“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet
21 ...
All - General - 1
Aktualitet
Pjesë e Marinës Amerikane, Albi Jakupi viziton Shqipërinë: Është vendi i bukur
24 Janar 2022, 17:41Nga DOSJA
All - Paragraf - 1
DURRËS- Një shqiptar i lindur në Florida i është bashkuar Marinës amerikane. Me anë të një postimi në Facebook, Ambasada amerikane shkruan se Albi Jakova gjatë shkollës së mesme ka marrë pjesë në një kurs trajnimi dhe ka mundur që t’i bashkohet marinës. Albi momentalisht po shërben në aeroplanmbajtësen ‘USS Harry S Truman’ dhe gjithashtu pati mundësinë në zbresë edhe në Shqipëri.
Postimi i Plotë:
Albi Jakova ka lindur dhe është rritur në Orlando, Florida, por babai, nëna, vëllezërit dhe motrat e tij janë të gjithë nga Durrësi dhe Tirana. Pasi babai i tij shërbeu një tur në marinën shqiptare, ai emigroi me familjen e tij në Amerikë në vitin 1990. Gjatë shkollës së mesme, Albi mori pjesë në një kurs trajnimi për oficerët rezervë të rinj të marinës, gjë që solli ambicien e tij për t’ju bashkuar Marinës së Shteteve të Bashkuara. Ai tani po shërben në bordin e anijes së tij të parë, USS Harry S Truman, e cila u dislokua në zonën e operacioneve të Flotës së Gjashtë të SHBA-së javën e kaluar, përfshirë edhe Shqipërinë. Ne patëm rastin të bisedonim me rreshterin Jakova, i cili flet rrjedhshëm gjuhën shqipe dhe ishte jashtëzakonisht i emocionuar për mundësinë për të takuar dikë që fliste shqip përtej familjes së tij. Mirë se erdhe në shtëpi, Albi!
(I.A/dosja.al)
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
TIRANË – Ambasada Gjermane në Shqipëri konfirmon se sektori i vizave në këtë institucion do të qëndrojë mbyllur deri në datën 28 janar. Fillimisht, s...
VLORË – Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano deklaroi se lufta ndaj kultivimit të kanabisit do të zgjerohet nëpërmjet aplikimit ...
Përfundojnë zgjedhjet për Shoqatën Rajonale të Futbollit Tirranë ku president u shpall Krenar Alimemeti me 44 vota pro 2 kundra dhe vetëm një abstenim. Kandidat...
TIRANË– Aktivistët e Qendrës Qytetare dolën ditën e sotme përballë Ministrisë së Arsimit, në shenjë revolte për mbylljen e shkollave dhe mungesës së ...
SHKODËR – Skaji më verior i Shqipërisë, Vermoshi ka shënuar temperaturën më të ulët (-23°C). Në zonën e Thethit termometri shënoi temperaturën -18°C....