LIVE UPDATES
Politike

VD-Lufta në Ukrainë, Xhaçka:Ballkani Perëndimor,teatri i dytë më i rëndësishëm i konfliktit

17 Mars 2022, 15:35 Nga DOSJA
VD-Lufta në Ukrainë, Xhaçka:Ballkani Perëndimor,teatri i

TIRANË– Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka ka deklaruar se pas Ukrainës, Ballkani i Perëndimor është teatri i dytë i konfliktit që po ndodh sot në Kiev. Xhaçka, në fjalën e saj në Kuvend, u shpreh se sot më shumë se kurrë duhet të kërkojmë me forcë që politika e zgjerimit të kthehet në vëmendjen e Bashkimit Europian. Sipas saj, vetëm kështu bie kërcënimi i influencës ruse në rajon. 


Në këtë përballje madhore, po në fakt edhe shumë më herët, ashtu si ne kishim paralajmëruar, rajoni i Ballkanit Perëndimor është teatri i dytë më i rëndësishëm i pasojave të atij konflikti. Kemi parë se si rajoni është përçarë, kemi parë një influencë të jashtëzakonshme ruse në rajon, kemi parë se si pikat e dobëta në rajon janë ato që nuk kanë një perspektivë të qartë evropiane, kemi parë se si forca e marrëdhënies kontraktuale me BE-në apo forca e bashkëpunimit rajonal janë forca të fuqishme që ndalin konflikte pavarësisht ndasive. Prandaj më shumë se kurrë, sot e në këtë kohë sfidash, do të duhet ta kërkojmë me forcë që politika e zgjerimit me vendet e Ballkanit Perëndimor të rikthehet në vëmendjen e Bashkimit Europian. Sepse kjo politikë zgjerimi është një policë sigurimi për BE-në në rradhë të parë e së dyti për vetë rajonin, i cili ende nuk i ka të shëruara plagët e të shkuarës së afërt,”- u shpreh ministrja.

FJALA E PLOTË E MINISTRES: 

E nderuar zonja Kryetare e Kuvendit, Të nderuar kolegë, Falenderoj bashkëkrytarët dhe kolegët e Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian për publikimin e raportit 1 vjetor të aktivitetit të Këshillit Kombëtar për Integrimin Evropian. Gjej rastin të përgëzoj Këshillin Kombëtar për Integrimin Evropian për kryerjen gjatë një viti me përpikmëri të rolit që Ligji nr. 15/2015, datë 05.03.2015, “Për rolin e Kuvendit në procesin e integrimit të Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Europian” i ka ngarkuar, atë të strukturës më të lartë këshillimore kombëtare për integrimin europian, si një instrument i rëndësishëm për të siguruar një qasje gjithëpërfshirëse dhe ndërgjegjësuese lidhur me reformat në procesin e integrimit Evropian të Shqipërisë.

Raporti një vjeçar i aktivitetit të Këshillit Kombëtar të Integrimit Evropian pasqyron në fakt me vërtetësi të gjithë atë punë madhore që është bërë përgjatë vitit 2021, nga qeveria shqiptare, struktura negociuese për negociatat e aderimit dhe administrata që punon për cështjet e integrimit evropian. Kjo nënkupton të gjitha fushat, ombrellë e të cilave është integrimin evropian i Shqipërisë: përgatitja për negociatat, zbatimi i ndihmës financiare të paraaderimit të BE-së, zbatimi i agjendës së Stabilizim Asocimit dhe i Planit Kombëtar të Integrimit Evropian dhe ngritja e marrëdhënieve me BE-në, në nivel partneriteti, në raste krizash e çështjesh madhore të përbashkëta, përfshirë në kuadër të politikës sonë të jashtme e të sigurisë. Të nderuar deputetë, gjatë vitit 2021 kemi marrë disa vlerësime të njëpasnjëshme nga Komisioni Evropian, si dhe nga Këshilli i BE-së në dhjetor 2021, se Shqipëria i ka përmbushur të gjitha kushtet për të nisur negociatat e anëtarësimit, çka pritet të bëhet nëpërmjet Konferencës së parë Ndërqeveritare BE-Shqipëri. Siç jeni të gjithë të njohur, për shkak të një artifice të krijuar nga një mosmarrëveshje mes dy fqinjëve të Shqipërisë, po e mban pezull edhe vendimmarrjen për Shqipërinë në Këshill.

Me të dyja vendet në fjalë ne gëzojmë marrëdhënie dypalëshe të shkëlqyera reciprokisht. Gjithmonë kemi lobuar që mosmarrëveshjet dypalëshe të mos pengojnë avancimin e vendeve kandidate në rrugëtimin e tyre drejt BE-së. Kemi lobuar përherë që perspektiva e integrimit e vendeve të Ballkanit Perëndimor të jetë e qartë dhe konkrete dhe procesi të jetë i besueshëm dhe i parashikueshëm. Siç e përmendi më herët edhe z. Balla, jemi në një moment kyç për të avancuar kërkesën tonë për mbajtjen sa më shpejt të Konferencës së parë Ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Mundësisht brenda termit të Presidencës franceze të Këshillit të BE-së. Ashtu si ky Kuvend i nderuar e ka përjetuar këtë moment tejet delikat gjeopolitik në Evropë, ku në fakt dy botkuptime të ndryshme vlerash dhe parimesh po përballen dhe një vend i pafajshëm, vetëm sepse guxoi të zgjedhë të ardhmen e vet, po vuan në breshërinë e bombave dhe bota ka ndaluar së frymuari nga krimet e pakuptimta që po kryhen në Ukrainë prej agresorit rus.

Në këtë përballje madhore, po në fakt edhe shumë më herët, ashtu si ne kishim paralajmëruar, rajoni i Ballkanit Perëndimor është teatri i dytë më i rëndësishëm i pasojave të atij konflikti. Kemi parë se si rajoni është përçarë, kemi parë një influencë të jashtëzakonshme ruse në rajon, kemi parë se si pikat e dobëta në rajon janë ato që nuk kanë një perspektivë të qartë evropiane, kemi parë se si forca e marrëdhënies kontraktuale me BE-në apo forca e bashkëpunimit rajonal janë forca të fuqishme që ndalin konflikte pavarësisht ndasive. Prandaj më shumë se kurrë, sot e në këtë kohë sfidash, do të duhet ta kërkojmë me forcë që politika e zgjerimit me vendet e Ballkanit Perëndimor të rikthehet në vëmendjen e Bashkimit Europian. Sepse kjo politikë zgjerimi është një policë sigurimi për BE-në në rradhë të parë e së dyti për vetë rajonin, i cili ende nuk i ka të shëruara plagët e të shkuarës së afërt.

Të nderuar kolegë, Përtej rolit koordinues dhe monitorues të Kuvendit të Shqipërisë në këtë proces vital për vendin tonë, ky Kuvend i nderuar ka një rol lobues të jashtëzakonshëm. Fakt për këtë janë jo vetëm vizitat tuaja të shpeshta në vendet evropiane, por edhe një hallkë shumë e rëndësishme e dialogut politik të agjendës së stabilizim asocimit, Komiteti Parlamentar i Stabilizim Asocimit. Gjej rastin këtu t’ju falenderoj për miratimin e konkluzioneve të Komitetit të shkurtit 2022, që do jenë edhe udhërrëfyesi ynë për vitin në vazhdim. Qeveria shqiptare dhe unë, personalisht, edhe në emër të strukturës negociuese, mbetemi plotësisht të përkushtuar për të realizuar çdo detyrim që na lind në procesin e integrimit evropian të Shqipërisë, në përgatitje të bisedimeve të ardhshme të anëtarësimit. Si zëri i mbështetjes mbarëqytetare për Shqipërinë në Evropë, gjej rastin t’ju konfirmoj angazhimin e qeverisë shqiptare për të bashkëpunuar ngushtësisht me ju, në rrugëtimin tonë drejt BE-së, në mënyrë që të realizojmë objektivin madhor të të gjitha qeverive në 30 vitet e fundit në Shqipëri, atë të anëtarësimit në BE.

LAJMI KRYESOR: LIVE-Kuvendi, Braçe-Krifcën: Imputet bujqësore, tregu monopol. Ministrja: Po bëjmë presion

(k.m.dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike olta xhacka seanca plenare 17 mars 2022 olta xhacka seanca plenare 17 mars 2022

Sondazh

Poll

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen