"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Politike
Protesta e maturantëve, Meta: Po ju ndjek me shqetësim, Komiteti i Maturës Shtetërore të përgjigjet me përgjegjësi të p
13 Qershor 2020, 18:15Nga DOSJA
TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka reaguar në lidhje me protestë ne maturantëve, të cilët dorëzuan sot një draft me 10 pika, pasi pretendojnë se në provimin e Gjuhë-Letërsisë ka pasur shkelje.
Përmes një statusi në Facebook, Meta i bën thirrje Komitetit të Maturës Shtetërore që në përmbushje të detyrimit ligjor dhe përballë kërkesave të studentëve, në transparencë të plotë, të marrë sa më parë në shqyrtim të gjitha shqetësimet e tyre dhe t’u përgjigjet me përgjegjësi të plotë.
Presidenti shton se edhe zëri i vetëm i një maturanti duhet dëgjuar, vlerësuar dhe sqaruar për paqartësitë dhe vështirësitë që ka hasur në këtë kohë pandemie.
“Po ndjek me shqetësim protestën e maturantëve dhe kërkesat e tyre ndaj autoriteteve përgjegjëse. I bëj thirrje Komitetit të Maturës Shtetërore që në përmbushje të detyrimit ligjor dhe përballë kërkesave të studentëve, në transparencë të plotë, të marrë sa më parë në shqyrtim të gjitha shqetësimet e tyre dhe t’u përgjigjet me përgjegjësi të plotë. Edhe zëri i vetëm i një maturanti duhet dëgjuar, vlerësuar dhe sqaruar për paqartësitë dhe vështirësitë që ka hasur në këtë kohë pandemie. Viti që kaloi ka qenë shumë i vështirë për të gjithë sistemin arsimor, por në mënyrë të veçantë për maturantët tanë. Provimi i Maturës Shtetërore të shërbejë si një vlerësim i drejtë i dijeve të tyre në kohë të vështira, dhe jo si një ndëshkim ndaj pamundësisë objektive të studentëve dhe kufizimeve të pamerituara për arritjen e rezultateve të kërkuara!”- shkruan Meta në statusin e tij.
Maturantët dorëzuan sot në Ministrinë e Arsimit një draft me 10 pika, me shkeljet e pretenduara në provimin e Gjuhë-Letërsisë. Sipas maturantëve përmbajtja e testit nuk korrespondonte me kohën e vënë në dispozicion, ndërsa pretendojnë se pyetjet ishin jashtë programit mësimor. Ata kërkojnë ripërsëritjen e provimit, pasi sipas tyre pyetjet ishin subjektive dhe niveli i testit ishte mbi mesataren. Njëkohësisht maturantët kërkuan uljen e pikëve për futjen në Universitet dhe uljen e peshës së provimit të Gjuhë-Letërsisë në llogaritjen e pikëve. Maturantët kanë kërcënuar, se nëse nuk merren parasysh kërkesat e tyre do të bojkotojnë provimin e matematikës.
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Gert Bogdani, ish-deputeti i Partia Demokratike ka bërë një denoncim të fortë në rrjetet sociale dhe hedh dyshime për shitjen e ishullit të S...
TIRANË– Deputeti Zef Shtjefni ka dalë hapur kundër marrëveshjes së firmosur për të arritur Reformën Zgjedhore.Me anë të një komenti të lënë poshtë nj...
TIRANE- Propozimi i asaj që quhet opozita parlamentare ka shkuar zyrtarisht në Kuvend për të sfiduar marrëveshjen e arritur në Këshillin Politik. Në amendamente...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me takimet e kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha me qytetarë dhe pronarë biznesesh. Kreu i qeveri...
TIRANE- Një detaj i vogël në draftin për ndryshimet kushtetuese ka zbuluar, përtej çdo dyshimi, se në parlamentin e Shqipërisë nuk ka deputetë “rebelë”. ...
Tiranë- Ish-ministri, Lefter Koka ka dalë kundër marrëveshjes së Reformës Zgjedhore. Në një postim në Facebook, deputeti shprehet mbështet propozimet e opozitë...
Kryetari i Bashkisë së Gramshit, Klodian Taçe, pasi tentoi gjithë natën të merrte dosjen që disponon Dosja.al, shpërtheu ditën, duke sharë, për atë që ve...
VLORË -Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është ndalur ditën e sotme në Vlorë, ku është takuar me qytetarë dhe pronarë biznesesh. Nëpërmjet një posti...