“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet
21 ...
Aktualitet
Mbledhja e grupit të PD, Vokshi-Bashës: Qëndrimi yt për Berishën s’na përfaqëson ne
8 Nëntor 2021, 08:57Nga DOSJA
TIRANË– Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka mbledhur sot grupin parlamentar disa orë para seancës plenare që do të zhvillohet pasdite. Por edhe në takimin e sotëm mes demokratëve ka pasur përplasje mes demokratëve pasi Bash aka kërkuar heshtje nag kritikët e tij. Në mbledhjen e sotme të grupit parlamentar, Basha nuk ka lënë që të flasin deputetët Albana Vokshi dhe Edmond Spaho.
Pasi kanë marrë udhëzimet për seancën e sotme plenare në Kuvend, të dy kanë kërkuar fjalën por Basha i ka ndaluar. Vokshi u largua menjëherë, ndërsa Spaho insistoi, duke bërë që Basha t’i propozonte ta takonte në zyrën e tij për të biseduar.
Por Spaho duket se nuk ka pasur asnjë për t’i dhënë privatisht kryedemokratit, ndaj edhe është larguar nga selia blu, ndërsa kishte bërë me dije se fjalën e kishte kërkuar për të diskutuar në lidhje me ndryshimet kushtetuese. E jo për replikë ndaj tij.
Ndërkohë që sot në seancën plenare do të vendoset për ngritjen ose jo të Komisionet Hetimor për Reformën Zgjedhore. Por po ashtu pritet edhe një fjalim i Bashës, i cili së fundmi ka bërë me dije se do të prezantojë amendamente shtesë që do i shtohen Ligjit Antimafia për vettingun e politikanëve, ku disa prej neneve kanë të bëjnë edhe me oligarkët siç i cilëson kryedemokratit. Ndërkohë që trazirat brenda PD-së kanë kalur kulmin ditëve të fundit menjëherë pas vendimit që Lulzim Basha ka marrë për riorganizimin dhe zgjedhjen e organeve drejtuese të Forumit Rinor dhe të Lidhjes Demokratike të Gruas së Shqipërisë. Respektivisht për të ndërruar Belind Këlliçin dhe Albana Vokshin.
TIRANË– Pajtim Rrushi nuk pranon në asnjë moment se ka bashkëpunuar me të vëllanë për të fshehur trupin e biznesmenit Rruzhdi Hoxha pas vrasjes. Në m...
TIRANË– Prokuroria e Tiranës ka mbyllur hetimet mbi vrasjen e biznesmenit Ruzhdi Hoxha dhe e ka dërguar dosjen në gjykatë, ku ka kërkuar “arrest në b...
ITALI– Bosi i mafies së Viterbos, shqiptari Ismail Rebeshi, është dënuar me 16 vjet burg, pasi akuzohet për trafikimin e heroinës dhe marijuanës në territ...
TIRANË– Gazetari Artan Hoxha ka bërë me dije se fenomeni i fajdeve që sipas tij po bën “kërdinë” në Shqipëri, në kushtet kur bankat kanë shtrënguar k...