“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet
21 ...
Aktualitet
8 të vdekur nga COVID në Shqipëri/ MSH: 659 raste të reja, 16 pacientë janë rëndë
20 Tetor 2021, 16:02Nga DOSJA
TIRANË– 8 persona kanë ndërruar jetë nga pandemia e koronavirusit në vendin tonë. Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se kanë ndërruar jetë: 6 qytetarë nga Tirana të moshave 51-83 vjeç, një qytetare nga Durrësi 60 vjeçe, një qytetar nga Elbasani 68 vjeç. Ndërkohë që nga 3934 testime të kryera, kanë rezultuar pozitivë 659 qytetarë. Po ashtu, aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 146 pacientë, nga të cilët 16 janë në gjendje më të rënduar.
NJOFTIMI I PLOTË:
Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Çdo qytetar mbi 18 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.
Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 3934 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 659 qytetarë, në këto bashki: 316 në Tiranë, 44 në Fier, 25 në Lushnje, 24 në Durrës, 23 në Elbasan, 19 në Krujë, 17 në Kamëz, 16 në Pogradec, 15 në Berat, nga 14 qytetarë në Korçë, Vlorë, Shkodër, 10 në Gjirokastër, 9 në Kukës, nga 8 qytetarë në Sarandë, Kuçovë, 7 në Patos, nga 6 qytetarë në Kurbin, Libohovë, nga 5 qytetarë në Gramsh, Mallakastër, Vorë, Lezhë, Vau i Dejës, nga 3 qytetarë në Mirditë, Dibër, Devoll, Kolonjë, Dimal, nga 2 qytetarë në Librazhd, Poliçan, Delvinë, Divjakë, Shijak, Tropojë, Fushë Arrëz, nga 1 qytetar në Pukë, Has, Kavajë, Mat, Roskovec, Himarë, Finiq, Përmet, Memaliaj, Peqin. Janë 6397 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 146 pacientë, nga të cilët 16 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19, 8 qytetarë: gjashtë qytetarë nga Tirana të moshave 51-83 vjeç, një qytetare nga Durrësi 60 vjeçe, një qytetar nga Elbasani 68 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.
Janë shëruar 543 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 170,217 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (20 Tetor 2021)
Raste të reja ditore 659 Të shëruar në 24 orë 543 Të shtruar në spitale 146 Humbje jete në 24 orë 8 Testime ditore 3934
Testime totale 1,269,535 Raste pozitive 179,463 Raste të shëruara 170,217 Raste Aktive 6397 Humbje jete 2,849
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
TIRANË– Kryeministri Edi Rama është shprehur se është i gatshëm të ulet në tryezë dhe të dikutojë me Opozitën në lidhje me propozimet që Partia Demok...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama duket se e ka seriozisht me planin e tij për të dërguar satelitë shqiptarë në hapësirë. Pas deklaratës që shkaktoi të q...
DIBËR- Seancat e të akuzuarve për ndikim në zgjedhjet e pjesshme lokale të vitit 2016 në Dibër, përkatësisht ndaj Nuri Medës, Drini Gjecit, Hasan Hotit dhe...
TIRANË– Një raport i publikuar nga “Public Citizen” zbulon se kompania farmaceutike Pfizer përdori ‘taktikat frikësimi’ në negociatat për kontratat e...
TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha ka deklaruar se Partia Demokratike ka dorëzuar zyrtarisht në Kuvend tre amendamente për ndryshimet Kushtetuese, re...
TIRANË– Një aksident i pesëfishtë ka ndodhur ditën e sotme në autostradën Tiranë-Durrës. Pesë mjete janë përplasur me njëra-tjetrën duke rënduar traf...
TIRANË– Ditën e sotme, aktorët dhe akrobatët e Cirkut Kombëtar të Tiranës, janë përballur me përmbaruesit. Këta të fundit u paraqitën paraditen e sot...
DURRËS-Të dëmtuar rëndë nga tërmeti i 26 nëntorit, banorët e një pallati në zonën e plazhit të Durrësit po përballen me rrezikun që u kanoset nga punimet q...