ta kthyer muzikën e saj në biznes fitimprurës. Ndonëse një çift që asnjëherë s’e konfirmoi lidhjen, prezantuesja Luana Vjollca dhe menaxheri i VIP-ave nga Kosova, Krenar Çoçaj, e pranuan deri-diku publikisht në “Instagram” me një shkëmbim komentesh të nxehta dashurie.

Për herë të parë dyshimet se Luana kishte nisur histori të re dashurie me shokun e ngushtë të kunatit, Getoar Selimit, u hodhën më 10 korrik të para katër viteve, kur ajo dhe Krenari festuan 28- vjetorin e tij në Santorini. Hera e fundit që Luana e konfirmoi në njëfarë mënyre lidhjen me Krenarin ishte në emisionin e saj, kur tha se ua qante hallin atyre që kishin lidhje në distancë, pasi edhe ajo vetë udhëtonte fundjavave për të takuar të dashurin.

Edhe pse gjatë këtyre viteve kanë pasur edhe kriza në çift, flitet se ata ishin fejuar në fshehtësi dhe se Krenari kudo e prezantonte si nusen e tij. Pas përfundimit të sezonit televiziv të kaluar me programin “Shiko kush luan”, prezantuesja e njohur e “Top Channel” shijoi luksin e udhëtimeve në destinacionet më të shtrenjta të botës, nisur nga postimet që bën në “Instagram”.

Më pas, vëmendja e medias u kthye më shumë te Luana për stilin e saj të jetës, pikërisht pushimet luksoze në Maldive për Shën Valentin, në një resort vilash 650 $ nata. Tashmë ata bashkejetojnë në një rezidencë luksoze në Tiranë, ndërkohë që tashmë kanë vendosur gjithçka në lidhje me ceremoninë private VIP në vjeshtë.

Marrë nga Panorama.

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

showbiz showbiz dasma e luana vjollces luana vjollca dasma e luana vjollces luana vjollca


Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet