LIVE UPDATES
Aktualitet

Lufta e fajdeve/Para me 20% në javë. Krimi bën ‘masakër’, sekuestron shtëpi e makina

26 Dhjetor 2021, 12:21 Nga DOSJA
Lufta e fajdeve/Para me 20% në javë. Krimi bën

Përpjekja më e fundit e policisë ishte hetimi për fajde i Fredinant Rrushit, duke i vendosur atij nën verifikim tokat, makinat dhe pronat e tjera që posedonte në Tiranë. Nën gjendje arresti për vrasjen e biznesmenit Ruzhdi Hoxha, i akuzuari është i vetmi që po përballet me drejtësinë, teksa i vëllai, Pajtim Rrushi u la i lirë. Por megjithë dyshimet intensive se Rrushi është i përfshirë në zhvatjen e parave të shtetasve që i kanë kërkuar atij vlera monetare dhe më pas në këmbim dhe në pamundësi të tyre u ka “sekuestruar” pasuritë , hetimi ende nuk ka dalë me konkluzione.

Nën të njëjtat dyshime si të implikuar në dhënien me fajde të parave u vunë nën hetim pasuror edhe dy vëllezërit Marku, të cilëve iu bllokuan rreth 5 milionë euro pasuri, midis tyre 18 makina që nga “Porsche” deri tek “Audi” dhe që ka dyshime se janë bllokuar prej tyre nga rrëmbimi i pasurive pasi pronarët e tyre nuk patën mundësi që të paguanin borxhin e marrë me përqindje. Por nga investigimi i Gazetës “Si” që ka monitoruar nga afër disa nga referimet e policisë për dhënie parash me fajde, një aktivitet kriminal dhe i paligjshëm, prokuroritë nuk ia kanë dalë mbanë që të vërtetojnë hipotezat. E megjithë këtë, as të bindin dot qytetarë të dëmtuar ndaj të cilëve ka dyshime se iu morën peng mjetet, apo pronat.

Për të ardhur tek Karriçi…

Mbrëmjen kur u qëllua për vdekje Can Karriçi, policia e zonës ku u gjet viktima, sërisht u mënjanua dhe hetimin e këtij krimi e mori Drejtoria Qendrore e Policisë. Midis dyshimeve se dy grupe po përplasen gjallë a vdekur dhe po eleminojnë njëri-tjetrin, për grindje që nisin nga zotërimi i tregut të lojërave të fatit, një tjetër pistë është ngritur orët e fundit. Duke parë profilin e 35-vjeçarit të vrarë, miqësinë e mëparshme me dy të vrarë të tjerë dhe angazhimin në një grup kriminal, policia i thotë Gazetës “Si” se viktima përdorej për mbledhjen e parave me fajde dhe në disa raste ai është përplasur me shtetas të cilët kishin marrë para borxh tek grupi në fjalë. “Ata që e qëlluan janë profesionistë, flasim për vrasës që veprojnë me qetësi dhe me plan të detajuar, as që bëhet fjalë për vrasje për motive të dobëta”, shprehet njëri nga oficerët që është angazhuar në zbardhjen e vrasjes së sofistikuar, që nuk ka lënë asnjë gjurmë pas.

Indiciet e policisë janë të tilla: Në zonën e Tiranës, Shkodrës, Laçit dhe disa qytete të tjera, grupet kriminale të njohura në fushën e drogës dhe aktiviteteve të lojërave të fatit, shfaqen “bamirëse” për të dhënë para me përqindje. Dhjetëra qytetarë kanë rënë në këtë grackë dhe kanë humbur pasuritë e tyre. Sipas informacioneve, herë janë shtëpi banimi, më së shumti janë troje dhe automjete dhe në shumë raste të tjera janë marrë si garanci dokumenta identifikimi dhe certifikata pronësie, të cilat mbahen të sekuestruara nga fajdexhinjtë. “Kjo po ndodh. Ata që japin para, janë njerëz që kanë miliona lekë të padeklauara, informacionet tona tregojnë se në disa raste kanë qenë biznesmenë të falimentuar që e kanë parë si rrugë shpëtimi dhe mandej apartamente të tëra janë bllokuar nga fajdexhinjtë në zonën e Astirit dhe herë të tjera bixhozxhinj, fëmijë personazhesh të njohur që bien në këtë grackë dhe llogaritë ua delegojnë pridërve”, shprehet një burim i hetimit të krimit të organizuar për Gazetën “Si”.

Megjithatë rasti i vetëm flagrant që më pas avulloi në gjykatë është ai i procedimit të 16 personave për dhënie parash me fajde, thënë ndryshe “ushtrim i palicensuar i aktivitetit financiar”. Hetimi i nisur nga denoncimi i ish-prefektit Pjerin Radovani, nxorr në skenë emrin e një kancelari gjykate, të një notereje, të disa njerëzve problematikë me ligjin që kishin futur në grackë dy djemtë e ish-zyrtarit dhe përmes skemës së dhënies me përqindje deri në 20 përqind në javë, arritën të sekuestrojnë biznesin e tij. Kjo çështje më pas u copëzua në gjykatë dhe asnjë nuk është në gjendje të tregojë nëse ky është apo jo rasti tipik i korruptimit të drejtësisë.

Marrë nga Gazeta “Si”

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet can karriçi leke me fajde can karriçi leke me fajde

Sondazh

Poll

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën