LIVE UPDATES
Aktualitet

16 Tetor 2019, 09:53 Nga DOSJA

Asnjë prind nuk toleron dhe nuk duron qoftë edhe një shpullë ndaj fëmijës së tij. Jo më tepër siç mendohet se mund t’i ketë ndodhur një të mituri, për të cilin e ëma kërkoi ndihmën e Komisariatit nr. 4 dhe më tej deponoi detaje si edhe kërkoi zbardhjen e të vërtetës. Një burim i sigurt i tha Gazetës “Si” se kallëzimi u dorëzua nga shtetasja Anisa Xhumari, e cila ka denoncuar një edukatore kopshti që pritet të referohet për hetime të mëtejshme për akuzën e keqtrajtimit të të miturit.

Nëna, e cila punon si farmaciste dhe që ka dy fëmijë binjakë të moshës tre vjeç, sipas burimeve të sigurta të Gazetës “Si” shprehet: “Fëmijët e mi i kam regjistruar në kopshtin privat pranë ‘Kodrës së Priftit’. I dërgova fëmijët si zakonisht në kopshtin privat dhe kur u kthyen, njëri nga fëmijët më tha se njëra nga edukatoret që quhet Romina, i ka djegur gojën me spec. Kontaktova me pronaren F. Kadria dhe ajo e mohoi kategorikisht. Por, në orën 20:43 pronarja gabimisht në vend që t’ia çonte edukatores SMS-të m’i dërgoi mua. Në mesazhe ajo thotë: “I kishin thënë binjakët mamit, por i thashë që nuk e bëri, por që i tha se do ju djeg gojën me spec”.

Siç rezulton pas këtij mesazhi të nisur gabimisht, nëna e dy binjakëve ka shkuar në kopshtin e fëmijëve dhe ka kërkuar të shikojë kamerat e sigurisë me pretekstin “se nuk jam e qetë dhe dua ta shikoj me sytë e mi kamerën”.

Anisa Xhumari shton: “Pashë kamerat dhe pashë Rominën duke e goditur fëmijën tim me shpullë në faqe,  e uli me forcë në karrigen e bukës, e lidhi me rripin e karriges dhe pastaj shkoi në kuzhinë. E pashë me një spec në dorë që tentonte t’ia fuste fëmijës në gojë dhe fëmija i trembur përpiqej ta largonte specin”.

Në denoncimin që Gazeta “Si” disponon, ajo tregon më tej se kamerat tregojnë sesi më pas në dhomë hyn pronarja dhe e merr fëmijën duke e larguar.

Agjenti pyet: A mund të na thoni se përse e ka bërë këtë veprim Romina?

Anisa: Këtë veprim e ka bërë, pasi vajza ime ka kafshuar një fëmijë.

Agjenti: A kishte shenja fëmija juaj nga kjo dhunë?

Anisa: Jo, nuk kishte.

Agjenti: A keni pasur raste të tjera të dhunës në këtë kopsht?

Anisa: Jo nuk ka pasur, është hera e parë.

Agjenti: A mund të na thoni nëse i keni pamjet filmike?

Anisa: Jo, nuk i kam dhe nuk e di nëse janë fshirë, por kamerat i pashë vetë.

Agjenti: A mund të na thoni pse erdhët me vonesë për ta dorëzuar kallëzimin?

Anisa: Sepse fillimisht vendosa t’i bëja vetë hetimet dhe verifikimet.

Agjenti: A mund të na thoni a keni probleme me pagesat dhe a i çoni më fëmijët në këtë kopsht?

Anisa: Jo, nuk kam pasur asnjëherë probleme me pagesat dhe fëmijët e mi nuk i çoj më në këtë kopsht, sepse ndërrova menjëherë kopsht.

Policia, në vazhdën e veprimeve që po kryen, ka thirrur dhe pyetur pronaren e kopshtit që siç kuptohet nga dosja që Gazeta “Si” disponon ekskluzivisht, ajo i përshkruan dy vajzat e vogla binjake si shumë të vështira.

Fatbardha: Anisa ka dy vajza shumë të vështira dhe ato kanë pasur problem me fëmijët e tjerë. Atë ditë njëra prej tyre kafshoi një vajzë pesëvjeçare në krahë. Njëra nga edukatoret e mori vajzën dhe e uli në karrige dhe duke i thënë pse e kafshove, i tha ‘do ta djeg gojën me spec’, por në fakt ajo nuk kishte asgjë në dorë.

Policia e ka pyetur edhe për mesazhin në WhatsApp dhe ajo është justifikuar se ia kishte nisur pa dashje Romina dhe pa dashje ia kishte nisur të ëmës. Por nuk ka asgjë për të dyshuar shton pronarja.  

Agjenti: A mund të na thoni a i keni pamjet filmike që Anisa thotë që i ka parë?

Pronarja: Jo, kamerat e sigurisë kanë dy muaj që nuk punojnë. Sa u takon karrigeve që thotë se ka parë që i   kishim lidhur me rrip, janë tri karrige ku ne lidhim fëmijët me rrip sigurimi, pasi janë vetë karriget të tilla, pasi fëmijët janë të vegjël.

Në procesverbalin që Gazeta “Si” disponon, shtohet edhe marrja në pyetje e edukatores Romina Biba, 35 vjeç, e cila këmbëngul se nuk ka ushtruar asnjë gjest dhune ndaj fëmijës së vogël. Por sikundër pohojnë burime pranë komisariatit numër. 4 për Gazetën “Si”, agjentët do kërkojnë sekuestrimin e kamerave të sigurisë të kopshtit privat dhe pas këqyrjes së telefonit të nënës do rikthejnë edhe mesazhet në WhatsApp të dërguara nga pronarja e kopshtit, mesazhe që më pas janë fshirë prej saj. Marrë nga Gazeta Si

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet anisa xhumari edukatorja dhunon femijen romina biba anisa xhumari edukatorja dhunon femijen romina biba

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet