LIVE UPDATES
Bota

Marrëdhëniet Serbi- Mali i Zi, tensione të shumta mes tyre dhe gjendja e vendeve

29 Janar 2021, 07:58 Nga DOSJA
Marrëdhëniet Serbi- Mali i Zi, tensione të shumta mes tyre dhe

SERBI- Në Mal të Zi ka fituar një parti proserbe, por raportet mes Beogradit dhe Podgoricës ende nuk janë përmirësuar. Përse ndodh kjo?

Marrëdhëniet Serbi-Mali i Zi vazhdojnë të rëndohen nga konflikte të shumta diplomatike dhe politike. Nga njëra anë, tingëllon e pabesueshme që këto dy vende vëllazërore dhe miqësore kanë arritur një nivel të tillë të marrëdhënieve. Por është e qartë se asnjëra palë nuk mund të mohojë gabimet e bëra në të kaluarën, që kanë shkaktuar tensione të shumta dhe keqkuptime. Pas ndryshimit të qeverisë në Mal të Zi, si Beogradi ashtu edhe Podgorica pohonin se do të përmirësojnë raportet shumë shpejt, por kjo deri tani kjo nuk ka ndodhur.

Problemi i vendimit të ish-autoriteteve malazeze për të dëbuar ambasadorin serb nga Mali i Zi, Vladimir Bozhoviq, i cili është konfirmuar praktikisht edhe nga qeveria e re, u shfaq si një pengesë themelore në raportet mes Beogradit dhe Podgoricës. Beogradi zyrtar nuk u kundërpërgjigj me të njëjtën masë diplomatike, duke shpresuar se vendimi do të tërhiqej. Por kjo nuk ndodhi. Tani të dy palët janë të mendimit se problemet duhet të tejkalohen, por asnjëra nuk ka dhënë ndonjë propozim konkret se si të tejkalohen ato.

Kjo është pikërisht arsyeja pse vizitat e reciproke të kryeministrave të të dy vendeve, Ana Brnabiq dhe Zdravko Krivokapiq ende nuk janë ndërmarrë. Këto ditë ata kanë shkëmbyer akuza diplomatike përmes mediave. Pala malazeze pretendon se Ana Brnabiq nuk i është përgjigjur ftesës për të vizituar Malin e Zi për më shumë se një muaj. Ndërsa Brnabiq thotë, se “është e papërshtatshme të vizitosh një vend nga i cili është dëbuar ambasadori i vendit tuaj duke u shpallur person “non grata“.

Mosmarrëveshjet diplomatike

Kjo grindje diplomatike në shikim të parë nuk duket e pazgjidhshme, sepse Beogradi beson se vendimi mund të tërhiqet lehtë. Por qeveria e re malazeze ka ende një problem të madh me të cilin po ndeshet në çdo hap, e ai është presidenti aktual i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq. Analisti politik Dragomir Angjelkoviq i tha Deutsche Welle-s se ai “beson që ambasadori i vjetër duhet të qëndrojë në Malin e Zi, sepse ky është një akt i qëllimshëm politik i ish-qeverisë, që ka për synim prishjen e marrëdhënieve midis Beogradit dhe Podgoricës”.

Serbia duhet të ketë më shumë durim, për arsyen e thjeshtë se autoritetet e reja në Mal të Zi, pavarësisht dëshirës së tyre, nuk duan të lënë përshtypjen se po punojnë në përputhje me direktivat e Beogradit. “Perëndimi ka hequr dorë nga Gjukanoviqi, por në të njëjtën kohë, nuk dëshiron lidhje tepër të ngushta midis Beogradit dhe Podgoricës”, thotë Angjelkoviq.

Gjendja në Mal të Zi

Niveli jo i kënaqshëm i marrëdhënieve midis Serbisë dhe Malit të Zi është kryesisht një pasojë e marrëdhënieve të trashëguara nga autoritetet e mëparshme, thotë për DW Ivo Çoloviq, drejtor i CESID. “Unë kam përshtypjen se Beogradi, duke vendosur të mos bëjë të njëjtin gjest ndaj ambasadorit të Malit të Zi Tarzan Millosheviq në Serbi, priti që Mali i Zi të tërheqë vendimin për dëbimin e ambasadorit serb. Mua më duket se kjo nuk ndodhi për shkak të ristrukturimit në skenën e brendshme të Malit të Zi.”

Dragomir Angjelkoviq mendon se Serbia pret që problemi i ambasadorit të zgjidhet përpara disa vizitave diplomatike. Ai mendon se “nuk është logjike që kryeministrja e Serbisë të vizitojë e para Malin e Zi, sepse këtu bëhet fjalë për një skandal mjaft të madh diplomatik”. Angjelkoviq thotë se nuk ka asnjë rast në praktikat ndërkombëtare që të ketë një vizitë të nivelit më të lartë shtetëror në një vend prej nga është dëbuar ambasadori.

Zemërimi i Beogradit

Edhe Ivo Çoloviq e sheh qëndrimin e prerë të autoriteteve serbe “si një lloj revolte në Beograd”. Pas njoftimit të rezultateve të zgjedhjeve, Zdravko Krivokapiq u përpoq të distancohej në një farë mënyre nga fakti që Beogradi dhe Kisha ortodokse serbe kanë meritë për fitoren e tij në zgjedhje. Çoloviq mendon se ky lloj distancimi i Krivokapiqit ka shkaktuar zemërim në Beograd.

Rivendosja e marrëdhënieve midis dy vendeve duhet të marrë parasysh faktin “se ish-qeveria e Malit të Zi ka bërë një diskriminim të paparë kundër serbëve në Mali të Zi”, thotë Dragomir Angjelkoviq. “Qeveria e re duhet ta ndryshojë këtë, jo vetëm për shkak të marrëdhënieve me Serbinë, por edhe për shkak të stabilitetit të Malit të Zi. Ndryshe Mali i Zi do të ketë një shoqëri skizofrenike të ndarë”, paralajmëron Angjelkoviq.

Deklaratat e presidentit malazez Milo Gjukanoviq në kongresin e partisë së tij dhe fjalët mjaft të ashpra kundër Serbisë dhe Kishës ortodokse serbe, të cilat Gjukanoviqi i sheh “si nxitës dhe mbrojtës të gjenocidit më monstruoz në Evropën moderne”, vetëm sa i ndërlikuan marrëdhëniet midis dy shteteve. Beogradi nuk e mirëpriti retorikën e tillë, e cila në Serbi vlerësohet si një “politikë e dështuar e urrejtjes dhe ndarjes”. E kësaj duhet t’i shtohen deklaratat e Zdravko Krivokapiqit, se Milo Gjukanoviq dhe Aleksandar Vuçiq janë partnerë shumë të afërt në biznes dhe politikë, që flet për tërë ndërlikimin e raporteve midis Serbisë dhe Malit të Zi.

“Milo Gjukanoviq me siguri që nuk do të përpiqet që t’ua lehtësojë punën autoriteteve të reja në Mal të Zi, për të vendosur marrëdhënie të mira bilaterale me Serbinë“, mendon Çoloviq. Ai pohon se në Mal të Zi do të ketë edhe deklarata të tjera të ngjashme, të cilat do ta ndërlikojnë edhe më shumë mundësinë e përmirësimit të marrëdhënieve midis dy vendeve.

Edhe Angjelkoviq mendon se Gjukanoviqi do të vazhdojë me deklarata të tilla. Megjithatë ai shpreson se qeveria e re do të vendosë një sistem të ri, ku akush nuk do të jetë i diskriminuar, ku secili mund të shprehë lirshëm mendimin e vet dhe të punojë në vendin që e meriton.

MARRË NGA DW

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni dragomir angjelkoviq marrëdhëniet serbi-mali i zi vladimir bozhoviq zdravko krivokapiq dragomir angjelkoviq marrëdhëniet serbi-mali i zi vladimir bozhoviq zdravko krivokapiq

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj