LIVE UPDATES
Aktualitet

E masakruan dhe në 2020-n, kush është Majko dhe sherret e tij me Policinë e Sarandës

9 Prill 2022, 20:47 Nga DOSJA
E masakruan dhe në 2020-n, kush është Majko dhe sherret e tij me

SARANDË– Dino Majko, 29-vjeçari që u plagos sot me thikë, rezulton të jetë masakruar në të njëjtën mënyrë edhe në verën e vitit 2020, por për atë ngjarje askush nuk është vendisur në pranga. Në një emission të Fiks Fare, të publikuar para dy vitesh, familja e Majkos kërkonte drejtësi për ngjarjen në fjalë. Majko dhe qytetarë të tjerë denonconin një grup personash, efektivë të Policisë së Sarandës që sipas tyre i dhunonin dhe i sulmonin, por askush nuk merrte masa. I dëmtuari Arjan Hoxha ankohej se një punonjës i policisë së burgjeve, Ilmi Limaj, e kishte qëlluar me qytën e pistoletës. Madje, më pas e kishte shtrirë përtokë duke i drejtuar edhe pistoletën. Ngjarja e dytë ka ndodhur në fund të muajit gusht 2020 në Sarandë, ku 5 persona kanë qëlluar me thikë Dino Majkon. Majko pohonte për Fiks Fare se ka pasur vetëm një debat të vogël dhe më pas është gjurmuar nga Beso Qorri punonjës policie, djali i tij, Ilmi Limaj, punonjës policie dhe persona të tjerë. Por, pavarësisht se për ngjarjen ka prova filmike, prokuroria ende nuk ka asnjë person të arrestuar.

Artikulli i Fiks Fare

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes veprimet e një “bande” policore në Sarandë, anëtarët e së cilës therin dhe tentojnë të vrasin banorët. Për muaj me radhë, në qytetin bregdetar kanë ndodhur disa ngjarje kriminale, ku disa autorë janë pjesë e Policisë së Shtetit dhe Policisë së Burgjeve, ose kanë lidhje familjare me këta punonjës të ruajtjes së rendit. Por, deri në ditët e sotme, asnjë punonjës nuk është vënë nën akuzë, por vetëm shoqëruar dhe më pas janë lënë të lirë. Disa ditë më parë, emisioni investigativ denoncoi një ngjarje kriminale të ndodhur në muajin qershor 2020. I dëmtuari Arjan Hoxha ankohej se një punonjës i policisë së burgjeve, Ilmi Limaj, e kishte qëlluar me qytën e pistoletës. Madje, më pas e kishte shtrirë përtokë duke i drejtuar edhe pistoletën. Limaj u ndihmua nga kunati i tij Beso Qorri dhe nga të afërm punonjës të policisë së Sarandës. Ngjarja e qershorit është arkivuar, pasi prokuroria nuk faktoi se ishte përdorur pistoletë, megjithëse ngjarja ishte në sytë e dhjetëra dëshmitarëve. Këta të fundit pranuan para gazetarëve të Fiks Fare se autori kishte përdorur armën e punës, duke vënë në rrezik dhjetëra klientë të lokalit. Por, disa ditë pas publikimit të këtij investigimi, në redaksinë e Fiks Fare mbërriti një tjetër ankesë. Elida Papagjika ankohet se, të njëjtët autorë të plagosjes dhe tentativës së vrasjes së Arjan Hoxhës, kanë plagosur dhe kanë tentuar të vrasin edhe vëllanë e saj. Ngjarja e dytë ka ndodhur në fund të muajit gusht 2020 në Sarandë, ku 5 persona kanë qëlluar me thikë Dino Majkon. Elida thotë se autorët veprojnë si bandë në Sarandë, pasi kanë lidhje të forta me strukturat e Policisë së Shtetit. Më tej pohon se ngjarja, megjithëse ka pasur kamera sigurie, nuk është zbardhur plotësisht.

Fiksi bisedoi edhe me të dëmtuarin, Dino Majko, i cili është plagosur me thikë nga kjo ngjarje. Ai pohon se ka pasur vetëm një debat të vogël dhe më pas është gjurmuar nga Beso Qorri, djali i tij, Ilmi Limaj dhe persona të tjerë. Por, pavarësisht se për ngjarjen ka prova filmike, prokuroria ende nuk ka asnjë person të arrestuar. Në videon që disponon Fiks Fare shikohen qartë veprimet e z.Beso Qorri, djalit të tij, të cilët qëllojnë në befasi Dino Majkon. Ata e ndjekin edhe brenda në lokal, ndërsa e qëllojnë edhe me thikë. Në ngjarje merr pjesë edhe punonjësi i Policisë së Burgjeve, Ilmi Limaj, i cili sipas denoncuesve, zhduk nga vendi i ngjarjes thikën. Por, pavarësisht se ngjarja ka ndodhur në fund të muajit gusht, prokuroria e Sarandës nuk ka asnjë person të arrestuar. Familja e Dino Majkos pretendon me të drejtë, duke u bazuar në pamjet filmike, se ngjarja është tentativë vrasje. Autorët i shkojnë të dëmtuarit në lokalin ku po pinte kafe dhe e qëllojnë me thikë. Policia e ka cilësuar ngjarjen si tentativë vrasje, duke bërë edhe referimet përkatëse. Ndërkohë, prokurori Ilir Hoxha ka bërë rikualifikimin e ngjarjes, duke lehtësuar autorët e dyshuar. Në takim mes prokurorit dhe të dëmtuarit, prokurori Hoxha thotë se autorët janë liruar nga gjykata. Ai i sugjeron Dinos që mos të bëjë vetëgjyqësi, por nuk i jep asnjë shpresë se ngjarja do të zbardhet. Dhe deri më tani, kur kanë kaluar rreth 45 ditë nga ngjarja, askush nuk është nën akuzë apo i ndaluar. Këto veprime kanë ngritur dyshime te familja Majko se, ashtu si në rastin e parë, prokuroria po tenton të mbrojë autorët të cilët janë punonjës policie, apo familjarë të tyre.

LAJM KRYESOR:Plas sherri në club-in e natës në Sarandë, plagoset një person

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet dino majko plagoset dino majko dino majko plagoset dino majko

Sondazh

Poll

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit