LIVE UPDATES
Aktualitet

‘Lufta’ zhvendoset në Prokurori / Erion Veliaj e kallëzon, Duka i nxjerr AUDION +18

24 Janar 2022, 13:32 Nga DOSJA
‘Lufta’ zhvendoset në Prokurori / Erion Veliaj e kallëzon,

TIRANË – Zgjedhjet për kreun e Federatës Shqiptare të Futbollit kanë nisur një luftë të vërtetë mes kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliajt dhe Armand Dukës, kandidat për të fituar mandatin e 6-të në postin e kreut të FSHF-së. Por këtë luftë asnjë nga palët nuk po përpiqet që ta mbajë “nëntokë”! Sot zhvillohen zgjedhjet për shoqatën rajonale të Tiranës, që duket se ka shumë rëndësi për zgjedhjet e 2 marsit për presidentin e FSHF-së.

Prej mëse dy javësh Bashkia e Tiranës e kryesuar nga vetë kryetari i bashkisë Erion Veliaj ka marrë zotimin për të pastruar futbollin siç e ka quajtur ai vetë nga ‘llumi i Shijakut’ duke i kujtuar presidentit aktual të Federatës Shqiptare të Futbollitt rastin e ish-presidentëve të FIFAs, Josef Blater dhe Michel Platini.

Akuzave të bëra për rreth 2.1 milion euro fonde të UEFA-s dhe FIFA-s, FSHF iu përgjigj duke publikuar dokumentacionet zyrtare dhe auditet për të hedhur poshtë të gjitha akuzat. Ndërkohë që me një “sulm” të koordinuar kandidatëve dhe antarëve të Shoqatës Tirana i është bërë shantazh apo ofertë në shuma të mëdha parash, për t’u tërhequr apo për të ndryshuar zgjedhjen e tyre, veprime që anëtarët e shoqatës nëpërmjet një letre kanë njoftuar FIFA-n dhe UEFA-n duke i vënë në dispozicion edhe një material videopërgjim ku vërtetohet sipas tyre tentativa e korruptimit dhe oferta që i është bërë.

E fill pas kësaj, Veliaj postoi një foto me kryetarin aktual të Shoqatës “Tirana”, Sulejman Mema, duke e damkosur kështu edhe publikisht si një njëri që ishte larg Dukës e që mbështeste hapur socialistit. Por ndryshe nga postimi i Veliajt, Mema në një intervistë pas postimit theksoi se ishte kërcënuar me prokurori dhe se nuk ishte në dijeni të postimit të kryetarit në foton e bërë nga Gjergji Muzaka, aktualisht drejtori i sporteve në Bashkinë e Tiranës. Madje për Dosja.al bëri me dije se shantazhin e Veliajt do ta dërgojë edhe Gjykatë.

Megjithatë nuk u mbyll me aq! Veliaj humbi një betejë por jo lojën! Të dielën Bashkia e Tiranës ka nxjerrë një lajm, i cili thekson faktin e hetimeve që kryebashkiaku ka kërkuar ndaj presidentit të FSHF-s duke përfshirë SPAK, DEA, FBI, Ambasadën Amerikane dhe atë angleze, duke ushtruar kështu presion të hapur për zgjedhjet e sotme. Veliaj është ujk i vjetër, e dinte që diçka do të dilte nga e gjitha!

Prokuroria e Tiranës ka nisur sot një hetim për Dukën, me akuzën e shpërdorimit të detyrës. Vetëm pak orë më pas FSHF ka organizuar një konferencë shtypi, ku denoncon kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, për presion të hapur para zgjedhjeve për shoqatën rajonale të Tiranës. E kundërsulmi vjen i shpejtë edhe nga Duka! Menjëherë FSHF vë në dispozicion edhe një material audio, ku dëgjohet zëri i kryebashkiakut Veliaj, që kërkon mbështetjen në bllok të kandidatit Eduard Prodani, ndërkohë që nuk mund të numërohen herët që kryebashkiaku lëshon gojën në mënyrë të rëndomtë e vulgare, duke përmendur organet gjenitale. Po ashtu, Veliaj i drejtohet edhe Sulejman Memës, një figurë e njohur e futbollit shqiptar dhe kandidat për kreun e kësaj shoqate, duke i kërkuar ‘llogari’ se si ka mundësi që Duka i ka marrë burrërinë.

Kjo audio i është vënë në dispozicion Prokurorisë, kësaj herë nga FSHF, ku Duka pretendon se ndaj tij po ushtrohet presion politik. Edhe pse audio është bërë virale e të gjithë kanë dëgjuar për çfarë bëhet fjalë, Veliaj e ka kaluar me një shpjegim akoma më të pabesueshëm: Ishte një bisedë mes çunash!

Lufta mes palëve duke se sapo ka nisur, e me ritmet e “ndeshjes” mund të kalojë edhe me kohës shtesë!

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Veliaj kërcënon Dukën me SPAK, Arben Kraja: Presidenti i FSHF s’është subjekt hetimi

AUDIO +18 e Veliajt, PD: Tronditëse! Tregoi fytyrën, trajton SPAK si drejtori

Zgjedhjet në shoqatën “Tirana”, Prodani: Listat janë manipuluar

FSHF/ Konflikti Veliaj-Duka, Meta: Dënoj çdo ndërhyrje të politikës në futboll

Tatimet i shkuan te biznesi, Agron Duka: Kontroll i qëllimshëm, situatë jo normale

Tatimet u mësynë në biznese, Duka: Veliaj do të marrë gjithçka me dhunë, e shëmtuar

NIS HAKMARRJA / Tatimet ‘mësyjnë’ te bizneset e Armando Dukës dhe drejtuesve të FSHF

AUDIO +18 / Reagon Erion Veliaj: I qëndroj atyre që kam thënë, ishte bisedë djemsh

AUDIO SKANDALOZE / Veliaj: Edhe Zoti nuk më ndal dot, do ia nxij jetën me SPAK

EKSKLUZIVE/ Ofendimet e Erion Veliajt, reagon Sulejman Mema: Do merrem ligjërisht

‘Do jua nxij jetën me SPAK’/ Paloka shpërthen ndaj Veliajt: Duhet të ishte arrestuar

AUDIO+18! Veliaj s’përmbahet, shthur gojën e s’njeh limite: Ne kemi b**e prej hekuri

AUDIO +18/ Veliaj i numëron mandatet Dukës, “harron” Ramën: Dele jemi ne?

AUDIO e takimit / Veliaj-Sul Memës: Si mund t’i presë robi k…,mos u sill si rrot k…

FSHF kallëzon Veliajn, del AUDIO: Futbolli i vetmi ishull që s’kemi zotëruar!

Dyshimet për shpërdorim detyre! Prokuroria nis hetimet për Armando Dukën

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike armando duka audio +18 e veliajt erion veliaj fshf sulejman mema armando duka audio +18 e veliajt erion veliaj fshf sulejman mema

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet