LIVE UPDATES
Bota

Magjistari i demaskuar i politikës, Sebastian Kurz

12 Tetor 2021, 10:38 Nga DOSJA
Magjistari i demaskuar i politikës, Sebastian Kurz

AUSTRI–  “Super i afti” kështu e quanin të riun Sebastian Kurz që me 31 vjeç u bë kancelar i Asutrisë. Politikani që u tregoi konservatorëve europianë, si mund të fitohen zgjedhjet, që bënte politikë në skajin e djathtë dhe megjithatë ishte i pranueshëm. Populizëm me humorin tipik vjenez deri aty ku mbaronin kufijtë e së lejuarës – kjo dukej receta e veçantë e tij. Me pak nxitje zyrtare kundër të huajve e me një copë të mirë retorike të majtë ai mbeti gjithmonë djali shembullor i politikës, i kurorëzuar me një sukses gati magjik tek votuesit.

Tani në konstruktin plot shkëlqim të Sebastian Kurz kanë filluar të çarat. Prokuroria e Posaçme për Luftimin e Korrupsionit e akuzon atë për ryshfet, korrupsion dhe shpërdorim.

Llaku ra

Në këtë kombinim tresh të pafat të pazarllëqeve politike fshihet edhe një vepër penale, që seriozisht e vë në pikëpyetje mitin e Kurzit: Ende si ministër kancelari i mëvnoshëm, sipas akuzave, ka manipuluar sondazhet, ka zbukuruar rezultatin e tij dhe të gjithë këtë e ka mbështetur media bulevardeske përkrahëse kundrejt parave. Shkurt, kur në vitet e kaluara të ngjitjes së tij të pandalshme publikoheshin kryetituj që e përcaktonin Kurzin si kancelarin më të preferuar të të gjitha kohërave, atëherë me gjasë besnikët e tij kishin manipuluar shifrat. E gjitha financohej nga paratë publike, kjo është akuza. Në mënyrën e veprimit me mediat sundonte motoja: Kush paguan, merr. Në gazeta publikoheshin reklama të shtrenjta nga sipërmarrjet shtetërore dhe si shpërblim kancelarit i ofrohej raportim pozitiv.

Tani po duket se ylli kaq shkëlqyes i politikës austriake, ngjitjen e tij lart e ka ndihmuar vetë me mjete të ndaluara ose të dyshimta. Ai e rregulloi imazhin e tji, zhvilloi një sistem të rafinuar të propagandës shtetërore, minoi kështu lirinë e shtypit dhe e paraqiti si vullnet të popullit atë që zyra e tij e komunikimit iu ofronte austriakëve.

Thajeni moçalin, të paktën pak

Kush kërkon në Austri që të thahet moçali i korrupsionit bëhet qesharak. Ekonomia e favoreve e miqësive ka traditë të gjatë në këtë vend dhe historia e pasluftës e republikës është tronditur nga një seri skandalesh. Afera për banka, kazino, shoqëri ndërtimi, për armatimin, e gjithmonë bëhej fjalë për pasurim personal apo pazare të dyshimta mes politikës dhe ekonomisë.

Skandali më i fundit para dy viteve ishte afera e Ibicës. Partia populiste e djathtë, FPÖ, partneri i kontesruar i koalicionit të kancelarit Kurz, u demaskua kaq keq si një shoqatë mafioze dhe pa moral, saqë në fund votuesit i kthyen kurrizin. Rrethina politike e Vjenës është e mbuluar me një masë të yndyrshme, dhe çizmet kërcasin me çdo përpjekje për të dalë nga kjo masë, tallen vëzhguesit me xhunglën austriake të favorizimit reciprok. Ndërkohë që minimi i vazhdueshëm i ligjit dhe asaj që quhet ndershmëri në një shtet e gërryen vetë shtetin dhe besimin e qytetarëve. Politika kthehet në një pikë vetëshërbimi. Në këzë zonë moçalore do të ketë gjithmonë pellgje, po nuk duhet opozita të tentojë njëherë të thajë të paktën disa hapësira të korrupsionit sistematik? Ajo kërkon një ligj të ri për mediat, me të cilin do të marrë fund zakoni i keq i korrupsionit përmes reklamave. Me këtë shembull mund të ndryshohen shumë gjëra tek bankat dhe dhënia e tenderave publikë të administratës.

Koha për diçka të re

Me devizën “Koha për diçka të re” erdhi Sebastian Kurz në vitin 2017 në post. Nëse akuzat e prokurorisë vërtetohen, atëherë ai thjesht ka mishëruar korrupsionin e vjetër me veshje të r.e Me vendimin e dorëheqjes ai po ruan pak fytyrën, pas përpjekjes fillestare për të refuzuar dorëheqjen duke përdorur tonin e të pafajshmit të lënduar. Akuzat kundër tij ai sigurisht vazhdon t’i hedhë poshtë.

Austria ka nevojë për lëvizjen “e duarve të pastra”, që e pastrojnë një herë në disa vite stallën në Vjenë. Të paktën ky vend duket se ka prokurorë të guximshëm që hetojnë pavarësisht prestigjit të personit. Ata mund të jenë baza për një rigjenerim politik në vend, të cilin e dëshirojnë qytetarët austriakë. E si kancelar të ardhshëm ata më mirë të zgjedhin një politikan serioz, një madhor me më pak karizmë. Sebastian Kurz si magjistar i politikës është demaskuar plotësisht dhe po del në një vështrim më të afërt si mbreti lakuriq.

Nga Barbara Wesel /DW/

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota barbara wesel sebastian kurz barbara wesel sebastian kurz

Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë