LIVE UPDATES
Aktualitet

Luanin ‘playstation’ pas orës 10 për të hequr stresin e COVID, dënohet punonjësi

20 Tetor 2021, 16:23 Nga DOSJA
Luanin ‘playstation’ pas orës 10 për të hequr stresin

Në vend, vijojnë të jenë në fuqi masat anti-Covid, duke nisur nga lëvizjet e kufizuara që ndalojnë qarkullimin pas orës 23:00, por një i ri nga Tirana është detyruar nga gjykata e kryeqytetit që të punojë për 80 orë në shërbim të publikut, pasi nuk iu bind urdhrave të Komitetit të Ekspertëve.

Vendimi i vënë në dispozicion të Gazetasi.al, tregon se si i riu me inicialet K.K., theu urdhrat, duke shkelur distancimin social. Vendimi thekson se ai u gjet nga shërbimet policore në një ‘playstation’ pranë rrugës “Emin Duraku”, ku qëndronte përtej orarit të lejuar. Por teksa në ‘playstation’ kishte edhe persona të tjerë që po frekuentonin këtë ambient përtej orës 23:00, i riu rezultoi pas kontrollit të dokumenteve që ishte i punësuar dhe duhet ta kishte mbyllur biznesin. Por K.K., përpara policisë është justifikuar, e megjithatë nuk ia ka dalë dot që t’i shpëtojë përgjegjësisë penale.

“Shkelja e orarit të lejuar për ushtrimin e aktivitetit në ‘playstation’ erdhi si pasojë e këmbënguljes së klientëve që po luanin me video-lojëra me njëri-tjetrin dhe më kërkuan medoemos që ta mbaronin lojën e nisur. Kjo gjë më ndodhi për herë të parë dhe ngaqë njerëzit janë të stresuar nga Covidi, i lejova të luajnë”, dëshmon në polici 25-vjeçari K.K.

Ndërkohë hetimi ka dërguar në polici për t’u marrë në pyetje edhe administratorin e ambientit për ‘play-station”. Megjithëse shefi është munduar ta shpëtojë vartësin, duke deklaruar se ai po mirëmbante kompjuterët, nuk ka mundur që të justifikojë se përse aty gjendeshin edhe klientët duke luajtur. Edhe ai është gjobitur, ndonëse rezulton se e ka apeluar pranë komisionit të shqyrtimit të kundra-vajtjeve dhe ende nuk e ka paguar gjobën.

Prokuroria bie dakord me mospërfundimin e lojës, duke evidentuar se “në rastin konkret, lokali ka qëndruar i hapur pas orës 22:00 kur duhej të mbyllej për shkak të masave anti-Covid 19 dhe se dy persona kishin filluar lojën dhe për shumë pak kohë do ta përfundonin atë për t’u larguar më pas”.

“Ndërsa pjesa tjetër e personelit, ishte e pajisur me leje për punë pas orës 22:00”, theksohet në vendimin gjyqësor të vënë në dispozicion të Gazetasi.al.

Në vendimin për dënimin e të riut me punë në komunitet, theksohet se K.K., paraqet rrezikshmëri të ulët shoqërore dhe se ai ndjek masterin profesional dhe ndërprerja e procesit arsimor do të sillte pasoja në formimin e tij. Gjithë të tjerët rezulton se shpëtuan nga procedimi, ku përfshihen edhe klientët që u konstatuan se po qëndronin jashtë banesës përtej orarit të caktuar nga Komiteti i Ekspertëve.

Si rrethanë lehtësuese për ta, u prezantua stresi i shkaktuar nga Covidi dhe fakti që ata po argëtoheshin pas ngarkesave emocionale që ka sjellë pandemia tanimë gati dyvjeçare dhe botërore. Nga të dhënat, thuhet se përgjegjësinë e ka marrë përsipër vetëm 25-vjeçari që ka deklaruar se ishte dakord që të kryejë punë në interes publik, pasi sipas tij, “ai i ndihmoi qytetarët të argëtohen dhe mos t’i ndërpresë, teksa po luanin, ndonëse ora kishte kaluar përtej 22:00 dhe ai për çështje minutash po bëhej gati që lojtarët ta mbyllnin betejën on line”.

Marrë nga Gazeta “Si”

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet

Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë