LIVE UPDATES
Ekonomi

Lufta kundër COVID dhe infrastruktura, Banka Europiane e Investimeve: Ndihma për Shqipërinë!

3 Prill 2021, 05:29 Nga DOSJA
Lufta kundër COVID dhe infrastruktura, Banka Europiane e Investimeve:

Banka Evropiane e Investimeve ofron mbështetjen e saj në sektorë të rëndësishëm të ekonomive të vendeve të Ballkanit Perendimor që aspirojnë të anëtarësohen në Bashkimin Evropian. Përfaqësuesi i saj për Ballkanin Perendimor, Alessandro Bragonzi thotë se kjo bankë në bashkëpunim me BE-në po punon për të lehtësuar pasojat e pandemisë duke rritur investimet, sidomos tek ndërmarrjet e mesme dhe të vogla që janë shtylla të ekonomive së tyre.

Banka Evropiane e Investimeve, krahu financues i Bashkimit Evropian ka në fokus të investimeve të saj, përparësitë e bllokut për vendet që kërkojnë të anëtarësohen në të.

Shqipëria është padyshim pjesë e planeve të zgjerimit të Bashkimit Evropian. Transporti, diversifikimi i burimeve të energjisë, përmirësimi i efikasitetit të rrjeteve ekzistuese por edhe mbrojtja e mjedisit dhe furnizimi me ujë të pijshëm janë përparësitë tona”.

Me krizën e COVID-19 që ka goditur ekonominë, Banka Evropiane e Investimeve po ju vjen në ndihmë vendeve të rajonit për të përballuar pasojat duke e përqëndruar mbështetjen e saj tek ndërmarrjet e mesme dhe të vogla.

Në Shqipëri ne disbursuam vjet deri në 22 milionë euro në portofolin tonë ekzistues dhe mobilizuam burime shtesë për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme që u prekën nga kriza dhe që kishin nevojë për burime likuiditeti për të mbijetuar. Ne po rrisim madhësinë e financimit për firmat e mesme e të vogla, megjithëse ato kanë qënë sektori kryesor i aktivitetit të Bankës Evropiane të Investimeve dhe përbëjnë 30 për qind të portofolit tonë”, thotë përfaqësuesi i BEI-it, Alessandro Bragonzi.

Ai i sheh masat e mara nga qeveria shqiptare si të përshtatshme, megjithëse ende nuk mund të parashikohet sa do të zgjasë kjo krizë.

Shqipëria dhe vendet e tjera që varen nga turizmi kanë vuajtur shumë si pasojë e mosrealizimit të të ardhurave nga sektori i turizmit por edhe remitancat. Megjithatë, ka një strategji të drejtë për të rigjallëruar ekonominë. Nuk shoh ndonjë tregues që të sugjerojë që kjo nuk do të ndodhë. Megjithatë nuk është e mundur të parashikosh me saktësi se çfarë do të ndodhë me pandeminë. Jemi ende në mes të stuhisë dhe ende nuk kemi dalë prej saj. Pra është e vështirë të bëjmë parashikime dhe të shohim sesi ekonomia do të dalë nga recesioni i vitit të kaluar”.

Së bashku me Bashkimin Evropian, kjo bankë ka rritur financimet e saj duke investuar 1.7 miliardë dollarë nga paketa prej 3 miliardë dollarësh që BE-ja ka vënë në dispozicion për të mbështetur projekte në sektorët e shëndetësisë dhe atë privat duke rritur linjën e kreditit për bankat komerciale.

Aktivitetet e investimit të kësaj banke po përqëndrohen edhe në tranzicionin drejt një ekonomie më të gjelbërt dhe diversifikimin e burimeve të energjisë.

Një nga sukseset e rëndësishme për Shqipërinë ka qënë strategjia për të zhvilluar energjitë e ripërtëritshme dhe për të diversifikuar burimet e energjisë. Në Shqipëri jemi duke punuar për një projekt të rrjeteve hekurudhore veçanësisht në korridorin tetë ku po mbështesim punën për zhvillimin e një rrjeti hekurudhor nga Durrësi në kufirin e Maqedonisë së Veriut. Ne po mbështesim Shqipërinë edhe në projekte për mbrojtjen e mjedisit veçanërisht për parandalimin e përmbytjeve. Vitin e kaluar miratuam financimin e modernizimit të rrjetit të shpërndarjes së ujit për qytetin e Tiranës”.

Ndërsa vendit i është dashur të ndjekë një politikë më të kujdesshme fiskale për arsye të borxhit të lartë publik dhe kufizimeve të diktuara nga FMN-ja, Shqipëria po mundohet të përmirësojë kornizën regullatore për ta bërë tregun më tërheqës ndaj investimeve private.

“.. dhe kjo është e pëlqyeshme për ne dhe për çdo investitor të huaj. Është një trajektore e mirë. Menaxhimit të financave dhe nivelit të borxhit po i kushtohet vëmendje, gjë që është shumë e rëndësishme”, thotë zoti Bragonzi.

Bashkimi Evropian ka në plan të investojë 9 miliardë euro në vendet e Ballkanit Perendimor ndërsa pritet të mobilizojë instrumenta të tjerë që kapin shumën 20 miliardë dollarë falë institucioneve si Banka Evropiane e Investimeve në mënyrë që këto vende të përgatiten për t’u anëtarësuar.

Marrë nga VOA

(kle.mu./dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

ekonomi ekonomi banka evropiane e investimeve banka evropiane e investimeve

Sondazh

Poll
Ekonomi 1 Prill 2021, 14:00

Si e ndryshoi pandemia Ditën e Gënjeshtrave?

ShBA– Me rrënjët e saj në Romën e lashtë, Dita e Gënjeshtrave ka qenë gjithmonë një mundësi e klasit të parë për të bërë shaka “të ftohta”, st...

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet