Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
Zhduket 27-vjeçari në Tiranë, e ëma kërkon ndihmë në polici
26 Dhjetor 2021, 11:55Nga DOSJA
TIRANË– Një 27-vjeçar me incialet D. L., 27 vjeç., është zhdukur pa gjurmë dhe prej dy ditësh nuk ka pasur kontakt me familjen e tij. Mësohet se nëna e 27-vjeçarit është paraqitur në komisariat dhe ka bërë një denoncim për zhdukjen e të birit. 57-vjeçarja ka rrëfyer para bluve se i biri nuk shkon prej dy ditësh në shtëpi dhe se nuk e ka aspak idenë se ç’mund t’i ketë ndodhur.
Hetimet kanë nisur dhe për momentin po shqyrtohen telefonatat dhe mesazhet që ka shkëmbyer së fundmi i riu.
Njoftimi i policisë: Me datë 25.12.2021, shtetasja Sh. L., 57 vjeçe, ka kallëzuar se me datë 24.12.2021 është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer djali i saj, shtetasi D. L., 27 vjeç. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.
TIRANË– 3 persona janë arrestuar, pasi një punëtor ndërtimi ra nga pallati ku po punonte dhe ndërroi jetë një ditë më parë në Tiranë. Policia njofton...
AUSTRI- Një aksident i rëndë ka ndodhur në një autostradë në Austri, ku 4 persona kanë ngelur të plagosur. Mediat e huaja raportojnë se një shqiptar nga Kosova ...
TIRANË– Dosja.al ka siguruar foton e izraelitit Rafael Genish, pronari i një kompanie “Call Center” në Tiranë i cili është vënë në pranga pasi akuzoh...
BEOGRAD– Zyrtarët e Prishtinës njihen për “kërcimet me fjale” dhe së fundmi presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, përmendi “militarizimin e Serbisë” si arg...
BRITANI E MADHE- Mafiozët shqiptarë po përdorin TikTok për të reklamuar “biznesin” e tyre të trafikut të paligjshëm të personave, të cilëve u marrin...
TIRANË– Policia e Shtetit ka bërë me dije se kanë identifikuar bashkëpunëtorin e radhës në vrasjen e biznesmenit Behar Sofia. Pas arrestimit të Skënd...