Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Bota
Marrëveshja tregtare Britani-Turqi injoron abuzimet e të drejtave të njeriut
3 Janar 2021, 15:33Nga DOSJA
BRITANI– Marrëveshja e re tregtare midis Britanisë dhe Turqisë injoron shkeljet e vazhdueshme të të drejtave të njeriut nga qeveria turke dhe duhej të ishte shqyrtuar nga Parlamenti Britanik, shkruan The Guardian.
Marrëveshja gjithashtu forcon pozitat e Presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan dhe minon angazhimin e qeverisë britanike se “një Britani globale” do t’i përmbahet ligjit dhe vlerave ndërkombëtare, tha Tistdal në një artikull të botuar të Dielën.
Turqia dhe Britania kanë zgjatur marrëveshjen e tregtisë së lirë të martën e kaluar, vetëm pak ditë para se Britania të largohej zyrtarisht nga Bashkimi Evropian, për të vazhduar rrjedhën ekzistuese të shkëmbimit të mallrave midis të dy palëve.
Ministri britanik i Tregtisë Liz Tras i ofroi Erdoganit një mundësi pasi vendi i tij përballet me keqmenaxhim financiar kronik dhe ka fronte të hapura me Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian mbi politikën turke ndaj Rusisë si dhe Greqisë dhe Qipros, nënvizon Tistdal.
Pas përfundimit të marrëveshjes tregtare me BE dy javë më parë, administrata Johnson tani duhet të zëvendësojë disa nga marrëveshjet tregtare në fuqi me rreth 30 vende kur u bashkua me bllokun evropian. Midis këtyre vendeve ka disa me performancë të dyshimtë në lidhje me respektimin e të drejtave të njeriut. Këto vende dhe subjekte përfshijnë Turqinë , Egjiptin, Tunizinë, Izraelin dhe Autoritetin Palestinez. Marrëveshjet po nënshkruhen pa kontroll nga Parlamenti Britanik.
Ai vuri në dukje përgjigjen e vakët të qeverisë britanike ndaj problemeve të Erdoganit në Mesdheun Lindor dhe përdorimin nga Turqia të pajisjeve dhe teknologjisë britanike në Siri, Libi dhe vend.
(d.a/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
SHBA– Emri i saj zyrtar është “Cadillac One”, por thirret edhe “Bisha”. Arsyeja është më se e qartë: makina e fundit e presidentit të Shteteve të Bashkuara, ësh...
QIPRO- Mutacioni i ri i Covid-19 është përhapur edhe në rajonin e Ballkanit. Disa raste janë regjistruar në ishullin e Qipros. Lajmin e kanë bërë të ditur media...
IZRAEL– Ndërkohë që Izraeli po feston një plan mbresëlënës të vaksinimit, pasi ka dhënë dozën fillestare të vaksinës në më shumë se një të dhjetën e popullsisë,...
HUNGARI-Qeveria në Hungari mund të mos përdorë vaksinën anti-Covid të Rusisë Sputnik V. Lajmi është konfirmuar nga kryeministri hungarez Viktor Orban, i cili ka...
FRANCË-Presidenti francez, Emanuele Macron ka deklaruar ditën e sotme se duhet të shpejtojnë ritmin e vaksinimi kundër Covid-19. Ai iu ka bërë thirrje ekip...
Bota 3 Janar 2021, 14:59
ANGLI-Covid-19 ka gjunjëzuar çdo sektor të mundshëm jetese ën çdo vend të botës. Vështirësitë e pandemisë janë ndjer kudo, por më shumë në pjesën ...
IRAN-Irani ka njoftuar plane për të pasuruar uraniumin deri në 20% pastërti , vetëm një hap larg niveleve të shkallës së armëve, pasi tensionet me SHBA-në u rri...
Trajektorja e Jacinda Ardern, nga lindja deri më sot, është një vijë e drejtë në ngjitje të vazhdueshme, e rrëfyer nga gazetat në të gjithë botën si një roman i...
FRANCË-Stilisti i famshëm francez Pierre Cardin është varrosur me një ceremoni private në Paris. Ai vdiq në moshën 98-vjeçare dhe është varrosur me ...
NORVEGJI– Pesë kufoma janë gjetur deri më tani në kërkim të të zhdukurve pas një rrëshqitje masive toke që shkatërroi disa shtëpi në Norvegji, ka thënë policia....