LIVE UPDATES
Politike

Manipulimi i bilancit të ndihmave gjatë COVID-19, PD-ja: Skandaloze, Rama vodhi thesin me miell të familjeve në nevojë, u m

2 Korrik 2020, 10:21 Nga DOSJA
Manipulimi i bilancit të ndihmave gjatë COVID-19, PD-ja: Skandaloze,

TIRANË– Partia Demorkatike ka komentuar investigimin e publikuar nga BIRN një ditë më parë në lidhje me manipulimin e ndihmave për familjet në nevojë, gjatë periudhës së pandemisë. 

Përmes një deklarate për shtyp, ish-deputetja Dhurata Çupi, shtoi se Qeveria e kryeministrit Edi Rama e ka përdorur përiudhën e pandemisë për të vjedhur edhe bukën e gojës të atyre që, në kuptimin më të drejtpërdrejtë të fjalës, vuajnë për një copë bukë dhe flenë me barkun bosh nga skamja.

Sipas Çupit, të vjedhësh thesin e miellit, do të thotë se nuk ka mbetur më asnjë gram humanizëm tek kjo qeveri dhe se babëzia për t’u pasuruar duke vjedhur bukën e gojës të më të varfërve në ditën e tyre më të keqe, është i vetmi motiv për qeverinë e Edi Ramës.

Ish-deputetja shtoi se nga SPAK nuk ka akoma asnjë përgjigje për këtë vjedhje skandaloze me ndihmat ushqimore për qytetarët shqiptarë në kohën kur ata kishin më shumë nevojë për to.

Deklarata e plotë 

Qeveria e Edi Ramës ka prekur fundin. Ajo ka vjedhur thesin me miell në ndihmat e shpërndara për familjet në nevojë gjatë kohës së karantinës dhe e ka zëvendësuar atë me hurma arabie. Investigimi i i 2 gazetareve kurajozë, i publikuar nga rrjeti investigativ BIRN, është shokues. Qeveria e përdori pandeminë për të vjedhur edhe bukën e gojës të atyre që, në kuptimin më të drejtpërdrejtë të fjalës, vuajnë për një copë bukë dhe flenë me barkun bosh nga skamja. Edi Rama premtoi se asnjë familje në nevojë nuk do t’i mungonte thesi i miellit, por gazetaret kanë zbuluar se ky ishte mashtrim. Thesi i miellit u zhduk nga pakot e Ministrisë së Mbrojtjes dhe u zëvendësua me 2 kilogramë hurma arabie. Ky është veprimi më i ulët që mund të bëjë një qeveri kundrejt qytetarëve të vet më të pamundur. Të vjedhësh thesin e miellit, do të thotë se nuk ka mbetur më asnjë gram humanizëm tek kjo qeveri dhe se babëzia për t’u pasuruar duke vjedhur bukën e gojës të më të varfërve në ditën e tyre më të keqe, është i vetmi motiv për qeverinë e Edi Ramës.

Edhe tenderi urgjent për ushqimet i Ministrisë së Mbrojtjes, që ne e kemi denoncuar publikisht dhe e kemi kallëzuar në SPAK, ka qenë vetëm një mekanizëm për të vjedhur. Jo vetëm që në kohën e tenderit urgjent, magazinat e rezervave të shtetit ishin plot, por këto ndihma që iu dhanë një kompanie të paracaktuar maqedonase, nuk shkuan kurrë tek njerëzit në nevojë. Nga SPAK nuk ka akoma asnjë përgjigje për këtë vjedhje skandaloze me ndihmat ushqimore për qytetarët shqiptarë në kohën kur ata kishin më shumë nevojë për to. Investigimi i BIRN-it fakton atë që ka denoncuar çdo ditë Partia Demokratike. Ajo çfarë shqiptarët kanë parë në ekranin e televizorit dhe në faqen e facebookut të kryeministrit, Ministres së Mbrojtjes apo kryebashkiakut të Tiranës është një tallje me njerëzit e varfër, me pensionistët, me familjet që mbijetojnë me ndihmë ekonomike apo me ndonjë punë në të zezë, që rrallë gjendej gjatë karantinës. Pandemia u mësoi shqiptarëve një mësim të vlefshëm. Rreziku më i madh për qytetarët nuk vjen nga COVID-i. Ndaj tij mund të mbrohesh me masat e duhura. Rreziku më i madh për ekonominë e çdo familje është Ramavirusi. Ai vjedh me çdo tender taksat e shqiptarëve, vjedh ndihmat, fut dorën hajdute tek thesi i miellit. Vaksina e vetme për këtë virus të rrezikshëm është largimi me votë i Edi Ramës dhe qeverisë së tij të dështuar e të kalbur nga korrupsioni. Vendit i duhet ndryshim dhe një qeveri që punon me ndershmëri dhe i shërben interesit publik.

Një ditë më parë, BIRN, publikoi një investigim ku tregonte se si qeveria shqiptare kishte manipuluar bilancin e ndihmave për familjet në nevojë gjatë periudhës së Covid-19. Përmes një artikulli, BIRN tregoi se ndihmat direkte të qeverisë për shtresat në nevojë gjatë pandemisë ishin dy herë më të vogla sesa pakot ushqimore të ofruara nga donacionet, ndërkohë që dhjetra familje ankohen se u braktisën në kushtet e mbijetesës.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike dhurata cupi investigimi i birn tenderi i ushqimeve dhurata cupi investigimi i birn tenderi i ushqimeve

Sondazh

Poll
Politike 2 Korrik 2020, 08:16

TIRANË- Deputeti Myslim Murrizi nga foltorja e Kuvendit është shprehur se drafti i dorëzuar nga Damian Gjiknuri është një trafikim dhe nuk do të kalojë në ...

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet