Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Politike
Lulzim Basha uron Joe Biden: Pres të punoj me ju për të forcuar më tej aleancën SHBA-Shqipëri
20 Janar 2021, 18:04Nga DOSJA
TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha, ka uruar Joe Biden, pas betimit të tij si Presidenti i 46-të i SHBA-së si dhe zv.presidenten Kamela Harris.
Në jë postim që ka bërë në rrjetet sociale, Basha thotë se pret të punon me ta për të forcuar aleancën SHBA-Shqipëri.
“Urime President Joe Biden dhe Zv.Presidente Kamala Harris! Pres të punoj me ju për të forcuar më tej aleancën SHBA-Shqipëri. Ju keni provuar se demokracia është e fortë dhe se ndryshimi është i mundur. Urime më të ngrohta nga gjithë qytetarët e Shqipërisë.”– shkruan Basha.
Joseph Biden Jr është betuar sot në ndërtesën e Kapitolit, me dorën mbi biblën e familjes së tij që nga viti 1893, duke u bërë kështu zyrtarisht Presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Më herët u betua dhe zëvendësja e tij, Kamala Harris. E gjithë ceremonia e inagurimit është zhvilluar e qetë, por me masa të rrepta sigurie. Pak orë më parë një alarm për bombë në Gjykatën e Lartë shqetësoi Gardën Kombëtare, por ishte thjesht një alarm fals.
(A.k.dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Ilir meta ka uruar Presidentin e 46-të të SHBA, Joe Biden, i cili sapo është betuar në detyrën e tij të re.Në një urim në rrjetet sociale, Kreu i ...
TIRANË– Kryetarja e Lëvizjes për Integrim, Monika Kryemadhi ditën e sotme ka zhvilluar një takim me banorët e Farkës.Gjatë bashkëbisedimit me disa pë...
TIRANË- Kryedemokrati, Lulzim Basha, i është përgjigjur Kryeministri Edi Rama pasi ky i fundit postoi disa orë më parë një video ku ironizonte opozitën.Bas...
RROGOZHINË– Pasditen e sotme kryeministri Edi Rama vizitoi qendrën e re shëndetësore në qytetin e Rrogozhinës. Gjatë inspektimeve të tij, Rama u prit nga n...
TIRANË– Një ditë para 10 vjetorit të protestës së 21 janarit, ku humbën jetën 4 persona, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla, nga ...
TIRANË-Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë në Instagram një video duke ironizuar opozitën. Ai shkruan: “Demokratët të ngrohen në diell! Memexhinjtë i zunë ...
TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha ka ndarë në profilin e tij të ‘Facebook’ një video ku shihen qytetarët që japin mendimin e tyre në lidhje me pyetjen: Nj...
TIRANË– Këngëtarja e njohur Valbona Mema na ka treguar sot sekretin e rënies në peshë, por edhe të rutinës së saj të përditshme kur nuk është e angaz...
Sandër Lleshaj u zgjodh ministër i Brendshëm në kabinetin e kryeministrit Edi Rama në nëntor 2018 dhe u largua me dorëheqje në 10 dhjetor 2020, si pasojë e shpë...