LIVE UPDATES
Aktualitet

Lufta në Ukrainë rrit presionin për nisjen e negociatave me Tiranën dhe Shkupin

10 Prill 2022, 07:02 Nga DOSJA
Lufta në Ukrainë rrit presionin për nisjen e negociatave me

Në kohën e luftës në Ukrainë, e cila ka bashkuar si asnjëherë më parë vendet perëndimore, mungesa e konsensusit në Bashkimin Evropian për procesin e zgjerimit po shihet jo vetëm si dobësi, por edhe si e dëmshme.

Shumë diplomatë të BE-së me të cilët ka biseduar Radio Evropa e Lirë, kanë thënë se tani janë tri çështje të cilat duhet të ndodhin “me urgjencë” në mënyrë që të kthehet besueshmëria në procesin e zgjerimit të bllokut dhe që të dëshmohet se BE-ja është vërtetë e vendosur që ta shtyjë përpara këtë proces.

E para, sipas tyre, është nisja e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. E dyta, gjetja e një zgjidhjeje për krizën politike në Bosnjë Hercegovinë duke e hapur mundësinë për dhënien e statusit të kandidatit, dhe çështja e tretë është liberalizimi i vizave për Kosovën.

Këto tri çështje janë në pritje që disa vjet dhe kanë ndikuar që të zbehet edhe fuqia e BE-së në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Me përjashtim të Kosovës dhe Shqipërisë, kjo ka ndikuar që edhe besimi në BE në mesin e qytetarëve të rajonit të zbehet.

Problemi kryesor pse nuk ka hapje të negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë është bllokada nga ana e Bullgarisë në rastin e Shkupit, lidhur me çështjet e gjuhës dhe identitetit, e si pasojë disa shtete nuk duan që bisedimet të nisin me Shqipërinë, në mënyrë që të mos ndahet nga paketa me Shkupin.

“Thuhet të shfrytëzojmë rastin dhe të bëjmë presion për të dyja shtetet. Po të hapen negociatat vetëm për Shqipërinë, atëherë mund të ndodhë që Maqedonia e Veriut të mbetet në pritje edhe për një kohë të gjatë”, ka thënë një diplomat i BE-së.

Ndonëse nuk ka lidhje formale midis vendeve kandidate, pasi procesi vazhdon të quhet si “proces i bazuar në merita individuale”, praktikisht disa shtete i shohin këto dy raste si të lidhura.

Disa vjet më parë, pasi Maqedonia e Veriut kishte arritur marrëveshje me Greqinë për çështjen e emrit të shtetit nuk kishte pengesa në rrugën drejt BE-së, ndërkohë që Shqipëria, sipas disa shteteve anëtare, nuk i kishte përmbushur të gjitha kushtet. Në atë kohë, ishte Maqedonia e Veriut që mbeti peng i mospajtimeve të shteteve të BE-së rreth çështjes së Shqipërisë, ndërkaq tani është e kundërta.

Shqipëria tani ka nisur të kërkojë që të ndahet nga kjo paketë sepse Tirana nuk po sheh ndonjë mundësi për zgjidhjen e mospajtimeve mes Shkupit dhe Sofjes. Por, në BE deklarojnë se “ka një dritare për zgjidhje” dhe besojnë se ajo mund të arrihet para verës.

Bullgaria ka disa mospajtime me Maqedoninë e Veriut për çështjet që kanë të bëjnë me identitetin. Edhe pse shumica në BE pohojnë se “këto çështje dypalëshe nuk duhet të jenë fare temë në procesin e zgjerimit”, deri tani nuk kanë gjetur zgjidhje për të tejkaluar bllokadën bullgare, pasi vendimet në këtë proces merren në mënyrë unanime nga 27 shtetet anëtare.

Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria janë shtete anëtare të NATO-s dhe kanë mbështetur plotësisht të gjitha vendimet e BE-së, përfshirë edhe sanksionet ndaj Rusisë që u vendosën pasi Moska nisi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt.

Ky fakt ka bërë që disa shtete të jenë kritike për shkak se Serbia, e cila ende nuk ka mbështetur sanksionet e bllokut evropian ndaj Rusisë dhe vetëm pjesërisht mbështet qëndrimet e BE-së në politikën e jashtme, është shumë më përpara në procesin e zgjerimit sesa Tirana dhe Shkupi. Edhe kjo arsye po përdoret për të shtuar thirrjet që sa më shpejt të nisin negociatat me këto dy shtete.

Maqedonia e Veriut ka kërkuar anëtarësimin në BE para plot 18 vjetësh. Madje, ka qenë shteti i parë i rajonit të Ballkanit Perëndimor që ka nënshkruar Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit me bllokun evropian para më shumë se 20 vjetësh. Shkupi me shumë vështirësi ka marr statusin e kandidatit, por për shumë vjet është në pritje për nisjen e negociatave edhe pse Komisioni Evropian vazhdimisht ka konfirmuar se Maqedonia e Veriut i ka përmbushur të gjitha kushtet dhe ka rekomanduar hapjen e negociatave të anëtarësimit.

Edhe një grup i deputetëve të Parlamentit Evropian, nga radhët e grupimit socialist dhe demokrat, kanë përmendur shembullin e Maqedonisë së Veriut, duke thënë se është dëshmi e “shkeljes së premtimeve nga BE-ja”. Duke rikujtuar Marrëveshjen e Prespës (marrëveshjes mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë për çështjen e emrit), e cila hapi një mundësi për nisjen e negociatave me këtë shtet, eurodeputetët thanë se ky rast nuk u shfrytëzua.

“Ne nuk e mbajtëm fjalën tonë. Bashkimi Evropian ende nuk i ka hapur negociatat e anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut, edhe pse vazhdimisht ka thënë se këto shtete i kanë bërë të gjitha ato gjëra që kemi kërkuar nga to që t’i bëjnë për të nisur negociatat”, kanë thënë deputetët përmes një qëndrimi të përbashkët. Ata po ashtu kanë kërkuar që lufta e presidentit rus, Vladimir Putin, në Ukrainë të merret si alarm për t’u zgjuar nga gjumi, sa i përket Ballkanit Perëndimor.

Nisjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë e kanë kërkuar edhe pesë ministrat e shteteve nga Evropa Qendrore.

Ministrat e Jashtëm të Austrisë, Sllovenisë, Sllovakisë, Hungarisë dhe Çekisë, përmes një letre dërguar shefit të diplomacisë së BE-së, Josep Borrell, kanë kërkuar që Ballkani Perëndimor të jetë në rend dite në takimin e radhës së Këshillit të ministrave të Jashtëm të BE-së./REL/

 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike integrimi i shqiperine ne be integrimi i shqiperine ne be

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet