LIVE UPDATES
Aktualitet

Loja me të pasmet e vajzave! Caslli: Roza Lati qesh, dinjiteti i tyre s’është daulle

21 Mars 2022, 10:00 Nga DOSJA
Loja me të pasmet e vajzave! Caslli: Roza Lati qesh, dinjiteti i tyre

TIRANË– Show i fundit në emisionin ‘Why not’ në Ora News, i moderatorës Roza Lati ka shkaktuar zhurmë në rrjet. Shkak është bërë loja në të cilin u përfshi reperi ‘Majk’, të cilit iu afruan dy vajza të reja, me veshje provokuese. Në një moment reperi i gjuan në të pasme… kjo ka irrituar aktivisten Elona Caslli, e cila i ka dedikuar një shkrim ‘show’ që u dha në televizion.

Caslli shkruan se dinjiteti i vajzave nuk është daulle e një djali, duke iu referuar momentin kur Majk qëllon mbi të pasmet e vajzave. Ajo thekson se moderatorja e emisionit, Roza Lati qeshi me këtë proces, që sipas saj përdor vajzat si objekte seksuale. Aktivistja shton se kjo pamje nuk shpreh lirinë e vajzave shqiptare e se madje nuk përçon asnjë mesazh.

SHKRIMI I SAJ I PLOTË:

Dinjiteti i një vajze nuk është daullja e një djali Roza Lati Nuk është pamje e shkëputur nga një film me pullë të kuqe. Nuk është pamje e shkëputur nga një dhomë hoteli. Është pamje e shkëputur nga emisioni ” ëhy not” në televizionin ” Ora Neës” ku dinjitetit i një vajze trajtohet si daullja e një djali. Me pak fjalë, një djalë dëgjon një melodi të luajtur nga orkestra e emisionit dhe duhet ta riprodhojë këtë melodi në vithet e dy vajzave që gjenden pranë tij. E gjithë kjo lojë sipas moderatores quhet ” Tarabyça”. Nga ekrani dëgjohet zhurma që prodhohet nga shuplaka e djalit që i ngjitet vitheve të vajzave. Kjo zhurmë shoqërohet edhe nga e qeshura e moderatores Roza Lati teksa e ndjek këtē proces dhe i gjithë ky proces përligj përdorimin publik të vajzave si objekte seksuale dhe e redukton një vajzë në daullen e një djali. Një vajzë nuk është objekt seksual. Një vajzë është një qënie, një shpirt, një fat dhe është e dënueshme që ta përdorësh si objekt seksual në një shfaqje televizive.  Dikush mund të thotë se ato vajza e kanë pranuar vetë atë rol. Krejt në rregull, por përtej kapacitetit të ulët intelektual të vajzave, ka edhe një bord që miraton formatet televizive në çdo televizion, i cili nuk duhej kurrsesi të miratonte këtë shfaqje poshtëruese ku thyhet çdo kod etik dhe poshtërohet në thelb figura e vajzës shqiptare.

Çfarë mesazhi i jepet publikut shqiptar përmes kësaj pamjeje?! A mund të ma thotë kush?! Kjo pamje nuk shpreh lirinë e vajzave shqiptare. Kjo pamje shpreh poshtërimin e tyre, pasi liria është e barabartë me dinjitetin dhe pa dinjitet nuk mund të ketë liri.  Kjo pamje shpreh vetëm kalbëzimin sistematik të hapësirave televizive të cilat poshtërimin e një vajze duan të na e servirin si lirinë e kësaj të fundit. Jam tejet kureshtare të di nëse ithtaret e të drejtave të grave do të thonë ndonjë fjalë ose jo. Flas për ithtaret që miratuan zhveshjen e një vajze lakuriq në mes të Tiranës si akt rebelimi për dhunën ndaj gruas. Post Scriptum- Poshtërimi i vajzave dhe dhunimi i të drejtave të tyre tashmë është kthyer në format televiziv dhe ngjitet në ekran duke u servirur si normalitet.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore showbiz elona caslli roza lati elona caslli roza lati

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj