“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet
21 ...
Politike
“Mall bulevardi”/ Lulzim Basha preket nga poezia për Tiranën, nuk rri dot pa e ndarë me miqtë: Më sjell emocion
14 Qershor 2020, 15:11Nga DOSJA
TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha ka shpërndarë në rrjetet e tij sociale një poezi të shkruar nga moderatori i njohur, Pandi Laço.
E titulluar “Mall bulevardi”, në poezinë e tij Laço përshkruan Tiranën e dekadave më parë duke përmendur edhe “pikat” më të njohura të qytetit. Kjo poezi Bashës duket se i ka zgjuar kujtime nga vegjëlia pasi e ka shpërndarë me një përshkrim të shkurtër: Më sjell emocione të forta…
POEZIA E PUBLIKUAR NGA KRYEDEMOKRATI BASHA:
“Mall bulevardi”
“Ka qene dikur nje qytet… Ne vend te zemres , “nje bulevard” Nje bulevard ku mijera njerez… Cdo nate takoheshin… ” ..mos jam percart ?
Nga mijera fytyra qe kam njohur Qindra mbaj mend, pak kam harruar Valle sa prej tyre shperndare ne bote “Mall bulevardi” i ka sharruar ?
Nga Vollga vinte nje muzike “Sahati” e kishte si kolone zanore Kafe Gjirokastra, kafe nuk ofronte Por historira me “dashnore”
“Me ka marre malli” per Bar Sahatin Qe ta mbledh veten me nje konjak Nje xhiro qejfi ne rimorkio Nga Porcelani ne Kombinat
“Mall bulevardi” per nje rruge Qe e pushtoj tek luaj “botash” Ku i vjedh kumbllat nje gjitoni Ku gjunjet e brrylat, behen copash
“Mall bulevardi” per nje shok te ngushte Ai i qete e une “gjaknxehte”, Une per “Beatles”, ai per “Stones” Tek “Ura” ziheshim , po pajtoheshim lehte
Per nje rrugice , kam shume mall Vec nje makine, kalonte rralle… Prisnim gjithmone, ti vareshim prapa “Zukut” te druve, nje gerdalle
“Mall bulevardi” per nje tren Qe gjithmone vonohet, po prape e pres Te kap nje vend qe nga dritarja Ne ecje e siper , ne plazh te zbres
“Me ka marre malli” per te dielen Qe radioposta te me zgjoje Nje film shqiptar , plot me batuta “Pune e komisarit , ishte loje!”
Te pres me ankth, “me ka marre malli” Per ndeshjen derbi, Kuq-Bardheblu S’ka gje po humbem kampionatin… Mjafton qe sot tu japim “dru”
“Me ka marre malli” per nje teater Per dy bileta gjetur me mik Per nje artist qe nuk jeton me Per pakez Breht, pakez Shekspir
Mall kam per fqinjin qe rrinte poshte nesh Qe cesmen hapur, shpesh ja harroja Edhe kur mbesja per nje dore kripe Ne mes te nates mund ta zgjoja
“Me ka marre malli” per nje top te shpuar… Qe shpesh na ngecte ne tarrace Nje kanatiere e bardhe pa menge Me boje kepuce, numrin “shtate”
“Me ka marre malli” qe “te gjuaj” E “ti bej naften” nje dite mesimi Te bej nje xhiro nga gjimnazet Nga “Qemal Stafa” te “Petro Nini”
“Me ka marre malli” per nje vajze.. Diku ka humbur neper bote Ndoshta se njoh ,kur ta takoj, Per te kam ruajtur nje pikez lot…
“Me ka marre malli” per nje kitare Dore me dore, pak e stonuar Kur kthehej prape, ajo ishte care Te gjithe e donin, ish e bekuar
“Me ka marre malli” per nje burre te vjeter shtynte ngadale nje karroce dore Nuk eshte “Ai” i kenges se Battistit Megjithese therret …”Akullore”
“Me ka marre malli” te mbyll xhiron Nga hotel “Peza” te Universiteti Do me bjene kembet, kot do ti lodh, S’do gjej fytyra te ketij qyteti …
Pandi Laço
(k.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Ish-deputeti i PD-së, Tritan Shehu ka krahasuar shifrat e infektimit me koronavirus në Shqipëri dhe në Kinë. Ditën e sotme në dy vendet ka pa...
MIRDITË– Festa e Selitës ka bërë bashkë opozitën dhe maxhorancën. Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka takuar ‘patriotin’ e tij, ish-deputetin e L...
TIRANË– Ministrja e Arsimit, Besa Shahini ka bërë një deklaratë për shtyp lidhur me protestën që maturantët kanë zhvilluar për të tretën ditë para godinës ...
TIRANË- Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, këtë të diel e ka kalaur në Durrës, ku ka provuar edhe detin për këtë vit. Në një reagim në mediat so...
TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste, Adnor Shameti, ka reaguar sot në lidhje me propozimin e opozitës së re për lista të hapura dhe ndalimin e koalicione...
TIRANË– Opozita e re pak ditë më parë depozitoi zyrtarisht në Komisionin e Posaçëm të Reformës Zgjedhore një projektligj që synonte ndryshime në Kus...
TIRANË- Dy ditë më parë ishte krah Myslim Murrizit dhe opozitarëve të tjerë në Kuvend, por sot ka dalë përball tyre. Deputeti Artur Roshi, i cili përfaqëso...
TIRANË– Një qytetar, i identifikuar si Kastrito Muka, ka nxjerrë bllof kryeministrin Edi Rama, i cili përgënjeshtroi kreun e Partisë Demokratiker, Lu...
TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka pritur sot në zyrën e tij, Zv/Kryeministrin e Parë të Qeverisë së Kosovës, z.Besnik Tahiri dhe Ministren e Punëve të ...
TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka reaguar në lidhje me protestë ne maturantëve, të cilët dorëzuan sot një draft me 10 pika, pasi pretendojnë se në prov...