LIVE UPDATES
Bota

Lufta e vendeve të varfra për sigurimin e vaksinës anti-COVID!

26 Dhjetor 2020, 20:20 Nga DOSJA
Lufta e vendeve të varfra për sigurimin e vaksinës anti-COVID!

Dhurata më e bukur që vendet e zhvilluara kanë marrë së fundmi ka qenë vaksina! Në një kohë kaq të shkurër, zhvillimi i vaksinave të sigurta dhe efektive anti-Covid paralajmëron fundin e krizës që e dominoi vitin 2020.

Ndërsa vaksinën e kanë marrë vendet e zhilluara, ritmi me të cilin do t’i japim fund pandemisë, varet nga 3 faktorë, shkruajnë mediat e huaja

I pari, pajtueshmëria e vazhdueshme e qytetarëve me masat e rekomanduara të sigurisë, si mbajtja e maskës, distancimi social, shmangia e tubimeve dhe larja e duarve.

I dytë, është aftësia për të kapërcyer sfidat e shumta logjistike, siç është shpërndarja e vaksinave anti-Covid në nivel global.

I treti, por jo nga rëndësia, është qasja vendet e varfra tek vaksinat. Pandemia nuk do të ketë mbaruar derisa koronavirusi të mundet kudo ku është shfaqur.

COVAX , një koalicion i 172 vendeve (duke mos përfshirë SHBA-në), po synon “të garantojë qasje të shpejtë, të drejtë dhe të barabartë” tek vaksinat “për njerëzit në të gjitha vendet”.

E bashkë-udhëhequr nga GAVI, Koalicioni për Inovacione të Gatishmërisë Epidemike dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë, COVAX ka nënshkruar tashmë marrëveshje me 9kompani farmaceutikë për të blerë vaksinat, pasi ato të kenë marrë miratimin e autoriteteve. Deri tani, në këtë nismë më shumë ka kontribuar Bashkimi Evropian dhe vendet individuale anëtare të BE-së. Ato kanë dhënë850 milion euro, të ndjekur nga Fondacioni “Bill & Melinda Gates” dhe donatorë të tjerë të mëdhenj.

COVAX synon të grumbullojë5 miliardë dollarë deri në fund të vitit 2021, në mënyrë që të mund të sigurojë 2 miliardë doza vaksinash. Por edhe me një vaksinë që kërkon vetëm një dozë (vaksinat e miratuara aktualisht kërkojnë 2 të tilla), 2 miliardë nuk do të ishin të mjaftueshme për të mbuluar të gjithë popullsinë në botën në zhvillim.

Dhe ndërsa ka shpresë që prodhuesit në vende si India mund të prodhojnë vaksina më pak të kushtueshme, furnizimi global do të mbetet ende shumë larg kërkesës. Përveç COVAX, ka edhe përpjekje direkte të vendeve të varfra për të siguruar financimet.

Banka Botërore është zotuar të japë160 miliardë dollarë hua për vendet e saj kliente, ndërsa shumë donatorë të tjerë dhe fondacione filantropike kanë kontribuar në të njëjtën formë. Për më tepër, nën Nismën e Përbashkët të Pezullimit të Shërbimit të Borxhit (DSSI) të Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar, 73 vendeve të varfra u është ofruar mundësia që të shtyjnë deri në qershorin e vitit të ardhshëm, pagesat e shërbimit të borxhit.

Qasja universale tek vaksinat është thelbësore për të kapërcyer pandeminë, nuk është e qartë se caktimi i më shumë parave për vendet e varfra me qëllim blerjen e vaksinave, do t’u japë atyre mundësi të marrin më shumë doza, duke pasur parasysh problemet e parashikuara të furnizimit. Prodhuesit e aprovuar po përpiqen aktualisht të kufizojnë kapacitetin, dhe ndërsa mund të ketë surpriza pozitive, kërkesa e shtuar (dhe po kështu çmimi me të cilin mund të blihet vaksina) nuk ka gjasa të stimulojnë një prodhim më të madh të vaksinave.

Kompanitë që ndërmorën rrezikun e zhvillimit të një vaksine të sigurt dhe efektive meritojnë të kompensohen financiarisht për përpjekjet e tyre. Dhe teksa kapaciteti prodhues rritet, forcat e tregut duhet të lejohen të kenë stimujt përkatës për inovacion, zhvillim, dhe krijimin e pajisjeve shtesë të prodhimit.

Duke pasur parasysh shkallën e kërkesës për vaksina në vitin 2021, ka të ngjarë që ajo t`a tejkalojë ofertën, dhe nxitjet e mëtejshme për prodhim shtesë nuk mund të priten që të përmirësojnë bilancin e furnizimit dhe kërkesës brenda vitit.

Dhe ky nuk është shqetësimi i vetëm. Disa vende të varfra që janë mjaftueshëm të besueshme, mund të marrin më shumë hua për të financuar blerjet e vaksinave në të njëjtën kohë kur çmimi për vaksinat rritet. Kjo do t’i zhysë ato në më shumë borxhe, por nga ana tjetër nuk do t’i sigurojë një furnizim më të madh me vaksina, sesa mund të kishin blerë në rrethana të tjera.

Vendet e tjera të varfra që më parë kishin shumë borxhe, po përballen me vështirësi në shërbimin e borxheve të tyre. Dhe disa nga ata që marrin mbështetjen e DSSI-së mund t’i përdorin fondet e çliruara për të financuar angazhimet për shërbimin e borxhit, më shume sesa për të blerë vaksinat.

Mënyra më e mirë për të ndihmuar vendet e varfra që të marrin më shumë doza është arritja e një marrëveshje ndërkombëtare, përmes COVAX dhe OBSH, për të koordinuar shpërndarjen e vaksinave të disponueshme.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota vaksina covax vaksina covax

Sondazh

Poll

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën